Pse Koha nuk kthehet?

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Koha ecën, vazhdimisht, vetëm përpara.. ajo ndalon që çdo gjë të ndodhë njëherësh. Por si e bën këtë? اfarë mekanizmi e drejton Kohën përpara?

Shiko fotografinë 1786966

Një studim i publikuar në revistën Physical Review Letters, paraqet idenë që nxjerrë në pah një mënyrë të ndryshme për të parë se si Koha manifestohet.

Perceptimi i Kohës mbështetet në hipotezën, se çdo sistem fillon në gjendje të ulët entropie dhe pastaj, i nxitur nga termodinamika, entropia rritet. Kështu, e kaluara është entropi e ulët dhe e ardhmja është entropi e lartë.

Shembuj të rritjes së entropisë janë, p.sh., mbushja e një dhome me gaz ose shkrirja e një cope akulli, ku entropia ose çrregullimi është i pakthyeshëm

Supozohet se Shpërthimi i Madh (Big Bang) e filloi Universin në një gjendje me entropi të ulët – gjatë epokave, ndërsa Universi u zgjerua dhe u ftoh, entropia u rrit. Prandaj, Koha është e lidhur thelbësisht me shkallën e entropisë në Gjithësinë a Universin tonë.

Universi është një strukturë kompleksiteti i të cilit është në rritje, zgjerim (yje, galaktika). Edhe perceptimi i Kohës është rezultat i ligjit që përcakton një rritje të pakthyeshme të kompleksitetit.

Hapi tjetër është kërkimi i dëshmive vëzhgimore kozmologjike – një ekip shkencëtarësh është duke punuar në këtë drejtim, pa e ditur nëse mund të arrijë ndonjë rezultat.
Zeri.Amerikes
 
Titulli: Pse Koha nuk kthehet?

Kam mendimin qe koha eshte vetem nje iluzion, jemi ne qe e masim ate dhe i japim sens ne baze te llogaritjeve qe bejme. Koha nuk mund te matet pasi ajo ishte edhe para Big Bang-ut.

Me kujtohet nje shkrim i nje fizikanti ku thonte se: njeriu mund te kete nje njeren dore particela te nje ylli te nje cepi te universit, ndryshe nga dora tjeter ne te cilen mund gjinden particela te nje ylli tjeter ne cepin e kundert te universit...:)
Cdo thote kjo? ..:)
 
Pe: Titulli: Pse Koha nuk kthehet?

Kam mendimin qe koha eshte vetem nje iluzion, jemi ne qe e masim ate dhe i japim sens ne baze te llogaritjeve qe bejme. Koha nuk mund te matet pasi ajo ishte edhe para Big Bang-ut.

Me kujtohet nje shkrim i nje fizikanti ku thonte se: njeriu mund te kete nje njeren dore particela te nje ylli te nje cepi te universit, ndryshe nga dora tjeter ne te cilen mund gjinden particela te nje ylli tjeter ne cepin e kundert te universit...:)
Cdo thote kjo? ..:)





Kjo pjesa e dytë jo vetëm iluzion, por edhe absurditet.


Kuptohet se ka shumë pikëpyetje sa i përket definicionit të kohës.
E para nga të parat, pasi që problem paraqesin njësitë matëse,
të cilat nuk janë konstante, për shkak të relativitetit, andaj
edhe llogaritë dalin të pasakëta, apo më mirë të themi gjithmonë të ndryshme
situata të ndryshme.

Nejse, unë për vete mendoj se koha Universale është absolute.
Ajo çka ne mbasim është jetëgjatësia ynë (ndryshueshmëria e botës materiale)
dhe është relative. Në fakt ne bëjmë krahasime të një ngjarjeje me një ngjarje
tjetër. Edhe vetë ora nuk mbat kohën, por krahason tik-taket me një punë
tjetër.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top