Prokuroria kërkon arrestimin e gruas dhe dy vajzave të Sopës

Ylli-1

Etnoshqiptar
f.0204154526140_m.jpg

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka pranuar sot raportin e hartuar me rastin e autopsisë së kufomës së të ndjerit Hamdi Sopa, si dhe ka kërkuar arrestimin e të dyshuarve për këtë rast. Burime të Telegrafit bëjnë me dije se Prokuroria ka kërkuar arrestimin e gruas dhe dy vajzave të tij, që janë edhe të dyshuarat për vrasjen e Hamdi Sopës.
Në njoftimin e Prokurorisë thuhet se Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, sot nga Departamenti për Mjekësi Ligjore, ka pranuar raportin e autopsisë, për tani të ndjerin Hamdi Sopa.

“Bazuar nga rezultati i këtij raporti konstatohet se në rastin konkret kemi të bëjmë me vrasje dhe jo vetëvrasje, prandaj prokurori Blerim Isufaj, i ngarkuar me rastin, sot morri vendim për fillimin e hetimeve dhe ka urdhëruar arrestimin e personave që në momentin kritik kanë qenë prezent në banesën e të ndjerit Sopa, në të cilën dyshohet të jetë kryer vrasja”, thuhet në kumtesë.

Prokurori Isufaj ka kërkuar nga gjykata të lëshoj urdhëresë për bastisjen e banesës së të ndjerit dhe njëkohësisht ka propozuar caktimin e paraburgimit për të dyshuarit.

Me këtë rast Prokuroria njofton se nuk posedon asnjë videoincizim me telefon celular, siç është shkruar në njërën nga gazetat e përditshme në vendin tonë.

“Prokuroria është njoftuar nga Policia e Kosovës se as Policia nuk posedon incizime të tilla. Prokuroria bën thirrje opinionit publik, që nëse dikush posedon incizim të tillë të ia dorëzoj prokurorisë”, thuhet në kumtesë.

Hamdi Sopa, zyrtar për informim në Zyrën e Kryeministrit të Kosovës, ka vdekur të martën pasdite (29 janar 2013), në rrethana të dyshimta në lagjen Aktash të kryeqytetit, duke rënë nga kati i nëntë i ballkonit të tij.

Por, para se të hidhej, ai kishte marrë në trup tri goditje me thikë në pjesën e përparme të trupit. Hetuesit kanë gjetur thikën nën lavatriqe në banjë dhe gjurmët e gjakut kah ka ecur i ndjeri.

Bashkëshortja dhe dy vajzat, ndërkaq, kanë deklaruar gjatë marrjes në pyetje, se familjari i tyre është vetëvrarë duke u hedhur nga ballkoni. /Telegrafi/
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 46.7%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 13.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 20.0%
  • Larg

    Votat: 3 20.0%
Back
Top