Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pse ka frike qeveria jone per te arrestuar Robert Haidin ?!

xhebrail1

INTERIST
Ne Greqi , kur thone qe " e arrestuam " e thone me termend.
Policia shqiptare ka frike te arrestoje Robert Haidin ne Jug te Shqiperise.
Njehere deklaruan qe e ndaluan ne kufi, dhe genjeshtra doli shume shpejt ne shesh.

Pse ka frike qeveria jone per te arrestuar Robert Haidin ?!

A ka guxim Saimir Tahiri te urdheroje arrestimin e tij ?!

Per cfare dinjiteti te shqiptareve flet Edi Rama, kur nje fashist filo-grek dhunon police, varre ,simbole dhe integritetin e Republikes se Shqiperise ???!

[video=youtube;g0Z-socjJjw]http://www.youtube.com/watch?v=g0Z-socjJjw&feature=youtu.be[/video]
 
Titulli: Pse ka frike qeveria jone per te arrestuar Robert Haidin ?!

Shqiptari, i cili është mbështetës i partisë neonaziste greke ka ngjallur debate në mediat greke. Ai është intervistuar nga disa media greke, pasi ka shfaqur habi te opinioni publik për faktin, se si një shqiptar, të cilit i është refuzuar edhe dhënia e nënshtetësisë greke, është anëtar i një partie ekstremiste, që lufton me forcë kundër të huajve dhe emigrantëve në Greqi.

Mediat greke e prezantojnë me emrin Roberto Chaidi, por banorë të Lukovës (vendlindja e tij) në forumet e lexuesve që komentojnë poshtë lajmit saktësojnë se ai quhet Robert Haidi (1961). Për disa nga mediat greke, më i rëndësishëm se fashizmi i tij dhe aktet e dhunës që ka kryer, rezulton fakti që ky person është... shqiptar.

Me gjasa, mëshimi te shtetësia është një përpjekje për të ulur kreditet publike të partisë “Agimi i Artë” flamuri politik i së cilës është ngritur nën himne të forta kundër ekstrakomunitarëve që “po u rrëmbejnë punën dhe mirëqenien grekëve të papunë”.

Roberti është "ndihmësi i egër" i deputetit neonazist, Kostas Barbarousi dhe së bashku ishin protagonistë, pjesëmarrës në sulmin ndaj shitësve emigrantë në Missolonghi. Gazeta greke "Ethnos" ka intervistuar Robertin dhe ka bërë një "portret" të njeriut nga Shqipëria, që është përfshirë në partinë neonaziste greke. Roberto Haidi i veshur me një T-shirt të zi, të firmuar "Roberto Haidi fashion" dhe një kryq të artë, të madh në gjoks, ka treguar për gazetën çfarë e lidh me "Agimin e Artë", si jeton dhe përse ende nuk ka kombësinë greke, shkruan “Shekulli”.

Në një bisedë telefonike që gazetari i "Ethnos" pati me Robertin, ai tha: "Unë kam bërë testin e ADN-së, gjë që vërtetoi se jam një pasardhës i Aleksandrit të Madh dhe Pirros, mbretit të Epirit". Robert Haidi thotë se ka lindur më 28/08/1961 në Sarandë të Epirit të Veriut dhe u rrit në Lukovë, ku prindërit e tij vazhdojnë të jetojnë edhe sot.

Ai studioi Agronomi dhe Fizkulturë në Tiranë, madje thotë se ishte edhe kampion në peshëngritje. Në vitin 1990 ai shkoi në Greqi për të parë disa të afërm në Missolonghi dhe atëherë kërkoi azil politik. 22 vjet më parë u martua me Parashkevi Bountouri, në Agrinio dhe ka tre fëmijë, 21, 18 dhe 12 vjeç.

Pyetjes se përse nuk ka kombësi greke, u përgjigj se ka aplikuar që më 25.06.1997, "por sistemi i kalbur politik nuk më jep nënshtetësinë". "Për 22 vjet unë jam i martuar me një greke, i paguaj taksa shtetit grek dhe regjimi i pamëshirshëm nuk më jep dokumentet", - thotë ai.

Para pak ditësh faqja online e “Shekullit” e prezantoi Robertin kështu: “...Edhe pse ai vetëquhet vorio-epirot, sipas hetimeve rezultoi se ai kurrë nuk e ka përfituar shtetësinë greke, këtë gjë e vërteton dhe më së miri vetë fletorja zyrtare e qeverisë, e cila kurrë nuk e ka përfshirë emrin e tij në listë. Ai është, i cili disponon dhe një hotel luksoz në Lukovë të quajtur “Hotel Palace Lukova”. Madje, në hotelin e tij, vitin e shkuar u organizua dhe “Miss Albania 2011”...”

Ai e ka ndërtuar hotelin në vitin 2004, me një kredi prej 400 000 që mori nga dy banka greke, të cilat operojnë në Shqipëri.

Gruaja e tij ka një fabrikë të quajtur "Perfect" në Agrinio, ku prodhohen çorape dhe të brendshme, të cilat ai i shet vetë në dyqanin tek Omonia, por më e rëndësishmja, siç thotë vetë, është "ushtar" i "Agimit të Artë". Në dyqan, Roberto Haidi jeton "dramën e tij", duke qenë i detyruar të bashkëjetojë me shumë të huaj, që kanë dyqanet pranë tij dhe në zonën përreth.

Punon vetë dhe nuk ka asnjë të punësuar. Në një zyrë të vogël ka një kapelë të zezë ku shkruan "Agimi i Artë", si për të njoftuar të gjithë ata që hyjnë në dyqan, se me kë kanë të bëjnë. Atyre që nuk i kushtojnë vëmendje kësaj shenje, ai iu hap vetë bisedën duke thënë: "Unë jam një i 'Agimit të Artë'. Nuk jam vetëm një anëtar, por jam shumë i ashpër dhe i fortë".

Në një nga ueb-faqet (TSOUTSOUNEROS archives/26491) ka publikuar disa fotografi të hotelit të tij dhe në një prej tyre ka qarkuar me një rreth flamujt në këndin e pishinës (shihet flamuri i BE-së dhe i SHBA-ve) duke e vënë në lojë për këtë “paradoks” dhe për një gabim drejtshkrimor në greqishten e etiketave të çorapeve që tregton.

Për dhunën në Missolonghi dhe sulme të tjera të "Agimit të Artë" mbi të huajt, ai thotë se "është një shtetas grek, që paguan taksa për shtetin, është një shitës dhe nuk lejon emigrantë të paligjshëm për të shitur çdo gjë". Roberti pohon me krenari se "unë jam një ushtar i Agimit të Artë, besoj në gjak, në nder, dhe në Agimin e Artë”. Gjithashtu ai thotë se beson në Zot, i cili sipas tij, dërgoi afrikanë në Afrikë, kinezë në Kinë, rusë në Rusi etj".

Anëtarët e partisë neonaziste “Agimi i Artë” në Greqi, të organizuar në grupe të vogla të dhunshme (këto “patrulla” drejtohen nga deputetë të saj) sulmojnë shitësit ambulantë dhe shitësit e vegjël emigrantë nëpër tregjet e qyteteve greke. U shkatërrojnë mallin dhe ushtrojnë dhunë fizike nëse ata nuk pranojnë t’u binden e të largohen.

Krerët e kësaj partie që aktualisht ka një pjesë të konsiderueshme të fetës elektorale në Greqinë e shkundur nga kriza janë shprehur hapur se po tentojnë të zëvendësojnë autoritetet e sigurisë në vend, përfshirë policinë (këtu duhet thënë se “metodat” e “Agimit të Artë” gëzojnë simpati dhe mbështetje të lartë në radhët e efektivave të policisë greke, sipas raportimeve). /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top