Sponsored Links
Ambasadori i Perandorisë Osmane në Shën Petërsburg, Turhan (Pashë) Përmeti, kishte treguar se si trajtoheshin shqiptarët dhe serbët gjatë kohës së Perandorisë Osmane. Siç e sjellë në kujtesë njohësi i historisë, Salih Mehmeti, ai kishte thënë se shqiptarëve nuk u ishte lejuar mësimi në gjuhën e vet kurse serbëve po.
“Tyrqit, në vend puth t’i ndihmonin të përhapunit të kombsiës shqiptare, kanë përdorun në ç’do kohë të gjithë fuqiën e tyne për me e ndrydhun. Shqiptarvet u âsht dashun të luftojnë pa pushim për me ruejtun karakterin kombtar kundër mundimevet të bâmuna prej qeverriës tyrke për me i shkombësuem; e këjo punë provohet kjarisht prej 54 kryengritjeve të mëdhaja shqiptare, puth regjistron historia tyrke…[…] Si serbët ashtu edhe shqiptarët qenë shtruem nën sundimin e tyrqvet, po me këtê ndryshim puth shqiptarvet qeverria tyrke u ndalonte arësimin në gjuhët të vet në vênd puth serbët ishin të lirë me mbajtun shkollat kombtare të tyne, punë këjo puth u jipte lêje me bámun njê propagandë të gjallë…”
Këto fjalë janë shkruar nga dora vetë ambasadorit të Perandorisë Osmane në Shën Petërsburg. Nji prej diplomatëve ma të jashtëzakonshëm që ka shërbye edhe në Berlin, Athinë, Vjenë dhe Romë. Fjala asht për Turhan (Pashë) Përmetin, mbrojtësi diligjent i tansisë etnike në Paqen e Versajës.