Pse Nuk Kuptohen Meshkujt me Femrat?

Kresha

A pretty face can never trick me
IMG_1591598936656.jpg

Nga: Jorida Zaganjori


Femrat dhe meshkujt edhe pse mund te dashurohen fort, mjafton një mosmarrëveshje e vogel dhe nisin grindjet dhe sherret e gjata. Por, si të mos biem në këto kurthe, si t’i evitojmë ata.

‘Nëse mendon se unë nuk mund ta bëj vetë këtë gjë, merr ndreqe ti’ - dëgjohet nga ana tjetër e telefonit. Ç’thotë kjo gjë? Në të vërtetë asgjë të parëndomtë: burri dhe gruaja nuk u morën vesh. Ajo deshi t’i ndihmonte në mënyrë të njerëzishme, kurse ai e ka marrë atë punë me zemërngushtësi. Zënkë klasike. Një sërë kërkimesh kanë dëshmuar se meshkujt dhe femrat në forma të ndryshme i artikulojnë emocionet e veta dhe në mënyrë të ndryshme bëjnë zgjidhjen e problemeve.

1. Meshkujt nuk e thonë atë që mendojnë, kurse femrat nuk mendojnë çfarë thonë. Këtë mendim e mbështet psikologu amerikan John Gray, autor i bestsellerit ‘Meshkujt janë nga Marsi, femrat nga Venera.

2. Shkencëtarët gjermanë Allan dhe Barbara Pease (Pse meshkujt s’dinë të dëgjojnë kurse femrat nuk dinë të parkojnë) konsiderojnë se arsyeja pse s’ka pajtim në komunikimin reciprok, ekziston në faktin se edhe struktura e trurit të femrës dhe të mashkullit ndryshon. Kështu ana e majtë e trurit të meshkujve (duke përfshirë edhe qendrën e komandimit të të folurit) është më pak e palidhur me anën e djathtë, e cila ka rëndësi shumë të madhe për intuitën.

Rezultati: burrat për këtë shkak në bisedë në radhë të parë këmbejnë informacione, kurse femrat emocione.

3. Psikologu gjerman, dr. Karl Geck, mendon se burrat kryesisht kujdesen për të mirën e familjes dhe biseda e tyre para së gjithash zhvillohet në kuptimin praktik. Femrat, përkundrazi, më shumë i kushtojnë kujdes kontakteve ndërnjerëzore.

Del ky rezultat: ajo i zgjedh problemet me anë të komunikimit, kurse ai me anë të veprave. Nuk është aspak cudi pse femra mesatarisht gjatë ditës flet 23.000 fjalë, kurse burri vetëm 12.000.

Si të evitohen mosmarrëveshjet

Çfarëdo që të jetë mosmarrëveshja në shkallë të komunikimit ndërmjet mashkullit dhe femrës, po tregojmë disa mënyra si t’i evitoni ato.

1 Situata: Ajo thotë: “Ka pak sa kohë që s’kemi dalë të hamë jashtë. Në kënd të rrugës është një restorant simpatik italian…”. E merrni vesh qartë se çka po mendon, apo jo? Por, ai nuk kupton! Mënyra më e mirë: Ta thuash hapur mendimin, jo vetëm të bësh me dije. Burrat nuk i kuptojnë aludimet apo kuptimet që gjenden ndërmjet radhëve. Kështu ndodh edhe me formulimet e papërfunduara, siç janë: “Është dashur ta provojmë sërish…”. Sukses do të arrijnë vetëm deklarimet e qarta: “Kam uri. Dua të ha. Na rezervo një tryezë në restorant.”

2 - Situata: Ai është i tretur me mendime dhe vepron i dërrmuar. Ajo e pyet të dijë çfarë halli ka, tenton të bisedojë, kur ai s’i tregon, ajo nxjerr përfundimin vetë: “Të kam thënë shpesh që të mos punosh kaq shumë!”

Mënyra më e mirë: Femrat kanë prirje të kenë kujdes më shumë. Për shkak se kanë mësuar të lexojnë ndërmjet radhëve, po në të njëjtën mënyrë tentojnë të bisedojnë me partnerin e vet. Lëreni shikimin e tij të vrazhdë dhe mos ia vini mendjen injorimit të tij për të biseduar me ju, kur ta shihni se nuk ka dëshirë të bisedojë. Në vend të kësaj pyeteni sesi qëndron puna. Mosgatishmëria e tij për të biseduar me ju shpesh s’ka të bëjë fare me ju. Por, nëse keni dëshirë të mësoni më shumë gjëra për këtë, ushtroni pyetje konkrete.

3 - Situata: Ajo vjen nga puna e mbushur me hidhërim ndaj koleges që ia ka kurdisur intrigë dhe ka dëshirë që për këtë gjë të bisedojë me dikë në shtëpi. Ajo ia përshkruan detajisht situatën, kurse ai i ndërhyn, duke i thënë se çfarë duhet të bëjë me përpikëri, në vend që ta dëgjojë çfarë thotë.

Mënyra më e mirë: Meshkujt mendojnë praktikisht, pa marrë parasysh se është fjala për farë bisede apo tregti. Shumë burra nuk kuptojnë se femrat me anë të bisedës tentojnë t’ia lehtësojnë punën vetes dhe kanë dëshirë t’i dëgjojë njeriu. Burrat në situatë të këtillë reagojnë në mënyrë instinktive dhe konsiderojnë se janë kompetentë të japin menjëherë këshilla precize dhe konkrete se në çfarë mënyre ta zgjedhë problemin. Për këtë shkak duhet t’ua thuash troç: “Nuk dua këshilla. Ndihmën më të mirë do të ma bësh nëse vetëm më dëgjon!”

4 - Situata: Janë ftuar të shkojnë për një darkë dhe ai me atë rast ka vënë kravatën, të cilën ajo nuk e ka në qejf. Ajo e pyet me ironi se a e ka atë kravatë detaj të çmuar të veshjes. Ai nuk reagon dhe ajo hidhërohet: “Të kam thënë një milion herë se ky kombinim nuk ka harmoni!”

Mënyra më e mirë: Burrat në raste të këtilla të reagimit, heshtin. Nëse ekziston diçka që nuk e duan, ai është kundërshtimi. Tentoni që në vend të kundërshtimit, dëshirat tuaja t’i fusni në paketëzën e “përbashkët”: “Kam dëshirë që sonte të jemi çift simpatik. Për këtë shkak, të lutem, vishe këmishën e kaltër me këtë kravatë”.

Për cfarë të bisedojnë më së shumti?

AJO


1. Problemet personale, frikësimet, bukurinë

2. Djemtë në përgjithësi, për marrëdhëniet reciproke, për seksualitetin

3. Miqtë e përbashkët

4. Familjen, fëmijët

5. Kulturën, punët e shtëpisë, politikën

AI

1. Puna/karriera, punët e shtëpisë, politika

2. Sporti

3. Femrat

4. Veturat

5. Seksualiteti, emocionet, brengat personale.​
 
Meshkujt nuk e thonë atë që mendojnë, kurse femrat nuk mendojnë çfarë thonë. Këtë mendim e mbështet psikologu amerikan John Gray, autor i bestsellerit ‘Meshkujt janë nga Marsi, femrat nga Venera.
Domosdo burre qy ,normal qe do mbaj anen e burrave ?
Del ky rezultat: ajo i zgjedh problemet me anë të komunikimit, kurse ai me anë të veprave. Nuk është aspak cudi pse femra mesatarisht gjatë ditës flet 23.000 fjalë, kurse burri vetëm 12.000.
???? shpajfje









AJO

1. Problemet personale, frikësimet, bukurinë

2. Djemtë në përgjithësi, për marrëdhëniet reciproke, për seksualitetin

3. Miqtë e përbashkët

4. Familjen, fëmijët

5. Kulturën, punët e shtëpisë, politikën

AI

1. Puna/karriera, punët e shtëpisë, politika

2. Sporti

3. Femrat

4. Veturat
Gjithmone ,sa do qe te perpiqemi kjo menyra e komunikimit keshtu nuk ka per tu realizuar asnjehere ...mendimi im.
 
Sepse duhet te kene nje llogjik te shendosh te dy.
Kur kjo mungon apo eshte e pjeseshme,ka disa keqkuptime. :p
 
do 3 faqe shpjegim...une thashe te kursej kohen.....po plotesoj edhe me kete shpjegim...burrat dashurojne me tru....femrat me zemer...do me mo?
 
Une i them jo e mos me shkruaj me.
Ai ditziu me shkruan:-"A je akoma me nerva"?
E tmerrshme se kush eshte me nerva,un jam super e qete.
Ec e kuptohu me meshkujt si puna e ktij.
Ose e ka nga inati,ose ajo egoja e tij se nuk deshiron pergjigjen jo.
 
Une i them jo e mos me shkruaj me.
Ai ditziu me shkruan:-"A je akoma me nerva"?
E tmerrshme se kush eshte me nerva,un jam super e qete.
Ec e kuptohu me meshkujt si puna e ktij.
Ose e ka nga inati,ose ajo egoja e tij se nuk deshiron pergjigjen jo.

Ketu je fajtore ti, se i jep hapesire me t'shkru prap, ne vend se IGNORE lol
 
Po qe per at pun thyva numrin :p:p.
Shyqyr kam shpetu lool.

Me pak mjeshteri tkishe pas, kish shpetu edhe nr per cdo rast nevoje :p
 
I bie qe femrat jane, ndjejne, ekzistojne, jetojne ne 3D, ne meshkujt ne 1D, me mik 1.5D por asnje presje me shume??

Eshte me se normale duhet thene sepse eshte jashte çdo llogjike qe ne te jemi me te mira se to, ato na kane dhene jeten, jemi fryt i tyre.

Legjendarja Mia Martini docet-
Sono figli delle donne
Ma non sono come noi!
?
 
Se si len egoizmi.
Ne nje njohje,cift nuk duhet te kete egoizem,dhe duhet te leme pak pas kenaqesine tone nese eshte e nevojshme,per te kenaqur ate qe dashurojme.
 
Sepse ne duhet te gjejme llojin tone.
Cfare kam aprasysh kur them llojin tone,jo te njejtes gjini. :p
Por llojin tone ne karakter,s`mund te kuptohesh me nje njeri qe ka ide te kunderta,botekuptim te ndryshem nga i joti, etj etj.
Nese afrojne karakteret ,me pas eshte ceshtje deshire per te gjetur gjuhen komunikuese.
Dhe me kryesorja,duhet ndjesh dhembshuri ne nje lidhje.
Duhet ta kujdesesh,ta mbrosh,ti tregosh se ai/ajo per ty ka rendesi paresore.
Duhet te te lendoje me shume mireqenia e ti/saj, se sa e jotja,ne shume situata.
Kjo eshte dashuria ne familje,ne cift dhe ne ato lidhje qe i qendrojne kohes.
 
Sepse ne duhet te gjejme llojin tone.
Cfare kam aprasysh kur them llojin tone,jo te njejtes gjini. :p
Por llojin tone ne karakter,s`mund te kuptohesh me nje njeri qe ka ide te kunderta,botekuptim te ndryshem nga i joti, etj etj.
Nese afrojne karakteret ,me pas eshte ceshtje deshire per te gjetur gjuhen komunikuese.
Dhe me kryesorja,duhet ndjesh dhembshuri ne nje lidhje.
Duhet ta kujdesesh,ta mbrosh,ti tregosh se ai/ajo per ty ka rendesi paresore.
Duhet te te lendoje me shume mireqenia e ti/saj, se sa e jotja,ne shume situata.
Kjo eshte dashuria ne familje,ne cift dhe ne ato lidhje qe i qendrojne kohes.
Keni shume te drejte😛
 
E kam hapur 3-4 here kete teme. Mendoj cfare te shkruaj.. Bej nje psheretim me veten edhe vazhdoj me temat e tjera. hahahhaha

nejse,

Une nuk flas dot fare per meshkuj e femra, por per veten time. Pavaresisht se jam e sigurte qe kam 1 komunikim/marredhenie "ideale" jo vec ne cift, por dhe ne marredhenie shoqerore do thoja, ama, prap 100% nuk me kupton asnje!
Ka raste kur une dua te me thuhet fiks "xy" fjale, ne kohen qe une dua, ne menyren qe dua une ta degjoj, por jo, jo, jo, me thuhet ndryshe! :rolleyes:

Kjo sa i perket kuptimit. S'po flas per marredhenien ne teresi se per ate pune, merr e jep eshte ajo, diku mirekupton njeri e diku tjetri.. Por, tek kuptimi absolut, ai leximi mendjes ne cdo second nuk mendoj se ndodh me asnje!
 
Agapi mou... a do shuhet ndonjihere ky bashkeveprimi yne eshtror?😁🤣
Sa te jete,jeta forumore ,kurren e kurres.
Me mua njohe lumturine,te largova merzine,te ngjita kockat e thyera nga perplasje me titane femrash.
Tani rri urte,se ti thyva une tera njeheresh ahahahahahahahahahha.
 
Sa te jete,jeta forumore ,kurren e kurres.
Me mua njohe lumturine,te largova merzine,te ngjita kockat e thyera nga perplasje me titane femrash.
Tani rri urte,se ti thyva une tera njeheresh ahahahahahahahahahha.
Ca eshte nje titane femer?😁
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top