Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

Vvetoni

Antarë i Respektuar
Deklarata e Pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 ishte një hap përpara, për shkak të njohjes ndërkombëtare. Por, në të njëjtën kohë, kjo deklaratë paraqet tre hapa mbrapa, sepse është e lidhur me zbatimin e Planit të Ahtisaar-it, mbikëqyrjen ekzekutive prej dy misioneve ndërkombëtare mbi bazën e Rezolutës 1244, dhe sepse ia mundësoi Serbisë zgjerimin e kontrollit brenda Kosovës.

Plani i Ahtisaar-it: Deklarata e shtrëngon Kosovën për ta zbatuar Planin e Ahtisaar-it, i cili e ndan vendin tonë mbi baza etnike. Ai krijon brenda Kosovës një entitet territorial serb përmes ‘decentralizimit’, që do të kishte lidhje vertikale me institucionet e Beogradit. Po ashtu, ky plan të gjithë trashëgiminë ortodokse të Kosovës e definon si ‘serbe’, duke na shpronësuar prej kulturës sonë dhe duke na ndarë mbi baza fetare. Ai ia mohon Kosovës pasjen e një ushtrie për ta mbrojtur veten, kurse Serbisë ia mundëson zhvillimin e mekanizmave për ta mbrojtur kontrollin e saj brenda Kosovës. Plani u mendua të ishte çmim që duhet t’ia paguanim Serbisë në shkëmbim të njohjes së pavarësisë. Institucionet po e zbatojnë Planin pa na njohur Serbia.

Mbikëqyrja ndërkombëtare dhe Rezoluta 1244: Deklarata përfshiu një ftesë drejtuar dy misioneve ndërkombëtare për mbikëqyrjen dhe zbatimin e Planit të Ahtisaar-it dhe sundimin e ligjit. Asnjëri prej tyre nuk ka rol këshillues. Këto misione – Zyra Civile Ndërkombëtare (ICO) dhe EULEX-i – kanë pushtet ekzekutiv dhe nuk i japin llogari e përgjegjësi institucioneve të Kosovës. Ato janë ligji i vërtetë sepse qëndrojnë mbi ligjin. Vetëm misioni EULEX do të shpenzojë 364 milion euro vetëm në vitin e parë. Ne nuk duam policë. Pse të mos shfrytëzohet këto para për ta përmirësuar arsimin dhe sistemin shëndetësor?
Deklarata po ashtu përmban zotimin e e veprimit në përputhje me parimet e Rezolutës 1244, e cila ish Republikës Federale të Jugosllavisë (tash Serbisë) ia njeh sovranitetin dhe integritetin territorial mbi Kosovën! Si rrjedhim, UNMIK-u është ende këtu, kurse policët e shteteve të ndryshme që kundërshtojnë pavarësinë e Kosovës, siç është Rumania, janë lejuar që të shërbejnë këtu. EULEX-i ‘neutral ndaj statusit’ edhe pse ka ardhur këtu për ta zbatuar ligjin nuk e njeh zyrtarisht Kushtetutën e Kosovës!

Strategjia e Serbisë brenda Kosovës: Përderisa institucionet e Kosovës po e festonin deklaratën dhe po përqendroheshin në njohjet e reja, Serbia po e planifikonte zbatimin e strategjisë së vet e cila ka qy qëllime:

1. Mënjanimin e kufirit zyrtar ndërmjet Kosovës e Serbisë dhe forcimin e kufirit të ri në lumin Ibër. Këtë synim Serbia e ka arritur duke i djegur pikat doganore ndërmjet Serbisë dhe Kosovës. Që prej asaj dite, pikat doganore kanë funksionuar 54 km në jug afër Mitrovicës. Duke u siguruar që EULEX-i është ‘neutral ndaj statusit’ dhe vepron në përputhje me Rezolutën 1244, ky kufi zyrtarisht ende definohet si ‘kufi administrativ’, e jo kufi ndërkombëtar. Dhe së fundi, duke organizuar sulme të organizuara të dhunshme mbi shqiptarët në pjesën veriore të qytetit të Mitrovicës, dhe pa asnjë përndjekje a dënim, strukturat paralele të Serbisë treguan që autoriteti i institucioneve të Kosovës nuk shkon matanë lumit Ibër.

2. Forcimi i institucioneve dhe strukturave të Serbisë brenda Kosovës në mënyrë që t’i krijojë themelet e entitetit territorial dhe institucional autonom serb. Serbia ia ka arritur kësaj duke bojkotuar ShPK-në e cila i raporton institucioneve të Kosovës; duke i okupuar institucionet tjera si hekurudhat dhe gjykatat; si dhe duke i zgjedhur strukturat paralele serbe nëpërmjet zgjedhjeve nacionale dhe lokale të Serbisë të mbajtura brenda Kosovës më 11 maj 2008. Edhe pse UNMIK-u tha që nuk do t’i njeh këto struktura të reja, ata plotësisht po bashkëpunojnë me këto struktura.

Serbia është shpërblyer për këtë strategji, duke i ofruar asaj më shumë negociata të cilat çuan në Planin 6-Pikësh, e i cili shkon përtej Planit të Ahtisaarit dhe i cili edhe më tutje e ndan Kosovën territorialisht dhe institucionalisht. Dhe sikur kjo të mos mjaftonte, Serbisë me siguri që së shpejti do t’i ofrohet statusi i kandidatit për në BE.

Në mënyrë që të jemi sovran e të pavarur, me integritet territorial e demokraci, ne duhet të kemi:

Të drejtën për të pasur ushtri
Kontrollimin e policisë sonë
Kontrollimin e burimeve tona dhe një plan ekonomik për zhvillim energjetik dhe të bujqësisë
Qeverisje pa ndërhyrje nga misionet ndërkombëtare ekzekutive
Refuzimin e Planit të Ahtisaar-it dhe Planit 6-Pikësh
Arrestimin dhe shpërbërjen e strukturave të paligjshme paralele të Serbisë

levizja vetevendosje
 
Titulli: Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

O Jurist , une se lexova kete qe ke postuar ketu se me duket intriguse qe ne titull Po di te them nje gje
Kur e thirren Hashim Thacin ne Rambuje Ollbrajt i tha ,- po s'firmose, une do ta harroj emrin KOSOVE !
Besoj se je aq i zgjuar sa te kuptosh c'ka ajo ka dashur te thote
Kurse une do ju thoja , -futjunii punes e lerini llafet se llafet e shumta jane fukarallek
P.S
Kur te lexoni kete qe kam cituar nga goja e Ollbraitit mos merrni kot ju lutem !
Faleminderit per mirekuptimin
 
Titulli: Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

lexojeni te gjithen dhe do ta kuptoni se nuk kemi fituar pavaresi
kur ta lexoni do ta kuptoni se ky tekst tregon te verteten
faleminderit poashtu per mirekuptim
 
Me vjen keq ta them, po hiqe at " juristi " e bone " pesimisti "
Nese deklarata e pavarsise nuk ua solli pavarsine, ateher si ka mundsi qe sot Kosova njihet nga me shume se 50 shtete ?
Un dij qe kto levizje si vetvendosja mundohen te punojne ne te mire te popullit, por rrim shtremt e folmi drejt, levizje te tilla per sot e 500 vjet skishin mund me e fitu kete liri qe e ke ti per momentin. Si, dhe qysh u bo Kosova e pavarur, e dijm te gjithe. Andaj ti ke rastin ta shijosh ndjenjen kur thua " un jam qytetare i shtetit me te ri ne bote " . Dhe ne vend se ta gezoni kete liri e demokraci, disa nga ju qesin kanun e shesin trimri.
اdo her kur shoh e degjoj apo lexoj fjal nga njerz si ti, me kujtohet kjo shprehje:
Shum osht veshtir me robru nje popull qe eshte mesu me liri, por edhe me rrezik behet kur liron nje popull qe ka jetu ne robri.
 
me vjen keq qe ke postuar pa lexuar fare keshtu me duket mua por nuk ke faj jo njera nga gjerat qe politikanet tane kan haruar eshte edhe presheva medvegja e bujanovci
te pershendes
 
edhe diqka mos gjykoni nga titulli i tekstit por lexojeni te gjithin respekt
 
Titulli: Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

une nuk e lexova artikullin por edhe po te fitonim pavaresine sipas vetevendosjes ata prap se prap do te gjenin diq per te protestuar....eshte e logjikshme qe kemi veshtiresi gjate shtetndertimit, eshte vetem viti i pare i pavaresise, nuk mund te behet asgje sot per neser...eshte edhe me se e vertete qe kemi sakrifikuar shume per kete pavaresi, duke iu dhene te drejta te pakrasuara minoriteteve sidomos atij serb...por keto ishin kushtet themelore per te fituar pavaresine edhe pse me pengon shume fakti qe iu kemi dhene aq te drejta serbeve, por qka me bo, ma mire me sakrifiku pak e me gezu pavaresine se te mbesim gjithmone nen okupimin e te huajve
 
me vjen keq qe ke postuar pa lexuar fare keshtu me duket mua por nuk ke faj jo njera nga gjerat qe politikanet tane kan haruar eshte edhe presheva medvegja e bujanovci
te pershendes

Mos te vij keq se para 10 min e lexova, e te vij keq per disa lloj njerz qe ne protesta gjuajn me veze pikerisht ata qe ua sollen lirine.
Ku ke ti deri dje qe nuk permende Presheven? E sot kur ju mungon nje arsyetim per ta mbrojt ate qe pohoni, futni Presheven si " joker " per ta fitu lojen. Lej ma mir kto muhabete se mkan ardh te hunda e po terhiqna sa skom hi me thell..
 
Titulli: Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

Mos te vij keq se para 10 min e lexova, e te vij keq per disa lloj njerz qe ne protesta gjuajn me veze pikerisht ata qe ua sollen lirine.
Ku ke ti deri dje qe nuk permende Presheven? E sot kur ju mungon nje arsyetim per ta mbrojt ate qe pohoni, futni Presheven si " joker " per ta fitu lojen. Lej ma mir kto muhabete se mkan ardh te hunda e po terhiqna sa skom hi me thell..

mir qe e paske lexu gjithqka qe eshte shkru eshte e vertet
respekt nga ana ime nuk e perdora jokerin jo
 
Titulli: Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

se shqiptar te gjith jemi
 
Titulli: Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

Vertet , pse vendet islamike nuk e njohin Kosoven !!!!!!!!!!!!!
çudi , shume çudi , por dhe paradoks me duket kur mendon se sa shume islamizmi eshte
prezent aty , por çudia me e madhe eshte qe islamiset e Kosoves e shperfillin kete fakt ,
ose e justifikojne me mire me thene.

Ne lidhje me artikullin gjithçka ishte e sakt dhe reale .
Plotesisht dakort me te.
 
Titulli: Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

O Veton!

اdo lindje vie edhe me dhembjet e veta!

Kemi ardhur tek ura, do ta kalojmë edhe atë!
 
Titulli: Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

Do ju lutesha qe te postoni ne ose per artikullin e levizjes VETEVENDOSJE, ne te kunderten do ju fshihen postimet.
Pak tema me karakter fetar mendoni se hapet?

Respekte
fcbesia
 
Titulli: Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

kush po i fshin keto postimet ose fshiji te gjitha ato qe nuk i perkasin direkt temes ose leri te gjitha se na merzitet
une thjeshte bera nje pyetje
perse vendet islamike nuk po e njofin kosoven?dhe e mora nje pergjigje ,tani sa large dhe sa chit chat ishte kjo qe na dalkan keta kapedanet e stafit dhe na i fshijne
 
Titulli: Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

i nderuar fcbesia nese ke hap nje teme dhe ka te bej me ate se jena apo nuk jena shtet dhe ka te bej rreth asaj qe pse dikush e ka pranu si shtet e dikush nuk po na pranon si shtet nuk e di pse ore burr po i fshini postimet.juve qfare po diskutojme ne po iu duket fe qfare eshte me ju keshtu.deshironi te beni se ne kohe te enver hoxhes apo te komunizmit ketu tek ne ne kosove vetem mendimi tuajt kurse te tjerte duhet fshi.mosni ju lutem nese une fyej dike tregoj kulturen time se di pse ju pengon kjo juve apo keni frike nga ndonje gje.ka ardhe koha qe te tregohet e verteta e jo te fshehet.nese keni deshire te na largoni nga forumi tregoni por jo ne kete menyre.nuk eshte demokraci me ia mshel gojen tjetrit.nuk jemi duke jetu ne kine as ne rusi.
 
Titulli: Pse Deklarata e Shpalljes së Pavarësisë nuk na e solli pavarësinë?

Jo me larg se dje isha ne nje debat ku qe i pranishem Albin Kurti nga "Vetevendosja", kishte nga organizata tjera dhe disa te tjere. Albini eshte shume teorik. Per cdo gje qe i kerkohej thoshte "Nuk mund te bej une asgje, filloni ju, une mund tu bashkangjitem", ose "Ne nuk jemi organizate e regjistruar, ne kete ose ate nuk mund tu ndihmoje", ose ne pyetjen "Pse nuk kandidoni per deputet?"- tha "Nuk kandidoj per deputet se nuk jane pjeke kushtet, edhe nese mund te arrij deri aty, ka njerez mbi deputetet dhe politikanet tane, kshq nuk mund te beje gje, sepse nuk me lejohet"... Po mire atehere pse kerkon nga politikanet tane te bejne me shume, ose pse i gjykon per mospune? Pse nuk provon te hysh dhe te nderrosh gjerat, nese vec kerkon ndryshime?
Albini, nuk eshte se nuk vlen, por eshte i harxhuar, e ne politike po u harxhove nuk ke vend me.
Nder te tjera tha "Une kam qene ne Paris per 12 dite. Sa kam qendruar, per cdo dite nga 3 protesta jane bere". Aty e kuptova se ky nuk di gje tjeter, vecse protesta dhe kundershtime.

Ky shkon me filozofine "Jo, ti s'ke te drejte, ti nuk e di. Nuk eshte ashtu. Une nuk e di si eshte, por ashtu si thua ti nuk eshte."
 
Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top