Prostitucioni i vjeter i politikes se re KomunistoSociale.

Burrel1924

Anëtar i Respektuar
Prostitucioni i vjetër i politikës së re, në simbolikën e rizgjedhjes së Gramoz Ruçit
02-03-2010 / nga Luan Pirraci

Politikë e re me Gramoz Rucin, kjo është ironike në ekstrem. Ministri i fundit famëkeq i sigurimit të shtetit, Gramoz Ruci, në kuadër të Politikës së Re, është zgjedhur kryetar i grupit parlamentar të PS. Shkaku i kësaj zgjedhje të prapambetur është përfaqësimi i socialistëve në Konferencën e Kryetarëve. Mbrojtja e dy projektligjeve antiligjore kërkon një lojtar të me back-ground të pa thyeshëm anti-legalitete. Afërmendsh theksojmë se është një zgjedhje e prapambetur sepse politikani soc-komunist i Salarisë përfaqëson të shkuarën, të kalburën, mendjemadhësinë dhe gjenetikën e një socialistëve, është krejt vijimi tërësor i doktrinave të PKSH. ثshtë po ky, Gramoz Ruci, ministër i brendshme, i angazhuar me strukturat e sigurimit të shtetit në represionin e 2 marsit 1990. Shumë mund të mos e dinë, por në CV-në e tij, Gramoz Ruçi, ish-sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste, ka shënuar edhe faktin se gjatë viteve 1992-1996 ka qenë emigrant jashtë, në Greqi, atje ku ishte edhe Gramoz Ruçi.
Por pas 2005, Ruçi ka qenë Kreu i Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste dhe njihet si krahu i djathtë i Ramës. Ai mbështet qorrësisht politikat e ndjekura nga kryetari, duke u bërë dhe mbrojtësi më i madh i tyre. Mirëpo për dreq Ruci ka qenë më besniku i
të gjithëve: Ramiz Alisë, Fatos Nanos, etj. ثshtë besniku permanent në revolucionin e përmendur permanent. Sikurse është e qartë se është një nga pikat lidhëse të PS me të shkuarën e vet komuniste, pra është brumi që i mban të lidhur, është prezervativi i PS-së
ndaj viruse.
Sot, pas 5 vitesh, forumet e larta drejtuese të PS-së janë komplet të ndryshuara, bashkë me të gjitha rregullat e statutit të partisë. Mbështetur në standarde personale, ngase për qejf mbetje për figura të ndryshme, në forumet e larta drejtuese të PS-së kanë mbetur disa figura të vjetra të kësaj partie, të cilat sot quhen kinse të reja. Sipas së njëjtës procedurë janë larguar nga kjo parti figura të reja, të cilat dalëngadalë po nisin të quhen të vjetra. Ndërsa forumet janë mbushur me njerëz të rinj që përfaqësojnë (gjeneratën e dytë të bllokut), mirëpo gjithcka sipas Ramës, është pjesë e politikës së re të kësaj partie. Mirëpo qenia e tyre në forumet e PS-së i jep egoarkut Rama fuqi absolute për të vepruar me shpejtësi deri në spastrimin e plotë të atyre që quhen aktualisht pjesë e politikës së vjetër dhe të atyre dhe atyre quhen gjithashtu pjesë LMN-së.
Kuptohet vetiu se përpos reformimit të figurave të “udhëheqjes”, demaskimit të tradhtarëve dhe reklamimit të “sukseseve” si farsë dhe fasadë propagande; a ka ndonjë që mund të thotë se cilat janë reformat e vërteta që ka ndërmend PS-ja për të reformuar vetveten dhe Shqipërinë? Asgjë! Përveç socialisti i dalë pas kongresit të 10 të Partisë Komuniste, Gramoz Ruci, është një kokë egër në të pretenduarit për bojkot pa afat, gjëra që i kanë kushtuar tepër Shqipërisë me dekada, prandaj duhet kaluar ligji i lustrimit dhe kësisoj Rucët të marrin atë që meritojnë, dënimin që kanë hak sepse janë të dëmshëm për shoqërinë, të rrezikshëm për politikën dhe të papërshtatshëm për kompromisin.
...
 
Back
Top