Njeriu që di të mbledhë miliona dollarë në kohë rekorde për qëllime përkrahjeje, ka kthyer shikimin nga lëvizja “Vetëvendosje”. Lëvizjes që e drejton Albin Kurti i ka ofruar mundësinë e përkrahjes financiare biznesmeni shqiptaro-amerikan Florin Krasniqi.
Por, ai ka një kusht. Insiston që “Vetëvendosja” t’i hyjë garës për të marrë pushtetin në Kosovë, mundësi kjo që drejtuesit e kësaj lëvizjeje e kanë paralajmëruar prej muajsh.
“Personalisht jam në relacione shumë të mira me Albin Kurtin dhe me lëvizjen ‘Vetëvendosje’. Sugjerimi im është që t’i futen garës politike, sepse nga pozita që janë është vështirë ta ndryshojnë situatën”, i ka thënë “Kohës Ditore” nëpërmjet telefonit afaristi nga Kosova i cili jeton në New York. “Sugjerimet vijnë me ndihma. Dhe, nëse unë e ndihmoj financiarisht, këtë do ta bëj në mënyrë krejt transparente”, ka thënë Krasniqi.
Në vitet e krizës së Kosovës, Florin Krasniqi, që njihet si “pullazxhiu i Amerikës”, pati mbledhur rreth 30 milionë dollarë nga komuniteti shqiptar në SHBA dhe më pas i ofroi si ndihma për Ushtrinë اlirimtare të Kosovës. Edhe vetë ishte pjesë e kësaj guerileje. Madje, kishte mbërritur të importonte snajperë nga Amerika, me të cilët do të luftohej regjimi i Slobodan Milosheviqit.
Formacioni ushtarak që para 10 vjetësh e ka ndihmuar, politikisht është drejtuar nga Hashim Thaçi. Thaçi tash është kryeministër i vendit, ndërsa Krasniqi nuk po shpreh bindjen se udhëheqësit kosovarë të pasluftës janë treguar të suksesshëm në drejtimin e timonit të shtetit.
Ai i jep të drejtë “Vetëvendosjes”, lëvizje që prej vitesh paraqet zërin më të zhurmshëm opozitar ndaj secilit pushtet. Madje, pos konceptit ndryshe për qeverisje të vendit, ka për objektiv ndryshimin e Kushtetutës dhe realizimin e të drejtës së kosovarëve për vetëvendosje, që nënkupton organizimin e një referendumi për deklarimin e kosovarëve nëse duan të bashkohen me Shqipërinë.
“Të gjithë duhet të ndryshojnë qasjen ndaj ‘Vetëvendosjes’ dhe të shndërrohen në konstruktivë, sepse deri tash nuk kanë qenë të tillë. Unë kam admirim për ta. I kam ndihmuar pak, por jo seriozisht”, ka treguar Krasniqi. “Nëse ajo vendos të hyjë në garë, mund të ulemi dhe të flasim për mbështetjen e ardhshme. Paratë që jepen në politikë duhet të jenë transparente”, shton ai.
Albin Kurti, lider i “Vetëvendosjes”, ka treguar se Florin Krasniqi i ndihmon për disa shpenzime. Me të thotë të jetë takuar dhe të ketë biseduar për situatën në Kosovë dhe domosdoshmërinë e ndryshimeve shoqërore dhe politike.
“Parimisht dhe konceptualisht ai pajtohet me ne. Florini dëshiron që Kosova dhe populli i saj të përparojnë. Ai është shumë i pakënaqur me sjelljen e politikanëve dhe zyrtarëve të lartë në Kosovë, me keqpërdorimet dhe papërgjegjësinë e tyre”, ka treguar Kurti.
“Florini ka kontribuar shumë për luftën çlirimtare dhe ai dëshiron që Kosovën ta shohë ashtu siç e deshën dëshmorët e kombit”.
Por, insiston se bashkëpunimi me njerëz të ndryshëm e tejkalon vullgaritetin e parasë, dhe synon përherë rritjen e një bashkëpunimi cilësor gjithëpërfshirës. Në këtë drejtim, Kurti thotë se edhe Florini do ta rrisë kontributin dhe përkrahjen për “Vetëvendosjen” në të ardhmen, në funksion të rritjes së aktivitetit.
Organizatat joqeveritare rrallë flasin për burimet financiare të tyre. Në “Vetëvendosje” kanë thënë se burimi kryesor i financimit është nga pagesa e anëtarësisë dhe nga biznese të vogla që, më parë se me të holla, i ndihmojnë me shërbime falas: fotokopjime dhe letër, shtypje posterësh dhe fletushkash, qira të zbritur shumë ose falas për zyrat nëpër Kosovë, etj. Në këtë lëvizje thonë se rritja e përkrahjes ndaj tyre është përcjellë me shtimin e numrit të anëtarëve të rinj, por edhe me rritje të përkrahjes materiale, ndonëse jo në masën sikur e para.
Albin Kurti ka treguar se, prej kur kanë publikuar mundësinë për t’iu rrekur garës për pushtet në zgjedhjet e ardhshme nacionale, shumë personalitete kanë shprehur interesimin për të qenë në ekipet që do të mundësonin ndryshimet që pretendojnë të mbërrihen.
“Jemi në kontakte dhe bisedime me ekspertë të ndryshëm në kuadër të forcimit të komiteteve tona. Në anën tjetër, po na afrohen e po iu afrohemi shumë njerëzve të respektuar, patriotë të etshëm për ndryshime gjithandej nëpër komunat e Kosovës, për ta fuqizuar organizimin tonë”, ka treguar Kurti. “Dhe kjo nuk lidhet domosdoshmërish vetëm me mundësinë që lëvizja ‘Vetëvendosje’ të vendosë për të marrë pjesë në zgjedhje, por ka të bëjë shumë edhe me zhgënjimin në proceset dhe partitë e institucionet aktuale politike në Kosovë, si dhe me humbjen e durimit të gjendjes ekzistuese në vend”, shprehet Kurti.
“ثshtë një çështje tjetër që kritika jonë politike, ekonomike dhe sociale përgjithësisht pranohet gjithnjë e më shumë”, ka thënë ai. “Kjo nuk është e veçantë për ndërkombëtarët”.
Prandaj, për të mos pasur nevojë të kritikojnë, tash kanë zgjeruar debatin për të marrë pjesë në zgjedhje. Sipas Kurtit, aktualisht po diskutohet në të gjitha qendrat dhe instancat e lëvizjes, çështja e strategjisë për realizimin e qëllimit: vetëvendosjen e popullit të Kosovës. Koncepti dhe qëllimi mbetet po ai, ka insistuar Kurti, porse po diskutohet për mundësitë e pasurimit të mënyrave, përkatësisht mundësinë që tubimeve publike, aksioneve protestuese dhe demonstratave t'u shtohet edhe mundësia e pjesëmarrjes në zgjedhje në të ardhmen.
“Po i identifikojmë përparësitë dhe mangësitë, dobitë e dëmet që do të mund t'i shkaktoheshin synimit tonë, por edhe Kosovës në përgjithësi, me rastin e pjesëmarrjes sonë në zgjedhje. Pra, për ndryshimet që synojmë t’i arrijmë, përpjekjet jashtinstitucionale t’i sinkronizojmë me ato në institucione, duke ia shtuar të parës këtë të dytën. Po shpalosen mendimet dhe idetë e aktivistëve dhe po diskutohen bashkërisht ato mandej ”, ka deklaruar lideri i “Vetëvendosjes”. “Ky është një debat i gjerë e i thellë që do të zgjasë disa muaj. Nuk duam të ngutemi. Për dallim nga institucionet dhe partitë ku mungon demokracia, ne duam ta respektojmë dhe kultivojmë demokracinë e brendshme. Duam që vendimi ynë të jetë i drejtë dhe sa më cilësor”, ka shtuar ai.
Lëvizja tashmë ka bërë “komitete” dhe “sekretariate”, në strukturën organizative. ثshtë diçka e ngjashme sikur është parë te partia e kryeministrit Thaçi, PDK-ja, sa ka qenë në opozitë. Ajo kishte formuar “Qeverinë në hije” që i bënte oponencë qeverisë së drejtuar për një mandat nga AAK-ja e liderit të tashëm opozitar, Ramush Haradinaj.
Albin Kurti nuk insiston se me formimin e “komiteteve” dhe “sekretariateve” nuk kanë dashur të kopjojnë dikë. Lëvizja, sipas tij, ka bërë analiza, ka shprehur qëndrime, ka ofruar zgjidhje e ide, ka ndërmarrë aksione dhe ka mbajtur tubime e demonstrata për çështje të ndryshme në Kosovë dhe e konsideron të domosdoshme që politikat t'i konsolidojë në programe të caktuara.
“Ato duhet të përpilohen, të prezantohen dhe të mbrohen nga njerëz të profileve të veçanta. Për këtë qëllim nevojiten hulumtime dhe diskutime shtesë. Prandaj i kemi krijuar komitetet, si shprehje e politikave të lëvizjes. Në anën tjetër, kemi lëvizjen si organizatë: sekretariatet e ndryshme, të cilat forcojnë strukturën dhe zgjerojnë rrjetin e aktivistëve”, është shprehur Kurti. “Struktura jonë nuk modelohet në asnjë parti politike të Kosovës. Thënë të drejtën shumica e partive politike – të gjitha këto që konsiderohen si të mëdha – kanë dështuar në shumë aspekte. PDK-ja kurrsesi nuk është modeli ynë”.
Kurti ka thënë se lëvizja “Vetëvendosje” ka koncept tërësisht të ndryshëm politik nga këto parti dhe bashkëpunim të tjetërllojtë me qytetarët. Bazuar në këtë, ka paralajmëruar një strukturë të ndryshme nga partitë politike.
Për partitë kryesore në vend Albin Kurti ka folur me përbuzje. Mirëpo, biznesmeni shqiptaro-amerikan, Florin Krasniqi, që ka deklaruar mundësinë e përkrahjes financiare për “Vetëvendosjen”, e ka paralajmëruar Kurtin se nuk do ta ketë të lehtë në garë. Personalisht, ai nuk do që të jetë aktor politik në Kosovë.
“Po të hyjë ‘Vetëvendosja’ në garë, është shumë zor për ta. Politika në Kosovë është gangsterizuar. Do të jetë shumë zor për të garuar me parti të bashkëngjitura me krimin”, ka vlerësuar Krasniqi. “Unë nuk e shoh veten në politikë. Personaliteti im nuk përkon me jetën politike në Kosovë”, ka thënë ai. (koha)