Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Publikohet një bombë edhe për Thaçin

Presidenti Hashim Thaçi, është treguar i kujdesshëm gjatë bisedave me Adem Grabovcin. Ai flet kryesisht me kode që i njohin vetëm ata. Megjithatë, Thaçi flet edhe për emra konkret të caktimit të njerëzve në institucione. Koordinon veprimet për t’i detyruar deputetët për të votuar për ligje. Shprehet i gatshëm të punojë sipas kërkesave të ndërkombëtarëve, teksa deklarohet se “do të luaj k… me amerikanët”. Insajderi sjell gjashtë biseda të presidentit Thaçi me Adem Grabovcin. Gjashtë tjera do të transmetohen në pjesën e dytë të hulumtimit.

Presidenti Hashim Thaçi është përgjuar duke komunikuar me shefin e grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovcin.

Komunikimi mes tyre është i rregullt dhe i vazhdueshëm. Ata konsultohen për gjithçka, madje edhe për caktime të njerëzve të tyre nëpër pozita të larta shtetërore.

Kur është puna për veprime të tilla, Thaçi, që aso kohe ishte kryeministër i vendit dhe lider i partisë më të madhe në pushtet, flet me kode.

Bashkëbiseduesit koordinohen që dy ligje të rëndësishme që i jepnin fund mbikëqyrjes ndërkombëtare të Kosovës, të kalojnë në Kuvend me çdo kusht. Ligji për Qendrën Historike të Prizrenit dhe ai për Hoqën e Madhe, herën e parë nuk ishin votuar. Thaçi mobilizohet që ligjet të rikthehen në Kuvend dhe duke u bërë presion, të votohen ato.

Presioni dhe kërcënimet e deputetëve konfirmohen nga bisedat tjera të Grabovcit me kolegun Shaip Muja, si dhe me Naser Krasniqin, i njohur si “Ftyra”.

Grabovci bisedon me “Ftyrën” i cili ishte në paraburgim, i akuzuar për Rastin Kleçka. Atij i tregon se e ka kërcënuar ish-kryetarin e Kuvendit Jakup Krasniqi, se nëse “nxjerr problem, me të merret ‘Ftyra’”.

“Ftyra” ishte i akuzuar për krime lufte. Ndër veprimet e tij inkriminuese ishin edhe prerja e dy serbëve me kosë.

Gjatë bisedave të presidentit të vendit, Hashim Thaçi me Adem Grabovcin, Jakup Krasniqit i referohen si “sheqer”, “sheqerash” e i “sëmurë prej sheqeri”. Këtë e bëjnë me përbuzje duke ia përmendur vazhdimisht këtë problem shëndetësor.



Insajderi ka pritur për më shumë se një javë përgjigje nga Presidenca duke ju ofruar paraprakisht edhe bisedat për t’i dëgjuar, por zyra e Thaçit nuk ka pranuar të deklarohet.

Në pjesën e parë të përgjimeve të Thaçit me Grabovcin, Insajderi sjell të përmbledhur gjashtë biseda të tyre.

Grabovci i raporton Thaçit për secilin veprim dhe zhvillim në Kuvend dhe në jetën politike.

Në një bisedë telefonike, Thaçi e pyet Grabovcin, se a ka ndryshuar Jakup Krasniqi.

“A ja kish lon’ ktij (Jakup Krasniqit) naj troh hiq?”, pyet Thaçi.

“Po ja ka lon. Po ai është me sheqer, burrë i fortë. Në mbledhje të grupit aty nisi do far filozofie pa lidhje…”, ia kthen Grabovci në mbledhjen e Kryesisë gjatë diskutimit për Buxhetin e Kosovës për vitin 2012.

Ata vazhdojnë bisedën duke folur për dikë që mund të ketë pozitë në KEK, apo KOSTT, duke iu referuar “te dritat”. Grabovci i tregon Thaçit se dikush që i referohet si “Jarani” ka kërkuar që të mos preket ai “te dritat”.

“Ky jarani kish thon kha te dritat mos me e nguc…”, shton Grabovci.http://lajmpress.com/publikohet-nje-bombe-edhe-per-thacin-video/
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back