Pse na lëvizin sytë kur shohim ëndrra? Ja çfarë thotë studimi më i fundit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues

Pse na lëvizin sytë kur shohim ëndrra? Ja çfarë thotë studimi më i fundit​

1662461689535.png
Ashtu si shumë kafshë, kur bien në gjumë edhe minjtë hyjnë në botën e imagjinatës. Ne e dimë këtë pasi sytë e tyre të vegjël lëvizin sa para–mbrapa, ndërsa truri i tyre “gumëzhin”.Tani, falë një studimi mbi trurin e brejtësve gjatë gjumit, ne mund të themi me më shumë besim se pse ndodhin këto lëvizje të shpejta të syve (REM).

Studiuesit e kanë studiuar që nga vitet 1950 fenomenin e lëvizjes së syve në gjumë gjatëmomentit të shikimit të ëndrrave. Personat që zgjoheshin pasi kishin parë ëndrra që duheshin gati si reale, shfaqnin lëvizje veçanërisht të ekzagjeruara të syve, duke e bërë të lehtë të supozohej se sytë e tyre bartnin “gjurmët” e peizazheve të krijuara në peizazhin e tyre të ëndrrave.

Edhe pse ky pohim duket shumë i arsyeshëm, është një hipotezë sfiduese për ta mbështetur eksperimentalisht. Shumica e studimeve të deritanishme, janë bazuar tek njerëzit që flinin,dhe më pas vetë-raportonin mbi ëndrrat e tyre, të cilat studiuesit i lidhën me lëvizjet e syve të tyre.

Por kjo qasje lë shumë hapësirë për dyshime. Studiues të tjerë, kanë vënë në dukje se gjumi REM mund të ndodhë edhe në mungesë të ëndrrave, sidomos tek foshnjat dhe njerëzit me trauma të trurit, që me sa duket kanë mbetur të paaftë për të vizualizuar ëndrrat e tyre.

Por ne mund të ëndërrojmë edhe pa hyrë në gjumin e fazës REM. Më e rëndësishmja:jo të gjitha studimet mbështesin atë që quhet “hipoteza e skanimit”. Përndryshe, lëvizja e shpejtë e syrit nën kapakë – e përshkruar si sakada – mund të jetë thjesht një përgjigje nervore ndaj aktivitetit më themelor që shfaqet kur truri nuk është më i lidhur me vetëdijen .

Për ta tejkaluar këtë ngërç, shkencëtarët nga Universiteti i Kalifornisë në San Francisko, përdorën minjtë për një testim. Ata matën aktivitetin e qelizave nervore në talamusin e miut, të cilat janë përgjegjëse për drejtimin e kokës në një kahje të caktuar.

Tek minjtë që ishin zgjuar, sakada–t priren të përputhen me lëvizjet e kokës. Përputhja e lëvizjeve të syve me impulset nervore me drejtimin e kokës, do të ishte një provë kryesore

në mbështetje të “hipotezës së skanimit”. Ekipi përdori sonda të vogla të implantuara nëkokë, për të regjistruar aktivitetin nervor të minjve, duke i dhënë mundësi të eksploroninlirshëm mjediset e tyre ndërsa ishin zgjuar.

Ndërkohë, një sërë kamerash regjistruan çdo mbyllje të syve. Kur ato u shtrinë për një sy gjumë, sensorët nisën të regjistronin. Linjat bazë në aktivitetin nervor dhe sakada–t e krijuara gjatë periudhave të zgjimit u përdorën për të përcaktuar se sa e mundur ishte që lëvizjet e syve gjatë fazës REM, të lidheshin gjithashtu me drejtimin e tyre të synuar përmes botës së tyre mendore.

Rezultatet e tyre ofrojnë prova mjaft të qarta:lëvizjet e shpejta të syve të miut lidhen me kontrollin e trurit të tij mbi lëvizjet e kokës. Ashtu siç jeni zgjuar, lëvizjet më të mëdha dhe më të turbullta parashikojnë ndryshime më të forta në drejtimin e kokës, sikurse ndodh përmes talamusit.

Natyrisht, tani duhen përputhur rezultatet të një eksperimenti mbi minjtë, me të njëjtën sjellje tek njerëzit. Neurologët Kethrin Kanto dhe Kris De Zeu nga Instituti Holandez për Neuroshkencën, thonë se leximi i lëvizjeve të syve gjatë gjumit mund të ndihmojë në pasjen e terapive më cilësore për përmirësimin e kujtesës ose menaxhimin e traumave. Po ashtu mund të na japë më shumë njohuri për vetë synimin e “bredhjeve” tona të pavetëdijshme. / science alert – bota.al
 
Varet nga permbajtja dhe subjekti i endrrave ... ne disa endrra nuk levizin vetem syte , te pakten tek meshkujt 😆
Sipas nje studimi edhe ky fakt 😜
 
Po turp te kesh qe ngaterron oren iluzionare spirituale, me iluzione biologjike fizike. :P
 
Sa e madhe eshte dhuntia e Zotit..sa e sa studime behen akoma per krijesen njeri e akoma do te studjohet vetem me gjete diqka te prodhuar nga dikush tjeter..dhe kurr nuk do shterrohen dhuntit e tij.
Zot na fal se nuk te falenderojm sa meriton.
 
Sa e madhe eshte dhuntia e Zotit..sa e sa studime behen akoma per krijesen njeri e akoma do te studjohet vetem me gjete diqka te prodhuar nga dikush tjeter..dhe kurr nuk do shterrohen dhuntit e tij.
Zot na fal se nuk te falendrojn sa meriton.
Te prodhuar nga kush ? Kush eshte armiku me i madh i zotit ? Njeriu apo shejtani ... te dy i krijoi vete .
 
Te dy i krijoi po njeriun e ngriti me lart..
Sorry po e di si po e trajton kete ceshtje hyjnore?
Si punedhenes -punemarres .
Une paguaj me shume menaxheret , por dua me shume punetoret .
A mund te ma shpjegosh kete ?
 
Te prodhuar nga kush ? Kush eshte armiku me i madh i zotit ? Njeriu apo shejtani ... te dy i krijoi vete .
Po edhe ty te krijoi Zoti. Po sdo te thote qe ti sa pika ne oqean qe je ose ende me e imet ne dallim me Lartemadherine e Zotit qe ia zvogelon sundimin dhe madherine e Tij.
Ti dhe shejtani nese keni vendos ta mohoni Zotin jeni armik i vetevetes. Vetem se shejtani ne dallim me ty e beson ekzistimin e Zotit por nga krenaria e tij guxoi te mos i bindet Zotit. Por, u be shejtan pastaj!
 
Ceno , kupto kontekstin e bisedes dhe pastaj kalo ne gjykim dhe mbase ne mallkim . Gje ne kete rast , sipas ligjeve te zotit te ben ty mekatar . Une as po mohoj ekzistencen e zotit dhe as po blasfemoj , thjesht si jobesimtar po kerkoj pergjigje dhe detyra juaj si besimtare te devotshem eshte , te me ktheni pergjigje per dilemat e mia dhe te me afroni me afer zotit me urtesine qe duhet t ju karakterizoje dhe jo te me beni armik mua e cdo jobesimtar qe nuk ka zgjedhur apo nuk ka gjetur akoma rrugen e zotit .
Respekte vlla ... merre me qetesi 🙂
 
Nuk ka dhe shume faj Ceni deri diku se normalisht ajo cfare ne jemi sot, eshte nje sere faktoresh qe na ka formesuar. Dhe keto debatet fetare kam nja 10 -12 vite qe i lexoj ketu qe vertiten tek e njejta. Here sulmoheshin ata qe besonin, e here ata qe nuk besonin. Kur flitet shume per te njejten pas 10 vitesh nuk arrin te kuptosh pse dikush eshte i ashper e pse dikush i bute. Si puna e njerezve qe zihen. Ne fund duken njesoj dhe s'kuptohet kush e nisi e si arriti puna deri aty. :)

Sa i perket pjeses kur thua "detyra juaj si besimtare te devotshem". Une nuk e di a bej dot pjese ne ate grup se jam plot gabime, POR, nese me lejohet mund te te jap nje sugjerim qe e kam praktikuar dhe vete ne fakt. Kryesisht pergjigjet me te duhura mund te vijne duke analizuar 1-jeten e Profetit Muhamed, dhe 2- meditimi mbi krijimin. Meditimi mbi krijimin automatikisht te con tek kuptimi se ka 1 force mbinatyrore qe krijoi cdo gje, dhe qe i bie Zoti. Se kush tjeter mund te krjonte kete mekanizem perfekt mijeravjecar.

Pastaj per ceshtje me te thella, si shejtani-e keqja e mira- duhet me shume te lexosh vete se ndonjehere pyetjet qe mund te kesh mund te mos pergjigjen dot nga 1 person i vetem.

Ti pyet: kush eshte armiku me i madh? Lufte Zotit i ka hapur shejtani kur i thote se do mundohet t'i devijoje njerezit nga rruga e vertete. Por ne disa versete Kuranore haset qe Zoti thote: Kini kujdes nga shejtani se ai eshte armiku juaj. Ne kuptimin ai ju do te keqen, dhe normalisht do tju largoje nga besimi i drejte.
Njeriu nga ana tjeter po prap vete e krijoi, dhe e ngriti ne grade te larte, ne kuptimin qe i fali mendjen. Sepse dhe kafshet vete i krijoi por ata jetojne me instikte. Skane as vullnet te lire e asgje. Nderkohe, cdo gje e krijuar dhe qe na rrethon eshte ne sherbimin tone qe ta perdorim dhe shfrytezojme.
 
Nuk ka dhe shume faj Ceni deri diku se normalisht ajo cfare ne jemi sot, eshte nje sere faktoresh qe na ka formesuar. Dhe keto debatet fetare kam nja 10 -12 vite qe i lexoj ketu qe vertiten tek e njejta. Here sulmoheshin ata qe besonin, e here ata qe nuk besonn. Kur flitet shume per te njejten pas 10 vitesh nuk arrin te kuptosh pse dikush eshte i ashper e pse dikush i bute. Si puna e njerezve qe zihen. Ne fund duken njesoj dhe s'kuptohet kush e nisi e si arriti puna deri aty. :)

Sa i perket pjeses kur thua "detyra juaj si besimtare te devotshem". Une nuk e di a bej dot pjese ne ate grup se jam plot gabime, POR, nese me lejohet mund te te jap nje sugjerim qe e kam praktikuar dhe vete ne fakt. Kryesisht pergjigjet me te duhura mund te vijne duke analizuar 1-jeten e Profetit Muhamed, dhe 2- meditimi mbi krijimin. Meditimi mbi krijimin automatikisht te con tek kuptimi se ka 1 force mbinatyrore qe krijoi cdo gje, dhe qe i bie Zoti. Se kush tjeter mund te krjonte kete mekanizem perfekt mijeravjecar.

Pastaj per ceshtje me te thella, si shejtani-e keqja e mira- duhet me shume te lexosh vete se ndonjehere pyetjet qe mund te kesh mund te mos pergjigjen dot nga 1 person i vetem.

Ti pyet: kush eshte armiku me i madh? Lufte Zotit i ka hapur shejtani kur i thote se do mundohet t'i devijoje njerezit nga rruga e vertete.
Njeriu nga ana tjeter po prap vete e krijoi, dhe e ngriti ne grade te larte, ne kuptimin qe i fali mendjen. Sepse dhe kafshet vete i krijoi por ata jetojne me instikte. Skane as vullnet te lire e asgje. Nderkohe, cdo gje e krijuar dhe qe na rrethon eshte ne sherbimin tone qe ta perdorim dhe shfrytezojme.
S kam qene para 10 vjetesh ketu dhe nuk di cfare eshte bere , por as ti me duket se nuk kuptove se cfare i thashe Cenit . Ajo qe me ben pershtypje ne pjesen me te madhe te rasteve eshte keqkuptimi dhe ndonjihere perdorimi i atyre qe thuhen ne librat fetare ose sic mund te themi fjaleve te zotit te percjella nepermjet gojes dhe mendjes se njeriut . Une nuk di , qe ne nje liber te shenjte te predikohet armiqesia kundrejt dikujt qe nuk beson ne zot , e aq me teper urrejtja kundrejt nje besimtari te nje feje tjeter .... gje qe e hasim perdite dhe ne gjithe historine e besimit .
 
Besimi eshte dicka, interpretimi eshte dicka tjeter, praktikimi po ashtu gje tjeter. Varet si e kupton gjithsecili, si e perdor. Ka dhe sh raste kur ne emer te fese perpiqen te aplikojne interesin e vet. :D ndaj duhet me pa cfare thone librat jo cfare bejne njerezit.
 
Ceno , kupto kontekstin e bisedes dhe pastaj kalo ne gjykim dhe mbase ne mallkim . Gje ne kete rast , sipas ligjeve te zotit te ben ty mekatar . Une as po mohoj ekzistencen e zotit dhe as po blasfemoj , thjesht si jobesimtar po kerkoj pergjigje dhe detyra juaj si besimtare te devotshem eshte , te me ktheni pergjigje per dilemat e mia dhe te me afroni me afer zotit me urtesine qe duhet t ju karakterizoje dhe jo te me beni armik mua e cdo jobesimtar qe nuk ka zgjedhur apo nuk ka gjetur akoma rrugen e zotit .
Respekte vlla ... merre me qetesi 🙂
Çfare konteksti me duhet ta kuptoj kur nje jobesimtar apo qafir me flet per besimin ne Zot tregom te lutem?
Dhe nuk te kam sha, e as mallkuar, vetem tu pergjigja konkretisht, thjeshte dhe shkurt.
Respekti eshte i ndersjellet!
 
Çfare konteksti me duhet ta kuptoj kur nje jobesimtar apo qafir me flet per besimin ne Zot tregom te lutem?
Dhe nuk te kam sha, e as mallkuar, vetem tu pergjigja konkretisht, thjeshte dhe shkurt.
Respekti eshte i ndersjellte!
Cfare do me thene qafir Ceno ?
 
Jo ty stu drejtova, pyetjen e bera si konteksti i pyetjes tende qe ia ke bere Arfes😉
Ceni , po te tregoj si e perceptoj une te verteten. Si krijese e zotit dhe fale dhurates qe na ka dhene te gjitheve ne .. ty , mua e gjithesecilit ... vullneti i lire . Dhe si nje krijese qe kam te drejte te mendoj , veproj , perceptoj , konceptoj dhe nje mori veprimesh dhe mendimesh qe me eshte dhene e drejta ti bej ... pavarsisht fundit qe mund te kem ... e verteta per mua eshte dicka relative , dicka e bazuar ne besimet personale. Kur them personale , jo domosdoshmerisht eshte besimi ne zot .. por cdo lloj besimi , duke perfshire edhe besimin ne marrdheniet njerezore . Kur flasim per te verteten apo te vertetat , nuk mund te jemi te sigurte per ate qe realisht besojme , por kemi nje besim te lekundur dhe transformueshem ne varesi te rrethanave fizike dhe shpirterore ku gjendemi . Qe ta kuptosh me mire ... njerezit kur shohin fundin ose kur humbasin shpresat gjithmone i kthejne syte nga qielli dhe kuptojne qe e vetmja shprese per shpetim eshte zoti . Pse ndodh kjo ? Sepse gjate gjithe jetes nuk e kishin kuptuar apo sepse guri i fundit i shpetimit eshte zoti ? Sepse e verteta sublime nuk ekzistonte apo sepse pikerisht kur jemi duke prekur fundin e vetmja shprese eshte kthimi tek zoti ? Pyetja e fundit .... Pse disa besojne dhe disa jo ... sepse disa pane me heret fundin apo sepse filluan te mendojne ne sensin e kundert ... nga fundi ne fillim ?
Te lutem lexoje mire kete qe kam shkruar, qe te mos arrish ne konkluzione qe do te detyronin te dilje jashte kontekstit tim!😉
 
o Zot sa i komplikoniiiiiiiiiiiii. Pse nuk pergjigjeni drejtperdrejt:
Qafir=kafir=mohues=>Ne kete rast: nje njeri qe mohon egzistencen e Zotit. arabisht eshte Qafir si me thene shqip: mohues. Kaq, kaq,kaq!😁

Nejse une hyj kot meqe po ju ndjek nga ekrani :D
 
Nuk e vura ne dyshim perkthimin e cenit 😁
 
Ceni , po te tregoj si e perceptoj une te verteten. Si krijese e zotit dhe fale dhurates qe na ka dhene te gjitheve ne .. ty , mua e gjithesecilit ... vullneti i lire . Dhe si nje krijese qe kam te drejte te mendoj , veproj , perceptoj , konceptoj dhe nje mori veprimesh dhe mendimesh qe me eshte dhene e drejta ti bej ... pavarsisht fundit qe mund te kem ... e verteta per mua eshte dicka relative , dicka e bazuar ne besimet personale. Kur them personale , jo domosdoshmerisht eshte besimi ne zot .. por cdo lloj besimi , duke perfshire edhe besimin ne marrdheniet njerezore . Kur flasim per te verteten apo te vertetat , nuk mund te jemi te sigurte per ate qe realisht besojme , por kemi nje besim te lekundur dhe transformueshem ne varesi te rrethanave fizike dhe shpirterore ku gjendemi . Qe ta kuptosh me mire ... njerezit kur shohin fundin ose kur humbasin shpresat gjithmone i kthejne syte nga qielli dhe kuptojne qe e vetmja shprese per shpetim eshte zoti . Pse ndodh kjo ? Sepse gjate gjithe jetes nuk e kishin kuptuar apo sepse guri i fundit i shpetimit eshte zoti ? Sepse e verteta sublime nuk ekzistonte apo sepse pikerisht kur jemi duke prekur fundin e vetmja shprese eshte kthimi tek zoti ? Pyetja e fundit .... Pse disa besojne dhe disa jo ... sepse disa pane me heret fundin apo sepse filluan te mendojne ne sensin e kundert ... nga fundi ne fillim ?
Te lutem lexoje mire kete qe kam shkruar, qe te mos arrish ne konkluzione qe do te detyronin te dilje jashte kontekstit tim!😉
Agapi shyqyrrr o zot qe doli dikush ne kete forum,te kete shkruar pak a shume ato ujra mendimesh qe gjej veten dhe une.
Dhe ne fakt kur futem ne keto ujra mendimesh ,ndihem e trazuar. Por gjithesesi .
 
E kush tjeter mund ti thoshte pervec meje agapi ?
Kush tjeter mund te te bente per vehte ? 😁
Ca klasi e ke patenten ti agapi mou ? 😂
 
Mos u tall e kisha seriozisht. hahahahahahahaha
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top