Nostra_22
Anëtar i Nderuar
Një ditë të bukur para ca javësh, po shikoja kot gjëra nëpër dyqane. Kam 4-5 muaj që kam lëvizur në një qytet më të ftohtë se ai që isha më parë, dhe po afrohej koha për të marrë masa. Megjithatë, s'kisha në mend të blija gjë. Po bëja pazar dritaresh, siç i thonë anglisht-folësit (window shopping). Kur, përpara më del çuditërisht atdheu.
Zakonisht, atdheu paraqitet në formën e shqiptarëve të tjerë. Sidomos nëpër dyqane në qytetin e fundit ku jetoja, shifja jo rrallë shqiptarë. Zakonisht çifte të martuar, ose familjarë. Në këtë rast më doli përpara një simbol krejtësisht i papritur i atdheut: shenja "Made in Albania". Dhe jo në formën e varfëruar të shprehjes (dmth, jo në formën e ndonjë produkti të vobektë). Më doli në etiketën e një pulovre tek Zara, një dyqan relativisht cilësor.
Dmth, tani kur të bëni pazar, shikojini njëherë etiketat, se mbase rastis që t'ju dalë dhe juve përpara atdheu. Sepse për mirë a për keq (kryesisht për mirë, mendoj unë), Shqipëria tani është zyrtarisht në hartën e prodhimit global të rrobave.
Postuar nga pmusaraj peshkupauje