Ka folur me tone të ashpra mbrëmjen e djeshme kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi teksa i referohej protestës së të shtunës, e cila sipas saj do të tregojë për Edi Ramën dhe Shqipërinë se trazirat e vitit të mbrapshtë 1997 nuk “ishin asgjë”. Sipas saj, Edi Rama është i destinuar të shkojë drejt fundit të tij politik dhe shpjegoi në “TëPaekspozuarit” se viti i largët, i cili e çoi Shqipërinë në përplasje civile, kishte në mes çështjet e parasë, por sot shqiptarët po luftojnë për zgjedhje të lira dhe të ndershme. “Çfarë të duan qytetarët do të bëjmë pasnesër. Do të ketë më shumë njerëz. Po të jetë aq trim Rama, të shkojë nesër në zgjedhje. Ai ka vetëm një zgjidhje dhe ai është i destinuar të shkojë drejt fundit politik. T’u garantojë shqiptarëve zgjedhjet, ‘97 s’do të jetë asgjë, sepse atëherë shqiptarët u ngritën për lekët, por sot nuk është çështje parash por as çështje tullash”, deklaroi Kryemadhi. Shqip
Shume e deshperuar me duket, shume e mjere, e rrenuar totalisht politikisht dhe personalisht.
Jam i sigurt qe edhe nje militant i (l)e(s)h e l(i)se qe ka 5 gr llogjike te shendoshe nuk i beson me dokrrave te kesaj mbeturine pseudokomuniste.
Kjo faqe përdor cookie për të ndihmuar në personalizimin e përmbajtjes, për të përshtatur përvojën tuaj dhe për t'ju siguruar mbarvajtjen në këtë ueb faqe
Duke vazhduar përdorimin e kësaj faqe, ju jeni duke pranuar përdorimin tonë të cookies.