Pse po e sulmon Krasta Edi Ramën?

Malsi

Anëtar i Nderuar
rama-krasta-webbb_0.jpg

Një shans i humbur, një zhgënjim. Kështu e ka quajtur me pak fjale Adi Krasta ardhjen e Ramës në pushtet. Ai që kish bërë thirrje per rotacionin që kish qenë dhe vetë "një nga nje milionë shpullat" e 23 qershorit, ka dhënë një intervistë të gjatë për Ilva Taren.

Me pak fjalë showmeni ka deklaruar se kryeministri aktual ka probleme me menyrën si e sheh qeverisjen. Dhe ky zhgënjim nuk është i ri. Ndaj sot shumë kush pyet se si ndodhi që moderatori i Agon channel, hyri në konflikti me kryeministrin që këmbënguli në mbylljen dhe shkatërrimin e këtij televizioni.

Lapsi.al është munduar të vizatojë një trajektore të kësaj marëdhënieje të komplikuar.

Si degradoi një gati miqësi, një raport njerëzor, në një përplasje të pakthyeshme?

Me ardhjen në pushtet të Edi Ramës, shumëkush i kish parathënë një fat të mirë Adi Krastës. Po vinte njeriu për të cilin moderatori televiziv kishte investuar jo pak.

Në një shou gjigant, që Krasta pat organizuar përpara zgjedhjeve, në Pallatin e Kongreseve, Edi Rama ishte i vetmi politikan i ftuar së bashku me gruan e tij. Dhe si të mos mjaftonte kjo, nga salla e pallatit të kongreseve prezantuesi kishte kërkuar as më pak dhe as më shumë sesa “rotacionin e pushtetit”.

Mjafton të shikosh gazetën “Zëri i popullit” dy ditë pas këtij evenimenti, e cila e përshkruan krastën si simbolin e ri të socialistëve. “Krasta, antikonformisti i pandreqshëm” ishte titulli i kësaj gazete ku ndër të tjera shkruhej: “Shoumeni më i madh shqiptar tregoi angazhimin e tij të madh politik dhe social, me mesazhet që përcolli”.

Edhe mediat e tjera të majta nuk mbetën mbrapa për këtë shou politik të angazhuar: “Adi Krasta përuron erën e show-t politik në Shqipëri; dhe tok me të, dhe erën e showman-it të rreshtuar e të angazhuar- shkruajti faqja online “Respublica.al”.

Ndërsa gazeta tjetër e majtë “Shqiptarja. com” theksonte: “Në sallën e Pallatit të Kongreseve, është dëgjuar për herë të parë të flitet kundër pushtetit”.

Por pavarësisht nga elozhet që i thurën gazetat e opozitës dje, tani në intervistën e dhënë për Ilva Taren Krasta e ridimensionon këtë heroizëm.

"Në shfaqen në sallën e Pallatit të Kongreseve nuk ka qenë një mbështetje direkte për Ramën ka qenë një ftesë për qytetarët që të mbështeste fjalë për fjalë Ambasadorët e vendeve më të rëndësishme në Shqipëri për të bërë një rrotacion. Vazhdoj të mendoj se kam bërë mirë.Kisha një ndjesi se nëse do ishim edhe katër vjet nën atë zhvillim politik në Shqipëri ky vend do të ishte çmendur plotësish"

Në atë kohë, ishin të paktë, ata që e kërkonin ndryshimin dhe thoshin këtë gjë në media sidomos në botën e spektaklit, të prekur nga virusi i çiljetës, që shfaqej skenave me dy gishta lart në krahë të Berishës.

Për botën e shoubizit ishte më me leverdi të anoje nga ana e pushtetit.

Por me Sali Berishën, Adi Krasta, i kish prerë drutë shkurt që në fillim të viteve ’90, që kur gjatë një spektakli të drejtpërdrejtë në televizionin publik, i kujtoi presidentit atë historinë e të ndjerit Namik Hoti: “tropojanët zbresin nga kali, vetëm po i rrëzove prej tij”.

Ashtu si shumë shqiptarë edhe Krasta e kërkonte
rotacionin, por jo për të zënë vendin e çiljetës. Njërzit pranë tij thoshin për shumë më shumë se kaq. Madje disa i kishin parathënë edhe postin e kamur dhe prestigjioz të televizionit publik shqiptar.

Në fakt, mbrojtja e interesave të këtij të fundit, pa kaluar as një vit pas zgjedhjeve, do të shkaktonte konfliktin e parë të Ramës me Krastën. Prezantuesi që e kishte çuar emisionin e tij këtë radhë shumë më tepër gazetaresk, nga Vizion Plus në Agon Channal, në prill të vitit 2014 godet aty fort kryeministrin për ndarjen e rrjeteve dixhitale në vend.

Me pak fajalë Krasta thotë se Rama kryeministër, ka mbetur peng i televizionit Top Channel dhe i interesave të tij për të marrë një nga dy rrejtet dixhitale që i takojnë sipas normativave evropiane televizionit publik. Disa nga profecitë që Krasta bën realizohen.

Shumë kohë më pas, mazhoranca do të vinte në krye të autoritetit që kontrollon biznesin e madh të ndarjes së këtyre licencave, një njeri të sponsorizuar nga Top media.

Por në atë kohë, njerëzit pranë Ramës u përpoqën ta paraqesin konfliktin si diçka personale. Disa prej tyre thonin se Krasta shpërtheu pasi atij nuk po i realizohej ëndrra për tu bërë Drejtor i televizionit publik.

Disa të tjerë se ai po gjente rastin të shfrynte kundër Top Channel, me të cilin kishte prej kohësh një proces kontraktual, nga gjykimi i të cilit në shkallë të parë, pat humbur afro 100 mijë euro.

Me këtë ngarkesë të rëndë mbi
supe, vetëm një muaj pasi Krasta kish folur publikisht, ai dhe Rama janë përballur në darkën e famshme në restorantin Padam në kryeqytet, në një tryezë ku ishin prezent edhe ministrja e kulturës, Kumbaro me të shoqin, edhe Ministri Veliaj me gruan e ardhshme, edhe Heri çili i medieve Mapo.

Kjo gosti shtrohej për nder të violinistit Tedi Papavrami që kish ardhur në Tiranë për një koncert dhe qëlloi që të kishte ditëlindjen.

ثshtë ajo darka e famshme që u komentua më pas në shtypin e opozitës, si një “luftë” me pjata, pirunë e thika, mes dy protagonistëve. “Ndërkohë që çifti Krasta është ulur në tavolinë, ka hyrë edhe Kryeministri me bashkëshorten e tij.

Rama ka nisur të përdorë një fjalor banal në drejtim të Krastës duke e ofenduar dhe sharë atë, pasi sipas Ramës ai e kishte kritikuar publikisht.

Por sic thote artikulli, Krasta nuk ka qëndruar duarkryq. Ai i është përgjigjur në të njëjtën mënyrë.

Kur Kryeministri ka parë se Krasta i është kundërpërgjigjur, gjë të cilën ai nuk e ka pritur, atëherë e ka gjuajtur Krastën me lugë, ndërsa përgjigja ka qenë me mjete rrethanore të Krastës me pirunj dhe pjata.

Situata është zgjidhur pas ndërhyrjes së të fuarve dhe kamerierëve” shkruan në atë kohë mediat e opozitës , “Ekspres.al” dhe "Rilindja Demokratike".

Në fakt historia nuk është tamam kështu. Eshtë i vërtetë fakti se kryeministri me të shoqen kanë shkuar me vonesë në darkën e “Padamit” dhe sapo ka hyrë ka kërkuar llogari se cdo në atë tryezë ai b.q që i shërben Berishës.

Pas kësaj Rama ka ofenduar edhe ministren Kumbaro, burrin e saj gazetarin Aleksandër Furxhi, bashkëshorten e ardhshme të Veliajt, Ajola Xoxa dhe situata është bërë e nderë në sytë e shqiptaro francezit Papavrami që nuk kuptonte asgjë nga këto sherre provinciale.

Por luftë fizike me pjata e pirunë nuk ka pasur” garantojnë dëshmitarët. Adi Krasta ka qëndruar edhe disa çaste pas sherrit në këtë tavolinë të pushtetit dhe vetëm pasi, sherrnaja është fashitur disi, është ngritur për tu larguar bashkë me gruan, i bindur se nuk do të qe më kurrë pjesë e atyre njerëzve për ardhjen në pushtet të të cilëve kishte kontribuar me aq sa kishte mundësi.

Por kjo ngjarje nuk do të përfundonte me kaq.

Menjëherë pas përhapjes së lajmit, atë do ta shfrytëzonte Berisha në parlament, për të ilustruar skizofreninë e Ramës dhe për t”i thënë antarëve të kabinetit të tij se ata duronin cdo sharje prej tij.

Më pas ai e shkruajti të gjithë versioni e kësaj ngjarjeje edhe në faqen e tij në Facebook duke nënvizuar se Rama i kish thënë Krastës tradhtar që mbronte tezat e Berishës.

Po a e kish tradhtuar Adi Krasta kauzën e përbashkët që solli ndryshimin e pushtetit në verën e 2013?

Apo ai ishte thjeshtë një i pakënaqur prej asaj që polli rotacioni?

Kjo nuk dihet për sa kohë që nga kampi i Ramës së paku publikisht e kanë mohuar ngjarjen e restorantit Padam.

E vetmja që ka folur për të në mënyrë mohuese ka qenë gruaja e kryeministrit si një nga dëshmitaret e asaj darke. Ajo është pyetur nga gazetari Mustafa Nano në emisionin “Jamais Vue” për të: “E para unë jam ndjerë shumë e habitur nga ekstremi në të cilën zhvillohet fantazia njerëzore, lidhur me një darkë ku nuk ka patur asnjë arsye që të shkojë në atë gjendje. Ndërkohë që darka bëhej për një mik që ishte Tedi Papavrami, kishte ditëlindjen. Unë kisha qënë në koncert me Gregun dhe vija direkt nga koncerti. Do të thoja këtë se nuk ka ndodhur kurrë në prezencën time që të ketë një moment të kalimit të kufirit etik nga Edi, por edhe jashtë prezencës time. Këtë nuk do ta imagjinoja kurrë”.

Por pavarësisht përgënjeshtrimit të zonjës Rama, dukej sikur moderatori i Agon Channel ishte prishur përgjithmonë me kryeministrin.

Madje zëra pranë të parit pretendonin se ai ishte nën ndikimin e platformës dixhitale Tiring, të cilën e reklamonte, dhe e cila gjendej në një luftë vllavërasësë me Dixhitalbin, lidhur me ndarjen e licenca ve të rrjeteve dixhitale në vend.

Dhe si për tu dhënë edhe njëherë më shumë jehonë këtyre zërave, Adi Krasta i është rikthyer edhe njëherë akuzave ndaj Edi Ramës.

Jo më me një monolog siç bëri me parë në Agon channel. Tashmë me këmbënguljen e Edi Ramës dhe me urdhrin e tij, ai ekran është mbyllur.

Një nga viktimat e ktij akti është edhe Adi Krasta, dikur i përmendur si drejtor i RTVSH si ish mbështetës i Ramës dhe sot i mbetur pa punë falë një vendimi arbitrar të tij.

Kjo është historia.

Trajektorja e nje showmeni i cili nuk është i vetmi i pakënaqur nga 1 milionë njerëzit që votuan pro Ramës dy vjet e gjysëm më parë.

lapsi.al
 
Titulli: Pse po e sulmon Krasta Edi Ramën?

Ka gjet kapaku tenxheren ,2 piskopeter qe zihen me thika e pirunj ne nje darke milioneresh. E cfare lajmi eshte ky? Kujt i intereson? Pale kur perdorin dhe terma te tipit Adi Krasta showmeni me i madh ne Shqiperi .lol
 
Titulli: Pse po e sulmon Krasta Edi Ramën?

Po ky Adi gjalle eshte akoma? Mendoja se do ish babagjysh tani!
 
Titulli: Pse po e sulmon Krasta Edi Ramën?

Adi eshte shoumen dhe i tille duhet te mbetet, jo pse nuk e ka me vend, por reagoi pse i dogji atij personalisht, qe per mua eshte thjeshte lufte per interes e gje maskohet me kinse zerin e popullit.
 
Titulli: Pse po e sulmon Krasta Edi Ramën?

Qe Edi Rama eshte me diktator se diktatori kete e dime e s'na ka habit coc, dhe qe me Krasten eshte prishur per hesape te Top Medias edhe kjo dihet.
por qe Krasta eshte natyre idhnake edhe kete e dime , e sidomos tani qe ndodhi edhe kjo situata me Agon Channel.

edhe ne keto sic dihet , faji mbetet jetim .....por Krastes nuk i shkon fare kjo pjesa e te zhgenjyerit .
 
Titulli: Pse po e sulmon Krasta Edi Ramën?

Qe Edi Rama eshte me diktator se diktatori kete e dime e s'na ka habit coc,

Sa me habisin shqiptaret mu :vriveten:

A pika qe nuk na bie ne socialistave qe te beme ty kryeminister o lumadh! Ne te dinim djale me mend por ti nga dole koke preshi (sa me edukat e shkruajta kete fjalen e fundit :p )

Hajde, hajde nga Kina se ta kemi bere gati krevatin tek spitali i te zgjuarve me dt 8 Dhjetor.

hajduti
 
Titulli: Pse po e sulmon Krasta Edi Ramën?

Sa me habisin shqiptaret mu :vriveten:

A pika qe nuk na bie ne socialistave qe te beme ty kryeminister o lumadh! Ne te dinim djale me mend por ti nga dole koke preshi (sa me edukat e shkruajta kete fjalen e fundit :p )

Hajde, hajde nga Kina se ta kemi bere gati krevatin tek spitali i te zgjuarve me dt 8 Dhjetor.

hajduti

ti po ti hahahahahahah, do shohim 8 dhjetorin se mos i deshtoj Lulkes si per cdo here edhe kete here.
aman vertet beson te forca Lulit ti????
 
Titulli: Pse po e sulmon Krasta Edi Ramën?

edi rama esht ni kryesminister shum i mire shqiptar
 
Titulli: Pse po e sulmon Krasta Edi Ramën?

Adi eshte nje nder skeniket me te mire Shqiptar!!
Me ka marre malli te shoh ndonje emision,apo show te tij.
Edit tani, dale ngadale do i dalin te gjithe kundra.
Dhe Iliraa e Monikes ahhahahaha .
Sepse Iliri shef ne te nesermen,do trokasi nga PD tashi qe e dha yndyren PS.
 
Titulli: Pse po e sulmon Krasta Edi Ramën?

e cuditshme si te gjithe qe e mbeshteten Edi Ramen i dolen kunder tani...keta donin te benin interesat e tyre prandaj dhe Edi ka bere vetem te vetin e mire e ka bere :p ... keta pseudo showman shqiptare qe per nje pseudospetakel marrin nga 10 milion leke (rroga kjo mujore)...nje shume pa sens ne vendin tone.... eshte e tera konflikt interesi se u mesuan palle ariu te gjithe.

Ne shqiperi funksiononte keshtu: pune ska pasur asnjehere por aman ka pasur punera te vogla matrapazlleqe e te gjithe ishin ne rregull...
 
Back
Top