Titulli: Protestë paqësore në Luginën e Preshevës
KO dhe OVL sot organizuan protestë për lirimin e10 të arrestuarve shqiptarë
Fjalimet ne protestë:
- OVL-UاPMB-es: Të lirohen pa asnjë kusht luftëtarët e lirisë nga burgjet serbe
- Këshilli organizativ i protestave: Ne besojmë dhe garantojmë në pafajsinë e djelmoshave tanë dhe në luftën e drejtë të gjithë UCK-ës
- PVD, PDSH, LPD, BDL, GQ, UDSH, LKSH dhe KDNJ: Me këtë aksion po cënohet Amnistia ndaj ish-pjesëtarëve të UاPMB-së dhe po kamuflohet kriza politike që ka kapluar Beogradin
Këshilli organizativ dhe Organizata e Veteranëve të Luftës në Preshevë sot organizuan protestë paqësore me qëllim të lirimit të menjëhershëm të 10 të arrestuarve më datë 26 dhjetorë 2008. Në protestën e sotme morën pjesë familjarë të të arrestuarve, përfaqësues të subjekteve politike dhe mijra qytetarë të tjerë nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit. Në emër të partive politike shqiptare, PVD, PDSH, LPD, BDL, GQ, UDSH dhe LKSH dhe këshilli për të drejtat e njeriut nga Lugina e Preshevës përmes një reagimi dënonjnë aksionin e autoriteteve të sigurisë, të ndërmarrë të premtën më datë 26 dhjetorë të vitit 2008, pa praninë e policisë lokale në komunën e Preshevës. Po ashtu në emër të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë u lexuan edhe kërkesat drejtuar bashkësisë ndërkombëtare .
Turma e protestueve në Preshevë u shpërnda në mënyrë të qetë.
______________________________________________________________________________-
Të nderuar të pranishëm
Jemi sot këtu së bashku për shprehur indinjatën tonë të thellë ndaj politikës diskriminuese serbe, e cila po terrorizon popullsinë shqiptare në këtë treve.
Jemi sot këtu për ti treguar botës së qytetëruar se shqiptarët e Kosovës Lindore po i nënshtrohen dhunës politiko-ushtarake nga shteti serbë për të vetmin qëllimi-dëbimin nga trojet tona.
Kjo strategji e kësaj makinerie të dhunës mbi shqiptarët po vazhdon në forma të ndryshme nën pretekstin gjoja arrestimin e kriminelëve te luftës.
Kriminel janë vet njësit e xhandarmërisë serbe dhe drejtuesit e saj në krye me Tadiqin dhe Ivica Daçiqin, trashëgimtarë të politikës gjenocidale në këto hapësira.
Të nderuar të pranishëm;
Ne si popull jemi krenar me fitoren e Luftës së pa barabartë ndaj kësaj makinerie vrastare.
Jemi krenarë me ngadhënjimin moral dhe etik të angazhimit tone për çlirimin e Kosovës përmes sakrificave sublime, duke shënuar historinë e re e cila, vazhdoi traditën tonë kombëtare brez pas brezi.
Prandaj e drejta është në anën tonë, sepse ne nuk kemi synuar hakmarrje edhe përkundër masakrave të tmerrshme të bëra pikërisht nga kjo politikë vrastare dhe nga këto njësi gjakëpirrëse. Hakmarrje po synon politika shtetërore serbe duke i rikthyer skenarët e vjetër ndaj popullsisë së pafajshme.
Andaj iu drejtohemi bashkësisë ndërkombëtare, e cila dha kontribut të jashtëzakonshëm për ruajtjen e vlerave njerëzore, ti bashkohet zërit tonë si një zë i arsyes në këto momente, duke marrë në konsideratë kërkesat tona.
Me këtë rast kërkojmë:
• Që Beogradi zyrtar ti anuloj të gjitha fletëarrestet e lëshuara nga gjykatat serbe dhe ato të BIA-s, lëshuar për arrestimin e shqiptarëve për shkak të veprimtarisë së tyre kombëtare.
• Beogradi zyrtar të ndaloj politikën e shpërnguljes së shqiptarëve.
• Forcat ushtarake serbe, xhandarmëria dhe ushtria serbe të tërhiqen nga Lugina e Preshevës dhe të krijohen mundësitë e demilitarizimit të rajonit nga forcat serbe.
• Të lirohen pa asnjë kusht luftëtarët e lirisë nga burgjet serbe.
Presheve Kryetari i OVL-UاPMB-es
06.01.2008 Sadat Nuhiu
_________________________________________________________________
Këshilli organizativ i protestave
Të nderuar qytetar në emër të Këshillit organizativ të protestave dalim me këtë dekleratë.
Të lirohen menjëher dhe pakusht të gjithë të arrestuarit e 26.12.2008.
Ne besojmë dhe garantojmë në pafajsinë e djelmoshave tanë dhe në luftën e drejtë të gjithë UCK-ës.
Kurse qeverisë së Beogradit i “qojmë selam që të heqë dorë nga Doktrinat IVO ANDRICIANE dhe politikat MILLOSHEVIQIANE ngase koha e tyre ka ikur dhe se janë dëshmuar me kohë se janë të dështuara.
Vllezër të dashur kjo që bënë ditë më parë BIA në bashkëpunim me Xhandarmerin serbe sësht asgjë tjetër pos një hap tjetër i dështuar i bijevë të Millosheviqit,ngase deri sot të gjithë aksionet e marra nga politikat e SPS-it,kanë qenë të dështuara,ky është dështimi i radhës.
Këtë do ta deshmpjë koha.
Ju faleminderit .
________________________________________________________________
REAGIM
Partitë politike shqiptare (PVD, PDSH, LPD, BDL, GQ, UDSH, LKSH) dhe Këshilli për të Drejtat e Njeriut nga Lugina e Preshevës e dënojnë aksionin e autoriteteve të sigurisë, të ndërmarrë të premten më 26 dhjetor të vitit 2008, pa praninë e policisë lokale, në komunën e Preshevës. Subjektet përkatëse vlerësojnë se organet kompetente serbe kanë tejkaluar kompetencat zyrtare dhe janë sjellur në shpërputhje me normat profesionale dhe demokratike.
Duke mbetur ithtar të ndëshkimit të të gjitha krimeve të kryera në hapësirën e ish-Jugosllavisë, partitë politike shqiptare dhe Këshillit për të Drejtat e Njeriut e kundërshtojnë qasjen selektive të drejtësisë, e cila nuk ka ndërmarrë pothuajse ende asnjë hetim për zbardhjen e krimeve të kryera ndaj qytetarëve gjatë viteve të mëparshme në territorin e komunave të Preshevës, të Bujanocit dhe të Medvegjës. Me këtë aksion po cënohet Amnistia ndaj ish-pjesëtarëve të UاPMB-së dhe po kamuflohet kriza politike që ka kapluar Beogradin.
Fakti se drejtësia e vendit injoron krimet e kryera në territorin e saj është treguesi më i mirë se po ky shtet nuk është realisht i interesuar për t’u ballafaquar me krimet, porse vazhdon që t’i etnizojë dhe që t’i politizojë fatkeqësitë njerëzore për qëllime politike.
Ndërkaq, duke e shmangur vëmendjen e opinionit vendor dhe ndërkombëtar nga mosrealizimi i obligimeve të marra në vitin 2001 për zgjidhjen e problemeve në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë; përfaqësuesit e caktuar të qeverisë republikane vazhdojnë po ashtu përpjekjet që në emër të gatishmërisë së ndëshkimit të krimeve të legjitimojë praninë e shtuar të forcave të sigurisë, sidomos të xhandarmërisë; si dhe ta kamuflojnë mungesën e gatishmërisë për kthimin e mijëra qytetarëve të shpërngulur nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja. Madje, ky aksion e nxit edhe më tepër shpërnguljen e qytetarëve, sidomos të ish-pjesëtarëve të UاPMB-së dhe familjeve të tyre.
Politizimi i vazhdueshëm i drejtësisë serbe është referenca më e mirë e domosdoshmërisë së një monitorimi ndërkombëtar të tërë procesit vijues kundër qytetarëve të arrestuar në aksionin spektakular të 26 dhjetorit të vitit 2008.
Këto subjekte kërkojnë nga faktori ndërkombëtar që ta përdor autoritetin e tij për ta nxitur drejtësinë serbe që të zbatojë standarde të njëjta për të gjithë qytetarët e vendit, ndërkaq qeverinë serbe për t’u ballafaquar me të gjitha krimet e kryera në vend, përfshirë edhe ato ndaj shqiptarëve të Luginës së Preshevës.
Preshevë – Bujanoc, 27 dhjetor 2008
Partia për Veprim Demokratik
Partia Demokratike Shqiptare
Lëvizja për Progres Demokratik
Bashkimi Demokratik i Luginës
Grupi Qytetar « Rahmi Zylfiu
Unioni Demokratik Shqiptar
Lëvizja Kombëtare Shqiptare
Këshilli për të Drejtat e Njeriut