PS: Qytetarët të marrin pjesë në votim

  • Hapësi i temës Hapësi i temës WxP
  • Start date Start date

WxP

Staf në FV.AL
Adm
Partia Socialiste në këto orë të fundit votimi fton të gjithë qytetarët anembanë Shqipërisë që të marrin pjesë në votim.
Në një prononcim për mediat, anetarja e kryesisë, Megi Ajtyresa deklaroi se askush nuk mund ta kontrollojë votën, sepse ajo është e fshehtë.

"Përsërisim thirrjen tonë për të marrë pjesë në votime në Tiranë dhe në të gjithë vendin. bëni durim për rradhët e pazakonta. Nëse duhet të mbani pak radhë kjo tregon se do të ketë shumë forcë", tha Ajtyresa.

Top-Channel
 
PS u bën thirrje qytetarëve që të votojnë

Partia Socialiste u ka bërë thirrje qytetarëve të cilët akoma nuk kanë marrë pjesë në votim që në minutat e mbetur të bëjnë një gjë të tillë. "Kush nuk ka votuar ende është i lutur ta bëjë. Vota është fuqia që demokracia i jep qytetarit, çdo votë më shumë shton fuqinë vendimmarrëse të qytetarëve në demokraci. Edhe 75 minuta për tu bërë pjesë e vendimmarrjes për vitet që vijnë. Votoni të lirë, të qetë, pa asnjë merak. Vota është e fshehtë, askush nuk u'a kontrollon dot atë dhe më mirë se kushdo ju e mbroni votën tuaj duke marrë pjesë në votim nga veriu në jug të atdheut tonë që sot pret votën tuaj si kontributin më të rëndësishëm për veten, familjen, vendin", tha Megi Ajtyresa.

Shekulli
 
PS: Edhe 45 minuta kohë, votoni!

TIRANE-Partia Socialistë bëri thirrje sot pasdite rreth orë 18:25 minuta për votim. Mimi Kodheli ftoi qytetarët që ende nk kanë votuar të shkojnë në qëndrat e votimti të zonës dhe të mos ngurrojnë të hedhin votën për të preferuarin e tyre.

“Kanë mbetur vetëm 45 min nga orari i mbylljes së procesit të votimit. Mbeten vetëm 45 minuta nga kufiri zyrtar i orarit. Trokisni në dyert e komshinjve, ftojini ata të votojnë, vota është fuqia që demokracia i jep cdo qytetari shton fuqinë e vendimarrësve për demokracinë. Vetëm 45 minuta vota është e fshehtë askush nuk e kontrollon më mirë se ju atë. Nga veriu në jug se sot atdheu juaj pret votën tuaj”, ishte thirrja që Kodheli adresoi sot pasdite ndaj qytetarëve.

(d.b/BalkanWeb)
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top