Pse gabojmë kur përpiqemi të lexojmë njerëzit

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
1701692899198.png
“Shumë njerëz besojnë se janë “të mirë kur lexojnë njerëzit”.

Është shumë e kollajtë të pretendosh se i kupton motivimet e një personi tjetër, pa u ndalur kurrë të kontrollosh nëse ke të drejtë. Paragjykimi i konfirmimit, për fat të keq, është një shpjegim më i mundshëm – d.m.th., ju i mbani mend të gjitha ato herë që vlerësimet tuaja ishin të sakta dhe i injoroni ose i nënvlerësoni rastet kur keni gabuar. Ose thjesht nuk pyesni kurrë nëse keni të drejtë në radhë të parë. Sa herë keni dëgjuar: “Mendova se filani ishte i tillë, por sapo e njoha, kuptova se e kisha krejtësisht gabim”?

“Fakti është se njerëzit shpesh janë gjykues shumë më pak të saktë të karakterit sesa u pëlqen të besojnë. Po cilat janë pengesat për t’u bërë i shkëlqyer në leximin e njerëzve?”

“Së pari, gjëja kryesore që duhet mbajtur mend është efekti i kontekstit. Ndoshta keni parë një artikull, nga ato listat në internet me titullin “5 shenja që tregojnë se dikush po gënjen” dhe vazhduat ta lexoni, për të parë nëse mund të dalloni ndonjë në jetën reale. Problemi është: a është personi duke parë lart dhe majtas për shkak se po thotë një gënjeshtër, apo thjesht diçka lart në çati i ka tërhequr vëmendjen?”

Në të njëjtën mënyrë, një person që bën një “gafë frojdiane” interesante në bisedë mund t’ju tregojë një sekret për veten e tij – ose thjesht mund të jetë i privuar nga gjumi dhe thjersht ka bërë një gabim. Konteksti ka rëndësi.

Në të njëjtën mënyrë, ne nuk mund të marrim një deklaratë të vetme, shprehje të fytyrës, sjellje ose moment sikur po na thotë diçka përfundimtare për personin. A nuk keni bërë sot diçka që, nëse analizohet e veçuar, do të çonte në disa përfundime krejtësisht të pakuptimta për karakterin tuaj? Analiza mund të ndodhë vetëm me të dhëna – jo me një të dhënë të vetme – dhe mund të ndodhë vetëm kur jemi në gjendje të shohim tendenca më të gjera.

Këto tendenca më të gjera duhet gjithashtu të vendosen në kontekstin kulturor nga vjen personi që po analizoni. Disa shenja janë universale, ndërsa të tjerat mund të ndryshojnë. Për shembull, të folurit me duart në xhepa, shihet me përçmim në shumicën e kulturave. Kontakti me sy, nga ana tjetër, mund të jetë një çështje e ndërlikuar. Në Amerikë përgjithësisht inkurajohet kontakti me sy sepse konsiderohet si shenjë ndershmërie dhe inteligjence. Megjithatë, në vende si Japonia, kontakti me sy nuk nxitet, sepse mendohet të jetë mungesë respekti. Po kështu, një grup sinjalesh mund të nënkuptojë një gjë në kulturën tuaj, dhe diçka krejtësisht të ndryshme në një tjetër. Mund të jetë paksa e vështirë të mbani mend këto modele të ndryshme interpretimi, por ndërsa praktikoni, do të fillojë t’ju vijë natyrshëm.

Nëse një person bën të njëjtën gjë të pazakontë pesë herë në një bisedë të shkurtër, atëherë kjo është diçka që duhet t’i kushtohet vëmendje. Nëse dikush thjesht pohon: “Unë e njoh atë grua. Ajo është një introverte. E pashë një herë teksa lexonte një libër”, ky tipi nuk mund të quhet mjeshtër në zbulimin e psikikës njerëzore! Pra, ia vlen të kujtojmë një parim tjetër të rëndësishëm: në analizën tonë, ne kërkojmë modele.

Një mënyrë tjetër që njerëzit e zgjuar mund të arrijnë në përfundime jo aq të zgjuara mbi të tjerët është nëse ata nuk arrijnë të krijojnë një bazë. Djali përballë jush mund të ketë shumë kontakt me sy, të buzëqeshë shpesh, t’ju bëjë komplimenta, të tundë kokën, madje edhe t’ju prekë herë pas here krahun. Mund të arrini në përfundimin se ky djalë ju pëlqen vërtet, derisa kuptoni se ai kështu është me çdo person që takon. Ai në fakt nuk tregon interes mbi normalen e vet, kështu që të gjitha vëzhgimet tuaja nuk ju çojnë askund.

Në fund, ka diçka për t’u marrë parasysh kur jeni duke studiuar qenie të tjera njerëzore: vetja juaj. Ju mund të vendosni se dikush po përpiqet t’ju mashtrojë, por nuk e merrni plotësisht parasysh natyrën tuaj paranojake dhe të tej mase të kujdesshme, dhe faktin që ju kanë gënjyer kohët e fundit dhe nuk e keni tejkaluar ende këtë gjë.

Kjo pikë e fundit mund të jetë ironikisht, çelësi i vërtetë për të zbërthyer njerëzit e tjerë – të sigurohemi që e kuptojmë minimalisht veten tonë, para se të kthejmë vështrimin tonë analitik jashtë saj. Nëse nuk jeni të vetëdijshëm se si mund të projektoni nevojat, frikën, supozimet dhe paragjykimet tuaja tek të tjerët, vëzhgimet dhe përfundimet tuaja për ta nuk do të jenë shumë të sakta. Në fakt, ju mund të keni zbuluar thjesht një mënyrë rrethore për të mësuar mbi veten tuaj dhe bagazhin kognitiv dhe emocional që po ofroni. / Shkëputur nga “Si të lexosh njerëzit si një libër”
bota.al
 
komplimente per temen Dashni .

Gabojm sepse ndonjehere japim me shume nga vetja se sa duhet .
Gabojm sepse njerezit nuk jan ata qe shfaqen para nje ekrani ( kjo behet fjale per ne virtual) se réal ndryshon puna.
Gabojm dhe mesojm .
Po kot nuk thon perfektesia nuk ekziston.
Si mund te jem ok un me mendimet e mia ashtu Eshte dhe x apo y me te vêtat.

Kushdo nga ne mèndon se ka te drejte dhe ktu lind zanafilla e cdo te keqe .
Mos harrojm pastaj qe toleranca sot per fat te keq Eshte 0.

Personalisht dua tme duan per boten dhe shpirtin qe kam . Kush arrin tme lexoj shpirtîn do e kuptoj kush jam ne te vertete sa per mua un fal dashuri se ashtu jam rritur dhe nuk behem pishman dhe pa marre asgje ne kembim .;)
 
Teme interesante...
Pse jetojme tek e fundit??
 
  • Haha
Reactions: NGU
Dikur kisha tendence te shihja te miren te njerzit... Te beja cmos te nxirrja te miren prej tyre dhe pse mund te ndjeja energji negative.

Sot nuk dua tja di.
As nuk mundohem fare.
Njerzit nuk i kuptoj... Te miren pak rob ta vlersojne.
Kur dikush ma vlerson, filloj qaj si fmi dhe i boj dhe to me qajt.
Por jan raste te rralla.
 
Sepse njeriu eshte suprize per veten e tij si mund te pretendojme ,ta lexojme ne?!
Pastaj natyra e njeriut kur deshifrohet,nderron kod😂
 
Nuk eshte puna jone te lexojme apo `thashethemojme` te tjeret.
Perderisa pune jone nuk eshte erevnitis psikollogjie.
Se dyti mardhenjet njerzore ndertohen ne racionalitetin bashkveprues,tek kjo e dyta do te thote qe keto karta kemi ne tavoline,te miat,te tuat,konvergojne te kemi nje mardhenie pune,dashurie apo miqesie?
Po,atehere vazhdojme.
jo,bej tutje.
 
Sepse njeriu eshte suprize per veten e tij si mund te pretendojme ,ta lexojme ne?!
Pastaj natyra e njeriut kur deshifrohet,nderron kod😂
Deshem s`deshem i nderrojme ,se perndryshe treni jetes,ti shtyp kockat. ahahha
 
Nuk eshte puna jone te lexojme apo `thashethemojme` te tjeret.
Perderisa pune jone nuk eshte erevnitis psikollogjie.
Se dyti mardhenjet njerzore ndertohen ne racionalitetin bashkveprues,tek kjo e dyta do te thote qe keto karta kemi ne tavoline,te miat,te tuat,konvergojne te kemi nje mardhenie pune,dashurie apo miqesie?
Po,atehere vazhdojme.
jo,bej tutje.
Ne fakt nuk e zhbejme dot faktin qe duam apo sduam ne,marrdheniet njerezorw jane krijuar ne menyre te tille qe do lexojme te tjeret sepse eshte nevoje me e dit ke ke perballe,edhe do thashethemojme,mos te bejme tani sikur ne e kycim gojen per gjithcka.Nuk eshte ne natyren tone te jemi kaq indeferente,edhe pse mundohemi.
Por rezultati te lexojme tjetrin ka raste qe na zhgenjen.
 
Ne fakt nuk e zhbejme dot faktin qe duam apo sduam ne,marrdheniet njerezorw jane krijuar ne menyre te tille qe do lexojme te tjeret sepse eshte nevoje me e dit ke ke perballe,edhe do thashethemojme,mos te bejme tani sikur ne e kycim gojen per gjithcka.Nuk eshte ne natyren tone te jemi kaq indeferente,edhe pse mundohemi.
Por rezultati te lexojme tjetrin ka raste qe na zhgenjen.
Absulutisht qendrojne,se ndryshe do ishte nje shoqeri memece,por cdo dite duhet te permirsojme veten ne keto drejtime.
Te permirsohesh do thote te seleksionosh, te merresh ekskluzivikisht aty ku ke interesin tend te merresh,shpirtor,dashuror apo punesor.
Dhe ne keto mardhenie nese eshte e mundur sa me konciz dhe short form,kur eshte pune dyshimesh etj etj.
Mbaje per vete,deri sa te kesh nje statistik reale sic thote e artikulli me larte.
dhe sapo ta kesh,merr veprimin e duhur sipas nesh.
 
Gabojme se duhet kohe per ti njohur njerezit, nuk mund te nisesh vetem nga nje lexim. Mbrapa sjelljes ose te shkruarit mund te fshihen shume gjera qe nukj duken.
 
Mendojmë se i njohim njerëzit bazuar në perceptimet tona të mëparshme ose duke i paralelizuar me veten tonë. Megjithatë, ndryshimet në sjellje, mendime, ose situata mund të shkaktojnë zhgënjim kur realiteti nuk përputhet me pritshmëritë tona. Zhgënjimi vjen nga ndjenja e moskordinimit midis pritshmërive dhe realitetit.Gjithsesi kjo është jeta,është e rëndësishme që të jemi të hapur për ndryshimet dhe zhvillimet në jetën e njerëzve që njohim.Ashtu mund të shihemi dhe ne nga të tjerët për "x" interes ose nga paragjykimet që na ngjitin të tjerët .
 
Une per vete nuk Gaboj por ama as nuk te fal … sepse Ujku qimen e nderron por zakonin nuk e harron .
 
Tere lexuesit e karaktereve jane mbledhur ne fv , por nje pyetje e pafajshme… veten e keni lexu ndonjehere?
Virtualiteti sherben te shperfaqeni per ate qe nuk arrini dot ne jeten reale dhe kompleksiteti juaj ju mbyt me negativitet edhe ne virtualitet 😂

Sa per temen , une perpiqem te shoh difektet te vetja dhe me sa mundem ti ndryshoj ato , te mos jem paragjykuese pa peshuar mire situatat … pra jam tere kohen ne lufte me veten per tu permisuar!
 
Me mire qe gabojme t'i lexojme pash Zotin,se do kishim ngel vete.Kshu me gjysem truri e perceptim medioker,nuk flasim me trecerekun🤣
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top