Pse baballarët janë më shumë xheloz për vajzat,ndërsa mamatë janë për fëmijët meshkuj

bella

Anëtar i Nderuar
Përse baballarët janë më shumë xheloz për vajzat e ndërsa mamatë janë për fëmijët meshkuj?

Kam vënë re tek familja e tezes time (në familjen time ska fëmijë meshkuj kështu që se konstatoj dot drejtpërdrejt :D).....Babai i kushërirës time është xheloz për të, psh, i kërkon llogari tepër, e pyet, e ndalon për ndonjë gjë, ndërsa me djalin nuk ka këtë sjellje, është më i qetë....dhe e kundërta ndodh me mamanë e saj.....Po juve ju ndodh kjo??
 
une nuk do ta quaja xhelozi por kujdes, eshte normale qe prinderit te tregojne kujdes per femijt e tyre dhe jo ne vecanti mashkull ose femer qofte femija.
 
Mos ka te beje kompleksi i Edipit ketu, ( qe femija mashkull ne nje moshe do me shume prindin me seks te kundert) ndersa femijet femra preferojne baballaret (kompleksi i Elektres)....Kjo nese shohim teorine psikoanalitike e Frojdit.
 
Redaktimi i fundit:

Bella mbase deri diku ke te drejte. Ate cfare ke pershkruar ti, diku e kam konstatuar dhe une. Une kam nje vella, dhe ne fakt babi gjithmone ka qen shume i kujdesshem karshi meje. Perhere ma ka ber te ditur te kem kujdes ketu, te kem kujdes atje. Me ka kerkuar gjithmone llogari dhe shpesh nga kjo kane lindur kontradiktat.
Sepse jo rralle here i kam thene se gjithe ai kujdes kthehej ne bezdisje per mua. Por dhe mami nuk ngelet pas, jo vetem me mua, por edhe me vellain tim. Me mua pak me shume! Ndoshta ngaqe kam qen pak me problematike e pranoj, dhe meqe jam dhe vajze pak kokekrisur.
Por kjo eshte bota reale e prinderve te mi, dhe une e pranoj sido qe ajo eshte!
 
Une kam mamin per kerekese llogarie...Une ne tel e ajo me pyet kush eshte??? LOL LOL LOL Prit i them te mbyll tel e te them..:D :D
Kam vene re tek familje te tjera ç'eshte e verteta e jo tek e imja kete fenomen qe paraqet ti Bella.Ne familjen time p.sh babi ka nje raport si shok si me ne motrat e si me vellain.Ndersa me mamin eshte taman ai raporti klasik nene femije,eshte e "rrepte" ne vlerat e saj,por dhe ajo eshte njelloj si me ne si me vellain.
 
pikerisht keshtu,me ndryshimin qe jam vajze e vetme.........:D
 
normal qe eshte keshtu, quhet projektim i dashurise, nje indeks i terthore qe prinderit duhen ose dashurohenose panvaresisht nga menyra si jane martuar jane dashuruar.
 
Hmmm kurse ne familjen tim te dy jan te ''Rrrept'' dmth si mami dhe babi kerkojne shum llogari ku vete ku nuk vete me ke ishe me ke nuk ishe kur do veshe me ke do veshe me ke po flet e shummm e tjetra sa donje here na e sjedhin ne maj te hundes :pP:
Dmth ne familjen tim nuk ka qe mamaja me shum eshte xheloze per vallain dhe babi per mua dhe motren te dy jan xheloz te dy kerkojen llogari si per dy vajzat dhe per 2 cuanat qe kan duan te din gjithshka
Dhe ne fund dhe kjo eshte dicka e mire sepse eshte prokupimi qe ato kan per neve :D
 
me duket se nuk kerkon kete tema Ilda LOL LOL LOL
 
Nuk e kam fjalen per perkujdesin qe kane prinderit per ne, femijet e tyre...Kjo eshte e padiskutueshme dhe mese normale.
Tema ben fjale per xhelozi ne kuptimin qe babai e ka te veshtire te mendoj se vajza e tij po rritet dhe se ne jeten e saj hyjne meshkuj te tjere pervec atij....se ajo ka tashme shok e me pas do kete te dashur.....ashtu si dhe nena per femijen mashkull e cila gjithmone mendon se eshte femra e vetme qe duhet te kete vemendjen e te birit.

Pra flas per nje marredhenie te tille psikologjike.....jo per kujdesin.e Theksoj kete, sepse shoh qe e keni kapur ne anen prind femije dhe perkujdesje....por nuk eshte ky thelbi i temes :D

Besoj se me kuptoni sado pak.....Edhe pse ne keto momente, e kam kohen e limituar per nje shpjegim me te hollesishem.

p.s ....Pse smi kuptojne temat mua :p ne pergjithsi them....sdi une te shpjegohem, te shkruaj apo cfare :p.......Shaka...flisni cte doni e si te doni, ashtu si i kuptoni ju temat, derisa une tjua shtjelloj me mire.....si tani psh :p LOL
 
Redaktimi i fundit:
Une kam mamin per kerekese llogarie...Une ne tel e ajo me pyet kush eshte??? LOL LOL LOL Prit i them te mbyll tel e te them..:D :D
Kam vene re tek familje te tjera ç'eshte e verteta e jo tek e imja kete fenomen qe paraqet ti Bella.Ne familjen time p.sh babi ka nje raport si shok si me ne motrat e si me vellain.Ndersa me mamin eshte taman ai raporti klasik nene femije,eshte e "rrepte" ne vlerat e saj,por dhe ajo eshte njelloj si me ne si me vellain.

Bella une e kisha kuptuar temen...:D Se di a u kuptua nga pergjigja ime??:p

Ke dhene nje pergjigje persa i perket raportit prind-femije, dhe perkujdesjes....Nje pergjigje e kenaqshme dhe e mire per kete pjese Bianca :D..............Por them nga ana psikologjike, dmth dashuria morboze e tepert qe kane kundrejt femijeve prinderit...e ne kete rast sic e kam shpjeguar me siper....dek sindroma e Edipit me vajzen dhe babane dhe ajo e Elektres midis djalit dhe nenes.
Pra kete raport, marredhenie qe kane tere jeten prinderit me femijet.
 
Nuk kena shume nevoje per ndihmen e Edipit dhe elektres sepse ngjarjen e kena per dit ne familjen tone.
Frojdi deri diku shpjegon dukurine.Po ku mund te vazhdojem analizen ne synimin qe te gjejme pse ndodh keshtu.
Ti biem ne qender me pak fjale.Une mendoj se plus kesaj sepse asht tendenca jone qe ne me shume shikojme dhe te vleresojme te kunderten sesa te njeten.E njejta ne na duket si vetvetja te cilen sigurisht ne na indiferentizon sepse e njohim me shume nga te tjerat dhe ndoshta e duam jo seksualisht pak si teper(kete frojdi nuk e ka.)
 
Redaktimi i fundit:
Mos ka te beje kompleksi i Edipit ketu, ( qe femija mashkull ne nje moshe do me shume prindin me seks te kundert) ndersa femijet femra preferojne baballaret (kompleksi i Elektres)....Kjo nese shohim teorine psikoanalitike e Frojdit.

Eshte pikerisht kjo qe thote Frojdi. Perse kur djali martohet, gruaja e tij nuk rrezikon te prish marredheniet me vjehrrin, por me vjehrren ...

Do dukesha shume pervers ne menyre siperfaqesore, por nena me femijen e saj bashkevepron duke krijuar edhe nje raport te vecante gjate periudhes kur e ushqen me qumesht.
 
Përse baballarët janë më shumë xheloz për vajzat e ndërsa mamatë janë për fëmijët meshkuj?

Kam vënë re tek familja e tezes time (në familjen time ska fëmijë meshkuj kështu që se konstatoj dot drejtpërdrejt :D).....Babai i kushërirës time është xheloz për të, psh, i kërkon llogari tepër, e pyet, e ndalon për ndonjë gjë, ndërsa me djalin nuk ka këtë sjellje, është më i qetë....dhe e kundërta ndodh me mamanë e saj.....Po juve ju ndodh kjo??

kjo nuk eshte xhelozi , por fanatizem atje , prinder konservative. Nga shkove e gjete kete xhelozi ? lol
 
Eshte pikerisht kjo qe thote Frojdi. Perse kur djali martohet, gruaja e tij nuk rrezikon te prish marredheniet me vjehrrin, por me vjehrren ...

Do dukesha shume pervers ne menyre siperfaqesore, por nena me femijen e saj bashkevepron duke krijuar edhe nje raport te vecante gjate periudhes kur e ushqen me qumesht.

po nena i jep qumesht edhe vajzes jo vetem djalit.....

frojdi mire e ka thene po kohet e fundit po bie cik poshte kjo teoria e frojdit.
si e qysh, duhet me hap librat e priskiatrise me u informu.
megjithate kompleksi i edipit dhe i elektres ka baza, nuk e ka thene kot ai.
vetem se jo nga ushqimi me gji i femijes.
 
Sepse baballaret vdesin per gocat dhe mamate per qunat. Edhe babi im me kerkonte shume llogari. Dikur thoja pse me kerkon kaq shume por sot them mire ka bere.
 
se kisha vene re kete ndarje, pasi personalisht jemi dy motra dhe skemi vella qe te shikoja reagimet dhe levizjet e mamit dhe te babit, por sdo te thot qe cdo shtepi ka kete lidhje. varet sesi e kan krijuar afrimitetin dhe kujdesin te tyre per femijet.
 
Mu kujtua komplexi i Edipit (sipas teorise, Edipi vrau babain sepse ishte xheloz per nenen) dhe e kunderta me Elektren.
Nuk e di sa eshte e vertete, por dicka mbase dhe ka.
 
Nisa te lexoj pergjigjet e kesaj temes, me zune syte kete Edipin e shkrete pothuajse tek te gjitha.. :p

Une mendoj se midis nenes dhe femijes (qofte mashkull apo femer) qe ne momentet e para krijohet nje lidhje shume e forte. Vete shkeputja nga trupi i nenes eshte dicka e veshtire per femijen, dhe sado qe shkeputja behet graduale, perseri lidhja nene-femije ngelet shume e forte. Ne rastin e femijeve meshkuj figura e babait duket si nderhyrese, percarese, figura qe i largon nga intimiteti me nenen.. duke qene nje figure e forte, pretenduese deri diku.. jo e embel si ajo e nenes. E sidomos meshkujt jane gjithmone ne nje konflikt konstant me kete figure, duke e konsideruar si figuren te ciles duhet t'i ngjajne, te jene ne lartesine e duhur per t'i pelqyer. Me nenen nuk duhen te gjitha keto mundime, raporti eshte me i natyrshem. Ndersa ne rastin e femijes femer mendoj se figura e babait nuk eshte me aq e forte, perkundrazi, ketu rolet nderrohen. Eshte nena ajo qe pret dicka me shume nga e bija, i takon asaj te jete figura autoritare, pretenduese. Per babane ketu nuk ekziston problemi te tregohet i ashper, i forte.. nuk pret nga vajza ato cilesi qe pret nga djali, nga trashegimtari i tij. Keshtu qe dashje pa dashje krijohet ky raport i ndersjellte midis gjinive: vajza qe idealizon figuren e babait dhe djali qe idealizon ate te nenes. Te pakten keshtu me vjen ta interpretoj une, nuk di sa u shpjegova.

Meqe jemi ne teme, ju pershendes me "Il tempo se ne va" te Adriano Celentanos :eek:k
 
Pe: Pse baballarët janë më shumë xheloz për vajzat,ndërsa mamatë janë për fëmijët mes

Ne nje familje te shendetcme, per vajzen behet merak dhe nena dhe babaj, per te thjesht fakt qe asaj mund ti ndodhi dicka qe mashkull sdo i ndodhi kurre, dhe qe eshte: shtatzania. Pse them qe mashkullit sdo i ndodhi kurre, sepse mashkulli mund ti iki shume kollaj responsabilitetit, nuk eshte ai qe ka krijesen ne bark.
Pastaj cdo prind do partenerin me te mire per femijen e tij, dhe kur dashuron mbase si shef difetet e njeriut qe ke pran, nderkohe qe prindit e tu te shofin shume me shume gjera.
Aq kohe sa ke nje lidhje "ideale" me femijen ( komunikim pa subjekte te "ndaluara"-tabu), dhe ky "meraku" zhduket avash avash, duke patur besim qe do veproj ne menyren me te mire.
 
Pe: Pse baballarët janë më shumë xheloz për vajzat,ndërsa mamatë janë për fëmijët mes

Sflas dot per kte tem......................
 
Titulli: Pse baballarët janë më shumë xheloz për vajzat,ndërsa mamatë janë për fëmijë

sepse vajza lidhet shum me babain,sikurse nena me djalin prandaj ndoh kjo gje.
 
Pe: Pse baballarët janë më shumë xheloz për vajzat,ndërsa mamatë janë për fëmijët mes

un kam nje moter dhe jam me teper xheloze un se sa babi dhe mami bashk...
jam aq shum sa kam pa plot endrra qe mkan bo te "qetsohem"

por ama flas me te... i shpjegoj te miren dhe te keqen; se cfare mund ti ndodhi nese sillen ne nje menyr dhe cfare mund te ndodhi nese sillet ne nje menyr tjeter.
mes nesh ska tabu ! i flas hapur per cdo gje dhe nese deri dje me kundershtonte tani qe po rritet, i kupton...

kurse prindrit ( po flas per shqiptaret) kan zakon te japin vetem urdhera; jane shum te rrept dhe spara kan komunikim... sidomos me femijen e par...
pastaj vjen nje dit qe pendohen...
 
Pe: Pse baballarët janë më shumë xheloz për vajzat,ndërsa mamatë janë për fëmijët mes

Mua psh te dy me kerkojne llogari
E te dy zihen se kush te zere vendin e pare qe ti tregoj sekretet :D :lol:

Por zakonisht eshte ajo lidhja qe nje vajze e sheh bababin si mbrojtje
si fig qe e qon ne adhurim (flas per veti te pakten )si princin e vet,
dhe kur rritet e babai mesohet me ate fig ka frike te zevendesohet dhe meqe njeh boten e meshkujve don ne nje fare menyre ta mbroje :)

Persa i takon nenave, duke pasu vete eksperienca qe jane martuar
dhe se si eshte kthyer burri i tyre kane frike te jene ashtu
e te zevendesohen nga nje tj femer por se dine qe nena mbetet nena dhe asnje smund ta zevendesoje :)
 
Pe: Pse baballarët janë më shumë xheloz për vajzat,ndërsa mamatë janë për fëmijët mes

ne familjen time nuk ka xhelozira te tilla, si mami dhe babi sillen njesoj me ne ...na mbrojne te dyve ne te njejten menyre...por ndoshta kjo ndodh mbasi qe vajza eshte me delikate dhe duhet kerkuar me sh llogari tek ajo se sa te nje femije djale....mendoj se vemendja duhet te jete njesoj per te dy femijet ...
 
Titulli: Pse baballarët janë më shumë xheloz për vajzat,ndërsa mamatë janë për fëmijë

E vertet kam ven re ne shum familje esht kjo xhelozi e tille, Gje qe se kam kuptuar asnje her sepse ne te vertet duhet te jet e kunderta qe babai duhet te jet per djalin dhe mamaja per vajzen, Sepse vajza shprehet me mir te mami dhe djali ka te bej me shum me babain.
 
Titulli: Pse baballarët janë më shumë xheloz për vajzat,ndërsa mamatë janë për fëmijë

Duke qene qe jemi s*e*k*s*e te ndryshem, i kuptojme pasojat me mire them une,

Pra babai, vellai zakonisht di sjelljen e 1 mashkulli ne pergjithesi ndaj 1 femre, po ashtu edhe mamaja, motra di sjelljen e 1 vajze ndaj 1 mashkulli, edhe une kur flas me vellain tim e keshilloj krejt ndryshe nga motra dhe jam xheloze ose me vjen keq kur 1 femer ben lojra ose e keqtrajton, kurse motren e kuptoj me qarte pasi jam femer vete,

Gje natyrale, por sigurisht qe nuk flas per rastet ekstreme une kam pas 1 rast me vellain kshu para ca vitesh edhe u ula bisedova me te, i thashe qe nuk ndihem rehat me k'te xhelozine tende ndaj meje, nuk me duket normale dhe qe atehere me kerkoi falje dhe u normalizua gjendja :)
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top