Pse është kaq kaotike turma shqiptare?!

Guest2

Antarë i Respektuar
Nga: BEN ANDONI*

Nëse do të dëgjosh Vox-Pop dhe shfrimin e shumë njerëzve në median publike, do të lindë sakaq përfytyrimi se reagimi social mund të jetë çështje minutash, orësh, ditësh, por jo më gjatë. Veçse, ja që nuk ndodh asgjë, kurse turma shqiptare përballet dhe përballet me të njëjtat shqetësime shoqërore-sociale politike prej vitesh dhe krejt e pazonja t’i ndryshojë. Sociologët mendojnë në përgjithësi se turma shqiptare është jo vetëm e pamaturuar, por edhe krejt e paorganizuar në orientimet dhe kërkesat e veta.
Le të ndajmë konceptin e turmës, sipas Jose Ortega y Gasset: shoqëria përbën gjithnjë një unitet dinamik të dy faktorëve përbërës: minoriteteve dhe turmave. Minoritetet janë individë ose grupe individësh të kualifikuar në mënyrë të veçantë, kurse turma një grumbull personash të pakualifikuar në mënyrë të veçantë.
Duke u kthyer në argument: krejt ndryshe prej vendeve me demokraci të zhvilluar, ku lëvizjet sociale përfshijnë grupe të mëdha të njerëzve me një traditë të mbartur, duke gjetur shpesh forma të ndryshme të rezistencës ndaj ndryshimeve politiko-shoqërore nëpërmjet mjeteve jo të zakonta, në Shqipëri nuk ndodh aspak kështu. Veçmas protestave sporadike, më shumë me motive politike, kulmi ka qenë reagimi publik i vitit 1997, ajo që Shqipërisë i la një damkë e cila nuk do të harrohet shpejt. Po pse, qoftë edhe sot e kësaj dite, paçka edhe këtij zhvillimi të shoqërisë dhe brezave të rinj, shqiptarët e kanë të vështirë të përcjellin frymë reagimi në dobi të interesave të tyre qytetare?
Kryesorja është, me sa duket, se asnjëherë nuk identifikohet si duhet një problem dhe mjetet për të mbështetur reagimin, kurse rrymat përgjegjëse dështojnë prej korruptimit shpejt të idesë. Fajin e merr niveli i ulët demokratik kombëtar, por pa gjë s’mbetet edhe karakteri anarkik dhe kaotik i shoqërisë dhe individëve. “Kështu në jetën intelektuale, që në thelb të vet kërkon dhe prezupozon kualifikim, çdokush mund të vëzhgojë triumfin përparues të pseudo-intelektualëve të pakualifikuar, të pakualifikueshëm, madje në sajë të vetë strukturës së tyre mendore, të skualifikueshëm”, na vjen në ndihmë Ortega y Gasset.
Në teori, besohet se lëvizjet sociale janë më të përhapura në vendet e industrializuara, sepse ekzistojnë popullata të ndryshme me interesa të formalizuara. Që do të thotë se prishja e ekuilibrave të fashave të shoqërisë bën që lëvizjet e ndryshme të grupimeve të nxjerrin hapur konfliktet e interesave mes veti. Dhe, përplasjet e tyre vinë sak dhe në momentin kur koha shtron kërkesa reale për ndryshimet e duhura shoqërore.
Nuk ndodh aspak kështu në vendin tonë, dhe këtë e pamë me udhën pa krye të të rinjve dhe njerëzve që reaguan për Reformën në Arsim, por edhe me çështje të ndryshme.
Dhe, pse nuk ndodh që shoqëria shqiptare të identifikojë realisht problemet reale! Kjo, se ma sa duket, nuk dihet të kanalizohet realisht shqetësimi publik, kurse lëvizjet sporadike të grupeve nuk shkojnë dot kurrë më tej; shqetësimi ekonomik nuk trajtohet si duhet dhe balancohet lehtë nga propaganda qesharake e qeverive shqiptare për suksese imagjinare; përfshirë dhe kaotizmin e mendimit të lëvizjes opozitare në vend.
Ajo që mbetet në të gjithë këtë kaos është një pyetje e thjeshtë: Si mund të kërkohet zgjidhja kur nuk ka frymë të protestës në Shqipëri ose ushqim social për protesta? Deri tani këtë element e gjen thjesht në rrjetet sociale. Dhe nuk shkon dot më tej, pasi i duhet një ideologji, e cila nuk po edukohet, kjo edhe formimit të mangët qytetar dhe ca më shumë atij intelektual. Mund të quhet e mirë apo e keqe?
Askush nuk di apo parashikon në këtë gjendje kaotike të shoqërisë shqiptare, se çfarë rolesh do të marrin grupimet e së ardhmes. Edhe pse kushtet e radikalizmit janë vërtet gati: qoftë ekonomike, por edhe ato sociale.
Me pak fjalë, pak lëvizjet, që ekzistojnë sot e kësaj dite, kanë nevojë ta artikulojnë jo vetëm më mirë mendimin e tyre, por edhe t’ua bëjnë ato më të kuptueshme njerëzve të thjeshtë, që të vetmin medium që posedojnë mbetet një emision mëngjesi kombëtar ku shfryjnë prej vitesh problemet e tyre.
Në të gjithë logjikën e argumentit besohet se në Shqipëri nuk ka frymë radikalizmi, kurse nëse ajo po maturohet apo jo duket se ka ende kohë të shikohet dhe të hulumtohet.
Shqetësues mbetet mosreagimi i publikut për probleme themelore dhe lodhja e zakonshme e njerëzve nga lëvizjet që mëtojnë se shkojnë te njerëzit, por që i rrëmbejnë individët politikë, ose minoritetet sociale në konceptin e Gasset.
Aktualisht, qeveria shqiptare dhe ajo para saj, në opozitë, ka luajtur me nervat dhe kapacitetet mbajtëse të durimit të popullsisë, duke i privuar nga puna, elementi bazë i mbijetesës, nga marrja e shpresës së rinisë dhe nga elementë të domosdoshëm të demokracisë.
Por a mund radikalizmi të ngjallet te turma shqiptare? Përderisa elitat politike, lexo “minoritetet kanë dështuar, janë turmat që besojnë se kanë të drejtë të diktojnë e t’u japin forcën e ligjit nocioneve të lindura nëpër kafenë”, thotë Gasset. Ndërkohë sociologët vazhdojnë të mos na ndihmojnë dot me sjelljen e shqiptarit të thjeshtë, përveç teorisë, atë që hedh dritë në një turmë që ka nevojë të maturohet dhe t’i shpëtojë kaosit të frikshëm, me të cilin bashkëjeton dhe që e ka kthyer vendin e vet të pabanueshëm prej orësh, ditësh, vitesh pa fund.
 
Titulli: Pse është kaq kaotike turma shqiptare?!

Ne shqiltaret jemi njerez pa identitet. Pa force te brendshme dhe shume materialist. Ne jemi mesuar te na drejtojne nga te ecim. Te paafte per te ngritur zerin e koken. Dikur nga frika. Sot nga interesi. Shqiperine e ka kapluar pesimizmi dhe negativiteti. Ne dhe mqs dike e shohim te zote do e urrejme dhe xhelozojme. Nese shohim qe i behet padrejtesi dikujt nqs sna prek ne problematika justifikojme keqberesin dhe themi mire ua bejne. Ne shkojme me turmen mga fryn era. Kryesisht nga cdo drejtim ku mund te sigurohet ndonje vend pune qofte dhe nje perfitim sado i vogel.
 
Titulli: Pse është kaq kaotike turma shqiptare?!

Me ben pershtypje pse kur i them une keto me kuptojne sikur si dua shqipet,vetem pse them te verteten....sigurisht e verteta dhemb..!
 
Titulli: Pse është kaq kaotike turma shqiptare?!

Fakti qe shqiptaret kane tilla probleme mendoj qe lidhet me problemet politike qe kane pasur shqiptaret qe nga periudha e zogut,rame ne komunizem,dhe kaluam ne demokraci,pra kemi kaluar ne shume stade politike me gryyshime kolosale nga njeri tjt ku keto ndryshime kane ndodhur per nje kohe shume te shkurter.Pra nuk kemi kaluar nga nje forme ne nje tjeter duke u transformuar gradualisht,gjithashtu duke qene gjithmone te shtypur ne jemi mesuar te na komandojne te tjeret.
Mjafton ti shofesh shqipetaret ne jeten virtuale te ftohin fare ne komentet qe japin per probleme te ndryshme sociale por zeri i tyre aty ngelet,ashkush nuk del te jap mendim te dale kundra asaj qe eshte e gabuar ne rruge ne proteste,paqesore kuptohet.
 
Titulli: Pse është kaq kaotike turma shqiptare?!

Me ben pershtypje pse kur i them une keto me kuptojne sikur si dua shqipet,vetem pse them te verteten....sigurisht e verteta dhemb..!

Meqense un kam "kundershtuar" po te cek dallimin, qe e verteta e keqe i dhemb cdokujt ajo sdiskutohet por problemi sqendron aty por ketu:

Ne shqiltaret jemi njerez pa identitet. Pa force te brendshme dhe shume materialist. Ne jemi mesuar te na drejtojne nga te ecim. Te paafte per te ngritur zerin e koken. Dikur nga frika. Sot nga interesi. Shqiperine e ka kapluar pesimizmi dhe negativiteti. Ne dhe mqs dike e shohim te zote do e urrejme dhe xhelozojme. Nese shohim qe i behet padrejtesi dikujt nqs sna prek ne problematika justifikojme keqberesin dhe themi mire ua bejne. Ne shkojme me turmen mga fryn era. Kryesisht nga cdo drejtim ku mund te sigurohet ndonje vend pune qofte dhe nje perfitim sado i vogel.

Ndryshimi mes dikujt qe i dhemb e verteta dhe dikujt qe do ta rrasi te verteten si te jene me te mire duke perjashtuar veten eshte pjesa me siper, askush ska mohuar te keqen qe kemi ashtu si dhe te mirat qe mund te kemi.

Por nese fjala Shqiptar simbolizon te ligen, nis qe ne MOHIM apo ne argumentime gjysmake te asaj qe do te thuash por sdi ta thuash :)

Njs, peme pa kokrra, debate pa vlera keto...
 
Me sill nje shembull te vetem kur une e kam bere kete,vetem nje sepse mesa di gjithmone kam vene dhe veten ne kete pa asnje perjashtim...tjeter se cju pershtat juve te lexoni e kuptoni nga une!
 
Titulli: Pse është kaq kaotike turma shqiptare?!

Nuk e kuptova citim. ?!
 
Titulli: Pse është kaq kaotike turma shqiptare?!

me siper e ke me bold, ke 2 menyra te ndryshme te se shkruarit.

Ne skemi ne voje te duash shqipet sepse supozohet te jesh shqipe vet, por dhe nese sje seshte ndonje humbje e madhe ama pergjithesimi i nje te keqe mbi nje komb mund dhe te jete normale per kombe qe ndjejne urrejtje mes njeri tjetrit por seshte normale te flasesh si ATA kur je NE...

Njs, kisha shkruar me teper por sja vlen te zgjerojme debatin, thash e me siper eshte dicka e kote

Nuk e kuptova citim. ?!

ishte krahesim mes 2 boldeve

P.s: Nick un jo, as e ceka artikullin e as po diskutoj mbi te.
 
Titulli: Pse është kaq kaotike turma shqiptare?!

Po e kemi lexu. Une po.

Gjthss doja te shtoja dicka. Ky shkrim me solli ne mendje analizen e Anjezes te k MAPO pedagoge e UE ku thoshte pse shqiperia ka anetaresimin me te madh me politike. 14% e popullsis nderkoh qe vendet perendomore maximumi shkonte 5%. Dhe cdo vit ne europe % ulej ndersa tek ne rritet.
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Pse është kaq kaotike turma shqiptare?!

me siper e ke me bold, ke 2 menyra te ndryshme te se shkruarit.

Ne skemi ne voje te duash shqipet sepse supozohet te jesh shqipe vet, por dhe nese sje seshte ndonje humbje e madhe ama pergjithesimi i nje te keqe mbi nje komb mund dhe te jete normale per kombe qe ndjejne urrejtje mes njeri tjetrit por seshte normale te flasesh si ATA kur je NE...

Njs, kisha shkruar me teper por sja vlen te zgjerojme debatin, thash e me siper eshte dicka e kote

Shiko nuk do rri te analizoj tani per ate cfare une shkruaj e cfare kuptoni ose doni te kuptoni ju..Fundja sjam ketu per tju bindur nese na/ju ''dua'' e sa na/ju ''dua'' se sdo kish kuptim..
Po e theksoj e njehere se si e shoh une e perse flas (kam folur ashtu) nga kendveshtrimi im...Sic edhe e kam rithene me pare: ''Nje popull qe seshte i afte te pranoj e kuptoj gabimet e tij,nuk perparon...perkundrazi mbetet injorant gjithmone!'' .,dhe spres ti pelqej kujt mendimi im,gjithsesi kjo ishte filozofia e tere asaj! Tjerat konkluzione mbajini per vete me mire! :)
 
Titulli: Pse është kaq kaotike turma shqiptare?!

je shum poetike :D

see u verdalle :D
 
Titulli: Pse është kaq kaotike turma shqiptare?!

Ne shqiltaret jemi njerez pa identitet. Pa force te brendshme dhe shume materialist. Ne jemi mesuar te na drejtojne nga te ecim. Te paafte per te ngritur zerin e koken. Dikur nga frika. Sot nga interesi. Shqiperine e ka kapluar pesimizmi dhe negativiteti. Ne dhe mqs dike e shohim te zote do e urrejme dhe xhelozojme. Nese shohim qe i behet padrejtesi dikujt nqs sna prek ne problematika justifikojme keqberesin dhe themi mire ua bejne. Ne shkojme me turmen mga fryn era. Kryesisht nga cdo drejtim ku mund te sigurohet ndonje vend pune qofte dhe nje perfitim sado i vogel.

Ka vetem nje sherim dhe vetem nje kure ndaj "krizes se identitetit", kthimi ne origjine dhe ky kthim ne origjine nuk duhet te vije si nje imponim nga jashte apo nga brenda, por si nje reflektim i brendshem i cdo shqiptari qe eshte i interesuar te gjeje rrenjet dhe burimin e vertete te identitetit te shqiptareve. Vetem kjo do te beje te mundur qe edhe ne shqiptaret e sotem te zbulojme ate thesarin e cmuar shpirteror qe ata "shqiptaret e vjeter" e moren me vete dhe e ruajten si te shenjte kudo qe vajten. Pasi vetem ne kete menyre ne nuk do te jemi "si gjithe bota", por do te jemi pasardhes te denje te te pareve tane, do te jemi shqiptare.

Mirepo jo te gjithe shqiptaret i japin zgjidhje njesoj kesaj krize identiteti. Shembull? Dy anetare me lart, skllever te superioritetit.

hajduti
 
Back
Top