Duke filluar nga fundi i shek. XIX, Ismail Qemaili ravijëzohet në jetën politike osmane, por edhe ndërkombëtare, si një ndër personalitetet politike që kërkonte nga brenda reformimin e Perandorisë Osmane.
Si një nga përfaqësuesit më të shquar të rrymës politike liberale osmane dhe më pas një nga personalitetet më të rëndësishme xhonturke, ai ishte partizan i flaktë i pikëpamjes që Perandoria Osmane duhej që nga një perandori autokratike të kthehej në monarki konstitucionale.
Ismail Qemali ishte ndoshta i vetmi politikan dhe shtetar shqiptar që e kishte perceptuar shumë mirë rrezikun e madh sllav për shqiptarët dhe atë u përpoq ta kompensonte duke i dhënë hapësirë një bashkëpunimi të mundshëm me shtetin grek, tentativat për të cilën kishin afro një shekull që ndodhnin. Një vlerësim i tillë i rrezikut e çoi te një qasje filo-britanike.
Britaninë e Madhe ai e shihte si të vetmen fuqi sunduese në Mesdhe që për arsye gjeostrategjike mund të frenonte zgjerimin sllav në rajon, pa pasur interesa të drejtpërdrejta territoriale në Ballkan.
Duke qenë që Fuqitë e Mëdha, përballë presionit sllav në rritje, ishin shprehur për ruajtjen e status quo-së, pra kundër shkëputjes së popujve të tjerë joturq të perandorisë, Ismail Qemali ishte shprehur për autonomi dhe jo për pavarësi nga Perandoria Osmane…
Në kushtet kur po shpërthente Lufta I Ballkanike (8 tetor 1912), shpallja e krijimit të shtetit të pavarur shqiptar ishte rruga e vetme e mbijetesës për shqiptarët. Në këtë rrugë shqiptarët i mbështeti Austria, e cila ishte kategorikisht kundër dominimit sllav në Ballkan.
Pavarësimi i Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, legalizoi jo vetëm fundin e sundimit perandorak osman në Ballkan. Bashkë me pavarësimin e Shqipërisë po ndodhte tërheqja politike e botës islame drejt Anadollit dhe rikthimi politik i Ballkanit në Evropë…
Studimet e mëposhtme janë bërë nga historiani Dritan Egro.
LIDHJA E PRIZRENIT (1878-1881)
Presioni në rritje i Rusisë për të vendosur ndikimin e tij në Ballkan dhe për të shtënë në dorë Stambollin, solli me vete edhe Luftën Ruso-Osmane të vitit 1877. Në Shën Stefan, shumë pranë Stambollit, në mars 1878, u krijua një shtet i stërmadh bullgar. Në rajon u prishën ekuilibrat e Fuqive të Mëdha.
Ato thirrën në Berlin, në qershor 1878, një kongres ndërkombëtar. Duhej frenuar Rusia në realizimin përfundimtar të projektit për zbritjen në ujërat e ngrohta të Mesdheut. Me Kongresin e Berlinit, në Ballkan filloi pazari i tokave.
Për herë të parë në historinë moderne, shqiptarët e ndjenë se fuqia e Shtetit Osman nuk ishte më e mjaftueshme për t’i mbrojtur tokat mbi të cilat kishin jetuar për shekuj. Po ashtu, për herë të parë shqiptarët u përballën jo më me kërcënimin, por me rrezikun eventual të shkëputjes së trojeve të tyre etnike.
E ndodhur në këto kushte, Perandoria Osmane dha mbështetjen e saj për çështjen shqiptare. Krerët shqiptarë u mblodhën në Prizren dhe themeluan Lidhjen (qershor 1878), duke krijuar për herë të parë në historinë e tyre moderne një organizim politik në të cilin u përfaqësuan të gjitha territoret etnike shqiptare.
Por, fati i mëtejshëm politik i shqiptarëve do të ishte i lidhur fort me faktin që shumica e popullsisë ishte myslimane dhe ajo do të trajtohej lidhur ngushtë me fatin e vetë Perandorisë Osmane.
Abdyl Frashëri dhe Mehmet Ali Pashë Vrioni ndërmorën një mision diplomatik për të bërë të njohur çështjen shqiptare nëpër kancelaritë evropiane (pranverë 1879). Ata vizituan Romën, Parisin, Londrën, Berlinin dhe Vjenën. Pas Bushatllinjve dhe Ali Pashës, Lidhja e Prizrenit rivendosi kontaktet e drejtpërdrejta zyrtare mes shqiptarëve dhe kryeqyteteve evropiane.
Në Kongresin e Berlinit pretendimet e shteteve fqinje u dëgjuan në seanca të posaçme dëgjimore, kurse shqiptarëve nuk iu dha kjo mundësi. Madje, për ta dhe për të drejtat e tyre nuk bëhej fjalë në asnjë platformë politike ndërkombëtare.
Nën termin juridik “territore osmane”, shqiptarëve iu morën toka me marrëveshje ndërkombëtare. Për shqiptarët shkëputja e Ulqinit dhe Tivarit do të shërbente si precedent që do të hapte kapitullin fatkeq të copëtimit të trojeve shqiptare, që fundin do ta kishte në vitin 1913.
Përplasjet mes kryqit dhe gjysmëhënës edhe një herë do të përcaktonin ecurinë e realizimit të platformës së Lëvizjes Kombëtare Shqiptare.
Të ndodhur pa mbështetjen permanente të një fuqie të madhe, krerët shqiptarë, më një anë do t’u drejtoheshin autoriteteve më të larta evropiane, duke argumentuar autoktoninë e shqiptarëve, nga ana tjetër i drejtoheshin sulltanit për t’u njohur më shumë liri shqiptarëve, në emër të kreut të fesë islame.
Me ndryshimet që pësoi harta politike e Ballkanit në Kongresin e Berlinit, pesha dhe rëndësia e shqiptarëve për të ardhmen e sundimit osman në Ballkan u rrit edhe më shumë. Këtë gjë më shumë se çdokush e shihte Stambolli.
DOKUMENTET THEMELORE IDEOLOGJIKE Tث NACIONALIZMIT SHQIPTAR
Pashko Vasa është i pari intelektual shqiptar që idetë evropiane mbi kombin modern ia përshtati realitetit osman dhe atij shqiptar, duke hartuar në mënyrë sintetike të parën doktrinë historiko-politike të nacionalizmit shqiptar (E vërteta mbi Shqipërinë dhe shqiptarët, 1879).
Ai ofroi një hartë të plotë të kufijve etnikë të territoreve të banuara nga shqiptarët dhe u kushton një vend të veçantë traditave, zakoneve shqiptare. Pavarësisht besimeve të ndryshme fetare, Pashko Vasa bën me dije se mes shqiptarëve nuk ishte vërejtur asnjë konflikt mbi baza fetare.
Dhe ishte momenti historik që shqiptarët jo vetëm të mbronin tërësinë e tyre territoriale, por edhe t’i kërkonin shtetit osman autonominë e tokave shqiptare, rruga për realizimin e së cilës ishte bashkimi në një i vilajeteve me popullsi shumice shqiptare.
Pashko Vasa është i pari intelektual shqiptar që fatin e shqiptarëve dhe të kauzës së tyre për ngritjen e një shteti kombëtar e vendos mes Perandorisë Osmane dhe Evropës. Evropën ai e identifikon me Krishtërimin; kështu që, sipas tij, qëndrimi i saj ndaj shqiptarëve shfaqej i paravendosur mbi baza fetare.
Ndaj, duke filluar me Pashko Vasën, nacionalistët shqiptarë fillojnë që fatin e tyre ta shohin të lidhur ngushtë me atë të shtetit osman. E thënë ndryshe, Pashko Vasa kërkon nga shteti osman njohjen zyrtare të kombit shqiptar dhe një organizim autonom brenda suazës së tij. Në këtë vepër hidhet për herë të parë kjo ide, e cila nacionalizmin shqiptar e shoqëroi deri në momentin e shpalljes së pavarësisë nga shteti osman, në nëntor 1912.
Në traktatin e tij politik Shqipëria ç’ka qenë, ç’është e ç’do të bëhet (1899), Sami Frashëri gjen rastin të avancojë mendimin nacionalist shqiptar, në përputhje me zhvillimet që kishin ndodhur brenda dy dekadash.
Ai i jep rëndësi të madhe gjuhës shqipe, vjetërsisë dhe historisë së saj qysh nga lashtësia, kurse besimin fetar ai e përcakton si faktor të dorës së dytë.
Duke i kërkuar Evropës të njohë zyrtarisht ekzistencën e Shqipërisë, përgjegjësinë për rrezikun e copëtimit të Shqipërisë ai e redukton te fqinjët me interesa të drejtpërdrejta territoriale, ndërkohë që, Fuqitë e Mëdha, për vetë peshën që kishin në procesin e ribërjes politike të Ballkanit, i konsideron si mike të shqiptarëve.
Sipas tij, shqiptarët deri atëherë nuk kishin gjetur ende një mik të madh që t’i mbështeste në kauzën e tyre kombëtare. Si arsye kryesore me pasoja fatale ai paraqet diversitetin fetar të shqiptarëve.
Sami Frashëri ishte në dijeni të projekteve të mëdha politike të kohës, që synonin dëbimin e shtetit osman nga Ballkani dhe ribërjen politike të rajonit. Ndaj i drejtohet Evropës, duke i evidentuar shqiptarët si të ndryshëm nga turqit dhe i përkufizon si “m’i vjetri komp i Evropësë”.
Pasi u thotë shqiptarëve se vendi i tyre është Evropa, i porosit të mos bëhen koloni e saj. S. Frashëri besonte se shqiptarët duhej të qëndronin nën shtetin osman sa të forconin pozitat e tyre shtetformuese; në momentin që shteti osman do të binte në Ballkan, shqiptarët duhej të dilnin më vete.
ISMAIL QEMAL VLORA DHE PAVARثSIA E SHQIPثRISث
Duke filluar nga fundi i shek. XIX, Ismail Qemali ravijëzohet në jetën politike osmane, por edhe ndërkombëtare, si një ndër personalitetet politike që kërkonte nga brenda reformimin e Perandorisë Osmane.

Ismail Qemali ishte ndoshta i vetmi politikan dhe shtetar shqiptar që e kishte perceptuar shumë mirë rrezikun e madh sllav për shqiptarët dhe atë u përpoq ta kompensonte duke i dhënë hapësirë një bashkëpunimi të mundshëm me shtetin grek, tentativat për të cilën kishin afro një shekull që ndodhnin.
Një vlerësim i tillë i rrezikut e çoi te një qasje filobritanike. Britaninë e Madhe, ai e shihte si të vetmen fuqi sunduese në Mesdhe që për arsye gjeo-strategjike mund të frenonte zgjerimin sllav në rajon, pa pasur interesa të drejtpërdrejta territoriale në Ballkan.
Duke qenë që Fuqitë e Mëdha, përballë presionit sllav në rritje, ishin shprehur për ruajtjen e status quo-së, pra kundër shkëputjes së popujve të tjerë joturq të perandorisë, Ismail Qemali ishte shprehur për autonomi dhe jo për pavarësi nga Perandoria Osmane.
Shkëputja e shqiptarëve nga shteti osman, qoftë edhe me rrugë revolucionare, do të ligjëronte ndërhyrjen e shteteve fqinje që në fakt e prisnin këtë moment.
Në këto kushte Ismail Qemali rekomandonte ngritjen e shkallës së ndërgjegjes kombëtare duke intensifikuar punën për lëvrimin e gjuhës shqipe dhe hapjen e sa më shumë shkollave në gjuhën amtare. Në dekadën e parë të shek.
XX Ismail Qemali jo vetëm brenda, por edhe jashtë vendit pranohej gjithësisht si udhëheqësi i shqiptarëve. Edhe pas fitores së Revolucionit Xhonturk (1908), madje edhe deri sa u largua përfundimisht nga Stambolli për të përmbyllur procesin e pavarësimit të shqiptarëve, ai mbeti një nga figurat kryesore osmane që deri në fund i rezistoi idesë liberale të ruajtjes së Perandorisë Osmane.
Duke qenë se sulltani nuk kishte ndërmend t’u jepte jetë ideve të tij, fundi i osmanëve në Ballkan do të ishte i shpejtë. Që nga ky moment Ismail Qemali investoi tërësisht për pavarësinë e Shqipërisë.
Dy ngjarje të rëndësishme për fatin e Ballkanit ndodhën në vitin 1908: aneksimi i plotë i Bosnjë-Hercegovinës nga Austro-Hungaria dhe deklarimi i pavarësisë së Bullgarisë. Xhonturqit e kuptuan se nëse do të ecej në këtë linjë, fundi i sundimit osman do të ishte i shpejtë, ndaj menjëherë ua filluan politikave centralizuese.
Krahu nacionalist i kryesuar nga Ismail Qemali ishte që ky moment të shfrytëzohej që shteti osman të njihte zyrtarisht ekzistencën e kombit shqiptar, që Shqipëria të vetëqeverisej si një entitet politik i mëvetësishëm.
Kurse, krahu i moderuar, i kryesuar nga Mit’hat Frashëri, ishte për avancimin e kërkesave kulturore dhe për arsim në gjuhën shqipe dhe jo për kërkesa politike.
Kryengritja e 1910-s në Kosovë u mbështet fuqishëm nga deputetët shqiptarë në Parlamentin Osman, ku spikatën Ismail Qemali, Hasan Prishtina, Nexhip Draga dhe Myfit Libohova. Ismail Qemali ishte edhe politikani që, në qershor 1911, hartoi Memorandumin e Greçës.
Ky dokument ishte mishërim i kërkesave shqiptare për një autonomi të plotë, duke ruajtur frymën e dokumenteve themelore politike të gjysmës së dytë të shek. XIX. Gjithsesi, ky zhvillim politik në tokat shqiptare i dëshmoi opinionit të gjerë ndërkombëtar se në Ballkan kishte ende një problem të pazgjidhur.
Ky memorandum u bë dokumenti politik bazë për çfarëdo hapi politik që do të hidhej më pas. Pasi lufta parlamentare e deputetëve shqiptarë në Stamboll nuk dha rezultat për akordimin e autonomisë dhe njohjen e kufijve të tokave shqiptare, në mes të janarit 1912, në Taksim të Stambollit u organizua një takim i krerëve shqiptarë, i cili vendosi për fillimin e kryengritjes së përgjithshme.
Ismail Qemali dhe Hasan Prishtina mendonin se po afronte momenti i “vdekjes ose i lirisë së Shqipërisë”. Shtetet fqinje në llogaritë e tyre nuk e kishin lejimin e krijimit të një shteti shqiptar.

Pavarësimi i Shqipërisë, më 28 nëntor 1912, legalizoi jo vetëm fundin e sundimit perandorak osman në Ballkan. Bashkë me pavarësimin e Shqipërisë po ndodhte tërheqja politike e botës islame drejt Anadollit dhe rikthimi politik i Ballkanit në Evropë.
Shqipëria pavarësinë e fitoi në një nga momentet më të vështira të historisë së saj. Ajo rezultoi në rrudhjen maksimale të trojeve që do të kishte në dispozicion Shteti i Ri Shqiptar.
Si produkt i momentit kur filluan Luftërat Ballkanike, shteti shqiptar konsiderohej një njësi politike e paaftë për t’u ringritur politikisht dhe për t’u mbajtur ekonomikisht mbi këmbët e veta.
Përpunimi i opinionit evropian me idenë se shqiptarët ishin mbetje e turqve osmanë në Ballkan, përgatiti paradigmën njohëse për shqiptarët që do të përkufizohej me devizën: shqiptarët janë një popull pa kulturë, pa ndërgjegje historike dhe, për pasojë, të pazhvilluar në atë shkallë sa mund të merrnin në duar fatin e tyre.
Jo vetëm politikisht, por edhe psikologjikisht shqiptarët e shpallën pavarësinë në momentin më të vështirë të historisë së tyre moderne.
Në fillim të shek. XX ish-kryeministri serb, Vladan Gjorgjeviç, botoi në gjermanisht librin: “Shqiptarët e Fuqitë e Mëdha” (1913), në të cilin shqiptarët i konsideron jo vetëm si një popull i paaftë për të ngritur shtetin e tyre, por shkon edhe më tej kur i etiketon si “njerëz me bisht”.
Ky libër që po atë vit u botua edhe frëngjisht, u bë materiali kryesor njohës për shqiptarët në qarqet diplomatike dhe për opinionin evropian, por njëkohësisht një mjet i fuqishëm propagande kundër shqiptarëve.
Goditja që në terren kishte filluar gati një shekull më parë, në fillim të shek. XX mori përmasat e një goditjeje psikologjike me efekt shkatërrues. Në këtë moment, kur çështja shqiptare gjeti një zgjidhje të pjesshme, Ismail Qemali do të shprehej:
“Në qoftë se shqiptarëve nuk do t’u mjaftojnë forcat për të zmbrapsur sulmin e padrejtë [të fqinjëve], … , atëherë ata nuk do ta humbin shpresën se kombet e qytetëruara të Evropës dhe sidomos Fuqitë e Mëdha, të cilat … do ta njohin drejtësinë e synimeve tona. … Edhe në se diplomacia nuk do t’i njohë menjëherë të drejtat e shqiptarëve, koha do t’i njohë ato patjetër më vonë”. /Panorama/