Propozimi i Musliut që “çmendi” serbët, për përmendoren e Skënderbeut në Nish

legjenda

MAQEDONIA E VERIUT
Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve dhe i Kuvendit Komunal të Bujanocit, Jonuz Musliu, ka propozuar ngritjen e një monumenti për Skënderbeun në Nish, shkruajnë mediat serbe, duke ju referuar nje interviste të tij në Presheva Jonë.

Portalet serbe censurojnë deklaratat e Musliut dhe “Presheva jonë”

Veç asaj ata paskan “korrigjuar” kolegët serbe kane gjetur guximin të censurojnë tesktin, deklaratat e Musliut te inervista ne “Presheva Jonë” se gjoja paska thënë se “do te kërkojë te ngrejë përmendoren e Skënderbeut ne Nish, pavarësisht se aty nuk ka shqiptar”, qe ne fakt nuk qëndron ashtu. Ne fakt Musliu ka thënë: “Nëse shqiptarët në Nish do ta kërkojnë lapidarin e Skënderbeut, ne jemi te gatshëm t’u ofrojmë ” e jo ashtu siç ka spekuluar ata kolegët e juaj atje ne Vranje apo ku gjenden?!

Të enjten, Kuvendi Komunal i Bujanocit ka miratuar një vendim që sheshi ‘Karagjogje Petroviq’ të ndryshojë emrin, dhe të bëhet sheshi ‘Skënderbeu’.

Musliu ka thënë se rëndësia e Skënderbeut është e madhe, dhe ka kujtuar se emrin e heroit të shqiptarëve e mbajnë edhe rrugë të tjera, në Beograd, Gjenevë, Romë, Nju-Jork, Londër dhe Bruksel

Ai ka propozuar që në Nish të ngrihet në të ardhmen një monument për Skënderbeun.

“Do të kërkoj ndërtimin e një monumenti në Nish për Skënderbeun, edhe pse atje nuk ka shqiptarë, sepse ky hero më 3 nëntor të vitit 1443, me 300 kalorës, shpëtoi serbët në Nish nga pushtuesit osmanë. Ai jo vetëm që ka shpëtuar shqiptarët, por edhe serbët”, ka thënë Musliu, transmetojnë mediat.

Historianët e Nishit, Vlladimir Jovanoviq dhe Millan Rangjeloviq nuk e kanë mohuar faktin se Skënderbeu ka marrë pjesë në betejat afër Nishit dhe vendeve përreth më 1443.

Por, Jovanoviq ka thënë se karakteri i heroit shqiptar nuk e justifikon një monument për të. Sipas tij, ai ka qenë, në fund të fundit, në anën e ushtrisë turke asokohe.

Musliu ka tha thënë se serbët duhet të kuptojnë iniciativën për riemërimin e sheshit të Bujanocit dhe atë për monumentin për Skënderbeun, sepse në Mitrovicë është ngritur një monument për Car Llazarin dhe shqiptarëve nuk iu ka penguar.
largea_largea_jon14677567781467805213.jpg
http://botasot.info/
 
Titulli: Propozimi i Musliut që “çmendi” serbët, për përmendoren e Skënderbeut në Nis


Eshte e vertet se i ka mbrojt dhe ata... Le ta ven monumentin e Skenderbeut ne Nish apo Beograd po deshen? Kurse at car llazarin le ta heqin nga Mitrovica se po na pengon... hahahh :mendim:


 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top