Pronarët e një lokali marrin peng dhe dhunojnë një 27-vjeçar për 2500 euro

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
dhune-djem-noa2-300x214.jpg


Pesë persona, dy prej të cilëve pronarë të një lokali për lotari dhe baste sportive, akuzohen se kanë marrë peng dhe kanë ushtruar dhunë fizike ndaj një të riu për dosa orë rresht. Lajmi konfirmohet për agjencinë noa.al, nga burime të policisë së Tiranës dhe ato të Durrësit.
Policia ka shpallur në kërkim, Amarildo K., 27 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë dhe Erjon D., 25 vjeç, me banim në Tiranë, nën akuzën e heqjes së paligjshme të lirisë së tjetrit. Mësohet se edhe tre persona të tjerë ende të paidentifikuar, kanë marrë pjesë në këtë pengmarrje për qëllime fitimi.
Ngjarja ka nisur pardje më 9 maj në orën 10.30 në rrugën “Myslym Keta”, kur Amarildo dhe Erioni, së bashku me tre personat e tjerë, nga ora 10.30, deri ne orën 17.30 në lokalin ne pronësi te tyre “Lloto Sport” në rrugën “Myslym Keta”, kanë marrë peng për qëllime fitimi, shtetasin Erion C., i dënuar më parë “Per trafikim te lendeve narkotike”. Të riun e kanë dërguar dhe mbajtur peng në një fshat në afërsi të Shijakut, ku kane ushtruar dhune ndaj tij dhe duke i kërkuar një shumë prej 2.500 euro. Më pas e kanë lenë te lirë rreth orës 01.00, të datës 10.05.2012, në vendin e quajtur mbikalimi tek Kthesa e Kamzës.
Burime nga policia e Tiranës i thanë agjencisë noa.al se filloi procedimi penal dhe punohet për kapjen e shtetasve Amarildo K dhe Erjon D., që të dy banues në Tiranë pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin dhe me tre persona te tjerë te ende te paidentifikuar, kanë marrë peng për qëllime fitimi, shtetasin Erion C., 27 vjeçar, me banim në Tiranë.

NOA
 
Back
Top