Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Publicisti i njohur Ardian Klosi i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesën e tij. Klosi u gjet i vdekur para pak minutash, i thanë agjencisë noa.al, burime në vendin e ngjarjes ku momentalisht janë mbledhur forca të shumta policore.

Mësohet se Ardian Klosi ka lënë një letër si mesazh për bashkëshorten e tij, një grua gjermane.

Në fillim të janarit të këtij viti, i ndjeri tentoi t’i japë fund jetës duke gëlltitur sasi të konsiderueshme farmaceutikësh. Në gjendje të rëndë ai u dërgua në Spitalin Psikiatrik që njihet edhe si Spitali 5 në kryeqytet dhe u vendos menjëherë nën kujdesin e mjekëve. Ai u mbajt nën mbikëqyrje mjekësore dhe mjekët nuk donin ta linin shpejt të dilte pasi druheshin mos përsëriste aktin vetëflijues që e kishte bërë edhe më parë. Kohët e fundit Ardian Klosi kishte shfaqur shenja të gjendjes depresive. Ai njihet si një ndër penat më të mira shqiptare dhe shumë i ndjeshëm ndaj problematikave sociale në vend.

562499_10150768840177210_182132672209_9564932_1539377324_n.jpg
NOA
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar
Kohët e fundit Ardian Klosi kishte shfaqur shenja të gjendjes depresive. Ai njihet si një ndër penat më të mira shqiptare dhe shumë i ndjeshëm ndaj problematikave sociale në vend.

NOA

Duke thermuar neper libra kam arrite te kuptoje se ne disa momente, njerezit e medhenje, jane ne gjendje te bejne ''kryenecesira'', qe per ne duken budallaki, si shenje proteste ndaj gjendjes stagnuese te nje shoqerie. Madje, me kujtohet se diku ne nje liber kisha lexuar: ''Beri vetvrasje per tu treguar te tjerave se ne kete vend kotesirash, ku jeta eshte shenderruar ne monotoni, megjithate ndodh dicka''.


Ndoshta Klosi nuk e ka bere te njejten. Lutem.
 
Pe: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Kam pershtypjen kitrra se ato se bejne ate si proteste apo per te ndryshuar dicka, por vjen si pasoje e karakterit teper te ndjeshem te tyre, pavaresisht se shprehet si rebelim apo proteste me vone nepermjet veprimit. Profesione te tilla ku meren me anen sociale apo psikologjike jane shume te veshtira dhe nuk duhet te praktikohen nga njerez te cilet e lidhin cdo gje me gjendjen e tyre emocionale. GJthss mua me erdhi shume keq:(...
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Vertet shum keq me erdhi dhe mua kur lexova kete lajm. Nje person mund te hedh driten e ndryshimit dhe jep sensibilizim ne shoqeri. Shpirtrat e ndjeshem jan edhe me te trazuarit. Ngushellime familjes.
 
Pe: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Lexoni Herman Hesse

"Ujku i Stepes"
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Lexova nje artikull qe kishte tentuar 3 here me pare te vriste veten por pa sukses
1 here ishte vetvarur por familja e mohoi
1 here preu damaret ne te dyja duart por pa sukses
1 here tjt i nguli vetes thiken ne bark
Ngushellime familjes,se kam idene cf mund te beje njeriu kur kalon ne depresion sa qe mos te duash me jeten tende
 
Pe: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Me erdhi vertet shume keq.
Ka qen nje bublicist i spikatur.
Ngushllime familjes.
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Njeri kot.
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

U preft ne paqe shpirti i tij !
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

U preht i qete ne paqe....te na ruaj zoti nga ''mend e kokes'' ...depresioni nuk pyet je i varfer i pasur i bukur i shemtuar ....ndodh tek te gjithe
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Kam patur fatin dhe kenaqsin ta njof nga afer kete "disident" te tranzicionit Shqiptare, kam pare se ne njerez si Ardian Klosi jeton jeta e sinqert, shoqeria me vlera kulturore, ka qen kritiku me i fort i mentalitetit, politikes dhe kultures Shqiptare te pas-tranzicionit.
Realitite i hidhur Shqiptar, pesimizmi dhe injoranca problemet sociale por mbi te gjitha problemet ekonomike te shoqerise tone e cuan njeriun e ndjeshem ne extreme brutale dhe te dhimbshme.

Ne paste Zot... , paste ndjese per shpirtin e Ardian Klosit.
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Mbase ky poshte ishte paraljmerimi!

Nga Ardian Klosi

Pa u shtyrë më tej në shembuj të tjerë të kësaj qelbësirëhaneje, pyesim kush nga ne ka të drejtë të shpjegojë publikisht shkaqet e një vetëvrasjeje

Vdekja tragjike e Llazi Serbos para disa ditësh solli me vete një numër shkrimesh në gazeta të ndryshme. Midis tyre u diskutua edhe mënyra se si ai u nda nga jeta, i vetëvrarë me çiften e tij të gjahut. Me shumë hollësi, me shtjellime dhe hamendje makabre merrej në mënyrë të veçantë gazeta MAPO e datës 17 shtator. Për një çast të dukej sikur, përveçse me ndarjen nga jeta të dy aktorëve – Bekim Fehmiu vrau veten në mënyrë të ngjashme në muajin qershor – shtypi ynë po merrej edhe me problemin e vetëvrasjes, duke hapur si të thuash një debat publik. Sa është ajo e pranueshme për opinionin shoqëror, a do të fillojë të diskutohet edhe te ne eutanazia? etj. Një iluzion i shkurtër sepse debatet për vetëvrasjen e artistëve, të themi në moshë, nuk ishin aspak të tillë dhe duket që edhe për të ndjerin Llazi Serbo, ato ishin fishekzjarre të shtypit tonë, siç janë për çdo temë tjetër të bujshme që një javë më pas harrohet. Në opinionin tonë publik nuk do të ketë, me sa duket edhe për një kohë të gjatë, as debat për vetëvrasjet në përgjithësi, megjithë numrin e tyre tmerrues në rritje, as për eutanazinë në veçanti. Na kujtohet për fat të keq konstatimi i shkrimtarit të shquar austriak Jozef Rot që vizitoi vendin tonë më 1927, kur shkruan „në Shqipëri nuk lejohet opinioni publik, por edhe po të lejohej, ai nuk do të ekzistonte”. Sot jemi në një gjendje të ngjashme: opinion i vërtetë publik krijohet vetëm në raste ngjarjesh shumë të rënda (vjedhje votash, importim plehrash nga fqinjët, shpërthime në Gërdec), por jo si debat i vazhduar e real që bartet përmes mediave. Ndodh përkundrazi që mediat prodhojnë llafe, shpikin debate dhe e shuajnë debatin publik sapo që flaka e tij duket se mund të mbajë, për t’u kthyer te tema e tyre më e dashur, surretërit e politikanëve. Nuk do të shkruanim për vetëvrasjen e të ndjerit Llazi Serbo sikur tymi që hidhte fishekzjarri i MAPO-s pardje të mos kishte qenë aq i zi. Aty jepeshin disa supozime se cilat mund të kishin qenë motivet e vetëvrasjes së aktorit. Për t’ia lehtësuar të kuptuarit lexuesit, po i thjeshtoj ato të renditura:

1. i ndjeri deshi të imitonte Bekim Fehmiun. (Misterioze do të mbetet si dhe pse aktori ynë që gjithë jetën luajti role plehu pretendoi vdekje gjeniu?… krijon… një përvojë apo trendy të ri, të paparë e të padëgjuar deri më sot, atë të vjedhjes së vdekjes së tjetrit);

2. i ndjeri ka dashur t’u japë një shembull aktorëve të mëdhenj. (Një variant tjetër që ma tha njëri dje është ky: Aktori ynë vajti me shpresën e marrë që kur aktorët e moshuar të Hollivudit t’i afroheshin fundit, të imitonin atë që luajti filma me partizanë te Shqipëria e Re, domethënë të vrisnin veten me çifte si ai.);

3. me vetëvrasjen e tij ai ka dashur të kërkojë ndjesë për rolet që ka luajtur në filmat komunistë. (Të ketë qenë vallë gjesti me çifte gjahu i aktorit tonë një pendesë e vonuar, si të thuash, një ndjesë për rolet e lëtyrta, shpresë që pas një jete provizore të zezë të gëzonte një vdekje të pafundme të bardhë?).

Pa u shtyrë më tej në shembuj të tjerë të kësaj qelbësirëhaneje, pyesim kush nga ne ka të drejtë të shpjegojë publikisht shkaqet e një vetëvrasjeje, pa qenë njeri i afërt i të ndjerit, pa qenë psikiatër ose prift tek i cili i ndjeri mund të jetë rrëfyer? (por edhe këta kanë detyrimin e heshtjes) Askush, e shumta nëse i vetëvrari ka qenë një figurë me rëndësi të veçantë publike.

Kështu ka ndodhur për shembull me Mehmet Shehun, vetëvrasja e tij është diskutuar gjatë, sepse ajo që ndodhi më 18 dhjetor 1981 kishte rëndësi të veçantë jo vetëm e thjesht për të afërmit e tij, por për qindra mijëra të tjerë, në njëfarë mënyre për gjithë kombin në atë kohë. Dhe shpjegimin më të mirë e më të hollësishëm e ka bërë te „Vjeshta e ankthit” i biri, Bashkimi, një fat për ne që e ka shkruar me aq sinqeritet dhe aftësi. Po individi, i tërhequr prej kohësh në jetën e tij private, pse duhet përfolur në shtyp për motivet e vetëvrasjes së tij nga një që nuk është as i afërm, as psikiatër, as prift, madje, po të mendojmë se shkrimtarit i lejohet të futet aty ku nuk hyn dot asnjeri tjetër, nuk është as shkrimtar (se shkrimtari dallohet në radhë të parë për do principe morale)? Në rastin konkret çfarë i ka bërë ai opinionit tonë mediatik (jo publik), konkretisht gazetës MAPO? Asgjë, absolutisht asgjë.

Llazi Serbo vuante pleqërinë e tij të parakohshme i humbur diku në Korçë, shumë pak vetë e dinin që vuante nga depresionet. Dhe pastaj një shkrepje e armës thellë në vetminë e shtëpisë dykatëshe dhe gazetat që pëlcasin si fishekzjarrë të lidhur në seri. pam-pam-pam, disa me shkrime pozitive, panegjirike, të tjerat me fëlliqësi. Po te shkrimi në fjalë mësojmë se Bekim Fehmiu e paska vrarë veten sepse nuk duronte më pelenat (ishte katandisur aq keq me shëndet sa kishte probleme me pelenat të cilat nuk mund të duronte t’ia ndërronin të tjerët, ose shkurt, për arsye të asaj që populli ynë e quan “dhjerje nën të). (!!) Mund të ketë qenë fare e vërtetë, por ç’na intereson? Bekim Fehmiun ne do ta mbajmë mend përgjithmonë për rolet e tij të mrekullueshme. Ndoshta edhe pse vrau veten ngaqë jeta iu bë e padurueshme. Por ka shumë rëndësi nga se iu bë e padurueshme? Tumor mund të ketë patur, Alcheimer mund të ketë patur, insuficiencë kardiake ose ishemi cerebrale, por mund të mos ketë patur fare sëmundje, ndoshta ia kanë bërë jetën të padurueshme gazetarët e poshtër, po të supozojmë që ka edhe në Serbi si në Shqipëri. Me këtë rast MAPO bën edhe një shpifje publike, sikur Llazi Serbo ta paskesh lënë me shkrim që vdes pse dua të ec nën shembullin e Bekim Fehmiut (“të bën përshtypje një gjë: Shënimi i lënë nga aktori lidhur me ngjashmërinë e lakmuar të vdekjes së tij me tjetrën vdekje të paradokohëve, atë të Bekim Fehmiut”). Nuk është aspak e vërtetë që i ndjeri të ketë lënë një shënim të tillë, kjo s’përmbahet nga asnjë prej kronikave policore që u botuan. Vetëm një mik i tij, piktori Thoma Angjeli, në një intervistë të botuar te “Gazeta Shqiptare” kujton: “Duke qeshur, më dha të kuptoja se ai do t’i jepte fund jetës, ashtu si Bekim Fehmiu, me vetëvrasje.” Nuk mjafton kaq për të përhapur gënjeshtrën sikur ai e paska lënë me shkrim, për ta poshtëruar aktorin si të thuash edhe në vdekje: mirë që në jetë deshe t’i ngjaje Klint Istvudit (MAPO), por edhe në vdekje deshe t’i ngjaje Bekim Fehmiut. Dështak! Shumë shpesh ngatërrojmë profesionin me jetën, profesionin me vdekjen. Fakti që dikush ka qenë aktor, që ia kemi parë fytyrën kushedisa herë nëpër ekrane, nuk na jep asnjë të drejtë morale të diskutojmë për vdekjen e tij e për gjëra kaq intime sikurse motivet e vetëvrasjes. Askush nuk e bëri këtë me Sandër Prosin bie fjala. Pse, ngaqë ishte aktor më i shquar se Llazi Serbo? Jo, s’është e vërtetë, thjesht pse Sandër Prosi i shkretë u nda nga jeta, kur kokat e njerëzve këtu, sidomos të atyre që botojnë, nuk ishin çakërgjosur ende kaq keq sa sot. Mëtimi se mund të shkruake për motivet e vetëvrasjes së një njeriu me profesionin aktor, që nuk e njeh, është diçka e ngjashme sikur na ndodh që përshëndesim pa dashur një aktor që na shfaqet në bulevard, megjithëse s’jemi takuar me të ndonjëherë. Pastaj skuqemi pak, sepse kujtohemi që nuk njihemi personalisht. Po këta shkarrashkrues skuqen ndopak pasi kanë hedhur gjithë atë bojë elektronike mbi vetëvrasjen e tjetrit? Nuk ka skuqje që t’i mbajë ato fjalë, jo, e shumta një zverdhje si e meitit pas të këtillave: “Ai nuk qëlloi ndonjë shtazë tjetër, por veten e vet. Për këtë meriton një falënderim, dhe një: Ndjes’ pastë.” (fundi i shkrimit).

Po thirren në ndihmë edhe Bibla dhe Kurani sepse këto e dënuakan vetëvrasjen. ثshtë e vërtetë që kisha për shekuj të tërë e ka dënuar vetëvrasjen, që vetëvrasësve nuk u jepej vend në varrezat e shenjta deri në fillim të shekullit 20. Por kisha mallkonte edhe divorcin, abortin e detyruar etj. etj., madje në shekuj të mëparshëm mallkonte dhe digjte në turrën e druve ata që thonin se Toka rrotullohet. Sot jo më, edhe ata që vetëvriten gëzojnë një varrim si gjithë të tjerët. Ja që edhe Bibla dhe Kurani ecin bashkë me kohën. ثshtë si ligj i pashkruar që për të sapovdekurin nuk flitet keq. Unë nuk jam as për idilizimin e të sapovdekurit, sepse them që duhet pritur njëfarë kohe, pasi atëherë dalin me të vërtetë vlerat e të ikurit. Sidomos kur vdekja ka qenë e dhunshme, sikurse në rastin e vetëvrasjes, të gjithë heshtin. ثshtë një ligj mbarënjerëzor që populli ynë e shpreh ndër të tjera me fjalën: në shtëpinë e të varurit nuk përmendet litari. Pra as arma nuk do duhej përmendur në këtë rast, pale të përflitej aq keqas i ikuri. Motivi i gjithë asaj përbuzjeje dhe shfrimi mbi të ndjerin Llazi Serbo është se, sipas autorit, njerëzit e autorit janë persekutuar, janë vrarë rrëzë kanaleve, janë burgosur dhe internuar pikërisht nga njerëzit të cilët i shfaqte si modele Llazi Serbo në filmat e tij: oficerë, sigurimsa etj. Them sipas autorit, sepse në të vërtetë nuk duket të jetë kështu, e para sepse po ta kishte patur vërtet gjithë këtë mllef mbi të ndjerin aktor për këtë arsye, ai do t’ia kishte thënë publikisht qysh në gjallje dhe s’do kishte pritur vetëvrasjen e tij. E dyta, ka peshq shumë më të mëdhenj në këtë fushë, dua të them në fushën e artit dhe të letrave, që kanë ngritur kultin e Enver Hoxhës dhe nderohen sot e gjithë ditën jo më vetëm nga autori i shkrimit por nga gjithë kori i bashkuar i mediave tona. Arsyeja e vërtetë është thjesht pse autori do të bëjë zhurmë, të duket edhe ai, ta japë edhe ai pëlcin e tij pas pëlcitjes së një arme të vërtetë. Sikurse do të bëjë zhurmë edhe organi që e boton – meqë ra fjala për pelena, organ ende në pelena – pa asnjë parim etike dhe njerëzillëku.

Botuar ne gazeten Shekulli, Shtator 2010
 
Titulli: Pe: Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëfl

Mos gjyko .....

Depresioni eshte nje semundje teper zerioze,,,nese nuk merren masat ne kohen e duhur dhe nuk kurohet ,,,Per fat te keq ndollin keto tragjedi :(

Po mqs ka pasur dhe 2 tentativa te tjera, ka qen nen-mjekim. Gjithsesi, kush e ka ate ide ne koke, e con deri ne fund, nqs nuk e gjen me zgjidhjen mbi toke. Asnjeri se di se ca ndodhte me te vertet ne jeten e tij, qe vajti aq larg me kete vendim.
 
Pe: Titulli: Pe: Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë ve

Po mqs ka pasur dhe 2 tentativa te tjera, ka qen nen-mjekim. Gjithsesi, kush e ka ate ide ne koke, e con deri ne fund, nqs nuk e gjen me zgjidhjen mbi toke. Asnjeri se di se ca ndodhte me te vertet ne jeten e tij, qe vajti aq larg me kete vendim.

Gjithsesi per mua ngelen njerez ne gjendje jo stabile emocionale ,,depresive qe nuk eshte sheru ...Dmth eshte kalu kufiri i normales....
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

NGJARJA_tn_9.jpg


“Nuk kam frikë nga vdekja, të ikësh i qetë nga kjo botë duhet të jetë një bekim”.

Ka qenë ky mesazhi që Ardian Klosi u ka dërguar njerëzve më të dashur përmes celularit, pak minuta se ai të merrte vendimin përfundimtar. ثshtë tërhequr në një dhomë ndërsa pjesëtarët e tjerë ndodheshin në shtëpi, ka mbyllur derën dhe gjithçka ka përfunduar aty.

Zyrtarisht mjekësia ligjore konfirmon se shkaku i vdekjes është vetëvarja me litar, ndërsa rrethanat që e kanë çuar drejt saj nuk janë zbardhur ende.

Megjithatë, kishte kohë që përflitej se zoti Klosi jetonte në një gjendje të rënduar depresive. Madje sipas miqve ai kishte tentuar pa rezultat edhe herë të tjera vetëvrasjen. Një prej të cilave është bërë publike ka ndodhur në muajin janar, ku ai konsumoi një dozë të madhe qetësuesish. Ndërsa një muaj më parë ai preu venat, por ngjarja u mbajt e fshehtë.

Për shkak të situatës së rënduar mendore, njeriu i njohur i medias shqiptare u trajtua disa kohë në spitalin psikiatrik në Tiranë, por mesa duket pa mundur t’i shpëtojë gjendjes së tij shpirtërore gri. 4 muaj më parë, i kontaktuar nga redaksia e ‘Pasdites’ në telefon për tentativën e vetëvrasjes, vetë zoti Klosi pranoi se medikamentet i kishte pirë me tepri në një situatë stresi. Por, për të mos i dhënë rëndësi mediatikisht ngjarjes, pranoi se ishte diçka e kaluar.

Por, asgjë nuk shkoi dhe ajo ngjarje që shënoi një këmbanë alarmi, sot kulmoi duke ndarë tragjikisht nga jeta një prej njerëzve me aktivitet të spikatur në jetën publike shqiptare.

tch
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Udha mbar , psikopatet qe vetevriten jan te mirepritur, se sjan dem per shoqerine.Psikopatet qe te vrasin jan te rrezikshem shyqyr qe sja ka dhen truri me mar ndonje tjeter me vete dhe ka ikur vet.
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Me erdhe veretet keq kur lexova kete lajm :(..Keq per gjendjen e rende psikologjike qe paska kaluar, akoma me keq qe paska vrare veten :(..Ngushllime te sinqerta familjes.
 
Pe: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Ngushellime familjes....spo beja dot kombinimin e emrit me ftyren por...tani qe e pash ngushellime vertet
 
Pe: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Nje gje me ben pershtypje...c'jane kta pseudodoktore qe e len pacientin te lire duke e ditur qe gjendja e tij eshte akoma delikate!
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Mesazhi i fundit i Ardian Klosit : "Eshte bekim te ikesh i qete nga kjo bote"
Ardian Klosi

Dashamir Biçaku
TIRANE- “ثshtë bekim të ikësh i qetë nga kjo botë. Kaluam shumë bukur, por unë nuk mund të vazhdoj më, kur të kthehesh eja pa vajzën…”. Ky është teksti i mesazhit telefonik që publicisti, shkrimtari përkthyesi dhe gazetari Ardian Klosi i dërgoi të enjten në mbrëmje bashkëshortes së tij fotografes së njohur me origjinë gjermane Juta Bezenberg (Jutta Bezenberg), pak kohë përpara se ai të vetëvritej në banesën e tij në zonën e njohur me emrin “Liqeni i Thatë”, pranë liqenit artificial.
Pikërisht ky mesazh i dërguar nga Ardian Klosi, në telefonin e bashkëshortes së tij dhe që ndodhej edhe i ruajtur në telefonin e publicistit, është administruar nga hetuesit në cilësinë e provës bashkë me telefonin. Pasi lexoi këtë mesazh, bashkëshortja e Klosit, mësohet se i ka telefonuar atij, por Klosi, nuk është përgjigjur. Kjo e fundit sipas një fqinjeje kishte qenë duke marrë vajzën e vogël, nga shkolla pasdite vonë, ndërsa pasdite me Klosin deri disa orë përpara ngjarjes ai kishte qenë me aktorin e njohur të skenës dhe filmit shqiptar Timo Flloko, me të cilin kishte folur për disa përkthime dhe për çështjen e zgjedhjes së presidentit.
Shpresa, një grua rreth 55 vjeç e cila banon në një vilë përballë asaj të familjes Klosi, tha dje për “Shekullin”, se i kishte parë dje në mesditë krejtësisht normalisht Klosin dhe bashkëshorten e tij, Jutën. Rreth orës 20:00, ajo kishte dalë nga shtëpia dhe kishte shkuar të merrte vajzën e tyre të vogël që nuk ishte në shtëpi. Sipas Shpresës në këtë kohë e kishte telefonuar Juta, e cila ishte e tronditur ndërsa i kërkonte që të shkonte në shtëpinë e saj të shikonte për bashkëshortin Ardianin.
“Ajo më mori në telefon. Dukej që ishte e tronditur dhe po më kërkonte që të shkoja të kontrolloja në shtëpinë e tyre për Ardianin. Më ka dërguar një mesazh dhe kam frikë se mos ka bërë ndonjë gjë të keqe. Kemi thuajse 15 vite që jetojmë këtu dhe njihemi mirë me ta. I thirra burrit dhe shkuam në shtëpi. Në fillim e patëm problem sepse nuk kishte dritë ishte errësirë. Më pas ndezëm dritat në shtëpi dhe nisëm të kontrollonim. Nuk arrinim ta gjenim”,- tregoi fqinja, Shpresa.
Më tej sipas saj, pas pak kohësh në shtëpi mbërriti, Juta bashkë me vajzën. Gruaja tregon se kishin kërkuar në të gjithë shtëpinë por nuk arrinin ta dallonin. Më tej, fqinja shton se kishin dalë të kërkonin në zonën për rreth dhe dyshonin se mos ishte mbytur në liqen. Pasi kërkuan disa kohë, ajo sqaron se ishin kthyer në shtëpi. “Sapo hymë në shtëpi, ndezëm dritën Juta, pa Ardianin nga pas derës nëpërmjet xhamit, në pjesën e bodrumit, aty ku lidhet dhoma e gjumit me atë të ndenjes. Menjëherë ulëriti: Ardiani, Ardiani. Ai kishte qenë thuajse gjatë gjithë kohës, aty por ne nuk kishim arritur ta shihnim, sepse ai kishte qenë pas derës aty ku është një nga trarët e vendosur në mes të shtëpisë. Mbetëm të shokuar, nga ajo që pamë. Juta më tregoi se Ardiani i kishte kërkuar asaj që të mos e çonte vajzën në shtëpi atë natë. Duket se kishte vendosur atë që do të bënte”.
Gruaja tregon se më pas se policia nisi veprimet e saj në vendin e ngjarjes. Hetimet e para të policisë në lidhje me ngjarjen konfirmuan se Klosi duhet të ketë ndërruar jetë, shumë shpejt pasi i ka dërguar mesazhin e tij Jutës. Në orët e para të ditës së djeshme, pas këqyrjes së vendit të ngjarjes, trupi i pajetë i studiuesit u dërgua në morgun e Tiranës, ndërsa ekspertët përcaktuan si orë të mundshme të vdekjes së tij përafërsisht orën 8:30. Ceremonia e varrimit të publicistit, shkrimtarit, përkthyesit dhe aktivistit të shoqërisë civile, pritet të kryhet sot në orën 14:00, pranë banesës së motrës së tij, Mirës në rrugën “Prokop Myzeqari”, pranë lagjes së njohur me emrin e rrugës “Fortuzi”.

Në përkujtim të Ardian Klosit
Në përkujtim të publicistit dhe shkrimtarit të mirënjohur Ardian Klosi, po ju sjellim reagimet e disa prej personaliteteve të rëndësishme shqiptare.

Ardian Vehbiu: E kujtoj me librat e ndaluar…
E kujtoj me libra të ndaluar, ironi, melankoli dhe këngët e Beatles. Ishte nga ata njerëz që vijnë gjithnjë të paktë dhe që kërkojnë vëmendje e kujdes, si çdo pasuri tjetër kombëtare; vëmendje dhe kujdes që jo gjithnjë ia dhamë. Me përpjekje të palodhura dhe energji të habitshme, ia doli që të krijojë një hapësirë të vetën, në kulturën shqiptare, për të cilën të gjithë do t’i jemi mirënjohës: si publicist, si shkrimtar, si kritik letrar, si përkthyes, si botues, si njeri i kulturës, si protagonist betejash të shoqërisë civile. Nuk e zëvendësojmë dot, veç mund ta kujtojmë tani me pikëllim. Herën e fundit e kam takuar në Tiranë, në vjeshtë të vitit që shkoi; ishte i lënduar nga disa brenga në familje, por megjithatë planet për të ardhmen i kishte të shumta: përkthime, botime, një panair të ri libri në Pranverë. Nuk dua të përmend këtu shkakun e vdekjes – vdekja vjen e njëjtë, pavarësisht nga çfarë na e afron. Mbushem me maraz të parrëfyer, kur mendoj që mund të kishim bërë diçka më tepër, që unë vetë mund të kisha bërë diçka më tepër, për ta parandaluar kobin- por as për këtë nuk duhet folur. Përkundrazi, dua ta kujtoj Dan Klosin siç e mbaj mend nga vitet e dikurshme, me libra të ndaluar, ironi, melankoli, këngë të Beatles-ve, shirita magnetofoni dhe një garanci se jo gjithçka në Tiranën tonë të atëhershme, të viteve të këqija 1980, kishte degraduar. Jetoj larg Shqipërisë, që tani m’u bë edhe më e largët, sikur natës që kemi në mes t’i shtohej edhe një orë ose fundja edhe vetëm një minutë. Me Dan Klosin më lidhnin kujtimet e pashlyeshme të një periudhe tjetër, krejt heroike deri edhe në meskinitetet e veta; por edhe plane për të ardhmen, të shumta dhe aq motivuese, të paktën për mua. Më dhemb dhimbja e vajzave të tij dhe e motrave, me të cilat më lidh gjithashtu miqësi e vjetër. Nuk e përfytyroj dot si mund të
përballohet ikja kaq e papritur dhe e padrejtë, nga jeta jote, e një njeriu kaq të rrallë dhe të mrekullueshëm, që ndriçonte me mendjen dhe zemrën. Requiesce in pace, mik i dashur.

Mustafa Nano: Kultura duhet të vajtojë për ikjen e Klosit
…Dani ishte (dhe është) një njeri i kulturës, një punëtor i kulturës shqiptare, një njeri që kish instinktin e kërkimit e të thellimit në gjërat që studionte. I mungonte kontakti me vulgun, me rrugën, me ambientet jo akademike, dhe kjo së pari e bënte të dukej i pambrojtur në shumë situata, së dyti ia mbante herë pas here logjikën dhe përsiatjet në nivelin e një naiviteti intelektual, që u ka hije të gjithë mendimtarëve safi; ose të gjithë atyre që kanë lindur e janë rritur në një botë librash. Ardian Klosi nuk është më, dhe unë nuk di të them, se kur është hera e fundit që kulturës shqiptare i është dashur të vajtojë një ikje të parikuperueshme. Por sado kohë që të ketë, ajo ka kohën dhe sot. Duhet të vajtojë ikjen e Ardian Klosit.
Fatos Lubonja: Iku me shumë të panjohura në terrin që e thithi
Rruga e Klosit drejt vetëvrasjes ishte një dramë me disa akte që megjithëse po na përgatiste, më erdhi tmerrësisht papritur. Personalisht, për shkak të polemikave që kam pasur me të në shtyp, kisha ndërprerë marrëdhëniet e miqësisë së vjetër prandaj nuk e kam ndjekur dot nga afër, si mik, por vetëm nga larg çfarë po i ndodhte. Së largmi tre tentativat e tij të dështuara të vetëvrasjes i kam interpretuar si thirrje për ndihmë. Nuk di të them se kujt i drejtoheshin. Ndoshta të gjithëve, ndoshta edhe mua, që s’mendoja se mund t’i rikthehesha ndonjëherë ndjenjave të dashurisë së vjetër për të. Ndjenja që kam, tani që ndodhi më e keqja, është se ne jetojmë në një shoqëri shumë të egër, shumë të dehumanizuar, të mbushur me urrejtje dhe egoizëm, lakmi për para dhe në këtë shoqëri dëgjohen pak zërat e atyre që ndihen keq, të dobët e që kërkojnë ndihmë dhe dashuri. Ka shumë të panjohura në terrin që e thithi, që s’mund t’i shpjegojmë dot kurrë. Sigurisht sëmundja e tij e depresionit ka rolin e vet. Por e them me bindje dhe me dhimbje se Klosi ishte edhe viktimë e kësaj shoqërie të egër dehumanizuese që kemi krijuar, që intelektualët në vend se t’i dëgjojë, mbrojë e nderojë i përdor dhe keqpërdor. Kështu ne humbëm përkthyesin, studiuesin e krijuesin e talentuar, intelektualin e kultivuar, botuesin e aq librave të vyer dhe një nga aktivistët më të ndjeshëm kundër bjerrjes që po i bëjmë përditë bukurive natyrore dhe trashëgimisë kulturore.
Preç Zogaj: Humbëm një përkthyes dhe një intelektual
Për një rastësi të çuditshme, më ka ndodhur të shkëmbehen shpesh ditët e fundit me të në rrugën e bukur buzë liqenit të Tiranës, unë duke e çuar me këmbë, Adriani duke shkuar e duke ardhur me biçikletë. Përshëndeteshim përzemërsisht dhe as më shkonte mendja se ndërsa unë po ushtrohesha kundër mpirjeve, ai po kërkonte të të rilidhte mes gjelbërimit të njomë dhe ajrit të kulluar të pranverës fillin e këputur të dëshirës dhe motivit për të jetuar. Nuk ia doli me sa duket. Verdikti ishte dhënë dhe ai u kthye si një luftëtar për të shkruar fjalët e fundit në fund të rrugës së tij pa kthim prapa dhe pa vazhdim të ndershmërisë. Dhemb shumë vetëvrasja e Ardianit. Përveçse një përkthyes dhe publicist i klasit të parë, ishte një vullnetar dhe luftëtar i Mjedisit me “M” të madhe- i tokës, i shpirtit, i detit, i mendjes, i ajrit, i kulturës, i politikës…Qëndroi gjatë në këtë front, u përlesh gjatë me Ndotjen dhe kundër Ndotjes në betejën e jetës së çdo intelektuali. Do të donim t’i jetonte deri në fund ditët e tij. Do të kishim me shumë libra të përkthyer prej tij, nuk do të na mungonte pena e tij e mprehtë dhe zëri i tij shumë i veçantë në panelin tashmë edhe më të rralluar të lirisë, pavarësisë intelektuale dhe opozitarizmit në këtë vend. E di se rrezikoj të dukem egoist dhe i pashpirt përballë kujtimit të tij me këto pretendime prej të cilave ai hoqi dorë përgjithmonë. Në këto rrethana mbetet të kujtojmë dhe nderojmë gjithçka të mirë që Ardian Klosi la dhe bëri për ne.

Rexhep Qosja: Vdekje e shkaktuar nga ndotësitë intelektuale e politike
Më pikëlloi shumë vdekja e Ardian Klosit. Ajo është vdekje për pikëllim të thellë e të përgjithshëm, sepse ajo është vdekje e shkaktuar prej ndotësive politike e intelektuale që e kanë pushtuar jetën shqiptare sot. I veçantë me sjellje e me mendime, ai s’mund të pajtohej me këto ndotësi. Vdekja e tij e papritur është dënimi më i madh që i shqiptohet kësaj rënie të tmerrshme morale, politike dhe intelektuale në jetën tonë të sotme.
Sali Berisha
Kryeministri Sali Berisha i ka përcjellë dje përmes një mesazhi familjes së publicistit dhe studiuesit Ardian Klosi, ngushëllime për vdekjen e parakohshme. “Ndarja nga jeta e Ardianit, njeriut tuaj më të dashur, është një humbje e pakompensueshme për ju, por dhe një humbje e madhe për letrat, publicistikën dhe shoqërinë civile shqiptare. Në këto ditë zie për ju, unë i lutem Zotit që shpirti i bashkëshortit, babait dhe njeriut tuaj më të afërt, të gjejë paqen e merituar”, shprehet Kryeministri.

Edi Rama
Humbje e një njeriu mendjendritur dhe shqiptari të mirë. Kështu e ka përshkruar Ardian Klosin, Partia Socialiste e cila e ka përcjellë ngushëllimin për ndarjen e tij nga jeta në mënyrë zyrtare. Po kështu edhe kreu i saj, Edi Rama në rrjetin social, Tëitter ka shprehur konsideratat e tij të para mbi një mik të hershëm të vetin. “Iku tragjikisht natën një mik i shtrenjtë e njeri i çmuar i këtij vendi, antikonformist i hershëm që refuzoi të përshtatet me vulgaritetin…”, shprehet ai.
Bamir Topi
Edhe Presidenti i Republikës, Bamir Topi i ka përcjellë familjes së studiuesit Ardian Klosi, një mesazh ngushëllimi. “Largimi i parakohshëm nga kjo jetë i shkrimtarit, analistit letrar, përkthyesit, publicistit dhe aktivistit të njohur publik të shoqërisë civile, është një humbje e madhe dhe e pazëvendësueshme për ju – familjen e të afërmit, por edhe për mbarë shoqërinë tonë”, shprehet kreu i Shtetit, i cili vlerëson se boshllëkun që krijon largimi nga jeta i një intelektuali si Klosi.

“Të vajtojmë mungesën e kokëkrisurit me zërin e butë”

SOKOL BALLA: Dani prej 1998, ishte pak i mërzitur me mua. Ne fakt, ishte drejtor i RTSH, ai nisi një punë me pasion, dhe në emër të këtij pasioni dhe vizioni që ndanim për Televizionin Publik, më pati propozuar drejtorin e unifikuar të informacionit. Por pas një bisede 1 ore e 47 minuta në telefon, unë në Londër tek BBC e ai në Tiranën shpërthyese të pas 14 shtatorit, nuk ramë dakord. Ose më saktë, ai nuk ra kurrë dakord me zgjedhjen time, të ftohtë. Aq sa më bëri emërimin dhe më “shkarkoi” pas 24 orësh, në distancë. Kështu ishte Dani. Kur ishte I bindur për diçka, nuk tërhiqej. Kështu ishte në mendimet dhe në veprimet e tij. Mesa duket të tillë e pati edhe vendimin e fundmë, të marrë e tentuar disa herë prej muajsh. Herën e fundit që e pata në Top Story, për dhjetorin e studentëve, ishte sërish i mërzitur. Kësaj radhe thellë, për nënën e tij të shuar vetëm pak ditë më herët. Ajo mbeti me gjasë femra më e rëndësishme e jetës së tij të tallaztë e të pakompromis. Pas ikjes së saj, u ndje realisht vetëm. Më kujtohet sesi pak muaj më parë hoqi dorë edhe nga panairi i librit që donte aq shumë ta realizonte. U ndje i braktisur dhe në braktisjen e tij, i fyer. Ishin shenjat e vendimit të tij të fundmë. Mos i’a merrni për dobësi vetëikjen e tij. Ky ishte Dani dhe koka e tij e fortë, që ia panë hajrin, vlonjatet për Gjirin e Vlorës, tiranasit për Piramidën dhe shqiptarët për Aleancën kundër Plehrave. Te gjithë këta duhet të vajtojnë mungesën e kokëkrisurit me zërin e butë. Sot në Shqipëri, ka një burrë më pak.

Sa herë na paralajmëroi!
MIRELA KUMBARO: Dani, u shpreh më në fund plotësisht, me gjithë copërat e mendjes që shoqëria ia mori, me tërë thelat e shpirtit që të gjithë bashkë ia shkulëm e që Ai s’arriti t’i mbledhë dot për të jetuar më gjatë, si të gjithë ne, brenda përçartjes së përgjithshme të këtij vendi… Por sa herë na paralajmëroi! “Pas gati 25 vjetësh, më 2007, vëreja se te Klouni i Hajnrih Bëlit ende nuk më kishte lëshuar, në mënyrë të veçantë fakti se ARTISTI ANTI-KONFORMIST ثSHTث I SHPثRFILLUR NGA SHOQثRIA E STABILIZUAR “, tha Klosi kur na ftoi ta shihnim “Me syrin e një klouni”. Aty, funeralin e vet përshkruan duke na lënë mbi supe peshën e rëndë të kryqit : “Po t’i jap fund fare? Të ndahem nga të gjitha me vullnetin tim të plotë? Unë s’jam anëtar i asnjë kishe, s’ka kush të më dënojë për gjestin tim, asnjë ferr nuk do ta presë shpirtin tim të stërmunduar. Nuk e kam fare të vështirë të mendoj për vdekjen, se artisti vdekjen e ka gjithmonë me vete, si prifti i mbarë mesharin. Oh, si i përfytyroj të gjithë të mblidhen te varri im. Mamaja do të qajë dhe do të thotë se ishte e vetmja që më kuptonte. “Ishte i mirë, ishte i mirë Hansi im, e lakmonte pak paranë por kishte zemër floriri. Sa shumë na donte edhe pse nuk e thoshte, sa shumë e donte motrën e vet”. Babai do të pendohet keq që nuk më la disa kartëmonedha para se të ikte, do të porosisë për mua më të shtrenjtin varr, skulptori më i mirë i Landit do të gdhendë një skulpturë timen, të cilën do ta vendosin në oborr, aty ku ishte dikur skulptura e Apollonit, që u hodh në erë së bashkë me Georgun e vogël. Zomervildi do derdhë edhe ai një pikë lot e do thotë: “Sa i talentuar që ishte, çfarë artisti! Vërtet me bindje të forta antiklerikale, por një shpirt aq i ndjeshëm…”. Maria nuk do ta besojë që unë kam vdekur. Do ta braktisë Xypfnerin dhe do të endet hotel më hotel për të pyetur për mua, do fillojë të luajë natë për natë “Mos u nxeh”, vetëm, me dritën fikur, me një qiri të ndezur pranë”. Ardian Klosi zgjodhi të ikë për të jetuar te vdekja… Këtej e tutje do ta lexojmë e do flasim për të dhe do ndjejmë se si do të na therrë ndërgjegjja e shoqërisë. Ndërsa Dani do të na shohë me syrin e një klouni.

Largimi i tij duhet të jetë zgjim për të gjithë
ANILA BASHA: Ardian Klosin për herë të fundit e pashë në rikthimin e “Refleksioneve” në sallën Black box te Akademia e Arteve dhjetorin e kaluar. Edhe pse i kishte humbur njeriu i shtrenjtë, nëna e tij, kishte gjetur kohën që në 20 vjetorin e rebelimit “rinor” kundër komunizmit kur u vu në krye të studentëve, të ishte aty për të rrëfyer historinë e tij dhe të shumë të tjerëve si ai për të rinjtë 20 vite më pas. Këta muaj nëpër tavolina të ndryshme pseudointelektualësh apo pseudogazetarësh, kam dëgjuar të flitet për të. Me cinizëm, përbuzje, herë herë duke e cilësuar të çmendur, nga njerëz të kësaj shoqërie që çmendurisht abuzon me fjalën po aq sa edhe me individin. Kur mësova dje se ai zgjodhi tي ikë kësaj marrëzie kolektive që në mënyrën e vet ai marrëzisht u përpoq ta çlirojë, u ndjeva keq. Largimi i tij, do të duhet të ishte një zgjim për të gjithë. Kësaj shoqërie iu largua babai i dy vajzave, miku dhe kritiku i madh i librit; rebeli ndaj së keqes që gërryen shoqërinë, pa pasur frikë nga mendësia e saj. Miqve do u mungojë një bashkëbisedues dhe një dëgjues pasionant , edhe pse në dukje i ftohtë; medias do i mungojë një zë potent për ngjarje të padrejtësisë kolektive; Nuk e dimë dot asnjëherë saktë pse zgjodhi të ikë, por pas, për të gjithë ata që e njohën, Ardian Klosi do të lërë disa vepra të mira: librat e publicistikën e tij, me një penë të ndryshme nga ato që konsumohen në realitetin shqiptar që s’di më ç’është e mirë apo e keqe kur kërkon të baltosë këdo që i zë rrugën. Dua të mendoj se ai zgjodhi të arratiset për të mos ndjerë më vuajtjet e tij në një shoqëri që ka mbi 20 vjet që vazhdon të vuajë e vazhdon të qeshë. Ndërsa mua personalisht, veç të tjerave, do të më mungojë pena e mprehtë e analizave të tij në gazetën “Shekulli”.

Një nga mendjet më të çliruara të kulturës shqiptare
AUREL PLASARI: Një nga mendjet më të çliruara të kulturës shqiptare qysh në kohën kur e kam njohur: në këtë kufizë do ta përmblidhja personalitetin e Ardian Klosit qysh kur e kam pasur dhe më ka pasur mik: në vitet ’80, atëherë kur pak miq kisha siç isha i rrethuar nga vakuumi i “biografisë së keqe”. Vetëm ata që e kanë jetuar aktivisht atë dhjetëvjetësh kulturor mund ta kuptojnë ç’do të thoshte “mendje e çliruar” në ato vite. Të ishte gjallë Niko Nikolla do të tregonte problemet që i kemi pas hapur te “Hosteni” me shkrimet me dy pseudonime (kemi shkruar bashkë “me katër duar” para se më vonë të bëhej bashkautor me Edi Ramën) asokohe kur humori dhe madje ironia mbeteshin të vetmet armë për të refuzuar mjedisin kulturor në të cilin ishim të detyruar të vërtiteshim. Kulmin ajo mendje e çliruar, që ishte Dani, mendoj se n’ato vite e mbërriti me përkthimin shqip -për përdorim “mes miqsh” – të esesë së Havelit “Mbi të vërtetën”, që e kishte sjellë gjermanisht nga Austria: duhet të ketë qenë viti 1989 dhe më ka djegur duart kur e kam lexuar. Meqë m’u kujtua Austria, ku kreu studimet pasuniversitare, ja ku s’mund të mos kujtoj një tog të bukur letrash që më mbetet nga letërkëmbimi me të dhe për të cilin mund të them vetëm kaq: mendimi i tij për letërsinë dhe artet e realizmit socialist – përfshi edhe “majat” – ishte qysh atëherë aq emancipues sa edhe sot e gjithë ditën shoqëria shqiptare zor se do të ishte e gatshme të përballonte botimin e tyre. Sepse Kritika – me K të madhe, kritika në çdo fushë, përfshi edhe përkthimet nga letërsia botërore si funksion kritik ndaj mediokritetit në letërsinë shqipe – është dimensioni me të cilin Ardian Klosi e ka lënë tanimë të mbresuar personalitetin e vet në kulturën tonë.

Shoqëria ka fituar një aleat tashmë të përjetshëm
ANDREA STEFANI: Thelbi i intelektualit të vërtetë është jo konformizmi me forcat e epërme që vazhdojnë t’i qëndrojnë mbi kokë si mallkim dhe prangë njerëzve. Ardian Klosi e manifestoi me gjithë forcat e tij shpirtërore dhe fizike, me fjalë, penë dhe protestë, këtë thelb të qenësishëm jo konformist duke shpalosur një papajtueshmëri me abuzimet e pushteteve absolute që rroku shumë sfera të jetës, nga politika, kultura e arsimi e deri te mjedisi. Ai ishte kundërshtar i vendosur i dhunës në përgjithësi dhe veçanërisht, i çdo dhune mbi njeriun. Me ikjen e tij, bota intelektuale shqiptare humbi një mëndje të shquar. Por shoqëria ka fituar një aleat tashmë të përjetshëm, një trashëgimi të çmuar mendore si përmasë e një aspirate lirie e drejtësie të ndjekur me përkushtim.

Zgjodhi të luftojë deri në vetëflijim
ALFRED PEZA: Në ditën dhe orën që kish njoftuar disa muaj më parë, se do mbante fjalën e mbylljes së të parit Panair Pranveror të Librit në Tiranë, Ardian Klosi u largua nga jeta. Sipas mënyrës së tij. Krejt ndryshe nga raca e atyre që quhen apo vetëquhen intelektualë të këtij vendi. Në përgjithësi, njerëzit që zgjedhin të vetëlargohen nga jeta, ndahen në tri kategori: Të dobëtit. Të realizuarit. Dhe më të fortët. Ai nuk bënte pjesë në asnjërën prej tyre. Ardian Klosi bën pjesë tek një kategori që nuk ekziston në Shqipëri. Tek kategoria e atyre që depresionin, krizën morale dhe banalitetin e shoqërisë në epokën e tyre, në pamundësi për ta ndryshuar, e refuzojnë pa kthim. Shumica dërrmuese zgjedhin të pajtohen, të përshtaten apo të dorëzohen. Ndërsa ai, zgjodhi të luftojë si askush tjetër. Duke u vetëflijuar. Fenomen i njohur ky, tek pjesa e epërme e elitës së artistëve dhe intelektualëve të botës. Iku 55 vjeç, atëherë kur thuhet se një intelektual arrin në kulmin e pjekurisë, fuqisë dhe prodhimtarisë së tij. Sepse ai e kishte gjithnjë me nxitim. Edhe kur studioi në perëndim, në kulmin e izolimit. Edhe kur botoi veprat e para të letërsisë krahasimore. Edhe kur i dha jetë publicistikave të para. Edhe kur braktisi PD. Edhe kur iku nga RTVSH. Edhe kur luftoi për një Shqipëri pa plehra. Edhe kur i bishtnonte si rrallëkush, ekraneve televizive. Edhe kur do të hapte Panarin e ri të Librit. Sepse Ardian Klosi, e kishte me nxitim. Për tu bërë, pionier i një Urdhri të Epërm ndër intelektualët e Shqipërisë. I atij Urdhri, që i fton të gjithë, të luftojnë për të ndryshuar botën e tyre. Për të ndryshuar botën tonë. Së bashku. Në këtë jetë.


Vdekja e Danit na ka pakësuar të gjithëve
REMZI LANI: Nis te shkruash rreshta qe asnjëherë nuk ke menduar se do t’i shkruash dhe sadoqë nuk dëshiron të përsërisësh të tjerët, nuk ke rrugë tjetër përveçse të biesh në përsëritje. Se Ardian Klosi është (nuk mund të them dot ishte) një përfaqësues brilant i gjeneratës së vet: publicist i klasit të parë, studiues skrupuloz, përkthyes i jashtëzakonshëm, polemist i spikatur, aktivist i palodhur, një mendje kritike që reflektonte atë që Hegeli do ta quante “qenie me shqetësim”. Jam i nderuar që kam pasur rastin të kem qenë botues i disa prej shkrimeve dhe përkthimeve të tij të kohëve të hershme. Nuk kam njohur njeri që mund të mbarte me vete njëkohësisht delikatesën, brishtësinë dhe humbjen, sensin e jashtëzakonshëm të humorit, të atij llojit të zi të humorit që pas të qeshurës lë gërvishtje në ndërgjegje, dhe mbijetesën si mishërim i prekshëm i të qenurit dobësisht shumë i fortë. Do ta kishte pasur shumë të lehtë Dani nëse do të zgjidhte ujërat e cekta, rrymat konformiste, koret optimiste, por nuk mundej. Donte te ishte vetvetja. Dhe mbeti vetvetja deri në fund. Meqë, nuk kam se si t’i shmang përsëritjet, po shkruaj se sot është rasti për të mos pyetur për kë bien këmbanat, ato bien për secilin nga ne, pasi vdekja e Danit na ka pakësuar te gjithëve.

Të mjaftohemi me ato që Klosi ka lënë pas
SKENDER MINXHOZI: Lajmi se Ardian Klosi u nda nga ne, më ka pikëlluar pa masë. Jo se nuk e prisja. Jo se nuk isha i përgatitur në subkoshiencën time që do ta merrja një ditë këtë mandatë, porse logjika që mundohesha t’i imponoja instinktit, më thoshte se një intelektual i klasit të parë, një mendje brilante, me një formim të lartë, sublim, siç ishte Klosi, do ta kthente mbrapsht, në çastin e fundit, tundimin e vdekjes si zgjidhje e shpagim për jetën tokësore. Qenkemi gabuar të gjithë. Juta që i ndenji pranë me aq devocion, ne shokët e tij që patëm mendjelehtësinë ta marrim pa alarmin e duhur atë që ndodhi pak muaj më parë, kur tentoi sërish të vetëvritej, e gjithë shoqëria që qëndroi pasive ndaj një drame që luhej në kushtet e një mediatizimi të plotë, porsi në ato telenovelat banale që mbushin përditë ekranet televizive. Këto janë çaste kur shpirti njerëzor ndjehet ngushtë, në hapësirën prej mishi e kocke të kraharorit dhe kur pikëllimi mbyt gjithçka: respektin për atë që s’jeton më, shpresën se vepra që la pas do të na jetë e mjaftë për t’u çmallur, forcën për të ngushëlluar të afërmit e tij dhe veten. Sidomos veten, më lejoni të jem i sinqertë e aspak egoist. E kam njohur e dashur Ardian Klosin në një kohë të egër, kur vlerat njerëzore ishin kthyer përmbys dhe kur kaosi mbretëronte jetët tona. E kam ditur qysh në krye se s’do të kish qenë një rrugë e lehtë për të dy, për të, në dilemën e vazhdueshme egzistenciale ku e mbante mendja e tij shkëndijëplotë, por edhe për mua, që shihja gjërat tokësore e mundohesha të humbja mendjen ndër to. Fati na e solli të ndahemi shumë herët nga njëri-tjetri. Kisha padyshim shumë për t’i thënë mikut tim që sot s’është më. Jam i bindur se edhe ka marrë më vete shumë nga ato që kish për të në thënë të gjithëve. Do të na duhet të mjaftohemi, si të mundim, me ato që Klosi ka lënë pas e që s’janë pak. ثshtë i vetmi ngushëllim, në këtë ditë zie e pikëllimi për mbarë kombin, i cili humbi njeriun e madh të letrave. Një mendje të bukur, e cila pati një moment fatal dobësie. Të qoftë i lehtë dheu Ardian!

Kurrë s’deshi të luante pjesën për t’u bërë pjesë
FILIP اAKULI: Nuk është se humbëm vetëm një mik të shtrenjtë dhe të paharruar. Jo! Dani na u largua se nuk mundte dot të rrinte më tutje me ne, një idealist i shumëkulturuar, që nuk u pajtua kurrë me këtë realitet vulgar ku të gjithë ne jetojmë; një vetmitar, që gjente prehje e qetësi duke i ndenjur larg rrethit të banalitetit ku ne gjallojmë; një luftëtar i pa kompromis ndaj së keqes që ne të tjerëve na ka mësuar të ambientohemi. Iku pikërisht se nuk kishte asnjë lidhje me këtë mjedis miku ynë i mirë e i urtë, që ndryshe nga ne nuk e përdori urtësinë për t’u përshtatur po për të mos u përshtatur kurrë me mjedisin e rëndomtë ku kurrë s’mundi të gjente pjesë. E ku në fakt kurrë s’deshi të luante pjesën për t’u bërë pjesë.

Ndonjëherë, dashuria edhe mund të vrasë
ANDI BUSHATI: Ardian Klosi iku drejt një bote, ku ndoshta ka më shumë miq sesa tek kjo e jona. Dikush thotë se la një shenjë. Dikush tjetër, një ish bashkudhëtar i viteve të zjarrta, se i kërkoi ndjesën e fundit për moskuptimet ku e ngërtheu kjo kohë. Dikush kujton ekspozitën e fundit që pa dhe dikush vargjet e fundit satanike që, në mendjen e shqipëruesit, i ndërthurte, sëbashku me idenë për t’u hakmarrë qoftë edhe ndaj vetë zotit. Klosi iku në një botë, ku ndoshta ndihet më i qetë. Ku takon shkrimtarët e lexuar në rini. Autorët e librave që përpiu me aq ëndje. Autorët që përktheu. Por edhe këtej në botën tonë, në botën e të gjallëve, nuk la pak. Shumëkush e ka kujtuar sot për aktivitetin e tij publicistik. Por Ardian Klosi, nuk ka qenë vetëm kaq. Bashkëmoshatarët e brezit tim, e mbajnë mend për një nga ngjarjet që u quajt ndër aktet e para të kundërvënies me regjimin, organizimin e mbrëmjes së përvjetorit të Xhon Lenonit, një ditë të shënuar, të dhjetorit ’90. Më të rinjtë e mbajnë mend për betejat e tij për të mos vrarë botën ku do jetojmë nesër. Kolegët e tij të letrave, për thyerjen e tabuve që vazhdonin si zgjatime të kohës së realizmit socialist. Ndërsa unë vetë, për librin e fundit që kam pasur në dorë, për disa poezi të Brehtit, që më bëjnë të mendoj, se ndonjëherë, dashuria edhe mund të vrasë.

Një pjesë e fëmijërisë sime vdiq sot
BLEDAR ZAGANJORI: Ardian Klosin e kam takuar për herë të parë kur isha fëmijë. Ishte një takim për së largu, një takim me një emër që nuk e dija se më vonë do ta njihja edhe nga afër. Nuk e dija atëherë edhe se do të bëja këtë punë që bëj sot, nuk e dija se do të punoja gazetar. Nuk e mendoja kurrë se do të shkruaja këto pak rreshta për të shprehur një trishtim të thellë. Ardian Klosin e takova teksa lexoja një libër që për mua si fëmijë ka qenë më shumë se gjithçka në atë kohë, Aventurat e Tom Sojerit. Një libër të një autori që mbetet ende një nga më të dashurit për mua, Mark Tuejn. Një libër që në atë kohë la një gjurmë të thellë tek unë, një libër që Klosi e kishte shqipëruar dhe jo përkthyer. Aq sa teksa e lexoja dhe rilexoja ditën, natën, për javë dhe muaj të tërë, më dukej sikur Mark Tuejn atë libër e kishte shkruar në shqip. Një libër që e nxirrte jashtë klisheve një fëmijë si unë, çlironte hapësira pa fund për të ëndërruar, zgjonte fantazinë, ndjenjën e aventurës, më mbushte me gëzim, më ngjizte ndjesi të shumta dhe më kaliste shijen e të bukurës. Vite më pas kam pasur rastin ta takoj dhe ta njoh, ka pasur mundësinë të bisedoj për shumë gjëra, kam shkëmbyer mendime dhe qëndrime. E kam lexuar dhe e kam ndjekur në betejat e tij publike. Mund të mos kem ndarë të njëjtat ide ndonjëherë, por kam vlerësuar gjithmonë mënyrën se si ai e shprehte mendimin e tij, drejtpërdrejtë. Për fat të keq, kohët e fundit, nismat që niste apo ato që përkrahte ngjanin më tepër me beteja të pamundura për tu fituar, jo sepse ai i zgjidhte të tilla. Ndoshta sot jetojmë në një shoqëri më të zhvilluar, por ndoshta sot jemi edhe më të varfër se dikur, jemi më të varfër në mendime, në ide, në fantazi, në solidaritet dhe besojmë shumë më pak në vlera. Jemi më indiferentë për gjithçka që na rrethon, për gjithçka që na shqetëson. Një shoqëri e përgjumur, me të cilën Ardian Klosi nuk u pajtua kurrë. Prandaj dhe ndoshta Klosi vendosi te ikë, por bashkë me të mori me vete edhe një pjesë timen. Një pjesë e fëmijërisë time vdiq sot, ajo me më shumë ngjyra, më e bukura.

Iku nga kjo botë atë ditë që vendosi vetë!
BLENDI FEVZIU: Ardian Klosi iku nga kjo botë atë ditë që vendosi vetë! Nuk priti që zoti ta thërriste në mbretërinë e tij, sipas radhës që ai vetë cakton. Iku atë ditë që e ndjeu se s’kish ç’ti jepte kësaj bote, njerëzve të afërt dhe atyre që e deshën apo e përçmuan në gjallje. Nuk ishte një njeri i dobët. Thjeshtë ishte ndryshe nga shumë prej nesh. Një njeri që i përjetonte gjërat më me dramacitet, që e kish vështirë të përballej me tekat dhe mosmirënjohjen që jeta të rezervon shpesh. Ish një njeri që tentonte ta vendoste rendin e gjërave ashtu si ai besonte dhe kur kjo qe shpesh e pamundur, e përjetonte me tronditje dhe pse jo me fatalitet. Një fatalitet që e ndau nga kjo botë, e ndau nga letrat shqiptare, tek të cilat besonte dhe i adhuronte dhe të cilave, i përkiste dhe do t’i përkasë gjithnjë. Edhe përtej jetës së tij.
Ardian Klosi ishte një prej atyre që ja kushtuan jetën gjuhës dhe letërsisë. Por që milituan edhe në shqetësimet e shoqërisë. Ai solli në shqip disa prej kolosëve të letërsisë botërore, ai ngjalli përmes një botimi të rrallë letërsinë disidente shqiptare të viteve të komunizmit dhe u përpoq deri në fund t’i jepte asaj një vend që ja kishin mohuar pa ndonjë shkak. Ai i kushtoi thuajse 3 dekada pasionit të tij të parë dhe të vetëm letrave, pasion që do t’i rezervojë atë vend të merituar në mbretërinë e tyre të
pakohë!

Më le gjënë më të shtrenjtë, prekjen e fundit
TIMO FLLOKO: Jam i fundit mes të gjallëve që preku dora e tij për të fundit herë, pasi u ndamë mbrëmë te kangjellat e kopshtit te tij, duke i vënë kyçin si të mbyllej në ferr(!) I thashë “më merr të pimë kafe kur të duash”, “Do të marr.” më tha. I tregova dy bisqet e jargavanëve që i kishte këputur nga kopshti i tij, duke i thënë “lulet e Margaritës për Faustin’ në vazhdim të bisedës që kishim bërë rreth Faustit të Gëtes; ai buzëqeshi si të thoshte janë jargavanët e fundit…! Tronditjen pastaj kur më telefonoi e motra, nuk besoj ta ketë përjetuar tjetër kush nga miqtë e tij sa unë, isha miku i fundit, më pranë kohës së tragjedisë, më i afërti dhe më fatkeqi. O zot, as tani nuk e besoj, kujtoj se jetoj një ëndërr që s’ka fund, pa zgjim.
Kam qenë mik me të, na lidhnin idetë në rrafshin intelektual dhe krijues, letërsia, arti. Kishim inskenuar me sukses Hajnen, Kafkën, Brehtin dhe kishim të tjera plane për të ardhmen. Por obelisku u këput, ra nën peshën e pamatë të vetes, si çdo njeri i madh, gjigant që nuk mund të gjykohet. Ai zgjodhi në kulmin e vitalitetit të mendjes dhe të shpirtit, të penës dhe të artit elitist të tij, aktin e ikjes, të shpërfilljes së kësaj bote, e cila edhe pse i mbante dashuritë e tij që e rrethonin si një hyj, prapë iu dedikua misionit, shtegtimit misterioz e mistik drejt të përtejmes! Mik i mire, si e bëre kështu, pa na lënë një kumt për gjërat që s’na i the të gjitha; si na le e si të lamë!
Ardian, mik i shtrenjtë faustian, simbiozë e mendjes së filozofit, mendimtarit, politologut, gjuhëtarit, përkthyesit fenomenal, ëndërrimtarit, delikatit, vetmitarit…! Na shkule zemrën, mik, ne paqe le të prehet trupi yt; shpirti është mes nesh. Me le gjënë më të shtrenjte se çdo gjë, prekjen e fundit, të përulem.

PIRO MISHA: ثshtë një nga ato ngjarje që të lënë pa gojë, që e ke tepër të vështirë t’i pranosh, që të lënë pas një zbrazëtirë dëshpëruese që vështirësisht mund të shlyhet. Pas kaq e kaq betejash që luftoi për të emancipuar shoqërinë shqiptare, për ta bërë atë më të kulturuar, më të lirë, më të pastër, Ardiani zgjodhi t’i jap fund jetës. Një zgjedhje vetjake, e dhimbshme, tepër e dhimbshme, para së gjithash për gjithë njerëzit e dashur që la pas, familjarët, miqtë, dashamirësit e vlerësuesit e tij të shumtë, por që padyshim duhet respektuar, si pjesë e asaj lirie që ai çmonte aq shumë. Por nga ana tjetër, padyshim një këmbanë alarmi për ne të gjithë, sepse përtej shkaqeve të atypëratyshme që mund ta kenë shtyrë Ardianin për të marrë një vendim të tillë përfundimtar, kjo ngjarje tragjike na kujton edhe një herë sesa të vështirë e ka një njeri i lirë dhe idealist të mbijetojë në realitetin e ashpër e shpesh aq vulgar të Shqipërisë së sotme. I vetmi ngushëllim për ne të gjithë që e kemi dashur dhe respektuar Ardianin, është vepra që ai na ka lënë pas dhe kujtimi i pashlyeshëm i një personaliteti të jetës kulturore dhe qytetare shqiptare që dha aq shumë, duke marrë aq pak.

DELINA FICO: E kam dashur gjithnjë Ardjanin. Për buzëqeshjen pak mistrece që mund të shndërrohej me shumë dëshirë në një të qeshur me zë të lartë. Për faktin që përmes tij kam njohur poezitë e mrekullueshme të Martin Camajt. Për përkushtimin e tij të vërtetë për çështje shoqërore përparimtare, të cilat, në këtë Shqipërinë tonë të lodhur nga mungesa e ideve dhe të marrosur pas pushtetit e parasë, nuk kanë shumë dashamirës dhe, aq më pak, njerëz që të mos i lënë pas dore. Do të më mungojnë gjatë shkrimet e tij të sofistikuara, ftesat për t’ju bashkuar një proteste qyetare për të mbrojtur dinjitetin e njeriut apo mjedisin, madje edhe sensi i tij ironik. Për mua, Ardjani ka qenë në mënyrë të qartë e të vazhdueshme një ndër të paktët intelektualë publikë që përçonte në këtë mjedisin tonë shpesh mediokër e pa dritë, copëza të mendësisë e kulturës më të mirë përparimtare europiane. Ndonëse nuk kam qënë në rrethin e miqve të tij të ngushtë, ndihem me faj që nuk munda të kontribuoj sado pak që ai të mos ndihej i vetëm në betejat e brendshme dhe të jashtme që ia harxhuan deri në ekstrem dëshirën për të qënë më gjatë me ne. Uroj që dikur diku të prehesh i qetë, mik!

MERO BAZE: Lasgush Poradeci mbahet mend për një dialog shterues për fajin e shoqërisë ndaj intelektualëve. Në pikun e përndjekjes së intelektualëve, ai ju drejtua një prej atyre që nuk ishte as vrasës dhe as viktimë duk e shkundur nga supet ”Po i vrasim intelektualët” tha. “Ja dje e vramë dhe një, unë dhe ti”. Bashkëbiseduesi e qetësoi duke i thënë se ata të dy nuk kishin faj, por poeti që drithërimat e shpirtit nuk i merrte nga pushteti por nga limfa e shoqërisë, këmbënguli duke thënë se ata të dy ishin vrasësit, pasi ata po i linin të vriteshin. Ky pasazh që shndrin në biografinë e poetit ëndërrimtar që u shua i izoluar dhe pa shpresë, më shoqëroi në mëngjesin e parë pa Danin. Adrian Klosi nuk ishte një ëndërrimtar që dëshpërohej lehtë dhe as një intelektual që përkulej kollaj. Ai pati fuqinë të ishte në shumë momente të historisë në anën e duhur. Mes studentëve të Dhjetorit në vitin 1990, përballë dhunës dhe deformimeve të demokracisë deri në vitin 1997, i papajtueshëm me meskinitetet e politikës klinteliste nën pushtetin e socialistëve dhe së fundmi i lirë në universin tij prej botuesi, përkthyesi dhe intelektuali të angazhuar. Për shoqëri si kjo e jona, intelektual të tillë, prodhojnë një sistem vlerash unike që nuk i ngjan as vlerave që prodhon politika dhe institucionet dhe as pseudovlerave që krijojnë elitat e pushteteve. Mendje të tilla të hapura si Adriani, vlejnë për të thyer dilema të mëdha të shoqërisë, për të zgjedhur mes parimores dhe personales, mes klientelizmit dhe konkurrencës, mes qytetarisë dhe primitivizmit, mes fines dhe vulgaritetit dhe mes kulturës e injorancës. Fuqia e një shoqërie për të bashkëjetuar me vlera të tilla, është fat për shoqërinë, ashtu sikundër pafuqia për tua bërë jetën të lehtë intelektualëve të tillë, është një dështim i të gjithë të gjallëve. Adrian Klosi iku jo për të na bërë doemos fajtor, por së paku për të thënë se po ikën pa na patur ndonjë borxh. Edhe pse jeta e tij ishte e mbushur me vepra të rëndësishme dhe beteja plot kuptim, vendimin më të rëndë të jetës së vet dhe më të pakuptimtin në dukje, ai e mori duke i’a përcaktuar vetë fundin jetës. Si për të na e hequr mundësinë ta gjykojmë atë dhe për të na bërë t’i bëjmë një gjyq vetes sonë.

BATON HAXHIU: Ndonjëherë duhet të vdesësh për ta parandaluar vdekjen. Kjo i shkon për bukuri emrit, veprës dhe jetës se Ardian Klosit. Pasi bën gjithçka njeriu në jetë, nëse guxoj ta them, dhe mbetet i pafuqishëm në mençurinë e tij, atëherë nuk mund t’i durojë të dyja rolet: Edhe të intelektualit që dëshiron ta ndryshojë vendin dhe jetën e të tjerëve, edhe të atij që duron shkatërrimin në të njëjtën kohë. Nuk mund të durosh njerëzit që jetojnë në të njëjtën kohë edhe me shkatërrimin edhe me heshtjen pse diçka po shkatërrohet. Personalisht, kur jam shpallur pa dashje i vdekur, do dëshiroja të mos i njihja dhe takoja shumë nga njerëzit dhe situatat, pasi jam dal i gjallë në boten ku tash jetoj. Aty, prej andej, e sheh botën e vërtetë hipokrite. Që kur të vdesësh të duan të vdekur, dhe sapo shpallesh i gjallë të urrejnë për vdekje. Dikush mund të pyes se çfare kuptimi ka një shkrim dhe disa fjalë për një të vdekur. Ai nuk dëgjon fjalët që i thuhen. اfarë kuptimi ka të shkruhet nga të gjallët për një të vdekur – në këtë rast për Klosin. Arsyeja për të shkruar për Ardian Klosin nuk është vdekja e tij. As guximi i tij për të “dënuar” veten e tij me ikje në botën e përtejme. ثshtë momenti për të shkruar për një të vdekur që t’i kujtojmë të gjallët që jetojnë si ai dhe shkruajnë dhe mendojnë si ai. Që kanë vizionin e tij për një botë që ai e përfytyronte në shkrimet e tij. E kam kuptuar se vetëm kur vdes njeriu – dhe i lë shkronjat, i le mendimet – ato fillojnë të bëhen të fuqishme. Kur jeton si i gjallë me shkrimet e tija të forta dhe kritikuese, nuk i bëhet askujt vonë që të vërtetat e tij të poshtërohen dhe mospërfillen duke përfshirë edhe personin vet. Thjeshte nuk të duan nëse nuk je brenda llojit. Kush ka jetuar me mënyrën e Klosit, ka pranuar përgjegjësinë për të krijuar dhe mbajtur një strehë të një pjesë të botës shqiptare, ku mund të lulëzoj arsyeja krijuese. Kjo do të thotë të shpëtosh farën e një bime nga rrebeshet e stuhishme, nga balta e përmbytjeve dhe për ta vënë anash në një fidanishte ku jetës i jepet kuptim. Dhe kjo i drejtohet jo vetëm atij që ka vdekur por edhe të gjallëve që i drejtohen të ardhmes. Ne duhet të mbjellim të gjitha ato që ka shkruar Klosi, t’i interpretojmë, t’i shumëzojmë, t’i rrisim dhe t’i fusim në mesin e origjinës kulturore ku ai ka lulëzuar dhe ka vdekur duke i lënë ato në botën e një gërmadhe kulturore. Tashmë kur ai ka vdekur, kjo fare e krijuar nga ai, duhet të rimbillet dhe të kryej një cikël të ri lulëzimi dhe krijimtarie në mesin e të gjallëve. Ne duhet të synojmë që veprat e Klosit të sigurohen edhe për vazhdimësinë e llojit, sepse nuk mund të flasim për shpirtin e tij dhe kuptimin e veprës që ai ka lënë pa e rinovuar dhe kujtesën dhe kulturën e tij të krijuar prej një cerek shekulli. Por duhet ta kemi të qarte të gjithë ne që jetojmë në kohën e Klosit, se ajo që ka qenë e patolerueshme për Klosin është edhe për ne, por jo për të gjithë e sidomos jo për “ata”. Prandaj Klosi ka vdekur për ta parandaluar vdekjen sepse ndonjëherë është më mirë të vdesësh për të jetuar gjatë…. I qoftë i lehte dheu e respekt për dijen dhe shkronjat e tij.

ARBEN KUMBARO: Dani dinte të qeshte si fëmijë, gjë që e bëjnë pak njerëz në moshën e tij. Mendoj kjo, sepse ai ishte nga njerëzit më seriozë që unë kam njohur mes të paktëve që Shqipëria ka pasur si ai. Sa herë gjerbja kafen e radhës me Danin mes bisedave, që asnjëherë nuk mbaj mend të kenë qenë kotësi, sapo na rrëmbente një valë trishtimi për shumë gjëra që na rrethonin, ai gjente rast e bënte humor si për të më dhënë kurajo. Dani ka qenë ndër të radhët intelektualë të këtij vendi të cilit memorja kolektive e shqiptarëve i detyrohet për angazhimin dhe kurajon tij publicistike, “Par Excellence”, në shumë hapësira të jetës tonë. Si radhë kush mes nesh në këto dekada epokale në jetën e shqiptarëve ai diti me shumë sqimë të ish vetvetja dhe të mos kursehej asnjëherë për gjithçka që na shqetësonte e na dhimbte të gjithëve ne. Përpjekja “Sizifjane” e Danit, shkrimet e shumta, përkthimet e pazëvendësueshme, betejat qytetare, kujtimet dhe mbresat që ai la mes nesh do ta bëjnë atë të paharueshëm dhe ne që patim fatin ta njohim nga afër të ndihemi krenarë që e kishim mik.

BLERTA KRAJA: A asht ngjitëse vetëvrasja doktor? Doktori bahet gati me m’u përgjegj, por mu s’më duhet përgjigjja tashma. Në janarin pranveror të këtij viti u ritakova për të satën herë me mikun tem të shtrenjtë Ardian Klosi, ashtu në një dhomë të pastër spitali, ai me nji libër n’dorë, si gjithmonë. Shprehte çudi pse njerëzia qenkan çu peshë për çfarë i kishte ndodhë. Ah Zot, sot nuk do doja të isha thjesht një mike, që ka pranu një rrëfim profesional avokator, por nji njiri i lirë dhe me i thanë gjanat me za të naltë, që tanë ta ndigjojnë se Ardian Klosi ky shpirt i pastër dhe i drejtë din m’u fliju, me na zgju nga limontia, ne konfirmistëve të pamoraltë të shoqnisë së re. Do të dosha që Ardiani me kenë si Krishti dhe m’u ringjallë, e me diskutu mbrapa sesi shoqnia jonë i përballon fenomene të tilla. Në fakt Ardiani duhet m’u ringjall se përndryshe një pjesë e madhe e aktivitetit kulturor në Shqipni do të shuhej… Sa shumë libra ka shkru, po aq ka përkthy me një intensitet dhe cilësi të admirueshme. Betejat qytetare të Ardianit janë të panumërta, frymëzuese, e sot ende nuk asht shkru e folë për ta sa duhet. Por, unë s’du me e besu se Ardiani na ka thanë lamtumirë përgjithmonë, du me fjetë me andrrën se asht strukë diku me shkru nji kryevepër. As tragjizmi në vargjet e Camajt, shkrimtarit tij t’preferuem se: “Sonte më lajmëruen se ka vdekë një njeri, prandaj jam i trishtueshëm, Lule.”, nuk arrin me shpreh dhimbjen e thellë, kur nji Njiri i papërsëritshëm e plot vlera largohet, pa lanë zëvendësues të llojit të tij.

SPARTAK NGJELA: Vdekjen e Ardian Klosit gjithkush që i ka njohur dhe që i njeh zhvillimet e kulturës shqiptare, do ta konsideronte një humbje të madhe për letërsinë, gjuhën dhe publicistikën shqiptare, por sigurisht që kjo nuk mjafton. Koha sjell gjithmonë një rast në histori kur individë të veçantë janë të përkushtuar kundrejt shoqërisë së tyre për të sjellë diçka të veçantë, për të dhënë diçka nga vetja dhe për të krijuar një frymë të re në zhvillimin e vizionit të ri të saj. Një nga këta ishte, pa dyshim, Ardian Klosi. Njohës i thellë i gjuhës shqipe, përkthyes dhe publicist brilant, ai shkëlqeu njëherësh edhe si gjuhëtar. Kishte një ngulmim permanent për të krijuar një idiomë të re në zhvillimin e letërsisë, stilit dhe thellësisë ideore nëpërmjet fjalës shqipe, dhe unë mendoj se ia arriti. Përktheu në shqip kryevepra të letërsisë botërore, dhe krijoi nivelin e tij në këtë aspekt; përpunoi më tej fjalën shqipe në thellësinë e saj kur i dha shqiptarëve një fjalor dy gjuhësh: gjermanisht –shqip; shkroi mijëra faqe artikuj dhe u përkushtua seriozisht për kulturën shqiptare dhe, njëherësh, e mendoi zhvillimin kombëtar si një refleks individual të një individi autonom; kërkoi të fliste me shoqërinë e tij me një gjuhë të niveli të lartë, dhe i kumtoi asaj dinjitet në trajtimin e fenomeneve shoqërore apo politike. Nuk u bashkua në asnjë çast me tiranitë apo diktaturat që rrëshqisnin e rrëshqasin rëndom në këtë vend, dhe kërkoi gjithmonë një substrat shqiptar, europian dhe perëndimor në thellat e historisë së Shqipërisë. Koha do t’i japë gjithmonë Ardian Klosit vendin e tij si humanist; si një njeri të ditur që nuk u shkëput asnjëherë nga respekti për shoqërinë e vet; si letrar dhe gjuhëtar, por, më së shumti, do ta vlerësojë që asnjëherë nuk pranoi, që, për interesa të ngushta, të bënte lëshime në dy kolanat kryesorë që kishin sjellë konstitucionin e tij intelektual e shpirtëror: në humanizmin si substancë të lirisë, dhe, në drejtësinë shoqërore si substancë të moralitetit të tij.

PREا ZOGAJ: Ardiani nuk u muar nga kjo botë si shumica e njerëzve , por iku; nuk e priti, por e thirri vdekjen e tij, madje e bëri vetë, me një kurajo mbinjerëzore apo me një lehtësi hyjnore – kush e di. Nuk ka kush të na e thotë si dhe qysh, nuk ka autopsi dhe as kuti të zezë që të zbulojë arsyen finale të ndarjes së këtij intelektuali me jetën, atë moment dramatik vetmohimi në rrethimin e vrazhdë të pyetjeve pa asnjë përgjigje apo në rrethimin e bardhë të përgjigjeve pa asnjë pyetje. Ajo që dimë e mund të themi duke u nisur nga shembujt me të bujshëm të vëtvrasjeve është se kur vret veten artisti- çfarë ishte pa asnjë dyshim Adrian Klosi- helmi është i tepërt. Për një rastësi të çuditshme, më ka ndodhur të shkëmbehen shpesh ditët e fundit me të në rrugën e bukur buzë liqenit të Tiranës, unë duke e çur me këmbë, Adriani duke shkuar e duke ardhur me biçikletë. Përshendeteshim përzemersisht dhe as më shkonte mendja se ndërsa unë po ushtrohesha kundër mpirjeve, ai po kërkonte të të rilidhte mes gjelbërimit të njomë dhe ajrit të kulluar të pranverës fillin e këputur të dëshirës dhe motivit për të jetuar. Nuk ia doli me sa duket. Verdikti ishte dhënë dhe ai u kthye si një luftëtar për të shkruar fjalët e fundit në fund të rrugës së tij pa kthim prapa dhe pa vazhdim të ndershmërisë. Përveçse një përkthyes dhe publicist i klasit të parë, ishte një vullnetar dhe luftëtar i Mjedisit me “M” të madhe- i tokës, i shpirtit, i detit, i mendjes, i ajrit, i kulturës, i politikës… Qëndroi gjatë në këtë front, u perlesh gjatë me Ndotjen dhe kundër Ndotjes në betejën e jetës së çdo intelektuali. Por paskësh qenë më i brishtë, më i thyeshëm, më i tërheqshëm, ndoshta edhe më i preferuar se sa e dinim nga sirenat e përtej jetës.

ARLINDA DUDAJ: Dani mik i shtrenjte, s’do ta kisha menduar kurrë se do të ulesha të të shkruaja fjalë lamtumire kësisoj, megjithëse e kam ditur që po luftojë pareshtur me atë “Dobësi të mallkuar” siç e quajë edhe vetë, e m’është aq e vështirë dhe e pamundur t’i rendis të gjitha, edhe pse për ty mund të thuhen aq shume fjalë. ”Duhet të bëjmë durim, ja edhe pak se do të kalojë, nuk do t’ua lëmë Shqipërinë horrave”, po me sa duket nuk e gjete dot përgjigjen pozitive të kësaj fraze që përserisnim shpesh. Na mbeten aq projekte të pambyllura, një libër yti i pabotuar (do të botohet mos u merakos e do ëe dalë shumë i bukur e do të reflektohen gjithë manitë e tua perfeksioniste), Salman Rushdie mbeti në duart e tua, askush s’do të mund ta perkthejë aq bukur sa ty… Ti e doje aq shumë këtë gjuhë e këtë vend, që oh tmerr, nuk e ka luksin të humbasë njerëz si ty, ky vend do ta vuajë shumë mungesën tënde, betejat e tua të mira, dashurinë e përkushtimin tënd për gjithë gjerat e bukura e të vlershme, shkrimet e tua të mençura, autorët e tu të dashur, dorën tënde të kujdesshme, mendimet e tua të thella e aq mjeshtërisht të radhitura. E Vdekja jote na pyet të gjithëve, mosdëshira jotë për të jetuar cerret alarmin e thekshëm se Shqipëria jote, e jona, po vuan nga një sëmundje shumë e rëndë. Askush s’duhet të dalë i larë e i qetë pas kësaj, as ata që të përbaltën e as ne që të deshëm shumë, se ti e meritoje aq shumë të jetoje, se ne të gjithë kemi aq shume nevojë për njerëz si ti. U prehsh në paqe miku im ndërsa ne do të vijojmë të jetojmë në mosharresen tënde.

ARTAN SHKRELI: Dan Klosi… sa emër i dashur! Dani, çfarë privilegji ta kishe mik! Ku është ai tani? Pse iku? Pse nuk e besuam krejtësisht asnjëherë atë njeri? Pse menduam se pas asaj që thoshte kishte diçka tjetër? Pse njohim kaq pak intelektuale në Shqipërinë tonë? Jam menduar gjatë për këtë dhe nuk kam arritur kurrë të numëroj dhjete syresh… As edhe një herë të vetme! Dhe tani e kuptoj pse sepse prania e Klosit kish përcaktuar një cak të lartë, shumë të lartë. Kujtoj ndeshjet e tij, betejat e tij: Betejën e humbur për europianizimin e Televizionit Publik; betejën e humbur për të drejtat e autorit dhe të botuesve; betejën e humbur për restaurimin e gjuhës së gjymtuar shqipe, nga genishtja tek Reinholdi; betejën e humbur për ndalimin e importit të plehrave të botës ndër ne; betejën e humbur për kauzat e mëdha ambientaliste: gjirin e Vlorës, shkallën e Tujanit, kodrat e gjelbërta të Tiranës…; betejën e humbur për mbrojtjen e Monumenteve Kombëtare të Shqipërisë: fshatrat e jugut, shatrivanin dhe parqet e Namasgjase, Piramiden dhe sheshin e Tiranës; betejën e humbur me gja-patriotet për zdritjen e historisë shqiptare, për Arbeninë Venedike, Skenderbeun e Ali Pashën; betejën e humbur për edukimin e fëmijve me kulturën tonë autentike nga Camaj tek Ali Asllani; betejën e humbur për rrënjosjen e një kulture gjermane përmes eseve, përkthimeve e venieve në skenë në Shqipërinë e shkatërruar moralisht; betejën e humbur shumë keq për emancipimin e shoqërisë; betejën e humbur për demokracinë… Ah, kjo e fundit ose e para farë krejtësisht e humbur! Betejen e humbur për… çka tjetër ende (?), sa shume humbje, sa shumë beteja! Dhe ne e shihnim si alien të mirë, por që ishte ca i çuditshëm, e nganjeherë “i jepnim dhe ndonjë dorë”. Po Ardiani fitoi luftën pikërisht sepse i humbi të gjitha betejat, luftën që e humbasin përherë më të shumtët po edhe thuajse të tërë ata që mes të shumtëve dallojnë: Luftën kundër hipokrizisë dhe vulgaritetit, kundër mjerimit shpirtëror dhe mediokritetit, kundër rrënimit të ngadaltë po të pandalshëm të dinjitetit, atë luftë që ngjan se krejt shoqëria shqiptare po e bën pa kurrfarë rezultati. Kjo e bën Klosin një shqiptar të pazakonte, një fitimtar në luftën e të humburve që numërojnë fitoret e tyre të zakonta. Kjo e bën edhe ekzistencën e tij një privilegj asnjëherë vërtet të merituar për shumëkënd që e njohu në gjallmeni të vet. “Klosi do të jetë kryqi ynë, të cilin do e mbajmë në shpinë gjithë jetën”, tha Ard Vehbiu me të marrë vesh lajmin “të gjithë duhet të kishim bërë më shumë për të”. Fshikulluese kjo frazë, por e vërtetë. Të gjithë e shtymë nga pak ne humnerën e akullt ku ai ra pa kthim. Të gjithë nga pak. Kush thotë jo, le të ngrejë dorën… Lamtumire o shok!

FALMA FSHAZI: Një vend i zbrazet që asgjë se mbush ai i mikut që ikën. Por momentet e ndara do vazhdojnë t’a jetësojnë at’hapësirë.
Ne të gjithë humbëm një njeri në të cilin lindte e rilindte në vazhdimësi shqipja e Shqipëria.
Qoftë në një vend më të mirë.

BLENDI GONXHJA: Si gjithnjë me të ishte në mes humori e kur, në një rast e takova në Tiranë të sapokthyer familjarisht nga Gjermania, i thashë: O Dan, u çmende që u ktheve në këtë vend të marrë? S’bëj dot pa marrinë kreative të këtij vendi më tha siç thoshte shpesh. Do ta mbaj përherë mend ashtu, gati si i turpëruar që gjërat nuk shkonin siç do të donte ai, me sqimën e afatet utopike të tij. E njihte mirë e bukur jetën, dituria s’e bënte t’u fshihej përgjegjësive, s’kishte frikë nga asgjë, ishte njëmijëherë më burrë Ardiani se sa shumë që na shurdhojnë veshët përditë si të tillë. Më duket se nuk deshi më t’i mbijetonte pamjes përpëlitëse të nënshtrimit të përgjithshëm ndaj injorancës. Zgjodhi të jetojë jashtë “klasit” banal dhe iku me klasin e sërës së një specieje në zhdukje… Në kujtimet e mia dhe besoj të gjithë atyre që këtë të trishtë pa Danin ndjejnë borxhin të luftojnë edhe më shumë që ky vend t’u ngjajë sadopak ëndrrave të tij, Ardian Klosi do të mbetet doktori i qytetarisë që jam shumë krenar që më quajti e më deshi mik!

PANDELI MAJKO: Mençuria ka demonët që sofistikojnë të thjeshtën. Publicisti dhe antikonformisti i brezit të tij, Ardian Klosi ndërroi jetë. Civilizimi dhe qytetaria shqiptare shënojnë një humbje të papritur në kohën që jetojmë.

DAUT GUMENI:I dashur Ardian! Sot motrat dhe njerëzit e familjes me të gjithë miqtë e tu, nuk e prisnin t’i detyroje të të thoshnin këtë lamtumirë të hidhur! Nuk e prisnim asnjëri prej nesh që të zgjidhje një ikje aq të ngutur, kur prisnim aq shumë prej mendjes tënde të hapur e prej penës tënde të mprehtë! Nuk e prisnin motrat të mbeteshin pa vëllain e vetëm. Nuk e prisnim as miqtë e tu të shumtë që të largoheshe duke u ngutur aq shumë në një copë udhë, fundin e të cilës e kemi të gjithë të siguruar. Sepse prisnim prej teje të ndihmoje më gjatë njerëzit e tu, shokët e miqtë e tu, të ndihmoje dhe ecjen e këtij vendi të nëmur për t’u varfëruar nga njerëzit e vet më të aftë e më të mirë, mu atëkohë që ka më shumë nevojë për mendjen e tyre të kthjellët e për zemrën e tyre të dhembshur. Aq më pak e prisja unë, si një nga miëtë e tu më të moshur, të më detyroje për të hedhur në letër këtë lamtumirë të hidhur! Lamtumirë miku im i mençur e bujar! E para herë që u ngute në jetën tënde, u ngute për të na lënë më të varfër e më të vetmuar. Lamtumirë miku i të Mirës, miku i të Bukurës, miku besnik i të Vërtetës! Kjo lamtumirë e detyruar nuk besoj se është e mjaftueshme për të treguar përmasën e vërtetë të zbrazëtisë, që lë prapa njeriu , i cili e zgjedh vetë të shpejtojë mbarimin e udhës së tij në këtë jetë. Por lamtumira e hidhur për mikun e çmuar, lamtumira e hidhur për publicistin e prerë, për gjuhëtarin e përkushtuar, për qytetarin e pakursyer e për njeriun e vlerave të vërteta, Ardian Klosi, është po aq e pamjaftueshme sa ç’qe dhe e papritur ikja e tij nga mesi ynë. Prehu në paqe, miku ynë Ardian, që ta durojmë më mirë humbjen tënde!

ARTAN LAME: Klosi ishte një prej atyre mëndjeve të ndritura, kalorës vetmitarë që janë aq qibarë sa nuk përzjehen dot me zullumet e çmëndurisë kolektive që e ka zënë këtë vend. Dhe, si të gjithë kalorësit vetmitarë të mëndjes, kur shohin t’u thyhet edhe heshta e fundit në murin e tollovisë njerëzore, vendosin të largohen. Por këtu zë fill tragjedia e tyre. Vdektarët e zakonshëm jetojnë në një botë tredimensionale dhe mund të kuptojnë vetëm një botë që ka gjerësi, gjatësi dhe lartësi. Kam kaq metra shtëpi, aq hektarë prona, kaq kate pallat, aq makina, mobilje, para në bankë, vilë në bregdet, portë të blinduar, miq në qeveri, dosje të mbyllura në prokurori, dyqane të dhëna me qera, përqindje në kazino, magazina të privatizuara, liçenca të mara të dhëna e të shitura, prona të njohura, të kthyera, të kompensuara, e të tjera gjëra tokësore që maten me gjerësi, gjatësi dhe lartësi. Ndërsa kalorësit e ndriçuar rrojnë zakonisht në një tjetër dimension, që s’ka të bëjë gjëkund me këto, mjaftohen me titullin “njeri i kënduar”, ndaj është sikur t’u flasësh milingonave të dheut për fluturimin e shqipeve. Vdektarët e zakonshëm kur nuk shohin më rrugëdalje, vendosin të largohen dhe e kanë kollaj, ndërrojnë vënd. Ca ikin nga qyteti i tyre e shkojnë diku gjetkë, ca të tjerë ikin nga Shqipëria për në Amerikë, Itali, Australi a ku di unë tjetër. Ndërsa kalorësve të mëndjes u mungon dimensioni gjeografik dhe, si të tillë, kur vendosin të ikin, ikin për fare dhe jo gjeografikisht. Bash këtë bëri edhe Klosi. Iku./Shekulli
 
Titulli: Pe: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Nje gje me ben pershtypje...c'jane kta pseudodoktore qe e len pacientin te lire duke e ditur qe gjendja e tij eshte akoma delikate!

Ne Shqiperi, sa qendra te specialuzuara ne psikiatri/psikollogji ka?!
Ka te semure mendor, qe jane nje problem sigurie per shoqerine, te cilet nuk jane te shtruar sepse ska vende te disponueshme.
Njerzit ne depresion, nuk duhet te rrine shtruar ne spital/klinike qe te sherohen. Duhet te marin mjekimin e duhur, dhe te kene mbeshtetje nga familja dhe njerzit qe mund ti ofrojne dashuri dhe ngrohtesi shpirterore. Keta njerez kane nevoj te gjejne shpresen, te implikohen perseri ne jete, te kene besim qe mund t'ja dalin, qe s'jane vetem.
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

kam njofur edhe une nje rast te tille qe sapo doli nga spitali beri suicid.....mbase edhe nga mjekimi sepse mjekimi u jep force fizike dhe jan me shum ne gjendje te vetvriten prandaj duhet me pas kujdes...kshu na ka then prof dhe s eshte aq e thjesht esht me e komplikuar ....
me vjen keq :(
 
Titulli: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Lamtumira e fundit Ardian Klosit
foto.php

Miqtë dhe familjarët i dhanë sot lamtumirën e fundit publicistit Ardian Klosi, i cili u nda nga jeta pak para mesnatës të së enjtes.​
Homazhet për nder të tij nisën në orën 12.00 në sallën qëndrore të Bibliotekës Kombëtare në kryeqytet, për të vijuar deri në orën 14.00. Në homazhe morën pjesë njerëz të letrave shqipe, qytetarë të thjeshtë, politikanë mes të cilëve edhe miku i ngushtë i Klosit, kryesocialisti Edi Rama. Në homazhe ka mbërritur edhe ambasadori i BE në Tiranë, Ettore Sequi, ndërsa një buqetë me lule në emër të presidentit të republikës është vendosur nga një pjesë e stafit të kreut të shtetit.​
Trupi i publicistit dhe kritikut Ardian Klosi prehet në varrezat e Sharrës.​
EDI RAMA: U NDERUAN NGA NJERثZIT E LETRAVE
“Ardian Klosi,vdiq për të mos vdekur kurrë. Njerëz të letrave e njerëz të zakonshëm po i japin lamtumirën Danit në Bibliotekën Kombëtare ku miku i tij Aurel Plasari organizoi homazhet. Dani do të dalë nga biblioteka për të shkuar në shtëpinë e fundme në varrezat e Sharrës, ashtu sic vendosi vetë””, shkruajti Rama në Twitter pas homazheve.​
AUREL PLASARI: HUMBI MODELI I SHOQثRISث TONث
“Kemi humbur një kritik të madh, në një kohë kur ankohemi që në shumë fusha nuk kemi kritikë. Besoj se shqisa e tij e humorit dhe ironisë do t’i mungojë shoqërisë shqiptare. Brezi ynë ka bindjen e modelit që ai ka lënë, një model që duhet ndjekur nga të rinjtë, në kulturë apo shoqërinë civile”, tha drejtori i Bibliotekës Kombëtare.
PASKAL MILO: IKU KORIFEU
“Nganjëherë nga kjo botë kështu si pa e kuptuar lindin mjaft njerëz që nuk i manifestojnë vlerat e tyre të vërteta sepse janë shumë thjeshtë, janë njerëz që mbi të gjitha tregojnë me anonimalitetin e tyre, gjithë botën e tyre të brendshme intelektuale që kanë. Dhe Ardiani kishte një botë shpirtërore të pasur dhe nuk lodhej të manifestonte ato vlera.
Të vjen keq për cdo humbje njerëzore, por kur humbin vlera të tilla të rralla, është e vështirë ta pranosh. Dani do kujtohet si një nga korifejtë e intelektualizmit shqiptar, kështu do kujtohet përherë”, deklaroi politikani Milo.
RREFEHET MOTRA: NUK E PRISNIM
“Nuk e prisnim. Kishte sjellje normale”- tregon Etleva Klosi. Motra e Ardian Klosit e vlerëson se ai “ishte një figurë dhe personalitet i vlerësuar.” Trupi i pajetë u transportua ne institutin e mjekësisë ligjore, ku i nënshtruar ekspertizës ndërsa nesër pritet të zhvillohet ceremonia mortore.
KUSH ISHTE ARDIAN KLOSI
Ardian Klosi ishte publicist, shkrimtar, përkthyes, aktivist i shoqërisë civile dhe mendimtar i njohur. Klosi lindi në vitin 1957 dhe u diplomua në vitin 1981 në degën Gjuhë-Letërsi në Universitetin e Tiranës.
Më pas, në vitin 1990 mbrojti me sukses studimet doktorale. Në vitet e para të demokracisë, në 1993, ai u transferua ne Gjermani ku jetoi pesë vite. Atje Klosi u njoh me fotografen Jutta Benzenberg e cila do të bëhej edhe bashkëshortja e tij. Nga kjo martesë Klosi pati dy vajza.
Pas 1998-s, Klosi u rikthye në atdhe, dhe nga ajo kohë u angazhua fuqishëm në aktivitetet e shoqërisë civile, në botën e letrave dhe të mendimit. Vitet e fundit të jetës publicisti Klosi u shfaq edhe si ambientalist. Ai dha një mbështetje të madhe kauzave të shoqërisë civile edhe sa i përket mbrojtjes së trashëgimisë kulturore, ku vecojmë aktivizimin e zotit Klosi kundër shembjes së piramidës. Veprimtaria e Ardian Klosit është e lidhur vecanërisht me librat. Krijimtaria e tij është shumë e pasur dhe midis librave të ndryshëm, veçohen “Refleksione” , “Shqipëria, zgjim i dhunshëm”, “Quo vadis Shqipëri” dhe “Shqipëria ç’mund të jetë”. Ai gjithashtu publikoi vepra në gjermanisht, si “Mbijetesë Shqiptare” dhe botoi fjalorin gjermanisht-shqip, në bashkëpunim me disa autorë të tjerë, në vitin 1997.
Një kontribut të madh Klosi ka dhënë edhe në fushën e përkthimit. Për punën e tij në këtë aspekt Klosi është vlerësuar disa herë me cmime si përkthyesi më i mirë. Në vitin 2008 me përkthimin e veprës “Skënderbeu” të studiuesit Oliver Jens Schmitt, Ardian Klosi solli një imazh të ri të Heroit Kombëtar dhe ngjalli shumë debate në opinionin publik. Në vitet e fundit, Klosi kishte formuar një profil të njohur si një opinionist dhe mendimtar i temave politike dhe sociale në vend, duke u shndërrua në një figurë mediatike të njohur për publikun shqiptar. /shqiptarja/
 
Pe: Publicisti Ardian Klosi gjendet i vdekur, policia: ثshtë vetëflijuar

Me vjen keq...Ka qene i afte ne ate profesion por te them te drejten ska qene profesion per te...Te jesh kritik dmth te jesh i afte te paraqessesh argumentet me bindje dhe te jesh i gatshem qe te presesh presione,debate,kundershtime te cdo lloj gjeje...Une e kam ndjek ne 2-3 emisione,ka qene shume i sakte,ka qene i vendosur dhe i sigurte ne ate qe thoshte ama i merrte shume personale,dmth debatonte me emocione qe te linte te kuptonte,qe gjerat e profesionit i perjetonte ne vetvete...Ndoshta gjerat jane me te thella se kaq,gjithsesi ngushellime familjes,e me vjen keq qe keta ''mendjet e medha'' perfundojne ne menyra te tilla...Sido te vije jeta,sido te vijne hallet,problemet gjerat,cdo gje ndodh per nje arsye ama cdo gje e ka nje zgjidhje,por jo zgjidhjen qe i fund cdo ''zgjidhje'' tjeter...
 
Back
Top