Pse të mos kërcënojë Vuçiqi, kur kufirin po e vendos në Ibër!? I trimëruar nga Rusia!

Pse të mos kërcënojë Vuçiqi, kur Serbia thuaja asnjë marrëveshje nuk e zbaton me Kosovën, që të gjitha i injoron maksimalisht. E fundit është marrëveshja për lëvizjen e lirë, e cila serbëve iu mundëson hyrjen në Kosovë pa asnjë problem, ndërsa shqiptarët duhet të heqin dorë nga identiteti i tyre shtetëror, të fusin targat në bagazh ose t’ia dorëzojnë policisë serbe, dhe më pas të udhëtojnë me targat “Proba” në Bujanoc apo Preshevë. Derisa Serbia kujdeset në detaje që me asgjë të mos konsiderohet si njohje formale e shtetit të Kosovës, shqiptarët po u japin serbëve gjithçka kërkojnë ata, deri tek autonominë, e cila do ta shkërmoq shtetin e Kosovës herët a vonë.

A ishte jashtë Marrëveshjes premtimi i Qeverisë që ta dërgonte në Gjykatë Kushtetuese Asociacionin?

Kërcënimi i Vuçiqit nuk është çfarëdo, ai po bën presion me tone urdhrash tek shqiptarët, e madje edhe ndaj BE-së se çfarë duhet të bëjnë me marrëveshjen e fundit të arritur në Bruksel për Asociacionin e Komunave me shumicës serbe, se kjo çështje nuk guxon të shkojë në Gjykatën Kushtetuese, të cilën e ka marrë përsipër ta dërgojë vetë Presidentja Atifete Jahjaga.
Dilema e parë që shtrohet është se reagimi serb, nuk po thotë se atë duhet ta dërgojë Kryeministri i vendit, sipas Marrëveshjes në Bruksel. Nëse është kështu, kjo situatë po zbulon një gënjeshtër, që qeveria ia bëri opinionit publik, se meqë nuk do ta dërgonte në Kuvend për ratifikim, duke ditur mundësinë që marrëveshja mund të dështonte, e shmangu organin më të lart legjislativ, duke premtuar dërgimin në Gjykatën Kushtetuese. Procesi u ndërpre pasi opozita e bllokoi punën e Kuvendit, në momentin që kryeministri kishte zgjedhur të raportonte për katër marrëveshjet me Serbinë përfshirë atë për Asociacionin. Qeveria ndoshta do ti ishte përmbajtur këtij premtimi, por situata po tregon se kjo nuk ishte pjesë e Marrëveshjes me Serbinë. Logjika e shëndosh të thotë se Qeveria nuk priste që Gjykata Kushtetuese ta hidhte poshtë Marrëveshjen, komplet apo pjesërisht, veçanërisht pasi Gjykata do të jepte përgjigje në pyetjet që i parashtrohen, ndërsa qeveria mund të mos parashtronte pyetjet thelbësore.

Asociacioni s’po e merrka (dërguaka) Kosovën në Serbi!

Derisa ndodh gjithë ky presion nga Serbia, disa analistë mendojnë se Kosova s’po ikë në Serbi, dhe se ne po mbetemi këtu! Prej kur territoret e një shteti qenkan zhdukur nga një pjesë e globit, dhe janë bartur brenda një territori tjetër!? Toka është një më e mirë apo më e keqe, dhe askush nuk i ka zhdukur shtetet duke i palosur si letra, për ti futur brenda një territori tjetër! (Nuk ia vlen të diskutosh më tej mendime të tilla të lajthitura).
Por, çfarë analistësh jeni kur shpreheni për shtetin dhe identitetin kështu, madje të vetëquajtur apo mbi quajtur filozof, ia lejoni vetes të pohoni mendime të tilla çamarroke.
Nëse shqiptarët e paskan krijuar shtetin sa për të mbetur këtu, ata nuk do të ishin të kërcënuar as prej Millosheviçit, as prej اubriloviçit, Garashaninit, Andriqit, Qosiqit e të tjerëve, pra nëse do të kishin pranuar thjesht të mbesin këtu! Pa identitet shqiptar, pa kërkesën për sovranitet, pa kërkesën për shkollim - universitet, akademi, pa kërkesën për gjuhë, pa kërkesën për flamur, ruajtjen e gjuhës, ne nuk do ti kishim prishur askujt punë! Dhe më së paku juve o analistë! Po futjani verë e raki, e rri i dehur e mos dil në publik me i ardh marre shqiptarëve me i thonë vetes se janë shqiptarë, nejse pardon ti nuk je ma shqiptarë! Ke zgjedhur vetë ashtu!
Po, pse të paktën si drejtoheni ‘kosovarëve’ tuaj, e neve shqiptarëve të na lini të qetë! Mblidhni ata kosovar dhe shihni sa po ju vijnë pas (në ‘meshat’ tuaja), dhe do të turpëroheni e dëshpëroheni kur të shihni se sa pak ndjekës keni, se askush s’ju vjen pas, dhe nuk do t’ju ligjëroni, sigurisht as atyre dhe as neve për kombin, për shkak të boshllëkut, zbrazëtisë.

Kufiri në Ibër!

Po, kriza e Kosovës dhe e qeverisjes është e përbashkët pikërisht e këtyre premisave të menduarit, që rrinë duke çarë e gërryer identitetin shqiptar ditë për ditë.
Prandaj, Serbia e ka të lehtë luftën me Kosovën, për shkak të mungesës së identitetit shqiptar, të cilin për 16 vjet e keni sfilitur së bashku me serbët dhe me investime të shumta të shërbimeve antishqiptare, njëri prej të cilave investime rezultoi edhe me krijimin e një grupi radikal islamik, të atyre që hoqën dorë krejtësisht nga identiteti shqiptar!
Vuçiqi kërcënon sepse sapo mori armë moderne në vlerë të miliona e miliona eurove nga Rusia, aeroplanë, helikopter etj., ndërsa në Bruksel qeveria pranoi që edhe dy apo tre fshatra shqiptare ti kalojnë Mitrovicës së veriut, dhe me këtë të shënjohet vija administrative përgjatë Ibrit, duke e përgatitur për kufi shtetëror në të ardhmen, pasi serbët me vendim të bashkësisë së komunave serbe, mund të vendosin, që shqiptarët për në veri të hyjnë me dokument special! Kjo është historia e trishtë e politikës shqiptare, tashmë një dekadë vetëm rrënuese e identitetin tonë shpirtëror, të qenies pa të kaluar historik, hibridit të ri kosovar, sepse trashëgimi në Kosovë kanë vetëm serbët! Identiteti jonë, pellazg-iliro-arbëror nuk duhet të ekzistojë, madje as në muze!Bota Sot
 
Titulli: Pse të mos kërcënojë Vuçiqi, kur kufirin po e vendos në Ibër!? I trimëruar n

I lumshin gishtat Idrizit per kto fjale qe i ka shkru.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top