pse urrejme?

sensuu

sweet
V.I.P
Shof shume ndjenja negative mes njerezve ,sado qe mundohen ti fshehin ato....por ekstremi i ketyre ndjenjave eshte urrejtja.
Cilat jane arsyet qe cojne njerezit per ta urryer dike?
Po ju a kenni urryer ?
 
Titulli: pse urrejme?

Shumicen e rasteve urrejtjen e sjell lendimi(kur personaliteti nuk eshte mjafte i forte sa te ringrihet pa pasoja )
Pastaj vjen edhe si rrjedhoje e nje shpirti inferior te infektuar me smire qe njeriu mund te ndjeje brena vetes kundrejt botes qe rrethon..
PAstaj vjen dhe si pasoj e kauzave te medha sic jane idet ,parimet,etj etj qe perfshihen rrymat dhe idealizmet me te medha qe shkojne ne ekstrem ..:))
Rendesi ka te analizojme e te perkushtohemi te bukures , vetes sone me se shumti dhe dashuris,kur merremi me keto sngel shume e vend per urrejtjen mendoj une .
 
Titulli: pse urrejme?

Sepse nuk jane te lumtur. Me vjen gjynah per njerezit qe kane urrejtje :(, kushedi sa vuajne...
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: pse urrejme?

Shkaktar kryesor eshte djalli i mallkuar . Ai zene vend ne zemrat dhe mendjet e njerezve dhe i keshillon per vepra te tilla shemtuese .
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: pse urrejme?

Shkaktar kryesor eshte djalli i mallkuar . Ai zene vend ne zemrat dhe mendjet e njerezve dhe i keshillon per vepra te tilla shemtuese .


Pse akuzon djallin e shkret ?
a ju ka dhan zoti trut me kuptu se cfare eshte e mira dhe e keqja?

Nejse...
Nev e ka shpjeguar shum bukur kshu qe po kaloj te pyetja e dyt:
po, kam urryer dhe me siguri do te shtoj njerez ne list.
por dua te shpjegoj dicka... nuk eshte nje urrejtje qe smund te transformohet gradualisht ne indiferenc o ndjenje tjeter... eshte me teper urrejtje e lindur nga prepotenca, nga lendimi, nga zhgenjimi sepse ideja ime qe kisha per to nuk ishte e sakt.
Por ndoshta e kam nje person ne list qe kurr skam per ti uruar te miren sepse eshte plehre, parazit dhe njeri qe smeriton gje... nje person qe as vet se di cfare do te beja po tme dilte perball sot e ksaj dite pas gjith ktyre viteve.
Jan ato traumat qe te percjellin per gjith jeten, ato hijet e errta qe mundohesh ti luftosh diten dhe pastaj te mposhtin naten.
 
Titulli: pse urrejme?

Sepse nuk jemi te lumtur, sepse jemi plot komplekse dhe frikera.
Dashuria eshte ilaci per gjithcka.Mbushuni me dashuri, falni dhe lejoni te tjeret t`ju falin dashuri dhe s`do keni as kohe e aq me pak deshire te urreni te tjeret.
Urrejtja eshte helm qe para se te helmoje te tjeret helmon ate qe e mbart!
 
Titulli: pse urrejme?

Urrejtja eshte fjal me e lig se mund te thuash.. e jo me te ndjesh..ajo eshte fatkqesi qe nuk te len te shikosh dite te mira...dhe mendon se gjith kan mbjell ate,, pem,, tek vetja.
 
Titulli: pse urrejme?

Un e kam inad si fjal jo me te ndjej urrejtje,prandaj ato qe kan kete ndjenj thjesht jan njerz shum te vegjel.
 
Titulli: pse urrejme?

Sepse jemi krijesa qe kemi epsh, dhe epshi eshte me dreq se dreqi, nga vet natyrshmeria e krijimit tone, urrejme, ne te kunderten do t'ishim engjuj.
 
Titulli: pse urrejme?

Jam shume dakort me mendimet e disa paleve ketu

Sipas meje njerezit qe urrejne jane te dobet sipas meje, sepse dhe mua me kane bere keq por nuk urrej njeri
Perkundrazi ndjej keqardhje per ate X qe ka arritur deri ne ate pike sa lendon dike.
Pastaj ka dicka me te medha se sa urrejtja forca e vullnetit qe te mos kthesh te keqen me te keqe :)
 
Titulli: pse urrejme?

Per mendimin tim, urrejtja esht pjes e cdo njeriu.
Ska njeri nkte bot, qe sduron dot dike, i duket tip i bezdishm,apo injorant apo si pelqen menyra sesi qendron vishet etj...etj..
Bota e sotshme esht e mbushur plot urrejtje,per vete shpirtin e kam vec urretje.
P.s ata qe me dhuruan urrjtje urrejtje do marrin asgje me shum
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top