Pse Franca në Mali?

Pse Franca në Mali?
ثshtë naive të besojmë se arsyeja për prezencën ushtarake franceze në Mali është harmonia dhe prosperiteti për popullin e Malit

E hëne 21 Janar 2013 17:27
Ata që dëgjojnë përdit lajmet mund të bëjnë pyetjet e mëposhtme: Pse është Franca në Mali? A është kjo një shenjë e fuqisë? Ose më mirë, një përpjekje për të kërkuar koloni? Apo është duke u përpjekur për të përdorur burimet nëntokësore të vendit?
Ndërhyrja ushtarake franceze në Mali është mjaft e re. Francezët janë në kërkim për përgjigjet në këto pyetje ashtu si edhe ne. Franca është duke u përpjekur për të bindur komunitetin ndërkombëtar dhe popullin e saj se ajo është në Mali për të rregulluar “disa gjëra që kanë shkuar keq”. Qëllimi i Francës është për të “pastruar” jugun e Malit nga muslimanët. Ose, thënë më mirë, ta pushtojë atë vet, para se muslimanët të marrin pozita. ثshtë naive të besojmë se arsyeja për prezencën ushtarake franceze në Mali është harmonia dhe prosperiteti për popullin e Malit
Ka më shumë se një arsye për këtë nismë. Pavarësisht krizës financiare në Evropë dhe rreziqet me të cilat Franca po ballafaqohet, përfitimet duhet të jenë gjithashtu të konsiderueshme. Kur Fuqitë Botërore të bëjnë përparime të rëndësishme, ato do të llogarisin fitimet dhe humbjet.
Zoti e di arsyen e vërtetë, ne vetëm mund të bëjmë konkluzione. Ne mund të analizojmë historikisht situatën, duke pasur parasysh ndërhyrjet e tjera që ndodhën në kuadër të këtij diskursi politik, i cili vetëm sa po evoluon.
E para dhe më kryesorja është se rasti i Malit po shoqërohet me dezinformata ndaj opinionit publik. Mali nuk është vend për të cilin është dëgjuar shumë, por ka një histori mjaft të ndritshme. Ajo është në Afrikën Perëndimore, zemra e Islamit. ثshtë një nga ato vende që kishte zhvilluar arkitekturë të veçantë. Rajonet jugore të Malit kanë qenë një qendër intelektuale, një burim i dijes, ku janë mbledhur të gjitha shkrimet e rëndësishme të periudhave të ndryshme. Ajo ka një traditë të fortë letrare. Qytetet ku ndodhën përplasjet, posedonin biblioteka me rreth 700 mijë dorëshkrime. Kjo trashëgimi, mblidhte dokumente për ngjarjet në shekujt 13-14, dhe u plaçkit nga kolonizatorët francezë. Rreth 1 milion dorëshkrime janë marë dhe janë dërguar në bibliotekat franceze. Vendasit arritën që ta mbajnë këtë trashëgimi letrare përmes “varrosjes” së dorëshkrimet në tokë.
Afrika Perëndimore ka vuajtur shumë gjatë periudhës së kolonizimit, me ç’rast janë bërë shkatërrime të mëdha. Kolonitë franceze janë ende ndër vendet më të varfra në botë. Mali është vendi më i varfër në botë. Franca ka krijuar një rrjet të fortë ekonomik dhe politik në rajon. Njerëzit janë të varfër. Vende si Kina, Rusia, Brazili, India dhe Turqia janë të etur për të bërë biznes në rajon. Afrikanët kanë filluar të kuptojnë se fuqitë koloniale nuk janë ngopur ende. Kështu ndikimi i lojtarëve tradicionale në rajon është zvogëluar. Kina është investitori më i madh në Afrikë ditët e sotme. Ajo importon shumicën e naftës së saj nga Angola dhe Sudani. Qarkullimi tregtar i Turqisë me Afrikën rritet çdo vit. Këto rrethana shtynë SHBA-në, Francën dhe Anglinë drejt politikës më agresive në Afrikë. Fakti se ndikimi i Islamit ka qenë duke fituar pushtetin në Afrikë është i vërtetë. Kjo është e vërtetë edhe për Malin.
Edhe njëherë. اfarë synon Franca me këtë operacion ushtarak? Franca duhet të ketë shpresa të ndryshme politike, ekonomike dhe ushtarake. Kjo vërtetohet pasi me kontrollin e rajonit qendror të Afrikës Perëndimore, ajo mund të marrë një mundësi për të depërtuar në vendet fqinje sidomos nëse janë themeluar baza të përhershme ushtarake. Mali kufizohet Burkina Faso, Algjerinë, Mauritaninë dhe Nigerinë në veri. Fakti që rajoni ka fusha të pasura të uraniumit, ari, nafte dhe fosfati nuk mund të shpërfillet. Franca proceseon uraniumin në veri të Nigerit dhe ka fuqi bërthamore. Ajo ka nevojë për uranium për reaktorët e tij. 70% e energjisë elektrike në Francë është e gjeneruar nga centralet bërthamore.
Veriu i Malit, ku është e vendosur edhe shkretëtira Sahara, shihet nga vendasit si vend jashtëzakonisht i pasur me burime ujore nëntokësore. Burimet nëntokësore të ujit të ëmbël të Afrikës janë 100 herë më të mëdha se ujërat e saj sipërfaqësore. Kjo është arsyeja pse Sahara është një fushë e rëndësishme në aspektin e qasjes në ujë të pijshëm. Sahara është në të njëjtën kohë një ruajtje për energjinë diellore. Vetëm 0.03% e energjisë diellore të akumuluar këtu mund të sigurojë të gjithë Evropën me energji elektrike për një vit. Eksperimentet me panele diellore gjigante në Sahara ka filluar kohë më parë. Përveç kësaj, testet bërthamore ndodhin shpesh. Testet bërthamore të Francës në vitet 1960 janë mjaft të famshme. Rezultatet e këtyre testeve i kanë dhënë fuqinë bërthamore Izraelit. Duke folur për eksperimente, bujqësia duhet gjithashtu të përmendet. Dihet se Franca është e angazhuar në testet bujqësore në Sahara këto ditë.
Franca do të përfitojnë nga ky operacion ushtarak në mënyra të tjera, si dhe, rifiton ndikimin e saj mbi kolonitë e saj të vjetër, rivendosjen e marrëdhënieve të saj me Afrikën dhe rifitimin e simptisë së njerëzve të Afrikës duke luajtur një rolin e “shpëtimtarit në rajon”. ثshtë shumë e mundshme që Franca do të fitojë kontrollin mbi lëvizjet islame dhe të jetë në krye të ndryshimeve të mundshme politike më vonë. Nëse ne mbajmë në mend atmosferën e pranverës Arabe në Afrikë fotografia bëhet edhe më e qartë.
Këto janë përfitimet Franca mund të marrë nga pushtimi i Malit. Dhe kjo është arsyeja pse Franca është aty.
Autor: Serhat Orakçı
Përktheu dhe përshtati: Arbnora Avdiu-Hoxha
mesazhi/com
 
Titulli: Pse Franca në Mali?

Kryqëzatat në Mali!


Dr. Salah El-Halidi
Pabesimtarët e krishterë çdo herë do të vazhdojn luftërat e tyre kundër Islamit dhe Muslimanëve. Jemi duke përjetuar, kohëve të fundit, kryqëzata në anë të ndryshme të botës. E prej atyre më të fundit është edhe lufta që po bëhet tani në Mali.
Në Mali, Islami është i vjetër dhe i rrënjosur thellë në popullatën e tij. Qyteti Timbuktu, që shtrihet në veri të Malit, ka një histori të lashtë të Islamit, dijës dhe të thirrjes në Islam. Popullata e Malit është një popullatë e devotshme në praktikën e Islamit.
Mëkati i vetëm i myslimanëve në veri të Malit është se ata janë praktikues të Islamit, dëshirojnë të e praktikojnë ligjin e Allahut xh.sh, dhe kjo është një e drejt e tyre legjitime, ligjore dhe njerëzore, por që perëndimi i krishterë nuk po e pranon këtë fakt. Kjo ishte edhe arsyeja pse i nxiti ata që të e autorizojnë Francën e krishtere që të hap një fron të ri lufte mbi territoret e Malit duke e luftuar kështu Islamin dhe Muslimanët nën pretekstin se po e luftojnë Al-Kaiden.
Franca po e kryen misionin e saj, kështu ajo fillojë me bombardimet ajrore, mbi caqet e muxhahedinëve, për tre ditë radhazi, për të vazhduar më pas me ndërhyrjet tokësore. Këmbësoria e ushtrisë krishtere franceze ndërhyri për të luftuar myslimanët në veri të Malit, e ndërsa Ministri i Mbrojtjes së Francës, paralajmëroje se kjo do të jetë një luftë afatgjate.
Vërtetë do të jetë një luftë afatgjate ! Do ti ketë pasojat e saj sepse në të do të përfshihen trupat afrikane, perëndimore, arabe dhe vendore duke e bërë kështu një përzierje të ‘’ letrave’’.
Lufta në Mali do të na përkujtojë luftërat e ashpra që janë bërë deri më tani, siç janë ato në Somali, Palestinë, Irak, Afganistan, Siri etj.
Lufta, e këmbësorisë franceze mbi tokat e Malit, nuk do të jetë luftë e lehtë, ata nuk do të kenë mundësi përjetimi të kënaqësive sepse do ti gjejë i njëjti fat që i gjeti kryqtarët edhe në tokat e Afganistanit, Irakut, Somalisë.
Me të vërtetë lufta mbi territoret e Malit, që ende është në fazën fillestare të saj, do të ua hap sytë myslimanëve dhe do të i këndellë ata duke i bërë më të kapur për Islamin, më përballues ndaj armikut. Me të vërtetë kryqëzatat do të pësojnë disfatë ndërsa muslimanët do të jenë triumfues me vullnetin e Allahut xh.sh.
Ajo që e vërtetën faktin se kjo luftë është një kryqëzatë, është vetë fjala e Presidentit të Francës në Ebu Dhabi me që rast ai u shpreh: Ne nuk do ta ndalim luftën në Mali dhe kushti ynë i vetëm për ta bërë këtë do të jetë "Që Sheriati të mos praktikohet atje". Kjo pra është ajo që këtë luftë e bënë të jetë kryqëzatë, përpjekja për ta ndaluar praktikum e sheriatit islam është vetë fakti për këtë.
اudia më e madhe është se kjo luftë kundër Islamit dhe Muslimanëve po financohet nga vetë arabët dhe do të ndihmohet nga trupat arabe siç janë ato të Algjerit dhe vendeve tjera. E çudi përmbi çdo çudi, është fakti se kjo luftë po mbështetet nga vendet e Gjirit Arabik, dhe për këtë arsye Qeveria kriminele e Emirateve të Bashkuara Arabe do të paguaj me miliona dhe miliarda dollarë për të mbuluar shpenzimet e luftës andaj edhe Presidenti i kryqëzatave franceze udhëtoje për në Kryeqytetin e Emirateve në mënyrë që nga atje të bëjë shpalljen e kryqëzatës së re në prezencën edhe të vetë Sundimtarit të tyre. Andaj edhe gjejmë udhëheqësin e Emirateve duke luftuar Islamin nën pretekstin se po lufton Lëvizjen e Vëllezërve Musliman.
Përktheu: Artan Musliu

mesazhi/com
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top