Protesta e PD - Thirrja e Bashës: Në 19 qershor mos respektoni ligjet, mos paguani...

Guest2

Antarë i Respektuar
Bindjes së kryeministrit Rama se PD do të hyjë në zgjedhje, lideri i opozitës nga çadra e protestës ka ashpërsuar më tej tonet duke iu drejtuar qytetarëve me thirrjen që në 19 qershor të mos i binden Kushtetuës, të mos zbatojnë ligjet dhe të mos paguajnë taksat.
Basha: Nëse republika e vjetër nuk tërhiqet nga plani dhe projekti për të asgjesuar pluralizimin, për ta zëvendësuar atë me pluralizmin fasadë dhe për të vazhduar demokracinë fasadë, nëse kjo nuk ndodh në 18 qershor në mesnatë, Kushtetuta dhe ligjet e republikës së vjetër, për republikën e re do të jenë të pavlefshme, nul. Më 19 qershor asnjë qytetar i lirë shqiptar që e ndjen veten pjesë të republikës së re nuk duhet të paguajë asnjë taksë të republikës së vjetër dhe nuk do ti bindet asnjë ligji të republikës së vjetër.
Basha denoncoi edhe një fakt tjetër, siç e quan ai të pazarit të ndryrë të Edi Ramës ku një kryetari partie të opozitës i janë ofruar 500 mijë euro për të hyrë në zgjidhje.
Basha: Ju duhet ta dini se republika e vjetër, dje gjatë gjithë ditës dhe në orët e vona të natës ofroi shumë të majme partive politike opozitare me qëllim regjistrimin e tyre në thyerje të vendimit të koalicionit opozitar.
500 mijë euro iu ofruar vetëm një kryetari partie për tu shkëputur nga opozita dhe nga ky vendim popullor, dhe për tiu bashkua pazarit të ndyrë. Qindra mijëra euro iu ofruan kandidatëve të tjerë. Ata thanë jo, askush nuk e mori lugën e çorbës së prishur të Ramës e Metës me shokë. Arsyeja kryesore që ata dhanë para sekserve të ndeyrë: Këto para nuk janë tuajat, por të shqiptarëve të papunë.
Basha tha se goditjen përundimtare kryeministri Rama do ta marrë në 7 maj në Kavajë.
Basha: Qindra mijë shqiptarë të ndershëm, që do të bashkohen në Kavajë me datën 7 maj, në një bashkim gjigand dhe të paparë ne 27 vite pluralizëm, se bashku me mijëra banorë të Kavajës dhe në ballë me rininë e Kavajës, do të pamundësojnë zgjedhjet farsë, votimin farsë të diktuar nga krimi. Do të pamundësojmë rikthimin de juro dhe de facto të Kavajës në duart e Elvis Rroshit, që Kavaja e shporri me ligjin e dekriminalizimit, me ndihmën e qëndresës sonë të bashkuar, dhe së bashku me 7 maj, ne do t’i japim republikës së vjetër goditjen finale. Të vendosur dhe në paqe totale asnjë lule dhe asnjë fije bari nuk do të preket. Por asnjë qytetar i vetëm i Kavajës nuk do detyrohet nga krimi, nga droga dhe republika e qeverisë së vjetër në një proces fasadë, në një farsë elektorale, sepse një proces të tillë nuk do të ketë, në 7 Maj në Kavajë, dhe as në 18 Qershor në Shqipëri.
Protesta e opozitës vijon në bulevardin Dëshmorët e Kombit, ndësa Basha u tha mbështetësve se fundi i republikës së vjetër po vjen.

Oranews.tv
 
Redaktimi i fundit:
saluli e ka ndare trurin
Vetem e vetem qe ti shpetoje vetingut do marre ne qafe pd por akoma me e rendesishme do marre ne qafe te gjithe demokratet.
Ky e di qe e vetmja rruge per ti shpetuar vetingut eshte te mos zgjidhet fare.Mire ky po c'taksirat kane demokratet te mos kene perfaqesues ne parlament?
Gjynah sepse Shqiperia ka nevoje per poziten dhe per opoziten, si cdo shtet ku demokracia eshte sistem qeverises.
 
Te mjeret!
Sbehet ndonjehere shqiperia jone ,jo!
 
Te mjeret!
Sbehet ndonjehere shqiperia jone ,jo!

mua me vjen shum keq kur ndodhi gjera keqja ne politike e shqiptare me qadrat e lulzim bashe ne shqiptaret e maqedonise jem shum mire njohes per politike e jashtem te qeverise edi rama kuntribut te dhen per platforme poltike shqiptare te maqedonise
 
Back
Top