Ado
FISEBILIL-LAH
Thaçit si i mbështetur nga lobi hebre në SHBA, dhe Izraeli që nuk e njeh pavarësinë e Kosovës
Wednesday, 27 February 2008
Nga Kastriot Myftaraj
- Pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, ambasadori i Serbisë në Izrael, Miodrag Isakov, i deklaroi gazetës izraelite “Jerusalem Post” se ai kishte marrë sigurime nga zyrtarë të lartë izraelitë,se Izraeli nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës të shpallur në mënyrë të njëanshme dhe se qeveria izraelite e çmonte qëndrimin e Serbisë për Kosovën si të mbështetur në ligjet ndërkombëtare. Deklarata e ambasadorit serb, që erdhi pas një takimi që ai pati në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, me rastin e shpalljes së njëanshme të pavarësisë së Kosovës, nuk u përgënjeshtrua nga qeveria Izraelite, çka e vërteton tërthorazi atë. Fakti është që, Izraeli ende nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Letra zyrtare që ka shkuar nga Kosova në Izrael me kërkesën për njohje, ka mbetur pa përgjigje. Ky qëndrim i Izraelit duhet ta ketë vënë në pozitë të keqe posaçërisht kryeministrin e Kosovës, Hashim Thaçi, se ai dy ditë para zgjedhjeve të nëntorit të kaluar në Kosovë, duke folur në emision “Opinion” të Blendi Fevziut, në Tv Klan, u shpreh se për fushatën zgjedhore që po bën partia e tij në Kosovë ka mbështetjen e lobit hebre në SHBA. Thaçi nuk shpjegoi se ç’lidhje specifike kishte partia e tij, dhe ai vetë, me lobin hebre në SHBA, që është një lob etno-religjioz. As drejtuesi i emisionit Blendi Fevziu dhe as analistët e pranishëm në emision, nuk pyetën për këtë gjë shumë interesante. Duket, Hashim Thaçi ndoqi shembullin e Edi Ramës, që prej vitesh bën gjithçka për t’u dukur beniamini i lobit çifut në SHBA. Prioriteti i lobit çifut në SHBA është mbrojtja e interesave të shtetit të Izraelit, atdheut të çifutëve. Vetë shteti i Izraelit është i definuar me kushtetutë si shtet i nacioni (kombit) çifut dhe i diasporës, pra çifutëve të botës, duke përfshirë dhe ata të SHBA. Lobi çifut në SHBA është krahu i zgjatur i Izraelit në politikën amerikane. Por, me gjithë mbështetjen e supozuar të Thaçit nga lobi çifut në SHBA, megjithatë Izraeli nuk e ka njohur ende pavarësinë e Kosovës, edhe pse e kanë njohur SHBA, dhe Izraeli në vendimet e tij politike ndërkombëtare është, me përjashtime shumë të rralla, në sintoni të plotë me SHBA. Pse nuk e ka njohur Izraeli pavarësinë e Kosovës? Qëndrimi i Izraelit nuk mund të shpjegohet me shpjegimin që jepet p.sh. në rastin e Rumanisë, pra me frikën nga separatizmi, se për Izraelin ekuivalenti i këtyre problemeve është çështja e shtetit palestinez dhe Izraeli e ka njohur këtë shtet dhe diskuton vetëm për kufijtë e tij. Nuk është i besueshëm as shpjegimi se qëndrimi i Izraelit vjen se ai i trembet faktit që Kosova mund të shërbejë si precedent që territore brenda kufijve të Izraelit, të populluara nga arabë, si Galilea perëndimore, do të kërkojnë të ndjekin shembullin e Kosovës. Kjo që po ndodh me Kosovën, po ndodh se ajo ka mbështetjen e SHBA, nëse arabët me të cilët ka konflikt Izraeli nuk e kanë këtë. Pastaj ka disa gjëra të tjera në qëndrimin e Izraelit për Kosovën, që të japin të kuptosh se motivet izraelite janë të tjera. Në 1999, në kohën e fushatës ajrore të NATO kundër Serbisë, kryeministri izraelit Sharon, e quajti këtë agresion të NATO ndaj Serbisë? A thua se Sharon e bëri këtë nga frika e precedentit, pra se mos NATO sulmonte një ditë Izraelin për hir të palestinezëve? Këtë nuk e beson kush. Gjithashtu, atëherë Sharon u shpreh se çlirimi i Kosovës do të thoshte që të shkohej tek krijimi i një “Shqipërie të Madhe”, që do të bëhej bazë e terrorizmit islamik. A thua vërtet Sharon ishte i shqetësuar për terrorizmin islamik në Evropë? Në gusht 2006, kryeministri izraelit Ehud Olmert (ende në pushtet), duke kundërshtuar protestat e vendeve të Bashkimit Evropian për bombardimet izraelite në Liban që po shkaktonin viktima civile, u shpreh se nuk pranon kritika nga vendet evropiane që në 1999 sulmuan Kosovën dhe vranë 10 mijë civilë. Kështu Olmert viktimat shqiptare të genocidit serb në Kosovë, i quan si viktima të sulmeve të NATO, çka ishte pikërisht akuza që i bënte NATO-s Millosheviqi, për t’ u shfajësuar për genocidin ndaj shqiptarëve të Kosovës. ثshtë shumë e çuditshme dhe skandaloze që kryeministri izraelit, të mbrojë veprimet e qeverisë së tij në Liban, duke tjetërsuar të vërtetën e vrasjeve masive të shqiptarëve në Kosovë. Imagjinoni se si do të reagonte Olmert sikur kancelari gjerman të thoshte se viktimat e Holokaustit në fakt janë vrarë nga bombardimet e aviacionit aleat britaniko-amerikan! Në këtë rast do të reagonte e gjithë bota dhe ky kancelar gjerman do të fluturonte nga posti brenda ditës. Olmert është ende në post, dhe vendos për atë nëse Izraeli do ta njohë ose jo Kosovën. Për deklaratën që bëri Olmert në 2006 nga Prishtina nuk pati asnjë protestë, as nga qeveria as nga opozita. Thaçi, në rast se e ka marrë vesh këtë gjë, duket nuk reagoi se i mërzitej lobi çifut në SHBA. As nga Tirana nuk pati reagim, edhe pse duhej të kishte. Të gjitha këto të çojnë te përfundimi se, shkaku i qëndrimit izraelit ndaj Kosovës shkon shumë përtej frikës së precedentit. Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës. Duket se Izraeli nuk e njeh pavarësinë e Kosovës, se ai nuk e pëlqen fare angazhimin amerikan në Kosovë, se Izraeli kurrë nuk ka dashur që SHBA të jenë të angazhuara ushtarakisht në shumë pika të globit, se kështu ulet aftësia e SHBA për t’u angazhuar në mbështetje të Izraelit, nëse ky do të gjendet në rrezik jetik. Dikur Izraeli nuk e pëlqente fare angazhimin ushtarak amerikan në Indokinë, posaçërisht në luftën e Vietnamit, se kjo ulte aftësinë e SHBA për të asistuar ushtarakisht Izraelin në momente rreziku jetik për të. Prandaj lobi çifut në SHBA ngriti artificialisht me anë të mediave që kontrollonte një lëvizje qytetare kundër pjesëmarrjes së SHBA në Luftën e Vietnamit. Për të drejtuar tërheqjen amerikane nga Vietnami në administratën e Presidentit Nixon u fut çifuti Hennry Kissinger që ishte negociatori kryesor amerikan në marrëveshjen e paqes me Vietnamin e Veriut, që ishte praktikisht një marrëveshje kapitullimi e amerikanëve në Luftën e Vietnamit. Kështu, për interesat e lobit çifut, SHBA braktisën popujt e Indokinës, të cilët i kishin nxitur vetë t’ i rezistonin komunizmit dhe të sakrifikonin shumë gjak në këtë luftë. Një gjë që e provon tërthorazi se kjo ka qenë loja është fakti se se mediat amerikane, të kontrolluara kryesisht nga hebreo-amerikanë t, të cilat prej vitesh kishin qenë shumë kritike në angazhimin ushtarak të SHBA-ve në Vietnam, e mbështetën angazhimin ushtarak në ndihmë të Izraelit, në 1973, në kohën e tërheqjes së SHBA nga Vietnami, edhe pse Lufta arabo-izraelite e vitit 1973 solli pasoja të pallogaritshme për ekonominë amerikane dhe atë të Perëndimit në përgjithësi, pas embargos së naftës dhe rritjes së çmimit të naftës nga ana e vendeve arabe. Duket se edhe sot strategjistët ushtarakë izraelitë nuk e pëlqejnë fare angazhimin e SHBA në Ballkan, se ai ul disponibilitetin e SHBA për të asistuar ushtarakisht Izraelin në një situatë rreziku, duke llogaritur se SHBA kanë dhe një angazhim ushtarak jetik në Lindjen e Largme, në mbrojtje të Taiwan, si dhe duke llogaritur angazhimin ushtarak amerikan në Evropën Qendrore. Atëherë edhe lobi çifut në SHBA do të sintonizohet në një mënyrë ose tjetër me këtë konveniencë strategjike të Izraelit. Nuk dihet se deri ku janë të pranishme në trurin e Thaçit këto kategori analitike të qëndrimit të Izraelit, dhe sigurisht që miqtë e tij amerikanë nuk ia thonë ato, si shpjegim për atë se përse letra që i ka shkuar Izraelit nga Prishtina me kërkesën për njohje, ka mbetur pa përgjigje. Qëndrimi i Izraelit për Kosovën sigurisht që do të reflektohet edhe në qëndrimin e lobit çifut në SHBA për këtë çështje. Kjo është një gjë alarmuese. Sigurisht që ka pasur edhe raste të tjera kur ka pasur përplasje mes SHBA dhe Izraelit për çështje jashtë Lindjes së Mesme, si në rastin e shitjes së armëve ultramoderne Kinës nga ana e Izraelit, dhe në këtë rast Izraeli është tërhequr, se edhe lobi çifut në SHBA nuk ka mundur ta mbrojë këtë veprim të Izraelit. Kështu mund të ndodhë dhe në rastin e Kosovës, pra që lobi çifut në SHBA të mos mundë të induktojë qëndrimin e Izraelit ndaj Kosovës në politikën amerikane.