PRISHTINث- Kryeminsitri i Kosovës Hashim Thaci akuzohet për tregti armësh nga një prokuror i Eulex.
“Interesimin për blerje armësh ish-udhëheqësi politik i UاK-së, Hashim Thaçi, nuk po e fsheh as nga pozita e kryeministrit. Me autoritetin që ka ai, ka bërë që gjatë blerjes së armëve të mos respektohet fare Ligji për prokurim publik i Kosovës”,-raporton Koha Ditore.
Sipas prokurorit të Eulex i cili po heton mbi blerjen e armëve të kundraligjshme për policinë e Kosovës, në hetimet e tij përmendet ndërhyrja e kryeministrit Thaci.
“Kryeministri kishte aprovuar kërkesën e Ministrisë së Punëve Brendshme për blerje të jashtëzakonshme, ndërsa ky autorizim nuk ishte në përputhje me Ligjin e prokurimit, i cili ishte i vetmi ligj në fuqi lidhur me procedurën për blerjen e armëve. Neni 3, paragrafi 1, i LPP-së thotë se megjithatë mund të përdoren masa të veçanta të sigurisë, por duhet të merren vesh PSSP-ja dhe kryeministri.Por shefi i Qeverisë nuk ishte konsultuar me PSSP-në, ani se blerja e armëve në atë kohë bëhej me rregullore të UNMIK-ut”,- thuhet në dosjen e prokurorit.
“Zyra e UNMIK-ut për çështje ligjore ka konfirmuar se nuk ishte dhënë asnjë aprovim nga ana e PSSP-së për cilëndo nga blerjet e kërkuara. Kështu, ishte shkelur ligji i aplikueshëm për prokurimin e armëve”,- vijon dosja.
Sipa materialeve që zotëron prokurori i Eulex theksohet se kërkesa për blerjen e sasisë së armëve për të cilën akuzon shefin e qeverisë kosovare se ka dijeni mbi të është bërë në 23 janar 2009, kur ministër ishte Zenun Pajaziti. Kërkesa e ish-ministrit sipas prokurorit është miratuar në mënyrë të padrejtë nga kryeministri më 25 mars 2009.
(e.m/BalkanWeb)