Pse vuajmë për ujë njësoj edhe pas viteve ’90?!

AnGeLiC

VIP
V.I.P
uje-696x363.jpg

Nga Ben Andoni/

Një nga ide-projektet më të jashtëzakonshme të kryebashkiakut Erion Veliaj mbetet ajo që lidhet me heqjen e fuçive dhe depozitave mbi çatitë dhe tarracat tona. Megjithë dyshimet që shoqërojnë ide të tilla, ajo u mirëprit ashtu si u anatemua nga një masë jo e vogël e kryeqytetasve sepse tiranasit janë mësuar me mungesën e ujit dhe vështirësitë e verës. Por më shumë me shpërdorimin, që ja bëjmë pikërisht vetë.

I ndërgjegjshëm për këtë situatë Veliaj pak orë më parë ka folur hapur. Ndryshe nga paraardhësit e tij ka treguar se jemi në gjendje emergjence dhe ka kërkuar ngritjen e një Task Force. Por më shumë se kaq ai ka apeluar. “Shqiptarë kryeqytetas mos e shpërdoroni ujin!”

Por, a i justifikon kjo mungesë të gjitha institucionet që lidhen me menaxhimin dhe shpërndarjen e ujit. ثshtë afërmendsh jo. Problem mbetet përcjellja e përgjegjësive dhe mungesa e aftësisë për të parashikuar. Tirana e rritur në mënyrë galoponte dhe pa asnjë plan, kurrë nuk i ka paraprirë si duhet zhvillimit të duhur të infrastrukturës së saj.

Kurse ajo që është më problem lidhet me mungesën e madhe të punëve mirëmbajtëse në strukturat e ujësjellasve. Specialistët e pohojnë vazhdimisht dhe sidomos në kohën kur mungon uji problematika del në pah, por asesi nuk mendohet që më parë. Ka kohë që duhet investuar në kohën e duhur dhe njeërzit e ujësjellasve duhet t’i paraprijnë këtyre problemeve.

Jemi dëshmitarë që rrugët janë hapur disa herë, ashtu si tubacione ndryshohen dhe ndryshohen, kurse zonat që kanë vuajtur për ujë vuajnë e vuajnë.

Pak vite më parë, problemi kryesor që referohej me mungesën e këtij elementi jetik lidhej me atë që lokalitet rreth Tiranës merrnin më shumë se gjysmën e ujit të pijshëm. Politika indiferente për këtë problem i duhej që ta mbante mirë me votuesit potentë të saj në kurriz të problematikës së qytetit. Pra mbyllte sytë para shpërdorimin galopant.

Këtë vendosi në dukje kryebashkiaku i Tiranës. Shumë qytetarë të papërgjegjshëm por edhe fermerë rreth saj ende e shfrytëzojnë ujin pa kriter dhe pa marrë parasysh gjendjen e rëndë të cilën po kalon qyteti. Veliaj ka premtuar dorë të hekurt por edhe shumë njerzillëk.

Pak muaj më parë Ujësjellës-Kanalizime-Tiranë argumentonte se shkak i mungesës së furnizimit me ujë mbetej thatësira e madhe dhe rritja e kërkesës për konsum nga ana e qytetarëve. Teknikisht lidhej me defektet në nënstacionin e pompimit në Bërzullë, kohë më parë me remontin që po kryen Operatori i Sistemit të Transmetimit në stacionin e Qafë Mollës, nga i cili furnizohet një pjesë më e madhe e kryeqytetit. OSHE përplasej me OST dhe anasjelltas.

Dhe, mos mjaftonte kjo problem mbetet dhe financimi dhe mbledhja e pagesës së shërbimit. Realisht nëse sistemi energjetik deri muaj më parë ishte më problematiku, tani radhën e ka zënë sistemi që lidhet me pagesën e ujësjellësit. Shumica e ujit vidhet ose nuk paguhet. Një pjesë jo e vogël shpërdorohet. Zgjidhja e kësaj situate kërkon jo thjesht një reformë të thellë dhe të shpejtë, por edhe një ndërgjegjësim të madh. Këtë kishte parasysh kryebashkiaku në intervistat e fundit. Të gjithëve na duhet, të gjithë duhet të kursejmë. Mbase kështu do i hapet udhë në të ardhmen dhe heqja e fuçive nga tarracat. (JavaNews)
 
Uji te pakten me aq sa di se nuk pretendoj te di cndodh ne cdo lagje Tirane ...ka!
Thjesht keto dite ku temp kane marre per se koti kryebashkiaku jep alarmin qe njerezit te ndergjesohen e mos shperdorojne ujin e pishem.
Mua kjo me duket pergjeshmeri pasi asnjehere me pare qeveria lokale nuk ka marre masa mbi cmendurine tone kolektive.

Dime shume mire cfare shperdorimi bejme ne njerezit me lavazhet e makinave....e me shume si keto!
Eshte njesoj si plehrat qe hidhen rrugeve, njesoj si shkelja e barit ne ambiente parqesh etj

Rezervat ujore natyrale ne situata te tilla kane probleme ne gjithe rruzullin.....por ne Shqiperi per here te pare nje kryebashkiak e ben ceshtje!
Here te tjera kemi vuajtur per piken e ujit e zeri askujt nuk eshte ndier.
Po aq kemi patur probleme e me dritat....

Po ne kurre nuk ndryshojme veten dhe sjelljen tone.....edhe plehrat duam te vij kryetari i bashkise te vij te na i marri ne shpi se e kemi bezdi ti hedhim ne kosh ne!
 
Shiperia kujtoje se eshte mjafte e pasur me uje pije. Pra ne munde te vuajme per mendje por qe te vuajme per uje pije ku 70% teritorit eshte vis malor veq ne na bene vaki :vetull:
 
Back
Top