A mund të mbajë më Brukseli? Kjo është pyetja që shtron redaktori politik i gazetës së përjavshme gjermane “Die Ziet”, Jochen Bittner.
Në një opinion për “The New York Times” ai shkruan se sulmet terroriste në Europë tregojnë problemet e vërteta që ka unioni.
Sipas tij, Europa ka dështuar të integrojë myslimanët europianë duke u mohuar atyre në një farë mënyrë një identitet kombëtar.
Kështu, sipas tij mungesa e një përkatësie kombëtare bën që myslimanët e Europës ta gjejnë atë te feja dhe disa të tjerë tek ekstremizmi fetar.
Lufta e BE-së për paqe dhe për të zhdukur nacionalizmin e dhunshëm nuk e ka ngritur aspak një identitet të fortë europian, për këtë arsye, myslimanët e Europës njehen ndryshe nga myslimanët në SHBA.
Edhe sa do të mbajë Brukseli?
Nga Jochen Bittner
Kaos, njerëz që vrapojnë, foto të shkrepura në sekondë, kjo ishte panorama që erdhi nga Brukseli vetëm pak çaste pas shpërthimeve.
Ajo u përhap shpejt edhe në vendet e tjera europiane, ku të gjithë që qëndronin nëpër aeroporte nuk ndjeheshin më të sigurt.
Videot dhe imazhet që erdhën nga Brukseli treguan një moment vërtet tronditës, por dhanë edhe kohë për reflektim.
Duhet të vrapojmë dhe të dalim nga kjo çmenduri. Bombat goditën kryeqytetin e Europës në një kohë kur anëtarët e saj, më shumë se kurrë kanë frikë se do të shembet ajo që ndërtuan gjithë këto dekada.
Ata kanë frikë se unioni po shkon drejt kaosit nga Gjermania, e cila është liderja de fakto, dhe që ka hapur krahët për refugjatët duke marrë edhe terroristë mes tyre.
اdo vend mund ta zgjedhje vetë zgjidhjen e tij dhe s’mund të themi se cila është më e mira. Liderët e vendeve europiane të Lindjes kanë paraqitur një ekuacion: ndalja e refugjatëve myslimanë baras me ndaljen e sulmeve terroriste.
Të mërkurën, Polonia deklaroi se do t’i mbyllë kufijtë e saj. Këto vende pyesin me të drejtën e tyre: Pse të përsërisim gabimet e së shkuarës, duke predikuar për tolerancë fetare dhe multikulturalizëm kur ajo që marrim mbrapsht janë vetëm shoqëri të ndara që prodhojnë dhunë?
Nga ana tjetër, edhe Britania pyet se përse ajo duhet të hedhë para për të qenë e varur në siguri nga Europoli, që sipas saj është agjencia më e dobët e sigurisë. Dhe pse Britania duhet të punojë me vende si Gjermania, që ka “alergji” nga çdo lloj përgjimi apo mase sigurie që shkel deri diku privatësinë?
Zgjidhja e tyre është që ta lënë unionin dhe ta ndërtojnë sigurinë kombëtare sipas mënyrës së tyre, në vend që të mos varen më nga burimet inteligjente amerikane.
Ndërkohë që ujërat vazhdojnë të ngrohen, nëse Britania del nga unionioni atëherë edhe Polonia me Hungarinë do ta ndjekin.
Në këtë mënyrë, BE-ja do të shpërbëhet me shpejtë sesa skektikët e saj kanë parashikuar. Por a janë kritikat ndaj Gjermanisë të drejta?
Në një farë mënyre, këto kritika tregojnë një paqëndrueshmëri në të menduar. Besoj nuk është e arsyeshme që të sakrifikosh 60 vjet paqe dhe bashkëpunim ndërkombëtar për disa sulme terroriste.
Kjo është edhe ajo që duan ata, një Europë të përçarë, konfuze dhe ekstremiste që do të dërgonte buzë luftës myslimanët dhe jo myslimanët.
Gjithashtu, edhe e kundërta e zemërimit, si apatia dhe zhgënjimi janë përgjigje të gabuara. Për hir të paqes sociale, ne u thamë njëri-tjetrit pas sulmeve terroriste të 11 shtatorit dhe në vazhdim, se islami dhe islamizmi nuk janë e njëjta gjë.
Por për fat të keq, ato janë. Një fe paqësore ndonjëherë, mund të kthehet në një ideologji antinjerëzore, sidomos në një kohë kur këto ideologji ofrojnë një ndjenjë përkatësie më të fortë se ato që ofrojnë shoqëritë postmoderne tonat.
Dhe ja, Brukseli është një qytet ku mund ta shpjegosh këtë dukuri, me komunitete paralele që nuk kanë asnjë ndjenjë përkatësie kombëtare, apo identitet kombëtar.
Kur kam qenë korrenspondent atje, kam parë me sytë e mi se qendra e qytetit nuk ngjante fare me periferinë e saj. Në periferi jetojnë njerëz të varfër dhe janë thuajse të getozuar.
Dhe vetë ndarja kombëtare mes belgëve që flasin holandisht dhe atyre që flasin frëngjisht e ka bërë hendekun edhe më të madh.
Kjo më kujton thënien e Mbretit Albert të Parë, që tha në vitin 1912: “Nuk ka belgë”. Nga ana tjetër, zyrtarisht Europa ka punuar fort këto dekada, që pas luftës, për të bindur popujt e Europës se nuk ka një “ثndërr Gjermane” apo edhe një “ثndërr Franceze”. Mirëpo, duket qartë se nuk ka më as një “ثndërr Europiane”.
Kështu, emigrantët e rinj nuk kanë një shpirt pas të cilit të kapen, ashtu sikurse bëjnë në SHBA. Dhe në këtë mënyrë, disa myslimanë janë më të prirur që t’i falin besnikëri Allahut, dhe disa prej tyre Shtetit Islamik.
Shërbimet inteligjente thonë se rreth 6 mijë xhihadistë nga Europa Perëndimore kanë udhëtuar për t’iu bashkuar Shtetit Islamik.
Kjo tregon qartë se si kanë dështuar politikat integruese në vendet e BE-së. Dhe gjithashtu, tregon se si kanë dështuar myslimanët europianë t’i mbajnë të rinjtë e tyre imunë ndaj ekstremizmit.
Dhe kështu, kemi një apati të përbashkët të përzierë me shumë islamistë dhe më pak policë dhe forca sigurie.
Ne vërtet mund të kemi një valutë të përbashkët, por ende s’kemi një bazë të dhënash të përbashkët për terrorizmin.
Islamistët në Europën Perëndimore duken mjaft të koordinuar, madje më shumë se vetë autoritetet që i kërkojnë ato.
Ka një mungesë bashkëpunimi mes kancelares gjermane, Angela Merkel dhe partnerëve të saj europianë.
Ajo duhet të jetë me i sinqertë kur flet për iluzionet e shkuara dhe të tashme të Europës, po aq sa edhe për të shkuarën dhe të ardhmen e saj.
Në fund të fundit, “ثndrra Europiane” është më e forte te emigrantët se te ata që kanë lindur në Europë. Ajo s’mund të zhgënjejë më.
*Jochen Bittner është redaktor politik në gazetën e përjavshme gjermane “Die Zeit”
Marrë nga “The New York Times”