Pse nuk është mirë t’i kontrolloni partnerët në internet?

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0513021621874_m.png


ثshtë bërë shprehi tani më, personin që na pëlqen ta kërkojmë në internet. Tani më askush nuk kërkon numrin e celularit, por menjëherë e shton si mik në Facebook.
Femrat posaçërisht kanë shprehi që t’i kontrollojnë ata me të cilët dalin në takim apo duhet të dalin në të ardhmen. Por sa është kjo e mençur?

Problemi është se ajo që e dini përpara për njeriun me të cilin takoheni, do të pengojë rrjedhën e komunikimit. Numri më i madh i informacioneve janë të dëmshme. Ja përse. Një studim i bërë nga portali Match.com ka treguar se 49% e femrave do të refuzonin ndonjë takim, nëse do të gjenin ndonjë informacion “on line” që nuk iu pëlqen.

Psikologu Eli J.Finkel, thotë se njerëzit mundohen që ti gjejnë pikat e përbashkëta me personin, duke u interesuar në internet, por nuk eksiton asnjë garanci se ato informacione që i gjejnë në internet janë reale. Ajo që është e nevojshme është dozë realiteti dhe kontakt përballë njëri tjetrit që t’i zbuloni shumë gjëra. Përveç kësaj, hulumtimet tregojnë se njerëzit reagojnë në mënyrë shumë kritike ndaj atyre që i kanë kontrolluar paraprakisht në internet.

Sa më shumë informacione që të zbuloni, aq më shumë e gjykoni njeriun dhe kur të vjen radha të njoftoheni me të, ju veç më dini edhe më shumë nga ajo që duhet dhe e gjykoni edhe nëse nuk i dini rrethanat. Në këtë mënyrë shumë njerëz prej përpara i sabotojnë lidhjet që kanë potencial. /Telegrafi/
 
Titulli: Pse nuk është mirë t’i kontrolloni partnerët në internet?

Ja dhe kto si kam dit...:D Ishalla na del ndo nje gje tjeter qe se di ... :D
 
Titulli: Pse nuk është mirë t’i kontrolloni partnerët në internet?

hm
Femra shqiptare para se me dal ne takim kontrollon fcb -waaaaaa waaaaaaca kinguuuuuuuuuuuu,sa i mire. yll yll yll. do e kap se sben [hihihihi]
Mashkulli shqiptar kur njeh nje femer ,zakonisht ne fcb,qe ndodh shume shume shpesh kjo lloj njohje- obobobo Ca pjeshke qenka kjo. [kontrollon te gjitha fotot me rradhe dhe mundsisht te gjitha fotot like,disa edhe koment] - ok Benka kjo , te shof mos e hap se qenka si shpirt[edhe kshtu fillon biseda krejt xhentilese der te nr tel,takimi...dhe aty ndodh ndryshimi per mire ose per keq,dmth, nese i pelqen pjeshka per mire ndryshimi,nese nuk i pelqen jeshka per keq]

e perbashketa e te dy paleve? TE DY PALET BAZOHEN TE FOTO E FCB ,ASNJERI NE BAZAT INFORMATIVE
.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top