Prostituta që “dogji” shërbimet sekrete amerikane

Fotot ekskluzive të prostitutës kolumbiane 24 vjecare, Dania Suarez, e cila luajti në skandalin e seksit me zyrtarët e zbulimit të SHBA, dalin në dritë nga New York Daily News.

Nëna e re, e divorcuar prej 9 vjetësh, mund të jetë personi që për 47 dollarë, shënoi fillimin e fundit të sezonit Obama në Shtëpinë e Bardhë.

Këto pak dollarë duket se refuzoi t’ia paguajë një nga anëtarët e e Shërbimit Sekret të presidentit amerikan, njërës prej vajzave të bordellos së famshme në Kartagjenë, Kolumbi.

Anëtarët e shërbimit sekret sipas raporteve filluan të mburren se “ne punojmë për Obamën”, “jemi këtu për të mbrojtur.” Por kur ata panë faturën dhe kanë refuzuar të paguajnë, një zhurmë e madhe ka filluar.

Ishte mëngjes herët kur një agjent pati një grindje të ashpër me Danian. Stafi i hotelit hyri në mes për t’i ndarë, ndërsa ajo kërkoi ndërhyrjen e policisë.

Tani është quajtur skandali më i madh në historinë e Shërbimit Sekret amerikan./bw

dania-suarez.jpg
 
Titulli: Prostituta që “dogji” shërbimet sekrete amerikane

Nena 24 vjecare e divorcuar prej 9 vitesh dhe qe beri 1 skandal interkontinental per 47 dollare???? Hmmmm......:karton
 
Titulli: Prostituta që “dogji” shërbimet sekrete amerikane

Ne politike shfrytezohen te gjitha mundesite, edhe ato me te felliqura per ta rrezuar nje politikan nga pushteti. Tamam sikur Obama e ka themeluar sherbimin dhe do te rrij mbi koken e tyre se cfare ata bejne gjate kohes se tyre te lire....
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top