xhebrail1
INTERIST
-Sipas dokumenteve më të fundit të CIA-s, Forcat e Armatosura Shqiptare ishin të papërgatitura për konflikt me Serbinë pas viteve 1990. Që në fillim të viteve ’90 amerikanët kishin pritur një konflikt të armatosur në Kosovë, për të cilin kishin vlerësuar se ishte i pashmangshëm. CIA kishte parashikuar se do të ishte e pamundur të mënjanohej lufta mes Shqipërisë dhe Serbisë, në të cilën ushtria shqiptare do të dilte humbëse, kurse Serbia në një periudhë të caktuar do të pushtonte territore malore brenda kufirit të Shqipërisë.
Por asgjë nuk filloi në vitet ’90, pasi dhjetë vjet më parë gjithashtu situata në kufirin shqiptaro-jugosllav ishte tensionuar aq sa mund të krijohej një konflikt mes dy vendeve. Në vitin 1981, Hetem Halili, një ushtarak madhor i ushtrisë shqiptare, ishte në pozicionin e komisarit të Korpusit të Burrelit, ose të quajtur ndryshe “Korpusi i 7-të”. Njësi të veçanta të këtij korpusi përgjigjeshin për vijën e kufirit shqiptar me territorin e ish-Jugosllavisë. Duke iu referuar marrëdhënieve me fqinjët veriorë ai tregon se si u përshkallëzua problematika me të cilën përballeshin jo vetëm zyrtarët e Tiranës, por dhe ushtarakët e Korpusit të 7-të.
Vala e protestave në Kosovë
Në atë kohë, në Kosovë kishin filluar një seri protestash. Jo vetëm minatorët e Trepçës, por edhe studentët e Prishtinës kishin kaluar në një seri kërkesash të mohuara gjithmonë nga Beogradi. Tensionet ishin shtuar dhe Prishtina ishte bërë qendra e demonstratave masive. I njëjti tension kishte mbërthyer së brendshmi edhe Tiranën, ndërsa në kufi gatishmëria ishte rritur. Provokimet nga të dyja anët e kufirin nuk mungonin. Ish-komisari i Korpusit të 7-të, Hetem Halili, thotë se në prill të këtij viti (1981) u zhvillua në Shtëpinë e Oficerëve në Burrel një mbledhje e zgjeruar, ku u bë zbërthimi i pretendimeve serbe ndaj Shqipërisë. Po këtë ditë në rrethana misterioze u bë një tentativë nga përfaqësues të Ambasadës Jugosllave të akredituar në Tiranë që të hynin, për të qenë të pranishëm në mbledhje. Makina e ambasadës kishte shpejtuar nga kryeqyteti për të qenë e pranishme në qytetin e largët verior, pas informacionit se në ushtrinë shqiptare “po përgatitej diçka”. Hetem Halili thotë se ajo çfarë u mendua atëherë për këtë incident ishte fakti se përfaqësuesit e Jugosllavisë kërkonin të njiheshin nga afër me atë çka po komunikohej në atë kohë për ushtarakët shqiptarë. “Por hyrja e tyre në Shtëpinë e Oficerëve nuk u realizua dot për shkak të vigjilencës së rojeve, të cilët nuk i lanë përfaqësuesit e ambasadës të “rrëshqisnin” brenda” - thotë ish-komisari.
Tanku shqiptar mobilizoi serbët
Duke iu referuar kujtimeve të 32 viteve më parë, Hetem Halili rrëfen se në këtë situatë të tensionuar nga ana e Korpusit të 7-të u ndërmor një veprim tjetër që do të vinte në lëvizje të menjëhershëm strukturat ushtarake jugosllave. “Një mjet i blinduar (tank), i kompanisë së tankeve dislokuar në Davalan, lëvizi në drejtim të Maqellarës dhe të Bllatës. Nga ana e jugosllavëve pati një mobilizim të madh. Ata përforcuan kufirin dhe mobilizuan trupa të ushtrisë së tyre në Dibër të Madhe. Por nga ana tjetër ata i dërguan Tiranës zyrtare dhe një notë proteste për lëvizjen e tankeve brenda territorit shqiptar” - tregon Hetem Halili, duke rrëfyer njëkohësisht dhe një nga paradokset diplomatike të situatës së ngarkuar.
Polakët e Tiranës në shërbim të BS-së
Gjatë rrëfimit të tij për ngjarjet e vitit 1981, Hetem Halili tregon se në këtë kohë u bë dhe një stërvitje e pjesshme me forcat e Korpusit të 7-të, të dislokuara në rajonet e Dibrës. “Interesante është fakti se dy orë para dhënies së sinjalit për fillimin e stërvitjes, në hyrje të hotel-turizmit të Burrelit u ndodh makina e Ambasadës Polake akredituar në Tiranë. Në diskutimet që u bënë pas kësaj ngjarjeje u tha se një gjë e tillë tregonte se vendet satelite të Bashkimit Sovjetik ishin tepër të interesuara se si do të zhvillohej kjo stërvitje. ا’përmasa dhe ç’qëllime do të kishte ajo. Situata në Kosovë vazhdonte të ishte e turbullt. Ndërsa Ambasada Polake në Tiranë përfaqësonte dhe interesat e Bashkimit Sovjetik, në mungesë të marrëdhënieve diplomatike mes dy vendeve”, rrëfen Halili.
CIA parashikoi luftë mes Shqipërisë dhe Serbisë
Në dokumentin e shpalosur së fundi të CIA-së, të emërtuar “Forcat e armatosura Shqiptare, të papërgatitura për konflikt me Serbinë”, i cili është hartuar në janar të vitit 1993, analizohen konfliktet e pritura të ushtrisë serbe me kryengritësit shqiptarë në Kosovë dhe aftësia e Shqipërisë për t’u kyçur në luftë. Forcat e Serbisë, sipas vlerësimeve në raport, atëherë ishin të respektuara. “Në rast të kryengritjes së shqiptarëve Beogradi do të mund të reagonte brenda disa orëve”, thuhet në raportin e CIA-s. Krahas 25 mijë pjesëtarëve të MUP-it, ushtria jugosllave ka së paku edhe 10 mijë ushtarë të pajisur me rreth 200 tanke, 160 automjete të luftarake dhe 160 gryka artilerie. Krahas kësaj Beogradi ka edhe 26 mijë ushtarë vetëm 50 kilometra larg Kosovës dhe rreth 75 mijë serbë të moshës ndërmjet 15 - 59 vjeç në Kosovë dhe qindra njësite të organizuara paraushtarake, transmeton raportin e CIA-s, gazeta serbe “Novosti. Të përballur me gjasat e vogla për fitore në një konflikt me Serbinë, liderët shqiptarë sigurisht se do të orientohen kah vendet e tjera për të kërkuar ndihmë, duke përfshirë këtu vendet myslimane. Edhe pse thuhet se Irani kishte ofruar dërgimin e “vullnetarëve”, Tirana më parë do të kërkojë ndihmë nga Turqia, thuhet në analizën e CIA-s. Ankara tashmë po stërvit oficerët shqiptarë. Amerikanët gjithashtu ishin frikësuar se përzierja eventuale e Turqisë në luftë do të shtonte tensionet e këtij shteti me Greqinë. Përkundër dominimit ushtarak të Serbisë, analistët e CIA-s vlerësojnë se konflikti në Kosovë do të ishte i shkurtër. Rreth 25 mijë shqiptarë të aftë për ushtri, thonë se kanë armë të fshehura dhe pa asnjë hezitim do të bënin luftë guerile. Në një situatë të tillë, analistët e CIA-së kanë parashikuar se ushtria serbe do të sulmonte bazat ushtarake në brendi të Shqipërisë dhe do ta fuste Tiranën në luftë.
Beogradi kërkon të mbajë larg Tiranën nga Kosova
“Ushtria shqiptare nuk do të mund të krahasohej me forcat ushtarake serbe relativisht mirë të pajisura me armatim modern (në atë kohë) në rast se konflikti në Kosovë do të përfshinte edhe Shqipërinë fqinje”, shkruan në raportin e CIA-s.-Besojmë se autoritetet shtetërore në Tiranë do të provonin ta mënjanojnë konfliktin e drejtpërdrejtë, por ai sipas të gjitha gjasave do të ishte i pashmangshëm. Tirana sigurisht se do të ndihmonte shqiptarët e Kosovës me furnizim me armatime dhe ushqime, por edhe do të shërbente si korridor për vullnetarët, armatimin, paratë dhe furnizime të tjera nga vende të ndryshme. Amerikanët në atë kohë nuk kishin llogaritur shumë në suksesin e ushtrisë shqiptare. E përshkruajnë si të vjetruar, të pastërvitur, pa rezerva të karburanteve, ushqimeve, barnave dhe veshmbathjes. Kurse shumica e tankeve që dispononte kjo ushtri ishin version kinez i tankeve ruse të viteve ‘50, T-54, kurse nëndetëset kanë mundur të zhyten vetëm deri në 10 metra thellësi. Beogradi nuk ka pretendime territoriale ndaj Shqipërisë, por sigurisht se do ta shfrytëzonte forcën ushtarake që të shkëpus përkrahjen e Tiranës për kryengritësit në Kosovë, shkruan në skenarin e CIA-s. -Ushtria serbe do të ndiqte guerrilasit kosovarë në Shqipëri, madje edhe do të pushtonte kalimet malore në anën shqiptare të kufirit. Do të vinte deri te konflikti i dy ushtrive, kurse superioriteti i ushtrisë serbe shpejt do të vinte në shprehje dhe sipas të gjitha gjasave do të lëshonin sulme ajrore ndaj bazave të guerilëve në Shqipëri.
Marrëveshja e fshehtë Alia-Rugova: Gati për luftë
“Raportet e Ibrahim Rugovës me Sali Berishën nuk kanë qenë aq të mira”. Kështu deklaroi historiani dhe një nga themeluesit e LDK-së, Jusuf Buxhovi. Ai tha se “Shqipëria është shtirur në atë kohë se gjoja e njeh shtetin e Kosovës, por kurrë nuk e ka bërë këtë gjë”.“Berisha i ka kërkuar shpesh Rugovës që të dalë në zgjedhjet e Serbisë, por Rugova nuk ka pranuar”, tha Buxhovi në emisionin Infomagazina në Klan Kosova. Ai theksoi se ka dokumente që dëshmojnë për tensionet mes Berishës dhe Rugovës. Sipas tij, Rugova ka pasur raporte të mira me ish- udhëheqësin komunist, Ramiz Alia. Sipas Buxhovit, Rugova dhe Alia kanë pasur një marrëveshje të fshehtë për përgatitjen e njerëzve për situata të ndryshme, qoftë edhe luftë.
Drejtues në Korpusin e 7-të
Hetem Halili u lind në Kakosë të Përmetit në vitin 1934. Nga arsimi i mesëm dhe i larti ai mori njohuritë mbi artin ushtarak, por gjithashtu u diplomua dhe në Universitetin e Tiranës në degën e Histori-Gjeografisë. Ndërsa më pas ka vazhduar kursin njëvjeçar “Historia e Mendimit Filozofik”. Në vitin 1954 titullohet oficer. Emërimi i parë përkon me atë të komandantit të togës në njësinë e Kavajës. Më pas, punon me rininë në Sazan dhe në Vlorë, në përbërje të Flotës Luftarake Detare. Do të punonte në këto dy vende për 14 vjet resht, ku mes të tjerash është dëshmitar edhe i konfliktit ruso-shqiptar për bazën e Pashalimanit. Karriera e tij do të vazhdonte si shef i aparatit politik e zv/komisar brigade, instruktor i përgjithshëm në Drejtorinë Politike, komisar i Brigadës së Parë, zv/sekretar i Komitetit të Partisë së Korpusit të 7-të me qendër në Burrel, komisar i Korpusit të 7-të, për ta mbyllur si komisar i divizionit të Librazhdit.
Ushtria shqiptare, norma e gatishmërisë më e larta në botë
Të paktën, në një fushë Shqipëria ka qenë kampione në botë dhe kjo ishte gatishmëria luftarake. Posta në kufi, mitraloza roje e batalione art-mitraljerë në një thellësi disa kilometra nga vija e kufirit. Këto ishin pararojat e luftimeve për të penguar mësymjen e armikut, në rast se ushtria e një prej shteteve fqinje do të ndërmerrte një sulm frontal ndaj Shqipërisë. Pasi ishin mbaruar dhe kompletet personale të çdo ushtari, vinin furnizimet e para. Fishekë pa kufi, as që mendohej se mund të mbaronin edhe nëse zjarri i dendur me 16 fishekë për metër linear do të vazhdonte me ditë të tëra pa u ndalur. Të gjitha formacionet e ushtrisë shqiptare, bëheshin gati për luftim në një kohë rekord, ndërsa njësia më e madhe që ishte korpusi, vihej në gatishmëri të plotë për rreth 10 orë. Por ushtria shqiptare mund të nxirrte ushtarë të gatshëm brenda 72 orëve nga rënia e sinjalit të alarmit rreth 750 mijë ushtarë. “Nivelin e normave të gatishmërisë e kishim më të lartin në botë. Me këto norma na afrohej vetëm Izraeli. Në 6 orë kompletohej një brigadë, efektivi i së cilës varionte nga 5 mijë deri në 7 mijë trupa. Ndërsa një korpus vihej në gatishmëri të plotë brenda 9-10 orëve. Për rastin konkret, kur flitej se Shqipëria kërcënohej nga trupat e Traktatit të Varshavës, merrej parasysh që pika më e afërt, nga ku mund të ngriheshin avionët desantues, ishte aeroporti i Sofies në Bullgari, me një largësi prej 650 kilometrash. Megjithatë, të gjitha përgatitjet bëheshin me idenë që kundërzbulimi shqiptar nuk arrinte të merrte asnjë informacion dhe, ashtu si në اekosllovaki, agresioni të bëhej i menjëhershëm dhe në befasi. Të gjithë shtabet e brigadave dhe korpuseve kishin të njëjtën shkallë gatishmërie. Të vendosur nëpër çadra, në vendkomanda dhe në pikat e drejtimit, ç’ka përbënin një shkallë të lartë gatishmërie, të aftë për të përballuar çdo rrezik. Batalioni ngrihej në alarm për të parë dhe për të provuar shkallën e kompletimit dhe të gatishmërisë. Bëheshin dhe marshime të gjata për të shkuar në rajonet e caktuara ku pritej desantimi” - rrëfen ish-komisari i Korpusit të 7-të, Hetem Halili.
Leonard Veizi