Pse vlera e Bitcoinit është rritur 700 për qind që nga fillimi i pandemisë COVID-19?

Xhelozi

Staf në FV.AL
S/M
Shiko fotografinë 1771556Bitcoin po rritet, dhe në javën e parë të janarit vlera e kriptovalutës arriti në gati 40 mijë dollarë, duke u dyfishuar në më pak se një muaj.
Çmimi i kësaj valute është rritur më shumë se 700 për qind që nga përhapja e pandemisë COVID-19 për herë të parë në muajin mars 2020.

Siç shpjegon revista Moneyweb, përcjell Telegrafi, një rritje e tillë e kriptovalutës, së pari është ndikuar nga rreziku i kolapsit ekonomik të shkaktuar nga pandemia COVID-19, kur qeveritë në të gjithë botën “përmbytën” tregun botëror me para nga bankat qendrore për të rritur konsumin dhe për ta ndihmuar ekonominë.

Mirëpo, rritja e volumit të parave zvogëlon vlerën e tyre dhe i detyron njerëzit të kërkojnë forma të tjera të pagesave që janë rezistuese ndaj inflacionit, ku në këtë klimë, Bitcon është bërë “mbrojtësi” kundër inflacionit.

Gjithashtu, arsye shtesë është se, Bitcoin është në pronësi të një numri relativisht të vogël të njerëzve – rreth 2 për qind e llogarive kontrollojnë 95 për qind të furnizimit total të kriptovalutës. Nëse tregtohet kur sasia është e vogël, ndryshimet në çmime do të rriten.Shiko fotografinë 1771555
Vlera aktuale e kriptovalutës Bitcoin | Burimi: CoinMarketCap

Rritja e kërkesës nga investitorët për kriptovalutën ka nxitur rritjen e vlerës së Bitcoinit në fillim të vitit 2021. Kërkesa u rrit nga mundësia e fitimeve më të shpejta në një botë që aktualisht dominohet me normat negative të interesit.

“Rritja e mëtejshme është e pashmangshme, investitorët nuk duhet të presin që rritja të jetë e drejtpërdrejtë. Realiteti është se Bitcoin është larg nga të qenit një ‘pemë magjike e parave’, po ashtu nuk është edhe pa rënie të vlerës. Në fakt, ne mund të presim rënie deri në 25 për qind, në kohën kur investitorët herë pas here tërheqin fitimet e tyre”, tha Gavin Smith, drejtor ekzekutiv i Panxora Group.
Sipas CoinMarketCap, vlera aktuale e kësaj kriptovalute është 35,583.64 dollarë.
Nga të dhënat, brenda 24-orëve vlera e tij është rritur me mbi 10 për qind, kurse brenda një jave është mbi 35 për qind.

Aktualisht vlera e tregut e kësaj valute është 955 milionë dollarë, ku përbën rreth 70 për qind të tregut të këtyre valutave.
/Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 6 46.2%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 15.4%
  • Bora e parë

    Votat: 3 23.1%
  • Larg

    Votat: 2 15.4%
Back
Top