Pse gratë e epokës Viktoriane nuk i prisnin flokët dhe disa kuriozitete të tjera

Kresha

A pretty face can never trick me
Shiko fotografinë 1905291
Disa njerëz besojnë se flokët janë një kurorë, e cila mbahet gjithmonë me vete dhe me sa duket gratë që kanë jetuar gjatë epokës Viktoriane bien shumë dakord me këtë shprehje. Në atë kohë flokët ishin simbol i feminilitetit dhe kishte rregulla strikte për mënyrën se si gratë duhet të mbanin flokët e tyre. Kjo sepse flokët, nuk ishin thjesht dhe vetëm “kurorë”, por edhe mjet për të treguar statusin social të një gruaje gjatë asaj periudhe.
Pavarësisht kësaj, në epokën Viktoriane, ka pasur gra, të ashtuquajtura Rapunzela, të cilat nuk kanë hezituar për asnjë çast dhe kanë treguar flokët e tyre, ndonëse në atë kohë kjo konsiderohej si fyese. Gjithsesi, ato besonin se flokët e tyre kishin një lloj bukurie dhe karakteri, ndaj dhe vendosën të ndanin pamjen e tyre me botën.
Ne kemi vendosur ta shohim nga afër këtë temë dhe të tregojmë guximin e grave të epokës Viktoriane, të cilat vendosën të shkonin përtej normave të asaj kohe. Më poshtë do t’ju tregojmë se pse gratë e asaj periudhe nuk i prisnin flokët, si dhe disa kuriozitete të tjera.
Gratë e epokës Viktoriane i adhuronin flokët e gjata. Kjo, jo vetëm për shkak se dukeshin bukur, por gjatësia e flokëve i lejonte ato të eksperimentonin edhe me modelet e flokëve. Nga ana tjetër, në botën perëndimore të asaj kohe kishte një lloj lidhje mes flokëve dhe statusit social të një gruaje.
Në atë periudhë sëmundjet ishin shumë të zakonshme, ndërsa higjiena ishte një lloj luksi dhe nuk mund të mbahej nga të gjitha shtresat e popullsisë. Kështu dhe përkujdesja për flokët e gjatë ishte një lloj privilegji, që mund t’ia lejonin vetes vetëm gratë e shtresës së mesme dhe të lartë. Kjo duke qenë se larja, krehja dhe stilimi i flokëve të gjatë kërkonte shumë kohë dhe gratë e shtresave të tjera, nuk kishin as kohë, por as kushtet e nevojshme për t’u kujdesur për flokë aq të gjatë.
Në atë kohë madje dhe janë krijuar produktet e para, të cilat premtonin se do t’i bënin flokët të shkëlqenin dhe do të zhduknin zbokthin. Kështu, kujdesi ndaj flokëve në atë periudhë ishte vërtet privilegj i dedikuar, për shtresat e pasura të shoqërisë.
Nga ana tjetër gratë që vinin nga shtresat e ulëta , nuk kishin kohë për t’u kujdesur për flokët e tyre, ose para për të blerë produkte, të prodhuara posaçërisht për to. Kështu, këto gra edhe nëse kishin flokë të gjata do t’i prisnin dhe do t’i shisnin për pak para.
Gjithsesi, në atë kohë flokët e grave konsideroheshin si të shenjta, dhe gratë e shtresës së lartë shumë rrallë mund t’i mbanin flokët lëshuar në publik. Ky ishte një privilegj i rezervuar vetëm për modelet dhe aktoret e kohës.
Sigurisht që sot gjërat kanë ndryshuar, por është mirë të kthejmë kokën pas, për të parë rregullat që respektonin gratë dikur.


//revistavip
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top