sweetzzinna
Dum spiro, spero くる
-
- Anëtarësuar më
- Jul 18, 2008
-
- Mesazhe
- 20,476
-
- Reagimet e mara
- 1,250
-
- Vendndodhja
- Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ Ƹ̵̡Ӝ̵̨̄Ʒ
Gjirokastër, 28 qershor NOA – Partia Socialiste ka deklaruar pasdite se është shënuar një ngjarje e dhunshme në rrethin e Tepelenës, gjatë procesit zgjedhor.
“Kandidati për deputet i PS Et’hem Ruka, denoncon dhunën e ushtruar ndaj një komisioneri socialist të qendrës së votimit në fshatin Rexhin të Komunës Kurvelesh në rrethin e Tepelenës. Komisioneri i PS Julijan Balilaj është qëlluar nga shtetasi Jaho Xhebro i cili sipas të dhënave të grumbulluara ka ushtruar dhunë në ambjentet e brendshme të Qendrës së Votimit të këtij fshati në prani të anëtarëve të tjerë të komisionit” bëri të ditur zyra e shtypit e kësaj partie.
Sipas zyrës së shtypit të PS-së së Gjirokastrës, dhuna e ushtruar ndaj komisionerit socialist Juljan Balilaj ka ardhur pasi ky i fundit nuk ka lejuar të votojë të atin e shtetasit Jaho Xhebro i cili sipas komisionerit socialist, nuk kishte asnjë lloj mjeti identifikimi si letërnjoftim apo pasaportë. Për këtë veprim legjitim të komisionerit socialist, Jaho Xhebro ka shkuar në qendrën e votimit dhe ka dhunuar fizikisht komisionerin e PS. Dhunuesi i komisionerit të PS është nipi i kryetarit të Komunës Kurvelesh dhe i kandidatit për deputet të PR në Qarkun e Gjirokastrës Ditar Hodaj.
“Ndonëse për këtë ngjarje është njoftuar Komisariati i Policisë së Tepelenës, askush nga përfaqësuesit e Policisë nuk ka shkuar në vendngjarje. Situata mendohet se do të precipitojë edhe më tej nëse nuk merren masa nga ana e organeve shtetërore për të ndaluar dhunën ndaj komisionerëve të PS të cilët gjenden të presionuar në çdo moment nga ana e njerëzve të pushtetit të sotëm-shprehet kandidati i PS për Qarkun e Gjirokastrës Et’hem Ruka” deklaroi zyra e shtypit e PS-së.
NOA