Protesta e opozitës, një “déjà vu” e trishtueshme

Guest2

Antarë i Respektuar
26962506_10156057315469246_6813029471675012027_o.jpg


Nëse ka një fjalë që mund të përmblidhet e tërë protesta e opozitës, ajo është mungesa e çdo risie.

Përpos numrit të militanteve që ishte brenda limiteve të asaj që çdo bashkim partish mund të mbledhë, aty nuk pati asnjë surprizë dhe asnjë mesazh që të tërhiqte vëmendjen.

Në tribunë u ngritën po ata krerë legjendarë të partive të vogla pa asnjë votë. Madje disa prej tyre janë bërë fjalimbajtës profesionistë mitingjesh, sepse të njëjtat gjëra i kanë thënë edhe dikur, në tribuna, përkrah Edi Ramës.

Aty mungoi çdo prurje apo fytyrë e re (përpos spektaklit patetik të atij socialistit të zhgënjyer) që do të krijonte idenë se që nga pranvera e vitit të kaluar, kauzës së opozitës i janë bashkuar edhe grupime të reja shoqërore, si p.sh naftëtarët e Ballshit, protestusit kundër inceneratorit të Fierit, studentët e pakënaqur nga tarifat etj.

Nga tribuna, Monika Kryemadhi, nuk surprizoi me asgjë, veçse mbështeti këmbënguljen e saj për të vazhduar gjuajtjen me çizme të Edi Ramës.

Ndërsa homologu i saj, Lulzim Basha, konfirmoi frikën proverbiale për të përmendur oligarkët bashkë me të cillët Edi Rama po zhvat Shqipërinë. Ai arriti të citojë veçse emrin e Vilma Nushit, që me sa duket është e vetmja fituese parash publike që nuk qeras me to të dyja palët.

Por, mbi të gjitha, ajo që i mungoi protestës, ishte mbyllja e saj pa një mesazh për të ardhmen. Organizatorët u dukën sikur shpëtuan nga një përgjegjësi që u kish mbetur në qaftë, të cilën e kryen si një detyrë të bezdisshme.

Premtimi i vetëm për njerëzit e mbledhur në bulevard ishte se liderët do të vazhdonin të qëndronin përkrah tyre.

Ndërkohë, mbi të parin miting që opozita organizonte që pas maskaradës së mbylljes së çadrës, rendonte si shpata e Demokleut një mallkim i madh: nga ajo kërkohej të bënte diçka që do ta tejkalonte kërcënimin me bojkokot të zgjedhjeve. Nga ajo pretendohej më shumë sesa ndonjë xham i thyer, më shumë sesa ndonjë konfrontim me policinë.

Në lojë ishte vënja në pikpyetje e sistemit dhe bllokimi i tij.

Kjo shpresë ishte ndezur edhe nga një propozim i ish kryeministrit Berisha pas seancës së zgjedhjes së prokurores së përkohshme, ai për djegien e mandateve të deputetëve dhe braktisjen përfundimtare të parlamentit.

Nga këndvështrimi se si i shikon gjërat opozita, e cila vizaton një Shqipëri të kapur nga kriminelët dhe trafikantët, ku përditë vidhet pasuria publike, ku Edi Rama pasi ka futur nën sqetull çdo pushtet, në grykësinë e vet do të kullufisë edhe Federatën e Futbollit, propozimi i Berishës mendohet të jetë e vetmja rrugë. Në një terren anti- demokratik, duhet të jesh Don Kishot të pretendosh se do të fitosh me armë demokratike.

Prandaj shpresa e vetme për politikën e faktit të kryer që po ndej kryeministri është zhytja e vendit në një krizë permanente.

Ajo do t’i bënte edhe shqiptarët indiferentë edhe ndërkombëtarët e rrehatuar nën mbretërimin e Ramës, të shkundeshin nga pajtimi me stabilitetin e rremë.

Historia e shkurtër e çadrës, përpara se Lulzim Basha ta tradhtonte në mënyrë të turpshme atë, tregoi se vetëm krijimi i një krize serioze dhe vënia në pikëpyetje e sistemit, së pari, mund ta afrojë opozitën me faktorë të rinj brenda vendit dhe së dyti, mund ta shpjerë problemin shqiptar nga pragu i korruptuar i diplomatëve lokalë drejt hallkave shumë më të larta të kancelarive të tyre.

Por, në mitingun e sotëm, as Luli dhe as Monika, që i bënë njeërzve thirrje të shpërndahen paqësisht, nuk dëshmuan dot se kanë në mendje diçka që e kapërcen radikalizmin e çadrës. Të gjithë ata që shpresuan marrjen parasysh të propozimit të Berishës, apo çdo lloj zgjidhje tjetër që vë në pikëpyetje sistemin, mbetën të zhgënjyer.

Prandaj, protesta e opozitës la shijen e një “déjà vu” je të trishtuar, ku njëlloj si gjithmonë, dëgjohen fjalimet e Nard Ndokës, Fatmir Mediut dhe Agron Dukës. Basha dhe Kryemadhi u duk sikur e hoqën qafe detyrën e bezdishme të të bërit opozitë duke dëshmuar se janë të paaftë për të sakrifikuar më shumë sesa kaq.
Lapsi.al
 
Last edited by a moderator:
Keto fotot flasin ndryshe;

26962506_10156057315469246_6813029471675012027_o.jpg


27067256_10156057269054246_1356622094813006231_n.jpg
 
Mesa shihet ne foton e pare qe solli Nev , protesta
paska qene madheshtore dhe pjesmarrja masive .
Sipas hamendjes time duhet te ken qene te pakten 300 000 protestus e 100 000 police , oficere civil dhe me uniform , shishsa dhe ish sigurimsa rezervist , hafije dhe militant te paguar e te papaguar te Ps .
 
Gardhi I policeve e pabesueshme... nuk shkojne qe te bejne detyren e tyre, por merren me Lulun & Edin. Loool
 
Kjo ishte proteste e njerezve te lire, e atyre qe bejne diferencen, e atyre qe sjellin ndryshimin dhe nuk pajtohen me te keqen.

Darius
 
Edhe cili ishte ndryshimi qe bon?

Ni bir ne uj. Nan udhheqjen e monika kryemadhit. Burri president gruja opozitare militante. Qesharake

Kur meno qe nard ndoka e fatmir mediu po luftojn per te miren e shqiptarve tvje me i fut I lumin vetes
 
Me vjen mire qe populli proteston.... por me ate mase populli duhet te tundet qeveria jo dy fjalime dhe mirupafshim.... duhet nje lider I vertet te udheheqe popullin dhe jo Luli me Moniken...(Moni se kam me ty moj por me ate te LSI-se lol)
 
Mesa shihet ne foton e pare qe solli Nev , protesta
paska qene madheshtore dhe pjesmarrja masive .
Sipas hamendjes time duhet te ken qene te pakten 300 000 protestus e 100 000 police , oficere civil dhe me uniform , shishsa dhe ish sigurimsa rezervist , hafije dhe militant te paguar e te papaguar te Ps .

Shiko pamjet me dron.
Ishin militantet Hartin, sepse nese do kish qene populli padiskutim qe do i kish dhene dermen kesaj e kujdo qeverije.
Me 10.000 apo 30.000 nuk behet asnje ndryshim!
 
Me vjen mire qe populli proteston.... por me ate mase populli duhet te tundet qeveria jo dy fjalime dhe mirupafshim.... duhet nje lider I vertet te udheheqe popullin dhe jo Luli me Moniken...(Moni se kam me ty moj por me ate te LSI-se lol)

Jam kurioze te di ke quan popull ti???
Ne ato pamje qe pashe nje pjese i njoh dhe jane thjesht militant e aspak njerez te vuajtur.
Proteste per ndarje pushtetesh, te ndajne e njehere thelat si dikur kur ishin ne pushtet ...mjere ne!
 
Keto fotot flasin ndryshe;

26962506_10156057315469246_6813029471675012027_o.jpg


27067256_10156057269054246_1356622094813006231_n.jpg

Nev se vdisni per numra....Shqiperia nuk ka dhe nuk ben ndryshimin nje turme 30.000 vetash ( po hamwndesoj, se flitet per me pak)
Ne 18 shkurt vetem opozita nxorri me shume.....sot disa parti dhe kooperimi deshtoi!
 
Po tani nga fotot duket qe ka pas njerez.S"di se aty skam qene.
Le te shpresojme qe do kete nje drite jeshile disi ,e poplli do filloj te ndergjegjsohet e te dal te protestoj jo per hir te partive por per mireqenien dhe drejtat e ti sociale.
 
30 l naft ofronte dikush që sponsorizonte pjesmarrësit. :(

E drejtorit të ujsjellësit urdhër.
S'je në protest të hënën pushim.

Halli u'a bën shtyllën kurrizore si kulpër.
 
Nev se vdisni per numra....Shqiperia nuk ka dhe nuk ben ndryshimin nje turme 30.000 vetash ( po hamwndesoj, se flitet per me pak)
Ne 18 shkurt vetem opozita nxorri me shume.....sot disa parti dhe kooperimi deshtoi!

Referoju google map ne kalkulim per meter katror dhe te del numri i sakte me nje marzh gabimi 5% plus/minus.

Nuk kam bere kalkulim por ne syrin e lire pa u genjyer nga iluzioni optik i fotos mendoj se duhet te kene qene perafersisht 70 ose 80 mije protestues.
Eshte nje numer i konsiderueshem po te mendosh qe shume militante te djathte tashme kane çarre ferren neper europe te shtyre nga nevoja per mbijetese.

Ajo qe ishte per t'u lavderuar eshte nje proteste dinjitoze e nje vendi te qyteteruar pasi eshte epike qe demostrata te perfundoje qete.
 
Po tani nga fotot duket qe ka pas njerez.S"di se aty skam qene.
Le te shpresojme qe do kete nje drite jeshile disi ,e poplli do filloj te ndergjegjsohet e te dal te protestoj jo per hir te partive por per mireqenien dhe drejtat e ti sociale.

Jo asnje shprese sa protestat ti drejtojne keta....kaq boll se perserisim veten per cdo here
Cdo gje behet ne emer te interesit personal, jo timin e tendin! Fiksoje kete
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;977498 said:
Referoju google map ne kalkulim per meter katror dhe te del numri i sakte me nje marzh gabimi 5% plus/minus.

Nuk kam bere kalkulim por ne syrin e lire pa u genjyer nga iluzioni optik i fotos mendoj se duhet te kene qene perafersisht 70 ose 80 mije protestues.
Eshte nje numer i konsiderueshem po te mendosh qe shume militante te djathte tashme kane çarre ferren neper europe te shtyre nga nevoja per mbijetese.

Ajo qe ishte per t'u lavderuar eshte nje proteste dinjitoze e nje vendi te qyteteruar pasi eshte epike qe demostrata te perfundoje qete.

Aman te lutem me keto demagogjite "proteste dinjitoze".
Po aq dinjitoze ishte edhe 21 janari e shume protesta te tjera.
Perllogaritja u be nga mediat e huaja , dhe ato sipas asaj qe u pa nga ajri thane 10.000 persona!
Ky zbulimi pastaj se militantet kane ikur jashte.....as bufi si beson

Shnet
 
Mendimi i lire eshte.....nese te dukem e tille , e tille jam!
Ama me mire e majte se me kete lloj pislliku qe ka mbulu te djathten
 
Une sjami djathte prandaj mos e merr si oponence fjalen time, por smund te rri pa te shkruar se gjykimi yt mbetet i njeanshem dhe si i tille nuk eshte i mireqene apo i besueshem.
Mbas po te vesh nje pale lente korigjuese do ishte me mire dhe per ju.
 
Tu duka sikur kisha nevoje per sugjerime apo hapje sysh?
Une spo te kundershtoj , ama mendimin tim e kam te fortifikuar.
 
Shiko pamjet me dron.
Ishin militantet Hartin, sepse nese do kish qene populli padiskutim qe do i kish dhene dermen kesaj e kujdo qeverije.
Me 10.000 apo 30.000 nuk behet asnje ndryshim!

Lubonja me add fëmre.
 
Gje ndonje tjeter , vetem me Lubonjen ncuq

Bobobo çpaskeni qene ju te majtet, po si moj me genjeve keshtu!? 32 postime dhe hiç serish. Thuaj tani kur te behen 300! Specialiste ska kujt t'i ngjaje.

✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧,Ju nuk keni te drejte te vizitoni kete faqe. Kjo mund te jete per disa arsye:

Llogaria juaj nuk mund të ketë privilegje të mjaftueshme për të hyrë në këtë faqe. A jeni duke u përpjekur për të redaktuar postimet e dikujt tjetër , duke u mundur per te hyre ne faqen administrative apo ndonjë sistem tjetër të pa lejueshme?
Nese ju po përpiqeni të postoni, Administratori mund të ketë bllokuar llogarinë tuaj, ose mund të jetë ne pritje per aktivizimin.
Largohu - Indeksi
 
Redaktimi i fundit:
Aman te lutem me keto demagogjite "proteste dinjitoze".
Po aq dinjitoze ishte edhe 21 janari e shume protesta te tjera.
Perllogaritja u be nga mediat e huaja , dhe ato sipas asaj qe u pa nga ajri thane 10.000 persona!
Ky zbulimi pastaj se militantet kane ikur jashte.....as bufi si beson

Shnet
Dinjitoze 21 janari ?! Ato çakenj që degjeneruan flamurin kuqezi dinjito? Sa rëndë je ti..fiks për shëndet nga kjo anë.
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;977543 said:
Bobobo çpaskeni qene ju te majtet, po si moj me genjeve keshtu!? 32 postime dhe hiç serish. Thuaj tani kur te behen 300! Specialiste ska kujt t'i ngjaje.

Mund te jete e 50 fasha ....eee mendja problem me vete lol
 
Dinjitoze 21 janari ?! Ato çakenj që degjeneruan flamurin kuqezi dinjito? Sa rëndë je ti..fiks për shëndet nga kjo anë.

Avash Rildo avash mos merr zjarr me uje.
Cakenj??? Ahh po ishin edhe kokepalare
Nejse rendesi ka qe ju "elita" dini te protestoni lol
 
Kush ju?Un skam lidhje me protestat në Shqipëri.Ashtu me sa mbaj mend ju ka quajtur aleati dikurshëm.
Po komentoj dinjitozët tuaj,sdij si stë vjen zor kur përmend fjalën dinjitoz për ata çakenj.
 
Duhet shume ne fakt te kuptosh histerizmin tend shperthyes per te pare se nga anon peshorja!
Mos u nxeh , ceshtje kendveshtrimesh eshte cdo gje.....
Be calm buddy
 
✧Ṃ!ṨҬ!Ḱ✧;977549 said:
Kilikilikili rashe ne dyshek o 300 mije vende pune, nuk te marr me seriozisht! Gjobe kafe ke liqeni neser.

Si eshte ajo shprehja....fshati digjet , ti zbukurohesh lol
 
Back
Top