“Fiks Fare”, pulat për skartim kalojnë në tokën shqiptare, reagon Ministria e Bujqësisë
“Fiks Fare” solli këtë të martë pjesën e dytë të investigimit të çështjes së pulave të skartimit që hyjnë në Shqipëri nga Greqia, edhe pse me ligj vazhdon të jetë e ndaluar.
Pasi në telefon pronari i pularisë konfirmoi që pulat ishin gati, gazetarja e “Fiksit” mori sërish rrugën për në Greqi. Ata shkuan në janinë për të diskutuar edhe detajet e fundit.
Në kompaninë “Siopis” “Fiksi” i kërkon financeres që të respektohet marrëveshja me zotin Zis që në dokumente të shkruhet 35-36 ditëshe dhe jo ashtu si janë në të vërtetë sepse në kufirin shqiptar do ta mbyllnin njërin sy.
Financierja ia shpjegon “Fiksit” që një përfaqësues i kompanisë do ta shoqërojë atë deri te agjenti doganor, Ilia.
Pas kësaj, “Fiksi” dhe financierja bisedojnë për shumën që duhet të paraqitet në dokumente.
Financierja: 1800 pula me 2.5 euro japin 4500. Iku kjo. Këto do t’i pauani normalisht. Në faturë doni të shkruaj çmim më të ulët?
Fiksi: Do të më interesonte.
Financierja: Mirë.
Z. Zisi: Do të bëj një përjashtim do të sjellë punëtorët që në orën 05:00-06:00 të ngarkojnë ty. Por fol edhe ti...
Pasi bëhet blerja e pulave dhe ngarkohen ato në kamionë, “Fiksi” shkon në Doganën e Janinës ku e pret agjenti i famshem doganor Ilia, i cili edhe në vitin 2010 ishte ai që bënte falsifikimin e dokumenteve.
Ilia (agjenti doganor): Kjo është për tek greku. Ja të jap edhe certifikatën... (Pasi merr dokumente të tjera) Tani këto janë për andej. Kjo që lashë unë bosh, do t’i shkruajnë ato, kur të peshojnë makinat në tokë shqiptare.
Fiksi: Kjo është për ato? Për Shqipërinë? Me 35 ditë?
Ilia (agjenti doganor): Po, për Shqipërinë. Fatura. Ato që mora janë të shoferit. Në rregull tani. Të ikësh.
Fiksi: Tani do më thuash mua sa do ti?
Ilia (agjenti doganor): Tani, ato janë 100 euro të Doganës.
Fiksi: (I jep 100 euro) Na edhe këto... (i jep 20 euro bakshish)
Ilia (agjenti doganor): Mirë faleminderit.
Fiksi: Tani gati për rrugë.
Ilia (agjenti doganor): Gati për në Kakavijë.
Fiksi: Faleminderit.
Kamioni me rreth 1800 pula e kishte shumë të lehtë të kalone ne doganën greke me certifikata të falsifikuara. Pas njoftimit të “Fiksit”, në doganën shqiptare ato u bllokuan. Pulat që u blenë janë 17 muajshe, ndërsa në certifikatën e falsifikuar 35 ditë.
Reagimi i Ministrisë së Bujqësisë
Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë: Ky është në të vërtetë një falsifikim, një deformim i origjinës dhe ud ëshmua qartë që bëhet nga autoritetet greke. Kjo na jep ne shkas që të pezullojmë për momentin importin e shpendëve të gjallë dhe ta reklamojmë këtë fakt, zyrtarisht, pranë autoriteteve greke. Qëllimi është që të gjejmë mekanzimin e gjurmëshmërisë. Natyrisht ne do të shikojmë edhe metastazat e korrupsionit të mundshëm nga pikat e kontrollit kufitar.
Fiksi: Të njëjtat premtime janë dhënë edhe në vitin 2010, por nuk është ndërmarrë asgjë, pse kësaj radhe ne duhet të besojmë se do të ndryshojë?
Edmond Panariti, ministër i Bujqësisë: Nuk e di se si është reaguar më përpara, por nuk më rezulton të kemi pasur një reagim institucional tek Shërbimi Veterinar grek. Ne po ndërtojmë dosjen, dhe natyrisht materiali që na vini ju në dispozicion do të jetë pjesë e dosjes për të paraqitur para autoriteteve greke. Ne nuk mund ta diskutojmë më eksportine kësaj kategorie që dikush i ka quajtur si pula skartie apo dikush i quan pula të vjetra.
P.S. E njëjta problemtikë do të trajtohet edhe ne emisionin e së mërkurës së “Fiks Fare”
/ Top Channel