Psikologjia e pranon; këpucët janë tregues i personalitetit

Guest2

Antarë i Respektuar
SHOES-770x470.jpg


Këpucë, këpucë, këpucë…Për disa gra janë vërtetë obsesion! A e dini se çfarë përfaqësojnë këpucët në psikologji?! Përtej gjesteve apo shprehive të fytyrës, edhe këpucët janë tregues të personalitet dhe hyjnë në lojë në komunikimin jo verbal.
Nga këpucët që dikush mban veshur, mund të kuptosh disa gjëra dhe jo vetëm rreth statusit të tij financiar por, kryesisht, rreth tendencave emocionale. Këpucët janë një mënyrë e pandërgjegjshme për të përmirësuar imazhin, pa dashur që vëmendja të perqëndrohet te trupi. Kur trupi nuk është në formë më të mirë, njerëzit pëpiqen të ‘plotësohen’ me aksesorë që zhvendosin vëmendjen.

E kush nuk ka blerë një palë të reja, edhe kur nuk ka pasur nevojë, vetëm pse ka qenë keq me humorin?! Ndodh kështu sepse lidhja me këpucët (sigurisht, e grave) tregon për disa mekanizma kompensimi. Dëshira për të blerë këpucë i përgjigjet nevojës për të mbushur një boshllëk ekzistencial; për të përmirësuar në mënyrë të përkohshme gjendjen e brendshme, pavarësisht lidhjes që mund të kesh me të tjerët.

Personaliteti në bazë të llojit të këpucëve:
1. Këpucët që bien në sy, me ngjyra, i përkasin njerëzve të irrituar.
2. Kambalet janë tregues i një personaliteti agresiv.
3. Njerëzit që zgjedhin gjithmonë këpucë marke, të kushtueshme, tregojnë personalitet ankthioz apo janë njerëz që shqetësohen për drejtimin e marrëdhënieve të tyre.
4. Njerëzit që mbajnë për një kohë të gjatë të njëjtat këpucë, janë ata që kanë vështirësi për të krijuar marrëdhënie, nuk mendojnë për të tjerët dhe kanë tendencën të shtypin emocionet e tyre.
5. Ata që kujdesen në çdo çast që t’i mbajnë këpucët e pastra kërkojnë vëmendje me çdo kusht!
6. Këpucët me taka të larta iu përkasin karaktereve të paparashikueshëm, përveçse shumë femëror.
7. Zgjedhin atletet femrat e sigurta në vete.
8. Balerinat janë blerja e femrave naïve.
Psikologji.org
 
Titulli: Psikologjia e pranon; këpucët janë tregues i personalitetit

Rrofshin atletet! lol
 
Titulli: Psikologjia e pranon; këpucët janë tregues i personalitetit

i kam nga te gjitha llojet.... po jo se ka te beje me karakterin por me moden ,,, Tek e fundit nr me te madh ne raft kam atlete.
 
Titulli: Psikologjia e pranon; këpucët janë tregues i personalitetit

6. Këpucët me taka të larta iu përkasin karaktereve të paparashikueshëm, përveçse shumë femëror

Ca do me thene kjo "pervecse" se duket si konotacion perjashtues/mohues....sjemi femra ne qe mbajme taka?
 
Titulli: Psikologjia e pranon; këpucët janë tregues i personalitetit

Studim idiot hahahaha,po ato qe i veshin tera llojet :P
 
Titulli: Psikologjia e pranon; këpucët janë tregues i personalitetit

Studim idiot hahahaha,po ato qe i veshin tera llojet :P

Une si vesh te tera llojet psh.
Atletet shume rralle sepse me duket vetja si pate qorre...dhe me shume here jam rrezuar kur kam qene me atlete sesa me taka
Prandaj jam kshu e paparashikueshme :P
 
Titulli: Psikologjia e pranon; këpucët janë tregues i personalitetit

Une si vesh te tera llojet psh.
Atletet shume rralle sepse me duket vetja si pate qorre...dhe me shume here jam rrezuar kur kam qene me atlete sesa me taka
Prandaj jam kshu e paparashikueshme :P

Une takat i kam braktis qe ne vit dyte te shkolles se larte,qe atehere i vesh vetem me raste ,ose taka shume praktike.

Perdor tipet e kepucve qe kane dhe sportivitetin brenda por dhe klasiken.
Cizmet i kam qejf.
Atletet si vesh as une, vetem per vrap.
Ama Mon si te mesohesh,mua me duken shume lodhse takot.
Kam dhe me tako ne fakt nuk them,ama rrine aty si koleksion ,me noj rast apo per noj kafe darkash,ama kur vesh dy metrash me duket vetja,,habitem me veten,si e shikoj token nga larte hahahahahahahah.
 
Titulli: Psikologjia e pranon; këpucët janë tregues i personalitetit

Epo tashi une 1.50 me dure perpjete mi :P
Ne fakt ne kemi kodin e veshjen qe na kerkon serioz ne pune ...vetem per te premte na behen leshime.
Kshuqe sipas vendit e kuvendi moj xhane
 
4. Njerëzit që mbajnë për një kohë të gjatë të njëjtat këpucë, janë ata që kanë vështirësi për të krijuar marrëdhënie, nuk mendojnë për të tjerët dhe kanë tendencën të shtypin emocionet e tyre.
6. Këpucët me taka të larta iu përkasin karaktereve të paparashikueshëm, përveçse shumë femëror.
Kepucet me taka te larta qe i mbaj per nje kohe te gjate :D
 
Titulli: Psikologjia e pranon; këpucët janë tregues i personalitetit

6. Këpucët me taka të larta iu përkasin karaktereve të paparashikueshëm, përveçse shumë femëror

Ca do me thene kjo "pervecse" se duket si konotacion perjashtues/mohues....sjemi femra ne qe mbajme taka?
 
2. 4 dhe 6.
Dilkam psikopate.
Kujt duhet ti shtrengoj doren?
 
4. Njerëzit që mbajnë për një kohë të gjatë të njëjtat këpucë, janë ata që kanë vështirësi për të krijuar marrëdhënie, nuk mendojnë për të tjerët dhe kanë tendencën të shtypin emocionet e tyre.
5. Ata që kujdesen në çdo çast që t’i mbajnë këpucët e pastra kërkojnë vëmendje me çdo kusht!( nuk ka lidhje me vemendjen por me etiken e pastertise )
 
7 e ha komplet,por nuk rri dot pa prekur 2,3,pa shijuar 5,6.
Ec e merre vesh veten cfare personaliteti ke tani:p
 
Back
Top