Prostitucioni dhe modeli nordik në Shqipëri, pse duhet të dënohet klienti?

AnGeLiC

VIP
V.I.P
teuta-vodo-258x300.jpg
Nga Teuta Vodo

Në fund të viteve ‘80 dhe në fillim të viteve ‘90, problemi i trafikimit njerëzor u vendos në krye të axhendave politike ndërkombëtare. Numri i viktimave në mbarë botën vlerësohet të jetë 20.9 milionë, ku 75% e rasteve të identifikuara kanë qënë për qëllime seksuale. Vetëm në shtetet anëtare të BE-së trafikohen çdo vit nga 70.000 deri në 140.000 individë ku 84% shfrytëzohen për qëllime seksuale (e kotë të përmend që tashmë ka evidenca shkencore që prostitucioni dhe trafikimi janë të ndërlidhura). Në bazë të këtyre shifrave alarmuese, dua të reflektoj mbi zgjidhjen politike që duhet t’i jepet këtij problemi në Shqipëri, pra atë të legjislaturës mbi prostitucionin dhe trafikimit njerëzor) në mënyrë që dinjiteti i mijërave vajzave dhe grave, si dinitet i qënieve njerëzore mos t’u nënshtrohet asnjë lloj kërkese të tregut.

Trafikimi i qënieve njerëzore është një problem kompleks që gërsheton çështjet e kontrollit kufitar, krimit, sigurisë, zbatimit të ligjit, dhe të drejtave të njeriut. Juridiksionet për trafikimin janë më të komplikuara se krimet e tjera pasi përfshijnë kryerjen e veprave të shumta në dy ose më shumë shtete. Studiuesit u përqëndruan në studimin e legjislacionit kundër trafikimit, duke lënë pas motorin e prostitucionit (dhe logjikisht trafikimit), pra klientin. Shpesh kur flasim për prostitucionin përmendim mediatorët pra tutorët dhe ata që ofrojnë shërbimin seksual (me ose pa vullnet të lirë) pra prostitutat, por harrojmë klientin. Ky neglizhim u bë edhe në Shqipëri.

Gjykata e Lartë në Shqipëri i kërkoi disa kohë më parë Gjykatës Kushtetuese shfuqizimin e Nenit 113 të Kodit Penal (paragrafi 1) i cili parashikon nga dënimin me gjobë deri tek tre vjet burg për çdo person që ushtron prostitucion, si të papajtueshëm me Kushtetutën. Në nëntor 2015, Gjykata Kushtetuese refuzoi kërkesën e Gjykatës së Lartë duke e lënë nenin në fuqi. Në interpretimin e saj, Kushtetuesja argumenton se kërkesa është e pabazuar, pasi “asnjë nga palët në gjykim nuk paraqiti të dhëna për të argumentuar se viktimat e prostitucionit mbrohen më mirë me dekriminalizimin e kësaj vepre penale, ose me përcaktimin e kësaj vepre si kundërvajtje administrative”. Edhe pse pati një debat mbi këtë çështje kaq problematike, nuk u përmend motori i prostitucionit, pra klienti. Me pak fjalë nuk bëhet asnjë dallim midis tutorit, prostitutës dhe klientit. Para se të vazhdoj me argumentat e mia dua të citoj pyetjen retorike të një tutori në një dokumentar hetimor mbi trafikun njerëzor në Norvegji: “Si mund të ekzistoj unë pa klientin?’

Sipas Gjykatës Europiane e të Drejtave të Njeriut (ECHR), drejtësia penale ndaj trafikimit përbën një nga detyrimet shtetërore në luftën kundër trafikimit dhe komuniteti ndërkombëtar pranon që sot ka nevojë për një përgjigje efektive ndaj saj. Vendimet e gjykatave të BE-së për rastet e trafikimit janë të kushtëzuara ndër të tjera nga legjislacionet përkatëse të politikave kriminale dhe të dekriminalizimit.

Edhe pse shumë legjislatorë si në Holandë, Zvicër dhe Gjermani, kanë legalizuar prostitucionin për ta strukturuar dhe inkuadruar nga pikëpamja legale, shumë kërkime shkencore kanë treguar që në fakt, ka rezultuar në rritje të trafikimit njerëzor. Një studim nga Instituti Gjerman për Hulumtime Ekonomike tregon që vendet që kanë legalizuar prostitucionin kanë një ndikim në rritje të trafikimit njerëzor. Në fakt, modelet liberale të prostitucionit dështuan në objektivin e tyre sepse, në vend që të mbrojnë prostitutat duke u dhënë atyre kushte më të mira pune, kanë dhënë efektin e kundërt duke rritur kriminalitetin dhe trafikimin njerëzor. Rasti më konkret që vërteton këtë pohim është Holanda. Një raport i policisë holandeze botoi në vitin 2008 se nga 50% deri në 90% e prostitutave të licencuara punonin pa vullnetin e tyre të lirë. Këto të dhëna u konfirmuan nga zyra e drejtësisë kombëtare holandeze mbi trafikimin e qënieve njerëzore ku vlerësohet që shkalla e prostitucionit të detyruar shtrihet rreth 70%. Niveli i prostitucionit do të jetë më i lartë në një sistem ku është i legalizuar. Dhe nëse prostitucioni rritet, ashtu do të rritet edhe trafiku i qënieve njerëzore.

Modeli më efektiv për të luftuar trafikimin e qenieve njerëzore ka rezultuar “modeli nordik”, i cili kriminalizon blerjen e seksit. Por në qoftë se fokusi vendoset tek klienti, niveli i prostitucionit mund të ulet dukshëm. Le të supozojmë që jemi përballë një vendi në të cilin prostitucioni është i paligjshëm dhe individët që implikohen në të ndiqen penalisht. Ashtu si me tregjet e tjera të paligjshme, edhe pse paligjshmëria nuk e zhduk automatikisht kërkesën e redukton në mënyrë të dukshme. Pyetja shtrohet: cilat do të jenë rrjedhojat nëse klienti ndiqet penalisht? Dy rastet konkrete janë Suedia dhe Norvegjia. Në 1999, në Suedi hyri në fuqi ligji që kriminalizon blerjen e shërbimeve seksuale d.m.th., kriminalizimin e blerjes së seksit (një ligj i ngjashëm hyri në fuqi në Francë ku u bë thirrje për miratimin dhe zbatimin e një strategjie gjithëpërfshirëse të BE-së). Në Norvegji, në 2009 u kriminalizua blerja e seksit me qëllim reduktimin e trafikut të qënieve njerëzore në vend. Si rrjedhim, shifrat u ulën ndjeshëm me një shkallë nga 40-50% të tregut para hyrjes së ligjit në fuqi. Ky ligj bëri që të përforcoheshin të drejtat e viktimave për të raportuar në polici në raste trafikimi dhe abuzimi.

Pra klienti është ai që rrezikon dhe është ai që kryen një akt ilegal. Nëse klientët potencialë do të pengohen të kenë akses ndaj shërbimeve seksuale, duke u ndjekur penalisht, individët e trafikuar që janë më vulnerabël dhe të ekspozuar ndaj kërkesave të tutorëve të tyre do kenë mundësi të mbrohen më shumë përmes denoncimit. Prandaj duhet dhënë e drejta viktimave të denoncojnë. Kurse për të gjithë ata që duan të përmendin që “prostitucioni është profesioni më i vjetër”, dua t’i kujtoj që teknikisht nuk është informacion korrekt pasi profesioni më i vjetër është ai i kopshtarit. Prostitucioni është tirania më e vjetër dhe si e tillë duhet të trajtohet si një akt dhune dhe pengese për barazinë gjinore.

*Kërkuese shkencore në Parlamentin Europian
shekulli
 
Titulli: Prostitucioni dhe modeli nordik në Shqipëri, pse duhet të dënohet klienti?

Per kuponin normal, per cf tj
 
Pe: Prostitucioni dhe modeli nordik në Shqipëri, pse duhet të dënohet klienti?

edhe kur ik pa pagu :p
 
Back
Top