Psikologjia

Ridexxx

Antarë i Respektuar
Fjalorth psikologjik

Bihejviorizem
Dege e psikologjise qe ka si objekt studimi vetem sjelljet e vezhgueshme, pasi keto mund te deshmohen, te pershkruhen dhe te maten me terma objektive.

Kompleksi Edipit
Sipas teorise psianalitike , nje faze zhvillimi qe ndodh rreth moshes pese vjec, gjate se ciles nje djale ndien deshire te pavetedijshme seksuale per te emen dhe do qe t’i zere vendin te atit ose ta vrase ate.

Koncepti mendje-trup
Koncept qe percakton nderveprimin mes ndodhive mendore e fizike, I formuluar nga Rene Dekarti

Konjitiv
Qe lidhet me proceses mendore si perceptimi, kujtesa ose te menduarit.

Mekanizem mbrojtes
Ne teorine psikanalitike ,reagimi mendor qe ndodh per te shmangur ankthin permes pavetedijes.

Disonance konjitive
Nje mosperputhje mes besimeve ose ndjenjave qe con ne gjendje stresi.

Ego
Nje term psikanalitik per nje nga tri elementet perberese te njeriut {Idi, superegoja}.Egoja eshte ana racionale e personalitetit qe lidhet me boten e jashtme dhe kerkesat e saj. Eshte pergjegjese per kontrollin e instikteve.

Depresion
C'rregullim i humorit qe karakterizohet nga ndjesia e humbjes se shpreses dhe mendimi se nuk vlen, shoqeruar me plogeshti dhe humbje te kenaqesise. Ne raste te skajshme, depresioni mund te perkeqesoje fuknsionimin normal dhe mund te coje ne mendime vetevrasese.

Determinizem
Doktrina, sipas se ciles te gjitha ngjarjet, veprimet dhe zgjedhjet percaktohen nga ngjarje te shkuara ose me shkaqe qe kane ekzistuar me pare.

Instikt
Shtysje natyrore ose prirje e natyrshme. Ne psikanalize keto jane forca dinamike qe motivojne personalitetin dhe sjelljen.

Fobi
Ankth, qe karakterizohet nga frike e forte, zakonisht e paarsyeshme

Personalitet
Tiparet dhe karakteristikat e qendrueshme mendore dhe sjellore te nje njeriu, qe e shtyne ate te sillet ne menyre te qendrueshme me kalimin e kohes.

Psikanalize
Teresia e teorive dhe metodave terapeutike te Zigmund Frojdit, te cilat zbulojne proceset e pavetedijshme qe ndikojne ne sjelljen njerezore.

Skizofreni
Nje grup crregullimesh te renda mendore {fillimisht e njohur si demence e parakohshme} qe demnton shume funksione te trurit. Karakterizohet nga turbullima te dukshme te mendimit, mungese emocionesh ose emocione pa vend dhe kuptim te shtremberuar te realitetit.
 
Redaktimi i fundit:
Po kur tkapin emocionet shpejt ça quhet
 
Po kur tkapin emocionet shpejt ça quhet

Emocionet ndahen ne gjashte emocione themelore: zemerim,neveri, frike, lumturi,trishtim, habi. Kur te kap emocioni reagon vetvetiu ndaj gjerave qe te ngacmojne kto reagime emocionale dhe ky reagim shpesh ndodh para se vetedija te regjistroje shkaqet e emocionit.
 
Sapo sheh ndonje ushqim te shijshem, njeriut te uritur i leshon goja leng. Bihejviorizmi nga Ivan Pavlov

Shume zbulime kryesore qe jane bere kur psikologia moderne ishte ende ne hapat e pare, ishin pasoje e kerkimeve te shkencetareve, qe punonin ne fusha te tjera. Fiziologu rus Ivan Pavlov, eshte nje prej pionereve me te njohur , i cili duke vezhguar se c'ndodhte arriti ne disa pefundime te papritura.
Gjate viteve 1890, Pavlov beri nje sere eksperimentesh me qente, duke perdorur pajisje te ndryshme, qe ua kishte futur atyre ne trup me ane te operacioneve per te matur rrjedhjen e pershtymes kur kafshes ushqeheshin. Ai vuri re se qente sekretonin peshtyme jo vetem kur hanin, por edhe kur nuhasnin ose shihnin ushqime te shijshem. Ata prodhin pershtyme edhe gjate kohes qe prisnin te ushqeheshin, pra, vetem se pse shihnin qe po u afrohej njeriu qe kujdesej per ta. Nga vezhgimet , Pavlovi vuri re lidhjen mes ngacmuesve te ndryshem dhe reagimit qe ngjallnin ata. Ai kreu nje eksperiment, ku vuri ne pune nje metronom me kercitje, para se t'u jepte ushqim qenve, Kete proces e perserit disa here, derisa pa se kafshet e lidhnin gjithmone tingullin e metronomit me ushqimin. Ky "kushtezim " shkaktonte sekretimin e peshtymes te qenve. Ne eksperimente te tjera, Pavlovi e zevendesoi metronomin me nje zile ose bori, me nje drite qe ndizej dhe me fishkellima me intesitet te ndryshem. Pavaresisht nga lloji i ngacmuesit, perfundimi ishte gjithmone i njejte; pai krijohej nje lidhje mes ngacmuesit asnjanes { zile, bori ose drite} dhe ushqimit, qente i pergjigjeshin ngacmuesit duke sekretuar pershtyme.

Reagimi i kushtezuar
Pavlovi doli ne perfundimin se ushqimi qe u jepte qenve, ishte nje "ngacmues i kushtezuar" {NP} pasi ai u shkaktonte nje reagim te pamesuar ose te "pakushtezuar" {RP}, qe ne kete rast ishte sekretimi i pershtymes. Ndersa kercitjen e metronomit qe kthehej ne ngacmues per pershtymen, sepse lidhje me ushqimin tashme ishte mesuar, e quajtu "ngacmues te kushtezuar" {NK}.
Ne eksperimentet qe kreu me pas, Pavlovi tregoi se reagimi i kushtezuar mund te shtypej ose " te cmesohej" nese ngacmuesi i kushtezuar nuk do te lidhej vazhdimisht me ushqimin. Po ashtu, ai kreu eksperimente ku disa ngacmues lidheshin me dhimbjen ose me kercenimin. Ne keto raste, kafshet shfaqnin reagime te kushtezuara frike apo ankthi, prandaj sipas Pavlovit, nje reagim i kushtezuar mund te ishte si mendor, ashtu dhe fizik.
Teoria e kushtezimit klasik ose teoria pavloviane, apo ndryshe metoda eksperimentale e Pavlovit, ishte nje hap perparimtar per lulezimin e psikologjise si disipline shkencore e jo filozofike. Vepra e Pavlovit pati ndikim te madh, vecanerisht te psikologet bihejvioriste amerikane, si Xhon B. Uotsoni dhe B.F. Skineri
 
Redaktimi i fundit:
-Cfare ndodh me psikologjine e personit pas adoleshences ? ( subjektet jane ata qe bejne nje jete normale pa drama pa tragji)
-3 kushte qe e formojne njeriun dhe kur ?
-E kemi ne kontrollin mbi trurin apo truri mbi ne ?

Dmth eshte me shume si bisede , me mirekupto :)
 
Emocionet ndahen ne gjashte emocione themelore: zemerim,neveri, frike, lumturi,trishtim, habi. Kur te kap emocioni reagon vetvetiu ndaj gjerave qe te ngacmojne kto reagime emocionale dhe ky reagim shpesh ndodh para se vetedija te regjistroje shkaqet e emocionit.
Po emocionet kur je n vemendje?
Po thoja si quhet kur tkapin shpejt:p
 
-Cfare ndodh me psikologjine e personit pas adoleshences ? ( subjektet jane ata qe bejne nje jete normale pa drama pa tragji)
-3 kushte qe e formojne njeriun dhe kur ?
-E kemi ne kontrollin mbi trurin apo truri mbi ne ?

Dmth eshte me shume si bisede , me mirekupto :)
-Cfare ndodh me psikologjine e personit pas adoleshences ? ( subjektet jane ata qe bejne nje jete normale pa drama pa tragji)

Qe nga femijeria deri te pleqeria njeriu kalon ne 8 faza zhvillimi. Ne pyetjen konkrete ne fazen e gjashte intimiteti perkundrejt izolimit" mes moshes 18-30 vjec krijojme maredhenie te ngushta dhe perjetojme dashurine. Faza e shtate "brezat perkundrejt amullise", 35-60 vjec, lidhet me perkujdesjen tone per brezin e ardhshem. Faza e fundit "egointegriteti perkundrejt deshperimit", fillon rrethe te gjashtedhjetave.Kjo ndodh kur njerezit zene e mendojne per jeten e tyre te shkuar, ose deshperohen nga pafuqia fizike dhe realiteti i vdekjes. Nese kjo faze perjetohet mire atehernjeriu pranon jeten si dicka normale ne perjetimet psikologjike.
Psikologjia e njeriut formohet dhe zhvillohet duke kaluar ne tete faza te ndara e te paracaktuara mes lindjes dhe vdekjes. Nese kalojme me sukses cdo faze behemi individe te shendetshem nga ana mendore.

-3 kushte qe e formojne njeriun dhe kur ?
Femijeria
Adoleshenca
Maturia

Femijeria eshte baza kryesore e formimit te njeriut. Qe ne foshnje ajo shikon mjedisin perreth dhe fillon pervetesoje gjerat jetesore duke i njohur.
Adoleshenca meson nga gabimet dhe eksperiencat dhe fillon te njohe veten dhe te eksploroje njerezit.
Maturia, nga mosha 30 piqet mendja dhe gjykimi

-E kemi ne kontrollin mbi trurin apo truri mbi ne ?

Truri eshte proces kontrollues dhe komandues me zona te ndara fizik dhe mendor. Mendja eshte jo materiale por e ka qendren te gjendra pineale e trurit dhe merret me te menduarit. Ndersa trupi eshte si makineri qe vepron nepermjet lengjeve qe rridhnin ne sistemin tone nervor qe shkakton levizjen.
 
Po emocionet kur je n vemendje?
Po thoja si quhet kur tkapin shpejt:p
Katilo ta thashe pra
Kur te kap emocioni reagon vetvetiu ndaj gjerave qe te ngacmojne nga kto reagime emocionale dhe ky reagim shpesh ndodh para se vetedija te regjistroje shkaqet e emocionit. Quhet Ndrojtje, e ke nga Niki. Po kujdes mos e ben ne bleke. :lol:
 
A eshte e vertete qe njeriu ndryshon cdo 7 vite ?
 
jo, njeriu ndryshon nga proceset e rritjes ne faza te ndryshme.
Para sh viteve pashe nje film.
Praktikisht nje doktor le te themi, kish rrembyer nje vajze te vogel dhe e kish lene nje tip grope...
I conte here pas here ushqim, dhe te vetmen gje nga bota e jashtme i kishte lene nje kukull.
Ky psajko me pak fjale donte te shishte se cfare ben njeriu ne kushte ku ska dike qe socializon?
Por njeriu gjithsesi kopjonte...pra kjo vajza e vogel kopjonte cdo lloj kafshe qe mund te shihte, e te bente sic benin ata
madje ia doli edhe te kalonte gropen.

Pytja qendron ketu :
Ti si Rid, si mendon se do silleshe ne nje ambjent te tille ?:)
Cfare na ben socializimi neve ..? A sna ben kopje te kopjeve (cit.nje film te famshem)
3- Sa mendon se ti person je i kushtezuar nga te tjeret..?

P.s kur te lodhesh pergjigju kur ta kesh me qejfe pa merak :*
 
Katilo ta thashe pra
Kur te kap emocioni reagon vetvetiu ndaj gjerave qe te ngacmojne nga kto reagime emocionale dhe ky reagim shpesh ndodh para se vetedija te regjistroje shkaqet e emocionit. Quhet Ndrojtje, e ke nga Niki. Po kujdes mos e ben ne bleke. :lol:

Nuk e kisha për vete nfakt dhash shembull, i ndrojtur jam deri diku un por jo nga ish tashuria;p
 
Para sh viteve pashe nje film.
Praktikisht nje doktor le te themi, kish rrembyer nje vajze te vogel dhe e kish lene nje tip grope...
I conte here pas here ushqim, dhe te vetmen gje nga bota e jashtme i kishte lene nje kukull.
Ky psajko me pak fjale donte te shishte se cfare ben njeriu ne kushte ku ska dike qe socializon?
Por njeriu gjithsesi kopjonte...pra kjo vajza e vogel kopjonte cdo lloj kafshe qe mund te shihte, e te bente sic benin ata
madje ia doli edhe te kalonte gropen.

Pytja qendron ketu :
Ti si Rid, si mendon se do silleshe ne nje ambjent te tille ?:)
Cfare na ben socializimi neve ..? A sna ben kopje te kopjeve (cit.nje film te famshem)
3- Sa mendon se ti person je i kushtezuar nga te tjeret..?

P.s kur te lodhesh pergjigju kur ta kesh me qejfe pa merak :*
Patjeter Niki dhe faleminderit per interesimin te kjo teme.Te jesh e sigurt nga une do lexosh gjera interesante dhe te vlefshme.?
 
Para sh viteve pashe nje film.
Praktikisht nje doktor le te themi, kish rrembyer nje vajze te vogel dhe e kish lene nje tip grope...
I conte here pas here ushqim, dhe te vetmen gje nga bota e jashtme i kishte lene nje kukull.
Ky psajko me pak fjale donte te shishte se cfare ben njeriu ne kushte ku ska dike qe socializon?
Por njeriu gjithsesi kopjonte...pra kjo vajza e vogel kopjonte cdo lloj kafshe qe mund te shihte, e te bente sic benin ata
madje ia doli edhe te kalonte gropen.

Pytja qendron ketu :
Ti si Rid, si mendon se do silleshe ne nje ambjent te tille ?:)
Cfare na ben socializimi neve ..? A sna ben kopje te kopjeve (cit.nje film te famshem)
3- Sa mendon se ti person je i kushtezuar nga te tjeret..?

P.s kur te lodhesh pergjigju kur ta kesh me qejfe pa merak :*

Eksperimenti qe beri nje psikolog i famshem amerikan Eduard Thorndajku me teknika eskperimentimi eshte ajo e maces ne kafaz. Thorndajku krijoi "kafaze" per te vezhguar aftesite e tyre per te gjetur rrugedalje. Ai mbyllte ne kafaz nje mace te uritur, e cila duke eksploruar mjedisin qe e rrethonte, gjente sende te ndryshme, si filiqe spangoje, unaza ose butona qe shtypeshin, nga keto sende vetem nje syresh lidhej me shulin, qe mund te hapte deren e kafazit. Me kalimin e kohes, macja e gjente sendin qe e ndihmonte te dilte dhe pasi dilte, te hyrja gjente ushqim. Ky proces u perserit dhe u mat edhe koha qe i duhej maces qe nga casti i hyrjes deri te casti i daljes nga kafazi ne secilen prove; kjo tregonte se sa shpejt mesonte nje kafshe per mjedsin qe e rrethonte. Eskperimenti u zhvillua duke perdorur disa mace dhe duke e vene secilen prej tyre ne kafaze te vecanta, qe hapeshin ne menyra te ndryshme. Thorndajku vuri re se sa me shume i perseritnin maces keto eksperimente, aq me pak kohe u duhet te mesonin se cili veprim ishte i panevojshem dhe cili ishte frytdhenes. Ky eksperiment ne formule perben thelbin e psikologjise bihejvioriste, koncepti i lidhjes mes ngacmuesve {situatave} e reagimeve dhe raporti i tyre ne procesin e te mesuarit dhe sjelljes. Sipas Thorndajkut, kur behet nje lidhje mes nje ngacmuesi {N} dhe nje reagimi {R}, ne tru krijohet nje lidhje perkatese nervore. Kete lloj ngacmim - reagimi, ai e quante "koneksionizem" duke shpjeguar keshtu se lidhjet e krijuara gjate te mesuarit { sic bente vajza me kafshet} nguliten ne skemat e trurit.

Persa i perket pytjes tjeter si do ishte reagimi im ne nje ambjent te tille ? Nese kam nje synim per te dal nga situata atehere do shperblehem duke i qendruar synimit deri ne fund. Automatikisht ne kete menyre do e rigjeneroja force dhe energji per te mbijetuar deri ne rrugedalje. Cdo njeri pavaresisht nga natyra qe ka mund te mesoje te gjeje rrugedalje por me nje kriter te forte emocional, ky eshte kushtezimi psikologjik.

Ktu te tregoj cit. i filmit Fight Club- Brezi ynë nuk ka përjetuar as Depresionin e Madh e as Luftën e Madhe. Lufta jonë është luftë psikologjike. Depresioni ynë është jeta jonë ...
 
Redaktimi i fundit:
Para ca koheve pata hapur nje teme
Tema ne te vertete ska asgje te vecante por ne cfare kam arritur te kuptoj tek vetja ne raport me te tjeret ( se e perdor dhe veten si cavie ndonjehere) eshte kjo : njerezit kane frike te njohin veten. Cuditerisht dhe ata qe e njohin kane po frike nga ajo gje.
Pra niveli im gjasma si njeri koshient e quan veten superiore ndaj te tjereve,kur ne te vertete ska gje per superioritet.

Kjo gje me co pak a shume ne idene qe ashtu sikur gjate nje aksidenti,traume etj..truri fshin gjera qe na cenojne neve...pra me ben te kuptoj qe ashtu sikur e ushqej une veten e ushqejne dhe te tjeret.

Ti personalisht si i mat njerezit?
( Mbaj mend qe postoje ne disa tema e te kisha lexuar hoxha random,derisa ne nje moment te gjithe te sulmonin e ti prap vazhdoje me temen. Cdo njeri qofte me pak koshience dhe nese ishte budalla sic pretendohej do terhiqej mbrapsht se do prekej ne seder...te gjithe pervev atyre qe kane nje qellim ne koke,ate te provokuarit)

Por do thuash se sje ketu per te fol per veten por une e gjeta psikiatrin ?
 
Une nuk jam psikiater dhe se mbaj veten per te tille.. Idete e mia jane ne baze te njohurise qe kam ne kete fushe. Sigurisht, disa gjera jane shkencore, teorike dhe argumentuese dhe me fakte llogjike.
Qellim im nuk eshte te testoj njerezit apo te nxjerr ne pah te metat e tyre,qellimi im eshte qe ne baze te ketij eksperimenti qe bej apo kam bere quaje si te duash provokues { ngacmim- reagim} te arrij ne nje konkluzion te caktuar per karakteret e njerezve per ti njohur me mire. Metodat me shkence ekzakte dhe me prirje psikoanalitike ne vezhgim te sjelljeve te individe te ndryshem. Megjithate kjo s'do te thote qe meqense arrita te dalloj disa gjera zbulova 100% karakteret, sepse sado prirje psikologjike te kesh, shkronjat fshehin gjera qe s'mund te fshehin syte. Me mungon pamja fizike te shikoj mimiken,levizjen, sjelljen dhe qe te marr me shume informacion rreth individit per te krijuar ide te qarte te karakterit te tij Megjithate, jam i bindur se 90% anetareve jane ndryshe nga c'jan ne te vertete,, fshehin anet negative dhe krijojne ato pozitive ne menyre qe te vleresohet dhe te jete mbi te tjeret. Psh kur ti ben nje foto me cel tend dhe do te hedhesh ne forum, ti e filtron ne program duke eliminuar pikat e fytyre dhe te metat fizike qe te dale ashtu sic te pelqen , nderkohe ne te vertete foto nuk eshte reale sic je ne realitet. :D
 
Redaktimi i fundit:
Back
Top