Love
βeℓℓe â๓e
Shkruar nga: Valer Pinderi për Uniteti Mendo Pozitiv
Shqiptarë, kemi nevojë të udhëtojmë, duhet të mos na mposhtë ky realitet ku jetojmë sepse ka shumë probleme. Jemi në një fazë tranzicioni ku secili prej nesh bën gabime të mëdha për pjesët e jetës sonë të përbashkët. Nuk zbatojmë disa norma dhe rregulla kryesore për jetesën në komunitet. Nuk po mëremi vesh me njëri tjetrin. Nuk po bëjmë gjëra të mëdha bashkë.
Kjo vjen si pasojë e mungesës së lirisë që ka shumica e atyre të cilët kanë jetuar mbas rënies së izolimit që i ofronte popullit të tij sistemi i qeverisë komuniste të Enver Hoxhes.
Deri në këto vite shumica e atyre që kanë drejtuar këtë vend, në administratën shtetërore apo çdo funksion privat kanë pasur kulturë komuniste apo të stilit të jetës që ajo ofronte. Kanë lindur dhe janë rritur në një realitet me shumë gënjeshtra me shumë pak dije dhe të drejta personale. Me kalimin e viteve këta njerëz nuk e kanë harruar ketë stil por thjesht e kanë përshtatur me realitetin e tyre të ri. Ata ishin prapë të njëjtët që të gjithë por ndryshonte lideri dhe rregullat e lojës. Pushteti në demokraci ndahet më shumë se në një lider dhe rregullat duhet ti japin popullit pushtetin.
Sigurisht që gjithmonë ka pasur njerëz me parime demokratike dhe me kulturë europiane por numri i vogël i tyre i bënte të përshtateshin apo të luftoheshin nga shumica sepse kështu funksionon edhe qenia njerëzore.
Por tani ka ndryshuar ne kemi liri lëvizje mund të shkojmë kudo në fqinjët tanë apo pothuajse kudo tjetër në botë. Mund të informohemi për gjithçka që duam dhe dëshirojmë me internetin dhe teknologjinë që zotërojmë. Tani janë shumë njerëz të cilat nuk e kanë njohur pothuajse fare realitetin e kaluar, dhe ka shumë prej tyre që nuk bien dakord me mënyrën se si po funksionojnë gjërat ne Shqipëri. Fjala jonë dhe veprimet tona ndikojnë në jetën tonë pavarësisht se ne kemi frikë të veprojmë dhe flasim.
Realiteti është ne favorin e njerëzve me dije e njerëzve të mirë, mjafton që ata të nisin ta shfrytëzojnë.
Ne jemi të lirë dhe këtë e kuptojmë plotësisht vetëm kur udhëtojmë. Kur dalin nga ky realitet i përditshëm i jetës tonë. Kur dalim nga rregullat që kemi vendosur. Në lirinë tonë e vëzhgojmë qytete të reja, njerëz të tjerë me rregulla të tjera. Zakone të tjera në forma të tjera. Ne kuptojmë shumëllojshmërinë e racës njerëzore dhe shumëllojshmërinë e jetës tonë. Kuptojmë shpresën dhe kuptojmë që njeriu mund të bëjë gjithçka. Ky realitet dhe kjo ndjesi nuk mund t’iu serviret nëpërmjet një televizioni shqiptar, ku gazetarët e lajmit me shumë mundësi nuk kanë qenë asnjëherë në vendin për të cilin po informojnë qytetarët.
Nga eksperiencat personale kam vënë re që kur shkojmë në vende më të zhvilluara si SHBA apo Europë ne shikojmë më shumë njerëz të sjellshëm, shikojmë lehtësi lëvizje në transportin publik, shikojmë lehtësi gjetje të adresave të shtëpisë, gjejmë hapësira të përbashkëta të ruajtura me fanatizëm. Dhe gjejmë njerëz që i zbatojnë rregullat dhe nuk e venë në diskutim. Duke parë këto sjellje të avancuara në krahasim me ne, të shkon në mendje për zgjidhje të thjeshta dhe të aplikueshme në vendin tonë, të shkon në mëndje ta kërkosh këtë realitet me Shqipërinë dhe të mos mjaftohesh me atë çka të ofron vendi jonë. Kupton që një rrugë si shumica e rrugëve të Tiranës behët e kalueshme dhe e thjeshtë për tu kaluar vetëm duke vendosur një rregull kalimi dhe duke e ndjekur atë. Kupton që duhen shumë vende parkimi dhe pa paguar nuk mund ti kesh kollaj. Kupton që nëse sillesh mirë me njerëzit edhe ata do të sillen mirë. Kupton që rregullat nuk ti imponojnë ti respektosh policët e vendit por banorët e tij me sjelljet dhe shikimet e tyre. Kupton që policia të vjen kur je në faj apo kur e kërkon sepse kjo është puna e saj. Kupton që natyra është e nevojshme në çdo qytet. Kupton që secili qytet ka karakteristikën e tij dhe secila ka të veçantat e tij.
Nga ana tjetër nëse shkon në një vend më pak të zhvilluar kupton që të gjithë jetojnë, të gjithë gjejnë mënyrën e tyre për tua argëtuar dhe për të jetuar. Kupton që problemet e tua janë shumë të vogla në krahasim me të tyre. Kupton që ata kanë sjellje të ngjashme me tonat kohë më përpara dhe gjithçka është një cikël. Kupton që lumturia nuk është vetëm tek luksi apo paraja por brenda njeriut dhe atë kërkojnë të gjithë.
Shqiptarë të gjitha këto ndjenja janë të prekshme në kohët që jetojmë, mos u strukni gjithë kohës tek shtëpia juaj por një pjesë të energjisë harxhojeni për të realizuar një udhëtim në vit. Nuk është e pamundur maksimumi do e merrni më këmbë çka do ju bëjë ta ndjeni më shumë.
Mendoni pozitivisht dhe nisuni në udhëtim nëse nuk e keni bërë.