Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Provimet me zgjedhje 29 mijë të rinj preferojnë Njohurinë për Shoqërinë

TIRANE-Pjesa më e madhe e të rinjve shqiptarë janë të orientuar drejt fakulteteve me profil shoqëror. Të paktën kështu rezulton nëse u hedhim një sy alternativave që kanë preferuar të japin ata si lëndë me zgjedhje. Kështu në krye të listës qëndron Njohuria për Shoqërinë, të cilën e kanë zgjedhur plot 29 mijë maturantë.
Më pas vijnë edhe Anglishtja, Historia të cilat janë përzgjedhur nga rreth 16 mijë të rinj, ndërsa lëndët me profil ekzakt kanë më pak kërkesa. Kështu Kimia, Fizika apo Matematika renditen në fund të kësaj liste duke zbritur deri në 2 mijë preferenca secila. Specialistët e arsimit shprehen se kjo tregon një tendencë të të rinjve tanë drejt degëve me profil shoqëror, por për-zgjedhja e këtyre lëndëve si preferenciale ka të bëjë edhe me mundësinë që u japin ata për të'u listuar si kandidatë fitues në një pjesë të madhe degësh në fakultetet e universiteteve publike, por edhe me faktin se lëndët ekzakte janë të orientuara vetëm drejt një profili. Përzgjedhja e këtyre lëndëve rendit edhe fakultetet më të kërkuara nga maturantët shqiptarë.
Kështu në krye të listës së 10 degëve më të kërkuara, sipas specialistëve, renditen pikërisht ato të Shkencave Sociale dhe Juridiku. Menjëherë pas tyre vijnë ata të Ekonomikut (dhe jo vetëm në Universitetin e Tiranës), si dhe fakulteti Filologjik dhe Inxhinieria e Ndërtimit. Por nuk kanë ngelur mbrapa në shijet e maturantëve edhe Arkitektura dhe Mjekësia. Ndërsa më pak të kërkuara rezultojnë degët e mësuesisë nëpër rrethe. Ndërkohë që po duke u nisur nga eksperiencat e viteve të kaluara, rreth 90 përqind e maturantëve e nisin shkollën e lartë në universitetet publike, ndërsa pjesa tjetër ndahet midis shkollave të larta private dhe universiteteve jashtë Shqipërisë.

(d.b/GSH/BalkanWeb)
 
Titulli: Provimet me zgjedhje 29 mijë të rinj preferojnë Njohurinë për Shoqërinë

Kështu Kimia, Fizika apo Matematika renditen në fund të kësaj liste duke zbritur deri në 2 mijë preferenca secila.


ca thojn keta matematika...ajo esht me detyrim fatkeqsisht se kush po e zgjidhte per qejf
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back