[h=1]Protesta e PD-LSI ngre “në këmbë” shtetin, ja sa policë do jenë në terren[/h]
Protesta që opozita e bashkuar do të zhvillojë nesër në Tiranë ka mobilizuar Policinë e Shtetit, e cila më parë ka bërë thirrje për shmangien e dhunës, pasi është në dijeni të pjesëmarrjes së individëve me precedentë penalë në këtë tubim.
Nga detajet e zbardhura së fundmi për planin e mbarëvajtjes së protestës nga policia, rezulton se do të aktivizohen rreth 1300 policë nga komisariatet e Tiranës, forcat shqiponja dhe FNSH për të ruajtur rendin.
Rreth 900 punonjës rendi do te dislokohen pranë Kryeministrisë, ndërsa vëmendje e veçantë do i kushtohet ruajtjes se institucioneve që janë pranë bulevardit “Dëshmorët e Kombit”.
Në gatishmëri do të qëndrojnë edhe ambulanca e shërbimi zjarrfikës. Të gjitha këto masa vijnë nga një parapërgatitje e mëhershme e policisë, pasi rreth një javë më parë me një udhëzim të veçantë nga drejtoria e përgjithshme u ishte lënë detyrë komisariateve të evidentonin personat e dhunshëm.
Këta individë janë skanuar dhe do të monitorohen gjatë protestës, ndërsa pritet të ketë kontrolle në akse të ndryshme të Tiranës për njerëz të dyshimtë.
Ndryshe nga protestat e mëparshme priten të aktivizohen më pak punonjëse policie femra. Masa ka marrë edhe policia rrugore, pasi autobusët që do të vijë me protestues nuk do të lejohen të futen në qytet.
Ata që vijnë nga ana veriore do stacionohen pranë stadiumit “Asllan Rusi” ndërsa nga ana jugore tek Fakulteti Ekonomik. Gjithashtu do të ndalohet qarkullimi dhe parkimi i mjeteve tek bulevardi “Dëshmorët e Kombit” dhe rrugët ndërlidhëse të tij, ndërsa kufizim të pjesshëm mund të ketë edhe rruga që lidh selinë e PD me Kryeministrinë.