Publikoi pyetjet e përgjigjet e provimit në “Facebook”, arrestohet
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në rrugën “Agim Ramadani” në Prishtinë, pasi dyshohet se ka publikuar pyetjet dhe përgjigjet e provimit të maturës në rrjetin social “Facebook”.
Autoritetet kosovare nuk japin të dhëna mbi të ndaluarin, i cili pas është marrë në pyetje, është liruar.
Për provimin e maturës, që është ekuivalent me maturën shtetërore në Shqipëri, çdo vit ngrihen akuza se ato shpërndahen në rrjete sociale më përpara ose gjatë kohës së provimit.
Maturantët, të cilët e kanë të ndaluar të përdorin celularët gjatë provimit, arrijnë të komunikojnë me njëri-tjetrin, madje të shkruajnë në “Facebook” duke kërkuar ndihmë për përgjigjet.
/ Top Channel