Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

PS në Kolegj: Të përsëriten zgjedhjet

eGo0sTyle

System Engineer
selia-e-ps-300x224.jpg

Partia Socialiste dorëzoi dje në Kolegjin Zgjedhor kërkesë-padinë e tretë, përmes së cilës kërkon shpalljen e pavlefshmërisë së rezultatit për kryetarin e Bashkisë së Tiranës.“Kolegji të shfuqizojë Vendimin Nr. 1158, datë 25.06.2011 të KQZ si të paligjshëm, duke shpallur zgjedhjet për kryetar të Bashkisë Tiranë si të pavlefshme”, thuhet në kërkesë-padinë e PS-së.
Kolegji, pasi mori kërkesën e socialistëve, hodhi dhe shortin për të. Relator i saj është gjyqtari Astrit Kalaja, ndërsa shqyrtimi i saj do të bëhet në datën 6 korrik, në orën 10:00.
Përmes një argumentimi prej 20 faqesh dhe një aneksi prej 65 faqesh që përmban provat për 284 qendra votimi, PS këmbëngul në parregullsi të procesit zgjedhor në Tiranë, parregullsi këto që evidentohen pas datës 14 maj, kur u mbyll procesi i numërimit të votave për kreun e Bashkisë së Tiranës. Sipas selisë rozë, në kutitë e votimit janë gjetur fletë votimi të hedhura jashtë procesit zgjedhor, duke sjellë në këtë mënyrë dhe mosrakordim mes fletëve të votimit të gjetura në kuti dhe numrit të zgjedhësve. Duke marrë si shembull Qendrën e Votimit Nr. 1941, ku para mbylljes së procesit të numërimit të votave të kryetarit të Bashkisë së Tiranës rakordonin votat e hedhura me numrin e zgjedhësve, pas datës 23 maj, në këtë kuti u gjetën 4 vota më shumë. Në këtë mënyrë, sipas socialistëve, me vota të hedhura jashtë procesit ligjor, kandidati demokrat Lulzim Basha është shpallur fitues me 93 vota. Këtë padi socialistët e shoqërojnë me fakte filmime dhe dokumentacione për kutitë e votimit të kërkuara si të parregullta. “Ne çmojmë se nuk mundet të shpallet fitues një kandidat me 93 vota më shumë se kandidati tjetër në kushtet kur ka fletë votimi më shumë në kuti se votues, dhe kjo është disa herë më e lartë se diferenca e votave ndërmjet kandidatëve. Nuk mundet të shpallet fitues edhe në kushtet e paligjshmërive të tjera të rënda të evidentuara dhe të provuara në më shumë se 284 qendra votimi”, thuhet në kërkesë-padinë e PS-së. Socialistët argumentojnë në kërkesën e tyre dhe shkeljen e ligjit nga ana e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve që rrëzoi kërkesën e tyre. “Përpara shkeljeve të tilla flagrante dhe të rënda të ligjit, si dhe në kushtet e diferencës së ngushtë ndërmjet dy kandidatëve, KQZ duhej t’i shpallte zgjedhjet të pavlefshme në të gjithë njësinë zgjedhore Bashkia Tiranë”, thuhet në kërkesë. Sipas selisë rozë, “në kushtet e shkeljeve të rënda të ligjit me ndikim në rezultatin e zgjedhjeve, KQZ, gjatë shqyrtimit administrativ kur i konstaton këto shkelje, nuk ka të drejtën, por ka detyrimin që t’i shpallë zgjedhjet e pavlefshme në ato njësi zgjedhore ku janë evidentuar këto shkelje të rënda të ligjit zgjedhor”.
Trupi gjykues në Kolegj
Astrit Kalaja (relator)
Marie Qirjazi
Dhurata Haveri
Sashenka Jonuzi
Petraq Dhimitri
Ambasadorët e BE: Palët të pranojnë vendimin e Kolegjit
Ambasadorët e vendeve të Bashkimit Europian bëjnë thirrje për konsensus politik dhe për respektim të vendimit të Gjyqësorit për procesin gjyqësor. Kreu i delegacionit të BE-së në Tiranë, Etore Sekui, i shoqëruar nga ambasadori hungarez, Sandro Molnari, zhvilluan një konferencë mbi kalimin e Presidencës së radhës së BE-së nga Hungaria te Polonia. I pyetur në lidhje me situatën aktuale, ambasadori hungarez kërkoi respektimin e ligjit. “Pavarësisht se cili do të jetë rezultati që do të dalë nga Kolegji Zgjedhor, unë shpresoj shumë që palët ta pranojnë vendimin sepse në një vend ku sundon ligji dhe shteti i së drejtës, duhet të pranohet vendimi i institucioneve ligjore. Siç edhe e thotë dokumenti i ministrave të Jashtëm të BE-së, në Shqipëri duhet të vazhdojë reforma elektorale pasi do të ketë edhe zgjedhje të tjera”, tha ambasadori hungarez. Nga ana e tij, ambasadori Sekui kërkoi që palët të ulen dhe të dialogojnë. “Dëshiroj të them se me aq sa e njoh unë Shqipërinë dhe shqiptarët, procesi i integrimit është i mundshëm. Ju keni mundësi të mobilizoni të gjitha energjitë e vendit tuaj, ta arrini gjithë këtë dhe këtë mund ta them fare qartë. Ajo që ju nevojitet është angazhimi politik. U bëjmë thirrje palëve t’i rikthehen dialogut politik dhe ta zgjidhin këtë ngërç të gjatë politik. Integrimi duhet të jetë axhendë kombëtare. Mund të them pa pikë dyshimi se kjo nuk do të ishte vetëm në interes të Shqipërisë, por duhet ta dimë që kjo është dëshira e qytetarëve dhe pjesës më të madhe të qytetarëve shqiptarë. Kjo gjithnjë nëse është e vërtetë që më shumë se 90% e Shqipërisë e mbështet integrimin e Shqipërisë në BE, dhe kjo do të thotë se dhe politikanët duhet ta mbështesin këtë punë”, u shpreh përfaqësuesi i BE-së në vendin tonë. Nga ana e tij, ambasadori Molnari theksoi se Hungaria ka mbështetur statusin kandidat të Shqipërisë. “Ne jemi të mendimit që ky është synimi kryesor për Shqipërinë, mundësisht gjatë vitit 2011, por çelësi i kësaj pune do të jetë zbatimi i atyre detyrave që janë nxjerrë nga Komisioni Europian, 12 prioritetet”, shtoi ai.

Panorama.
 
Pe: PS në Kolegj: Të përsëriten zgjedhjet

kta gjithmon me nje vend i bien kavallit,nje here te hapen kutite,skishin mhb tjr,tani duan te perseriten zgjedhjet...njs te enderrosh falas esht :D :D :D
 

Konkursi Letërsisë

  • Endacaku

    Votat: 3 33.3%
  • Ky qytet i trisht.

    Votat: 2 22.2%
  • Ndjenjë

    Votat: 1 11.1%
  • Pas gjurmëve të shiut

    Votat: 3 33.3%
Back
Top