Pse nuk kemi bërë dot shtet?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
auto_auto_artan_fuga_ok14886277681496407693.jpg
Mbahen duke krijuar elektorat me vendet e punës në administratën e shtetit dhe të bashkive.

Shteti është bërë mjeti përcarës dhe bllokues i dinamikave ekonomike dhe sociale shqiptare!

I uzurpimit të pushtetit nga të njejtët!

I bllokimit të mendjes shqiptare për të prodhuar alternativa zhvillimi para elektoratit!

Partia në shtet u thotë nëpunësve dhe të gjithëve atyre që hanë bukë nga thërrimet e shtetit, sipërmarrës, poshtëmarrës, furnizues, tenderues, na votoni ne se përndryshe ata do ju presin korromanen!

Opozita deri tani u ka thënë: Votoni ne se sapo të kemi pushtetin, do i heqim ata nga puna dhe do ju vemë juve!

Ky është ndarja thelbësore e elektoratit sot në Shqipëri : kush është në punë të shtetit dhe kush do të kapi punën në shtet dhe tenderat!

Përcarja më e madhe e shqiptarêve që i ndërsen kundër njeri tjetrit.

Shqiptarët luftojnë për t'i marrë rrogën njeri tjetrit sa herë afrohen zgjedhjet!

Na kanë kthyer në plackitës të njeri tjetrit!

Ca duan ta ruajnë koromanen, ca duan t'ua marrin atyre që e kanë nga dora!

Politika luan dhe ushqehet me frikën për bukën e gojës të nëpunësit ose me dëshirën e të papunit për t'ja marrë bukën e gojës tjetrit!

Politika dhe partia mbi administratën, si qëmoti, njësoj!

Luftohet për cdo pastruese zyrash, për cdo tender, për cdo shofer administrate, për cdo llogaritar, arkëtar, taksidar, polic!

Hiqni burokracinë shtetrore nga thonjtë e partive politike do të shihni si do të ngelin pa asnjë njeri në mitingje!

Do të detyrohen të bëjnë programe elektorale alternative!

Tani tundin thelën e punësimit në administratë mijra individëve që i brohorasin, i shajnë, i mbështesin!

Hipokriozia e madhe e gjoja pluralizimit të republikës të dështuar!

Bashkë me ta edhe një tufë sipërmarrësish të privilegjuar që janë mekanizma larjeje parash të politikës dhe partive.

Ja përse nuk ka ideologji dhe ndarje ideologjike!

Ja përse nuk ka pluralizëm tê vërtetë!

Ja përsa asnjë parti nuk heq dorë nga shndërrimi i punonjësit të administratës publike në militant dhe nuk pranon t'ia heqi vetes së drejtën për ta bërë militantin nëpunês!

Ja përse të rinjtë në vend të motivohen për dije, motivohen pêr të qenë antarë të forumeve rinore!

Ja përse nuk kemi shtet, sepse nuk kemi burokraci shtetrore!

Ja pse gjithçka shthurret në korrupsion, sepse nëpunêsit mendojnë për sot dhe jo për nesër!

Ja përse nuk kemi politika afatgjata dhe Shqipëria është rrënuar nga asfaltime që nuk jetojnë më shumë se dy vjet!

Ja përse abuzohet me fondet e bashkive me punime të vockla dhe jo me punime urbane afatgjatë!

Ja përse teknikët janë hedhur tej nga administrata mbushur me mbledhës votash!

Ja përse ministritë ndahen si llokma për partitë politike në koalcion!

Ky është shtetformimi!!!

O pika neve thuaj!!!

syri net
 

Attachments

  • auto_auto_artan_fuga_ok14886277681496407693.jpg
    auto_auto_artan_fuga_ok14886277681496407693.jpg
    18.6 KB · Shikime: 0
Po Fuga po....Thene nga ti si filozof merr fiks kuptimin e duhur!
Nuk behet shtet sepse ju akademiket nuk dini te beni ate qe duhet te beni me mire,....mos perfshiheni e mos beheni pale me asnjerin nga aktoret politike.
Sot kemi nje kast filozofesh qe si profesion te dyte kane Pseudo analistet ...si ti ne kete rast qe mendojne se kane zbuluar kutine e Pandores,.
 
Sepse ne shtetin nuk e duam.
Ne duam vetem perfitimet qe vijne nga pushteti i shtetit por jo detyrimet dhe pergjegjesite qe vijne nga ekzistenca e shtetit.
 
Sepse e kemi rremujen ne tru...
 
Sepse ca e ca ne vend te lopates e kazmes qe duhet te kapin....kane perfundu drejtora si pa dashje
 
C, C, C, C, C, e ku te shkosh te germa ZH!

-E Mencura :) dicka arriti te gjej me ate kutine E PENDES, PENA E DORES (e cila kjo PENDE kur shkrojti nxorri te gjitha genjeshtrat ne pah dhe vetem SHPRESA i mbeti se mos dikush SHKRUAN TE VERTETEN), por prap se prap nje zero keni gjete!

-Pse nuk kemi bere dot Shtet?!
...500 vjet (nen Perandorine Osmane) pse nuk beme dot Shtet?!
...100 vjet (te copetuar) pse nuk u bashkuam dot si Shtet?!

-Te gjitha ato por&gjigje me rigon qe kini dhene e asnje e sakte (se bashku me autorin e temes: syri net)...
...thjeshte i shmangen te vertetes dhe e fshehin ate!

-Japonise i rane 2 bomba atomike dhe ajo sot eshte fuqia numer 2 ekonomike ne bote!
-Gjermanise i rane 2 luftera boterore dhe ajo sot eshte fuqia numer 1 ekonomike ne Europe!
-Serbia para afer 20 vitesh u bombardua dhe ajo sot eshte fuqia numer 1 ekonomike ne Ballkan!!! (flini flini)

...pse Japonia keshtu?! (...sepse e mbeshteti Amerika...)
...pse Gjermania keshtu?! (...sepse e mbeshteti Europa...)
...pse Serbia keshtu?! (...sepse e mbeshteti Rusia/Turqia/Greqia...)

-Pse Shqiperia nuk ka Shtet?!
...sepse e copetoi Europa???
...sepse e harroi Amerika???
...sepse e pengon Serbia/Greqia/Turqia???



-Pardje lexoja nje lajm ku thuhej per investimet e huaja ne Shqiperi, vendin e pare e mbante Italia me afer 1500 investime...
-Cudi!!!
...Shqiperia qe eshte ne buze te Italise ka afer 1500 investime italjane, ndersa Bullgaria e Rumania qe jane me larg Italise kane mbi 3000 investime italjane!!!

-Pse flisni me ****, dua te di?!
-Pse nuk thoni te verteten kush e ka fajin, por perdridhni fjalet sa andej kendej?!

Kam dashur gjithashtu te hap nje teme te tille ketu ne forum, "Si mund ta rregullojme Shqiperine", po edhe kjo e njejte eshte: Pse nuk kemi bere dot Shtet?

-Pa Aleate, a mund te besh Shtet???
...luftoi Gjergj Kastrioti per Shqiperine, asnje Aleat nuk i erdhi ne ndihme, ku ishte Shqiperia 500 vjet???

-Pse nuk kemi Shtet?!
-Sepse nuk luftojme per te patur Shtet!!!
-Pse nuk luftojme per te patur Shtet?!
-Sepse nuk kemi Aleat!!!
-Pse nuk kemi Aleat?!
-Sepse na kane copetuar!!!
-Pse na kane copetuar?!
-Sepse nuk kemi luftuar per t'u bashkuar!!!
-Pse nuk kemi luftuar per t'u bashkuar?!

...he mo flisni, pse nuk kemi luftuar per t'u bashkuar?!

-SEPSE NUK KEMI ALEATE!!!


-E moret veshe, pse nuk kemi Shtet?...
 
Thjeshte sepse nuk duam.

Ne nuk duam me pagu asigje per shtetin sepse e konsiderojme shtetin si dicka te huajen.
 
se gjithmone "na e kan bere shtetin" nepermjet kushteve e imponimeve. .. ngaqe kerkojme te fusim kembet ne 1000 kepuce pa pare numrat e normalisht ne kemben e majte fusim kepucen e dx e e kunderta... pak te pa shtyll korrizore ... i mgjasojme 1000 kembshit......
 
-Qe t'ju e them edhe ndryshe qe postimi te mos fshihet se e shikoj se sa u eshte djege barku disave te pergjigjen seriozisht, shtet kemi bere,,, trru nuk kemi bere!!!


...nuk duam!!!
...nuk na pelqen!!!

...e shoh e shoh ndaj s'kini trru...


 
7_1378233508909801_1004616173697297041_o1496383666.jpg
Një raport i ri ndërkombëtar i Save the Children i publikuar të mërkurën, titulluar “Fëmijëritë e vjedhura”, tregon për boshllëqet e mëdha në standardet e jetës së fëmijëve në vendet më të pasura dhe më të varfra në Ballkan.

Indeksi Fundi i Fëmijërisë fokusohet te disa ngjarje të ndryshimit të jetës të cilat sinjalizojnë ndërprerjen e fëmijërisë dhe rendit 172 vende nga vendet ku fëmijëria është më e paprekur deri te ato ku është më e penguar.

Kriteret sipas të cilave renditen vendet janë shkalla e vdekshmërisë foshnjore, përqindja e fëmijëve të kequshqyer dhe përqindja e fëmijëve jashtë shkolle, të cilët kanë filluar të punojnë, të martohen, të kenë një fëmijë ose që kanë përfunduar si viktima të dhunës ekstreme.

Raporti tregon një hendek të madh midis vendeve të Ballkanit të renditura më mirë dhe më keq. Krocia doli më e mira në rajon, në vendin e 25-të, ndërsa Shqipëria ishte e fundit në vendit e 71. Pjesa tjetër e vendeve të Ballkanit u renditën midis këtyre dy skajeve.

Save the Children raportoi se 23 për qind e fëmijëve deri në pesë vjeç nuk kanë zhvillim trupor për shkak të kequshqimit në Shqipëri, duke iu referuar të dhënave më të fundit gjatë periudhës 2005 deri në 2010. Shqipëria është gjithashtu vendi më i keqrenditur në Ballkan për vdekshmërinë e fëmijëve, ku humbin jetën 14 nga 1000 fëmijë nën moshën pesë vjeç.

Bosnja renditet në vendin e 35, ku 4.6 për qind e fëmijëve janë zhvendosur me forcë nga konflikti sipas raportit.

Serbia u rendit në vendin e 41, pasi raporti vlerësoi se 3.3 për qind e fëmijëve janë të zhvendosur nga konflikti. Megjithatë, ky numër përfshin edhe Kosovën, e cila nuk është monitoruar në mënyrë të pavarur mes 172 vendeve.

Mali i Zi renditet në vendin e 44 dhe Bullgaria, ku rreth 37 në 1000 vajza të moshës 15-19 vjeç kanë lindur fëmijë, është në vendin e 49-të.

Rumania gjithashtu ka një normë të lartë lindjeje në adoleshencë, 34 në 1000 fëmijë, gjë që e rendit atë në vendin e 52-të. Maqedonia është në vendin e 56-të.

Save the Children raportoi se fëmijëria ka përfunduar para kohe për të paktën 700 milionë fëmijë në mbarë botën – shifër kjo edhe më e lartë – për shkak të shëndetit të keq, konflikteve, dhunës ekstreme, martesës në fëmijëri, shtatzënisë së hershme, kequshqyerjes, përjashtimit nga arsimi dhe punës së fëmijëve. syri net






http://www.forumivirtual.com/diskut...ushqyerjes-65487/?highlight=femijeve+shqiptar

...ketu ta thoni ate "nuk duam" e "nuk na pelqen", ju te zgjuarit qe s'dini te thurrni dy fjale!
 

Attachments

  • 7_1378233508909801_1004616173697297041_o1496383666.jpg
    7_1378233508909801_1004616173697297041_o1496383666.jpg
    84.7 KB · Shikime: 0
  • 7_1378233508909801_1004616173697297041_o1496383666.jpg
    7_1378233508909801_1004616173697297041_o1496383666.jpg
    84.7 KB · Shikime: 0
Me Ramen, Liken e Bashken nuk bejm edot shtet jo, por edhe me delet qe jetojne ne kete vend ska se si te behet.
Me pak fjale kur nuk ka reagim qytetar kunder padrejtesive qe bejne keta legenat qe i veshim me pushtet dhe u lepihemi per cdo gje jo shtet nuk do behemi por e meritojme fjalen xhungel. ;)
 
Me Ramen, Liken e Bashken nuk bejm edot shtet jo, por edhe me delet qe jetojne ne kete vend ska se si te behet.
Me pak fjale kur nuk ka reagim qytetar kunder padrejtesive qe bejne keta legenat qe i veshim me pushtet dhe u lepihemi per cdo gje jo shtet nuk do behemi por e meritojme fjalen xhungel. ;)


Keni te drejte, keni te drejte...

-Ju pyesin: ma shpjegon pak fjalen "strikt"?
-Pergjigjeni: kerko ne google

...edhe Shqiptari ne google po e kerkon Shtetin!

-Ama keni, shume te drejte.
 
Shoku nuk merrem me njerez qe kane probleme me veten dhe kerkojne ti japin drejtime situatave te tyre ku te kapen... fillo lexo pak libra dhe mund te debatojme dhe per pyetje e shekullit qe ke ne lidhje me fjalen strikt.. Tani jam shume i zene te te sqaroj por pyet verdalle dhe mendo te besh nje freaking koment te sakte per temen. ;)
 
Shoku nuk merrem me njerez qe kane probleme me veten dhe kerkojne ti japin drejtime situatave te tyre ku te kapen... fillo lexo pak libra dhe mund te debatojme dhe per pyetje e shekullit qe ke ne lidhje me fjalen strikt.. Tani jam shume i zene te te sqaroj por pyet verdalle dhe mendo te besh nje freaking koment te sakte per temen. ;)

...ate e kam bere me kohe, por ju mungojne gjyslyket dhe thoni qe problemin e kam une!

-Shikoni ju mbase jepni ndonje pergjigje se mbari, se e ka kush e ka e kemi lojte qe 5 vjec e nuk ka hije per gjylet qe mbani!
 
Back
Top