Protesta e opozitës, procedim penal në gjendje të lirë për 20 protestues

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Protesta e opozitës, procedim penal në gjendje të lirë për 20 protestues

mini-11-640x360-1.jpg


Policia e Shtetit ka nisur procedim penal në gjendje të lirë për 20 protestues të opozitës.

Policia njofton se nga analizimi i pamjeve filmike ka rezultuar se një grup prej 20 personash kanë krijuar tension dhe kanë goditur efektivët e policisë me rrjetë hekuri, gurë dhe shkopinj tek Ministria e Brendshme dhe përballë Kryeministrisë.

Sipas bluve, ata janë proceduar për kundërshtim të punonjësve të policisë, shkelje të lejes për protestës si dhe goditje për shkak të detyrës.


(gazeta-Shqip.com)
 
Dhuna ndaj kryeredaktorit të RD-së, reagon “Reporterët pa kufij”

Capture-29.png


Organizata “Reporterët pa Kufij” ka reaguar përmes rrjetit social “Twitter” në lidhje me dhunën policore ndaj gazetarit Bledi Kasmi, gjatë protestës së djeshme në Tiranë, pasi kryeredaktori i “Rilindjes Demokratike” u godit me shkop gome nga policia.

“Reporterët pa Kufij” shprehen se, kryeministri Edi Rama duhet të dënojë publikisht përdorimin e dhunës nga policia. Gazetari Kasmi u dhunua dje nga policia gjatë protestës së PD-së, duke marrë plagë në kokë e duke përfunduar në spital.
“Reporterët pa Kufij” është një nga organizatat më të rëndësishme në botë për mbrotjen e të drejtave të gazetarëve.


(gazeta-Shqip.com)
 
Back
Top