Protesta pro kuksianëve, shoqërohen 3 përfaqësues të FRPD Shkodër

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Protesta pro kuksianëve, shoqërohen 3 përfaqësues të FRPD Shkodër

shkoder_protestat.jpg


Ka kaluar rreth një javë nga koha kur Gjykata e Apelit në Shkodër dha vendimin final për protestuesit në “Rrugën e Kombit” duke lënë në burg katër prej tyre dhe liruar 7 të tjerët.

Por përpara se Apeli të jepte vendimin, përpara gjykatës u zhvillua një protestë e qytetarëve kuksianë dhe shkodranë, që mbështetën të arrestuarit. Pjesëmarrës ishin edhe deputetë të PD dhe aktivistë nga forumi rinor i kësaj partie.

Pikërisht për këtë protestë, tre përfaqësues të FRPD në Shkodër janë shoqëruar sot në komisariatin e policisë. Tre përfaqësuesit e Forumit Rinor të PD janë Arvit Bushati, Ergys Ivzikut dhe Besjan Zaja.


(gazeta-Shqip.com)
 
Ky le qe sliron ata qe mbane brenda akoma,por arreston dhe tjere.
Pike e zeze.
 
Perse duhet ti liroje nese ka prova? Dhe e kunderta.

Njerezit/Populli duhet te jene te qarte, qe ne raste te tilla ... duhet te mbajne edhe pergjegjesi e te paguajne demet sipas ligjit .
 
Back
Top