Protesta e PD-së devijon trafikun, 1.500 policë në gatishmëri

Protesta e PD-së devijon trafikun, 1.500 policë në gatishmëri

protesta3-768x432.jpg

Zbardhet plani i masave të policisë për protestën e të shtunës të Partisë Demokratike. Do të ketë devijim trafiku në aksin që lidh bulevardin me qendrën e qytetit.

Autobusët nga rrethet nuk do lejohen të futën në qendër të Tiranës. Të angazhuar mesohet se do te jene rreth 1500 policë.

Opozita ka dorëzuar në Policinë e Tiranës kërkesën për zhvillimin e protestës së të shtunës. Protesta është parashikuar të nisë në orën 11:00, ndërsa në kërkesë nuk përcaktohet një orar për mbylljen.

Për mbarëvajtjen e saj në bulevard do të jenë në gatishmëri edhe forcat zjarrfikëse dhe autoambulancat.

Ndërsa sa i përket trafikut do të ketë devijime në aksin që lidh bulevardin me qendrën, ku do të bllokohet qarkullimi në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe rrugët ndërlidhëse.

Kurse për sa i përket autobusëve që do të sjellin protestuesit nga rrethet nuk do të lejohen të futen në Tiranë, por do vendosen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ata që do vijnë nga ana veriore dhe tek Fakulteti Ekonomik autobusët e juglindjes.

Më herët, kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u takua me krerët e partive aleate një ditë para protestës së 26 majit që opozita ka thirrur në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në Tiranë.

Në mesazhin e tij të sotëm në rrjetet sociale, Basha shkruan krahas videos që publikon: “Ata pasurohen duke grabitur Shqipërinë me koncesione dhe tendera. ثshtë në dorën tonë t’i largojmë!”.

(gazeta-Shqip.com)
 
aty te dal e verteta ne shesh...
sa mall kam te marr pjese akoma ne demosteada :))
sa kujtime i kam ne lidhje me to... mbase ndonje dite do rrefej ndonje copez...
 
aty te dal e verteta ne shesh...
sa mall kam te marr pjese akoma ne demosteada :))
sa kujtime i kam ne lidhje me to... mbase ndonje dite do rrefej ndonje copez...

Shpirtin tend te protestes do ta perfaqesojne Monique, WxP, Abisi,Passioni...etj, te gjithe ne qe jetojme ne Shqiperine e Rilindur.

Darius
 
Shpirtin tend te protestes do ta perfaqesojne Monique, WxP, Abisi,Passioni...etj, te gjithe ne qe jetojme ne Shqiperine e Rilindur.

Darius

monique ne kete demostrad???
pse sthua ti qe qenka mbush kupa vertet shqiptareve!!!!

ps.. me argeton kundrapergjigjia e tyre... jemi popull kreativ jo kostruktiv!!
 
Shpirtin tend te protestes do ta perfaqesojne Monique, WxP, Abisi,Passioni...etj, te gjithe ne qe jetojme ne Shqiperine e Rilindur.

Darius

Ti a ishe ne protest pike spari? :)

Dhe si e kisha Doktorin :) nese kishe rastin ta shikoje?
 
Protesta eshte e nevosjshme si shtytje por pa dhune.
 
Nevertiti

Ti a ishe ne protest pike spari? :)

Dhe si e kisha Doktorin :) nese kishe rastin ta shikoje?

Nevertiti, protesta te tilla si ajo qe do te mbahet neser, ne Shqiperi sherbejne per te ndare njerezit nga maskarenjte e budallenjte. Vetem maskarenjte dhe budallenjte nuk dalin te protestojne. Maskarenjte jane ata qe jane te implikuar ne industrine e droges e korrupsionit. Budallenjte jane ata qe kujtojne se protesta eshte e opozites, dhe si e tille eshte politike.

Darius

P.S Doktori ? ...lideri mbetet lider ;)
 
Faleminderit per konsideraten....kalofsh bukur!
 
monique ne kete demostrad???
pse sthua ti qe qenka mbush kupa vertet shqiptareve!!!!

ps.. me argeton kundrapergjigjia e tyre... jemi popull kreativ jo kostruktiv!!

Jo e dashur Nevi nuk dal ne asnje proteste , per aq kohe sa ato behen per karriget e njeres pale apo tjetres.
Sme ka ngrene dhia librat akoma te thyej brinjet ,apo te behem martire qe te iki hoxha e te vij prifti.....kur te dali dikush qe mendjen te ma mbushi do dal!
 
Faleminderit per konsideraten....kalofsh bukur!

Nuk e besoj qe e ke seriozisht!
Jo per gje, jeni edhe krijuese ne kendin e letersi, germat nuk te ofendojne, kete Ti me mire se kushdo tjeter e kupton, se perse deshironi ti jepni ate kontekstin me lart.

Te pershendes
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top